Per Erjonin! (27)
Erjoni erdhi para pak ditesh te lokali ku punon Bledi. Kishte ardhur te me takonte ne shtepi sepse e dinte qe prindrit e mi nuk ishin ne Tirane dhe e kishim lene te takoheshim per te dale me motren time dhe me shoqet e saj e me pas te flisnim te shtepija ime sic bejme shpesh, por ai ishte bere gati para kohe dhe erdhi te na merrte ne shtepi. Kur ishte ngjitur lart motra ime i kishte thene qe kisha zbritur te lokali poshte pallatit qe te futesha ne internet dhe ai erdhi aty. Kur u fut ne lokal une isha duke te shkruar ty dhe nuk e kisha mendjen. Sapo u afrua te tavolina u tremba dhe e mbylla laptopin menjehere sikur te kisha nje bombe. Ishte nje veprim i pa menduar por qe Erjonit me te drejte i beri shume pershtypje.