Dje në Gjykatën e Lartë për 90-minuta dëgjesë dhe 1 orë kohë për marrjen e vendimit, trupi gjykues vendosi të rrëzonte kërkesën e Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj për bashkëmëmësi të së bijave binjake.
E pesta seancë në shkallët e gjyqësorit shqiptar, edhe kësaj here drejtësia shqiptare ndërpreu nevojën e dy nënave për prindërim ligjor. Që pas bujës mediatike të dasmës së tyre në terracën e Bashkisë së Tiranës, trazirat nuk kanë munguar për ta. Megjithatë për të kuptuar më shumë lexoni më poshtë përgjigjet e Albës në vetë të parë për çka ndodhi dje.
- E sata shkallë e gjyqësorit është kjo?
Kemi kaluar tashme tre shkallë të gjyqësorit: Gjykatën e shkallës së parë, gjykatën e apelit dhe dje morëm vendimin e gjykatës së lartë.
2. Për çfarë po bëhet gjyqi?
Gjyqi po bëhet për të fituar të drejtën e bashkëmemësisë (që të dyja nënat të kemi të drejta ligjore të barabarta mbi binjaket tona) dhe për të njohur ligjërisht familjen tonë.
3. Kush po ju mbron në këtë proces?
Në këtë proces te gjatë dhe të vështirë na ka mbështetur organizata TLAS, që është një organizatë që merret me çështje të rëndësishme, të vështira dhe deri diku dhe të papreçedenta, pro bono. Një nga këto çështjet e rëndësishme, të vështira dhe të paprecedenta është edhe çështja jonë.
4. Pse po zvarritet çështja?
Zvarritja e çështjes mund të jetë për disa arsye, duke përfshirë burokracinë gjyqësore, ndërlikimet ligjore të çështjes tonë dhe ndoshta edhe paragjykimet që ekzistojnë ndaj familjeve LGBT+ në sistemin gjyqësor. Unë personalisht, besoj se kjo e fundit ka ndikuar shumë, por është thjesht një ndjesi e imja.
5. Në çfarë pikash po mbroheni dhe po loboni për çështjen?
Ne po lobojmë për njohjen e bashkëmemësisë dhe për të pasur të drejta ligjore të barabarta si prindër të fëmijëve tanë. Argumentet tona përfshijnë barazinë para ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mirëqenien e fëmijëve tanë.
6. Si do të vijojë mbrojtja? Në cilat shkallë të gjyqsorit?
Edhe pse e dinim që Gjykata e Lartë nuk do ndryshonte asnjë vendim të mëparshëm, prisnim që minimalja që mund të bënin ata, do të ishte që ta çonte çështjen tonë në Gjykatën Kushtetuese, duke patur parasysh çfarë thotë kushtetuta në lidhje me krijimin e familjes.
Kushtetuta e Shqipërisë thotë që “çdo individ ka të drejtë të krijojë familje”, duke mos e ngushtuar termin e familjes ne burrë dhe grua, ashtu siç ka bërë më pas Kodi i Familjes.
Gjithsesi, ashtu siç thashë edhe më sipër, nuk është se prisnim ndonjë ndryahim vendimi nga kjo shkallë e gjyqësorit
Tashmë hapi i rradhës është Gjykata Kushtetuese. Të shpresojmë të mos kemi më zvarritje, pasi bëhet fjalë për mirëqënien e dy fëmijëve dhe shumë të tjerëve që mund dhe do të vinë më pas.
7. Me çfarë argumenti e hodhën poshtë çështjen trupi gjyqsor?
Argumentat e dhëna në të tëra shkallët e gjyqësorit kanë qenë të bazuara në ligj. Këtë e dinim që në fillim. Synimi ynë ka qenë që në fillim Gjykata Kushtetuese. Tre gjyqtarët e djeshëm që dhanë vendimin, nuk e shohin jo kushtetues ligjin e Kodit të Familjes ku specifikohet familja midis një burri dhe një gruaje. Nuk ka problem.
Synimi ynë nuk ka ndryshuar, dhe çështja do të ndiqet deri në instancat më të larta shtetërore dhe Ndërkombëtare
Alba thotë që ka parë që në asnjë instancë shtetërore apo fetare nuk i jepet përparësi mirëqënies së femijëve dhe kjo fare qartë shihet se si janë bërë bashkë një tufë burrash (politikanë, pedagogë, fetarë të feve të ndryshme) dhe vetëm vjellin vrer kundër dy njerëzve që duhen dhe fëmijëve të tyre.
Ky më poshtë është thelbi i kërkesës që ato kanë dorëzuar:
