Ne Korene e Veriut festohet si dikur ne Shqiperine komuniste
Në Korenë e Veriut njerëzit festojnë pse lideri Kim Jong Un ka marrë titullin marshall, që më parë e mbante babai dhe gjyshi i tij. Kim Jong Un po konsolidon kështu pushtetin e tij në parti, shtet dhe në forca të armatosura. Ndërkohë që media bëri të ditur se Kim Jong Un mori titullin e lartë, në rrugët e kryeqytetit vëshuan ushtarë e studentë për të këndur e kërcyer, pavarësisht se po binte shi. “Ëndrra jonë u bë realitet,” tha një student. “Kjo ditë do përkujtohet në zemrat tona”.