Pasqyra e shtypit – 21 Nentor 2012
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Gazeta Dita sot sjell një ekskluzive me ish-ambasadorin John Uithers. Për herë të parë pas përfundimit të mandatit, detajet mbi vizitën e tij dhe pse do të jetë në 27 Nëntor në Vlorë. Gazeta e quan “rikthehet Uithers”. Uithers deklaron në intervistën e cila mund të lexohet në faqet e para të gazetës, se “Patriotët e 1912 do trishtoheshin nga një qeveri shqiptare si kjo e sotmja”.