Hakeret kosovare sulmojne Sherbimin Meteorologjik Amerikan
Shërbimi Meteorologjik Amerikan dhe rrjeti i tij është hakuar këtë javë nga një grup hakerësh kosovar, të cilët kanë marrë përgjegjësinë duke prekur të dhëna të ndjeshme të shërbimit, kanë thënë ekspertët e sigurisë të premten.
Të dhënat që janë publikuar nga grupi Kosova Hackers Security përfshijnë struktura të udhëzuesve, dosje sensitive të serverit të ueb-faqes dhe të dhëna të tjera, thotë Chrysostomos Daniel nga firma e sigurimeve Acunetix.
“Grupi i hakerëve kanë thënë se sulmi është protestë kundër politikave të SHBA, që përdorin forcën në shtetet myslimane”, ka thënë Daniel.