Rrefimi i shkurter i nje lezbikeje shqiptare, nene e nje femije
Më poshtë lexoni një rrëfim të sinqertë, ndonëse të rezervuar nga një nënë e re shqiptare, lezbike. Në rrethin e vet shoqëror dhe në një pjesë të familjes ajo jeton e qetë me seksualitetin e vet, ndonëse këtë gjë, pra të dalë hapur tek të gjithë njerëzit ajo nuk mund ta bëjë ngaqë mendon për vajzën e vet të vogël…/E.M./
Si ka qënë fëmijëria juaj?
Jo e qetë. Situatat në familjen time janë karakterizuar nga grindje të vazhdueshme, shpeshherë më është dashur që t’i mbaj në shpatulla këto situata, meqe unë jam vajza e vetme e familjes. Jam munduar, megjithatë, që të jem larg situatave të tilla.