THE GUARDIAN: Zemerim, nderkohe qe Shqiperia feston 100 vjetorin me therje masive qengjash
Nga John Hooper
Duke shpresuar më kot për anulim të vendimit me therje, 1000 qengja do të masakrohen të mërkurën si kulmi i festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Therja masive, e organizuar nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha, ka ngjallur polemika dhe protesta, ndërsa kundërshtarët e cilësojnë si një turp grotesk. Të hënën, anëtarë të krahut rinor të Partisë Socialiste protestuan jashtë zyrës së kryeministrit, duke mbajtur parulla dhe fotografi të mëdha me qengja.