“Djaloshi pothuajse seksi” per Zv/President te SHBA. LGBT dyshues ndaj Paul Ryan!
K. Pinderi
Kandidati republikan për President të SHBA Mitt Romney shpalli si garues për postin e zëvendës Presidentit, përkrah tij, kongresmenin e ri Paul Ryan. Siç pritej, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe sidomos aktivistë për të drejtat e LGBT nisën menjëherë të skanonin këtë kandidaturë që duket karizmatike sidomos për faktin se Ryan është shumë i ri në moshë. Madje edhe shumë tërheqës, për votues të moshës së re, siç rezulton nga komentet e shumta në blogje të ndryshme amerikane.