Në tarracën e Bashkisë së Tiranës në një ceremoni private Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara u martuan, duke shënuar martesën e parë të çifteve të së njëjtit seks në Shqipëri.
Në një deklaratë për media çifti tha se më herët kishte dorëzuar në Zyrën e Gjendjes Civile një kërkesë për shpallje martese.
“Bazuar në të drejtën tonë sipas legjislacionit shqiptar dhe sipas kërkesave mbi formën e lidhjes së martesës të përcaktuara nga Kodi I Familjes së Republikës së Shqipërisë. Neni 53 i Kushtetutës sonë përcakton, se “Kushdo ka të drejtë të martohet dhe të ketë familje.” Ndërkohë, Kodi i Familjes e rezervon këtë të drejtë vetëm për çëiftet heteroseksuale, duke diskriminuar në bazë të orientimit seksual dhe në kundërshtim me garancitë kushtetuese çdo çift tjetër.”thanë Ahmetaj dhe Mara në deklaratë.
Pastorët Andy Fitchet dhe Dawn Savidge bekuan martesën në emër të Zotit, duke I dhënë kësaj ceremonie një vlerë religjioze. Dy pastorët janë pjesë e Unionit Baptist në Britaninë e Madhe, besim i cili lejon çiftet e së njejtit seks të martohen. Nën kupolën e një kishe evangjeliste, që lejon martesat LGBT+.
Të hënën me 20 maj Alba Ahmetaj në një konferencë për media thaa se: Pavarësisht se martesa nuk ishte e ligjshme, ajo ishte jo vetëm kurorëzimi i dashurisë së tyre, por edhe realizimi i një ëndërre te hershme.
E pyetur nga gazetarët për përdorimin e Bashkisë Alba Ahmetaj sqaroj se: Bashkia është një ambient publik i disponueshëm për përdorim nga taksapaguesit e qytetit për ngjarje të ndryshme.
Faleminderit të gjithë të ftuarve që na u bashkuan për të festuar dhe dëshmuar dashurinë tonë, kontributorëve për realizimin e kësaj dasme dhe të gjithëmediave dhe gazetarëve që raportuan me etikë këtë ngjarje.