Kryeministri suedez hap konferencen me te madhe ne historine globale te LGBTI
Raportojne nga Stockholmi, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj
Lajme të mira nga Suedia! Ishte vetë kryeministri Fredrik Reinfeldt i cili përshëndeti dje 450 aktivistë për të drejtat e LGBTI nga 100 vende të botës në ceremoninë e hapjes së konferencës globale ILGA 2012 duke hyrë në histori si i pari kryeministër që bën një veprim të tillë.
Ky fakt, si dhe numri i pjesëmarrësve e bën këtë conference, që deri në datën 16 dhjetor do të diskutojë mbi strategjitë e aktivizmit të LGBTI në botë, eventin më të madh global në historinë e LGBTI.