Itali/ Largohet nga jeta lezbikja e parë që doli hapur në publik

Mariasilvia Spolato ishte gruaja e parë në Itali që doli hapur si lezbike. Ajo u largua nga jeta në moshën 83 vjeçare. Spolato u largua nga jeta javën e kaluar, në një spital në Itali ku ajo qëndronte e shtruar vitet e fundit.
Spolato lindi në vitin 1935. Ajo punoi si pedagoge në universitet si dhe shkroi disa libra për studentët. Në fillim të viteve 1970 ajo ishte një prej themeluesve të Frontit Revolucionar të Homoseksualëve. Në 8 mars 1972 me qindra njerëz protestuan në Romë për ditën ndërkombëtare të grave. Spolato e cila ishte pjesë e protestës së zhvilluar në këtë ditë tërhoqi vëmendje me pankartën “Liberalizimi për homoseksualët”.
Pas qarkullimit të fotos së saj me pankartën në media e më gjerë, ajo u pushua nga puna si lektore universiteti si dhe familjarët e saj e distancuan. Pasi humbi punën dhe familjen ajo mbeti e pastrehë. Ajo mbeti e pastrehë për shumë vite, derisa nisi gangrena në njërën këmbë. Ajo u vendos pranë një qendre sociale për të pastrehët.
Edhe pse opionin publik ka ndryshuar drastikisht rreth homoseksualitetit në Itali, personat LGBT+ nuk gëzojnë të drejta të plota në Itali. Martesat brenda së njëjtës gjini mbeten ilegale./k.m/
Burimi: Pink News