SHBA nuk voton kundër dënimit me vdekje për homoseksualët
SHBA është një prej 13 shteteve që ka votuar kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara që hedh poshtë dënimin me vdekje për homoseksualët.
Edhe pse votimi u mbyll, Amerika iu bashkua shteteve si Kina, Iraku dhe Arabia Saudite në kundërshtimin e rezolutës.
Ky propozim nga Kombet e Bashkuara shënon herën e parë që Këshilli i të drejtave njerëzore kundërshton dënimin me vdekje për personat gej.
Këshilli i të drejtave njerëzore nëpërmjet kësaj rezolute kundërshton imponimin e dënimit me vdekje si sanksion për akte të tilla si blasfemia, heqja dorë nga bindjet fetare dhe raportet seksuale brenda së njëjtës gjini.
Nga 47 vendet pjesëmarrëse në Këshillin e të drejtave njerëzore, 27 votuan në favor kurse 13 kundër. SHBA mbështeti dy amendamente të propozuar nga Rusia, që e cilësonin dënimin me vdekje jo detyrimisht si dhunim të të drejtave njerëzore dhe nuk e shihnin si formë torture.
SHBA abstenoi amendamentin e propozuar nga Arabia Saudite për sovranitetin e të gjitha shteteve të cilat mund të zhvillojnë ligjet e veta dhe penalitetet në sovranitet të plotë.
Shoqata ndërkombëtare për lezbike, gej, biseksuale, trans dhe interseks (ILGA) i cilësoi këto amendime një përpjekje për të dobësuar impaktin progresiv.
Momentalisht janë 6 shtete ku dënimi me vdekje përdoret për njerëzit në marrëdhënie brenda së njëjtës gjini: Iran, Arabia Saudite, Jemen, Nigeria dhe Somalia. Ky numër shkon në 8 nëse marrim në konsideratë territoret e pushtuara nga Isis: Irak dhe Siri.
Bëhet fjalë dhe për 5 shtete të tjera ku teknikisht dënimi me vdekje lejohet, por në jetën reale nuk aplikohet.
Renato Sabbadini, drejtor ekzekutiv i ILGA u shpreh: ”Është e pakonceptueshme të mendosh se ekzitojnë me qindra milionë persona që jetojnë në shtete ku dikush mund të ekzekutohet për faktin e thjeshtë se dashurojnë dikë të seksit të njëjtë’’.
‘’Ky është një moment historik ku komuniteti ndërkombëtar ka theksuar publikisht se këto ligje çnjerëzore duhet të fshihen’’
Departamenti i SHBA është thirrur për komente rreth këtyre punimeve të Këshillit./k.m/
Burimi: The Indipendent