Me ne fund edhe ne Kosove LGBT mund te mblidhen dhe te diskutojne ndonese me dyer te mbyllura
Libertas, një organizatë e re në Kosovë ka organizuar një seancë diskutimi në grup me temën e modeleve të lidhjeve serioze përbrenda komunitetit LGBT në Kosovë. Kjo u mbajt në ambient të mbyllur në lokalet e Libertas në Prishtinë.
Qëllimi i kësaj mbledhjeje mes 20 personave, të cilët treguan interesim për pjesëmarrje, ishte që ata të shprehin idetë e tyre për takimet romantike me perspektivë që ato të bëhen lidhje serioze. Kjo temë përfshiu shumë situata krahasimi dhe kontrastesh midis komunitetit heteroseksual dhe atij LGBT mbi mënyrat e takimeve dhe të jetës në lidhje serioze.