Te gjuash peshk me shtize ne nje vend perrallor
Me një precizion perfekt, ky peshkatar me shtizë arrin të godasë një peshk në ujë në mënyrë befasuese.
Peshkatari po tregon aftësitë e tij spektakolare në Kaledoninë e Re, ku njerëzit jetojnë kryesisht me peshk dhe të tjera krijesa të detit.
Për Albertin, kjo është një mënyrë krejt normale jetese në këtë vend të Oqeanit Paqësor.
Fotografi Stephan Ducandas, 41 vjeç, që ka kapur këto momente, thotë se kjo teknikë peshkimi është unike.
Ky fis jeton në një vend që pa frikë mund të quhet përrallor për nga bukuria.