Dergohet ne gjyq personi qe hodhi eksploziv ne pedalimin LGBT por nuk procedohet Spahiu (VIDEO)
Prokuroria mbyll hetimet dhe e dërgon në gjyq të pandehurin 17-vjeçar S.Kaziu për akuzën e “prishjes së qetësisë publike”, pasi më 17 maj 2012 në ditën e paradës gay ka hedhur tymues, duke trembur edhe diplomatët që kishin dalë në mbështetje të komunitetit LGBT. Eshte shume interesant ky vendim pasi vjen nga e njejta prokurori qe nuk pranoi ta konsideronte nxitje dhune deklaraten e zv ministrit Ekrem Spahiu (ngjarja ne fjale, ndodhi pak dite pas asaj deklarate publike qe haptazi nxiste dhune ndaj ketij komuniteti).