Me të hyrë në një epokë të re, botëkuptimet janë të ndryshme për të gjitha gratë dhe vajzat që nuk janë vetë lezbike. Duke patur parasysh një larmi personazhesh kulturore, ‘’kultura lezbike’’ po merr një hov tjetër në tregun muzikor apo atë të showbizit.
Ndërsa dikur kjo kulturë mund të shihej nga audienca e gjerë si e fshehtë që i përkiste pakicës, sot ajo është në qendër të vëmendjes prej talentit e diversitetit që sjell në qarqet kulturore. Nga karakteret e famshme në filmat dhe serialet te moda dhe muzika, janë pikërisht personazhet që po i japin rëndësinë, duke e bërë të shkojë përtej gjinisë.
Pavarësisht se stigmatizuese, por kultura lezbike sot përfaqsohet nga i gjithë kasti i ‘’Ocean’ s 8’’ e veshjet e tyre, ishat e Cara Delevingne, videot e Janelle Moane, mollëzat e korsetë monokrome me flokët e shtrira të zeza, kostumet e Blake Livley, të ftosh ishin për ushqim vegan në shtëpi (po po, ushqim vegan). Të shohësh hartën astrologjike para takimit e shumë të tjera si këto nënkuptojnë në subkoshiencën tonjë një variete veprimesh e rutinash që na janë rronjosur e bërë zakon.
Përveç se të qenit një përvojë kinematografike muzika e artisteve si Janelle Monae, Hayley Kiyoko dhe St Vincent po sjellin edhe revulocione në dinjitetin e secilës vajzë dhe grua lezbike, pasi i sjell në vëmendje parimet bazë të diversitetit e respektit një publiku më të gjerë.
Për ne si ballkanase, të qenurit gra dhe vajza ka nënkuptuar shpeshherë vetëmohim dhe sakrificë për shkak të familjare apo rolit të supozuar në shoqëri, por të vendosurit veten të parën është një sfidë me të cilën secila prej nesh po ecën krah për krah çdo ditë. Kultura, poezia, filmi, teatri, muzika, e çdo medium tjetër na jep zë e formë.