Kur zbulova qe jam gej
Une e kuptova qe jam homoseksual ne periudhen qe te gjithe femijet fillojne te kene terheqje fizike nga shoket apo shoqet e tyre dhe kuptojne qe mund te kete dicka me shume se shoqeria. Mbaj mend qe kam qene shume i terhequr nga nje djal nje vit me i vogel se une, me te cilin kam patur dhe eksperimentimin e pare fizik qe ne moshe shume te vogel. Sic ndodh pothuajse ne cdo lagje, edhe ne lagjen ku jam rritur une ndodhte shpesh qe te mblidheshim nje grup cunash dhe te masturboheshim bashke. Eshte dicka shume e zakonte per cunat e asaj moshe, sic eshte e zakonshme dhe konkurenca qe krijohet mes shokeve per te treguar kush e ka me te madh. Une ne ate kohe e kisha te qarte qe me pelqenin meshkujt edhe pse, vec djalit me te cilin kisha eksperimentuar qe me pare, nuk kisha interes per asnje nga shoket e tjere. Kam qene gjithmone i afte ta ndaj mire shoqerine nga seksi.