“Flije mendjen, disa njerez jane gej”! Shoferi refuzon te ngase autobusin me kete mesazh
Një shofer në Britaninë e Madhe i la pasagjerët e tij për më shumë se 20 minuta duke pritur, pasi refuzonte të hipte në timon. Shkaku ishte një mesazh në mbështetje të komunitetit LGBT në anë të autobusit. Aty shkruhej: Disa njerëz janë gej, pranoje këtë (some people are gay get over it).
Shoferi nisi që të grindej me pasagjerët, por edhe me shoferët e tjerë, duke thënë se është i krishterë dhe nuk pranon të ngasë atë autobus. Një pasagjere tha se ai është një shofer autobusi dhe në mjetin e tij mund të hipin edhe gej. Dikush tjetër i tha se kjo gjë që po bën ai është e padrejtë.
Por britaniku ishte këmbëngulës. Ai priti derisa erdhi një autobus tjetër dhe mori atë për ta ngarë. Kjo u shkaktoi vonesa shumë pasagjerëve për punët e përditshme. Një zëdhënës i kompanisë kërkoi falje për incidentin ndaj pasagjerëve, por nuk sqaroi nëse do të merren masa ndaj shoferit.