Ministria e Arsimit pranon si me siklet oret per LGBT ne shkolla
Duken disi të kapur ngushtë zyrtarët e MASH lidhur me propozimet për të futur në programet shkollore njohuri mbi komunitetin gay. Por me sa duket është një gjë që do të bëhet, komenton Respublica nje interviste në numrin e sotëm të së përditshmes “Gazeta Shqiptare”, te zv.Ministres se Arsimit, Nora Malaj. Ajo pranon se ka “një plan konkret të veprimeve” për këtë. Por një lloj sikleti lexohet mes rreshtave të intervistës, sidomos kur gazetarja këmbëngul se si do realizohet konkretisht.