Mbrojtësit e kafshëve kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës për keqtrajtimin e qenve.
Mbrojtësit e kafshëve kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës për keqtrajtimin e qenve.
Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.
Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anullimin e vendimit të marrë. Në Gusht të vitit 2019 ICSID pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj. Kërkesa për anullim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një process. Një palë mund të kërkojë anullimin e plotë ose të pjesshm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikuara nga vetë rregullat e ICSID-së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsioni nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurave dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar. Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh.
Për t’u përfaqësuar në procesin e ankimimit, Avokatura e Shtetit shqiptar kishte përzgjedhur studion amerikane, Foley Hoag, me një eksperiencë në trajtimin e rasteve të tilla. Ndërsa përballë saj, sipërmarrësi italian Becchetti, përfaqësohej nga dy studio të mëdha ligjore, Debevoise & Plimpton, me seli në New York, dhe Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan, me seli në Paris dhe New York./Zëri i Amerikës
Mbrojtësit e kafshëve kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës për keqtrajtimin e qenve. Ata kërkojnë që Bashkia të krijoje një strehë me standarde për qentë, ku mund të shërbejnë vetë si vullnetarë për mirërritjen e tyre.
Mbrojtësit e kafshëve shprehen se Bashkia po i trajton qentë në kushte skandaloze si në asnjë vend të Europës
Pas protestës që zgjati 2 orë, mbrojtësit e e kafshëve nënshkruan dhe një peticion drejtuar disa institucioneve, në të cilin kërkojnë që t’i jepet fund vrasjes së qenve. Nëse peticioni i tyre nuk do të merret parasysh, protestat tyre për mbrojtjen e kafshëve do të vijonë.
Kafshëdashësit janë ngritur në “këmbë” pas publikimit të videos që rrëmbimit të një qeni para syve të pronarëve të tij. Protesta, përveçse para Bashkisë së Tiranës, po zhvillohet edhe në rrjetet sociale. Në rrjet janë shpërndarë foto të vjetra të kryebashkiakut Erion Veliaj, gjatë kohës kur ishte në krye të Lëvizjes “Mjaft!” Madje në disa foto Veliaj, shfaqet edhe vetë me kafshë në duar.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima iu është bashkuar protestuesve në protestën që u zhvillua përballë Bashkisë së Tiranës për keqtrajtimin e kafshëve. Për gazetarët e pranishëm, ajo është shprehur se kjo që po i bëhet kafshëve është çnjerëzore. Kokëdhima kërkon që instititucioni të mbyllet pasi nuk kanë besim si dhe nuk dinë se sa qen streohen apo mjekohen.
Besa Kokëdhima: Ne kërkojmë që ky institucion të mbyllet, se nuk ka besim. Ka një histori shumë të gjatë se si sekuestrohen kafshe. Pa dashur të paragjykoj për të ardhmen, ne kërkjmë që si fillim, ky institucion të mbyllet menjëherë. Të ketë transparencë se ku strehohen. Ne nuk i gjejmë të gjithë qentë, ne nuk e dimë shifrën e saktë. Mund të më thotë njeri se sa qen strohen dhe mjekohen, nuk e dimë. Nuk jetojmë më në epokën e gurit, tashmë kjo është një mënyrë më e kamufluar. Jemi të mallkuar nëse vazhdojmë sillemi kështu me gjënë e gjallë./HistoriaIme
Në muajin Dhjetor që lam pas, qytetarët e Gjirokastrës u zgjuan me pamjet dhe postimet e rrjeteve sociale të mbushura me kafshë të ngordhura të rrugës, kryesisht qen, për të cilët përkujdesja dhe dashuria ishte e madhe.
Ishin të shumtë qytetarët që reaguan, duke akuzuar autoritetet e pushtetit lokal për helmimin e tyre.
Së bashku me aktivistët e mbrojtjes së kafshëve, qytetarët japin për Historia Ime mendimin e tyre mbi rastin në fjalë dhe dashurinë që qytetarët e Gjirokastrës kanë për këto kafshë.
Bashkia ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka asnjë urdhër për eleminimin e kafshëve të rrugës, por aktivistët raportuan shenja helmi në ushqimin që u ishte dhënë qenve gjatë mbrëmjes së 2 Dhjetorit.
Arlis Alikaj sjell përjetimet e qytetarëve të Gjirokastrës mbi kafshët e rrugve të qytetit të tyre, të cilat janë të dashura për banorët e Gjirokastrës, njëjtë si edhe për turistët e shumtë që vizitojnë qytetin.
Të jesh ndryshe nga të tjerët nuk të bën më pak unik, përkundrazi je më tepër se aq. Fakti që je një person me aftësi të kufizuara, apo sepse je pjesë e një komuniteti dhe lëvizjeje si LGBT nuk do të thotë se je më pak i rëndësishëm në shoqëri. Ti je më shumë se aq sepse vlerat, dijet dhe kultura që zotëron të lartësojnë dhe të bëjnë akoma më të vecantë. Ndryshe dhe aspak të rëndësishëm në shoqëri janë ata që dhunojnë, vrasin, stgmatizojnë, paragjykojnë duke ndyrë gojën, duart dhe emrin e tyre.
Janë të shumta organizatat dhe lëvizjet në mbarë botën të cilat luftojnë dhe maifestojnë kundër fenomeneve të tilla duke ngritur zërin për të gjithë ata të cilët nuk munden. Edhe në Shqipëri nuk mungojnë organizata, media apo lëvizje të tilla të cilat në fokus kanë të drejtat e individit dhe fenomene të atilla duke luajtur kështu një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri.
Një prej tyrë është edhe lëvizja “Bloom” që qëndron më afër kauzave apo fenomeneve të tilla duke shërbyer kështu si zëri i të gjithë atyre të cilët kanë frikë të flasin dhe të mbrojnë veten. ”Bloom” ka realizuar një sërë projektesh me fokus të drejtat e njeriut.
“Bloom” na tregon më tepër në një intervistë që ka realizuar për “Historia Ime”.
Pse keni vendosur ta titulloni lëvizjen tuaj “Bloom” dhe të mos i drejtoheshit me një tjetër emër ?
“ Bloom” ne anglisht do te thote ‘lulezo’, dhe me kete emer duam ti bejme thirrje cdokujt qe na ndjek, qe te vazhdojne te lulezojne permes papersosmerive te tyre te persosura. Dhe nje arsye tjeter ka qene sepse ne i krahasojme vajzat e grate me lulet, jo sepse jane delikate, sepse nuk jane, absolutisht, por se jemi te formave te ndryshme, ngjyrave te ndryshme, llojeve e gjatesive te ndryshme, por te gjitha te bukura ne menyren tone respektive.”
Kur vendosët ta hapnit si faqe dhe pse vendosët të merrnit një vendim të tillë?
“Si faqe e kemi themeluar me 10 Dhjetor 2019, si nje shtyse e deshires aq te madhe per te bere nje ndryshim ne shoqeri. Gjithmone kam qene mbeshtetese te kauzave te ndryshme, por doja te beja me shume se sa thjesht te flisja per to, doja te veproja, te krijoja nje platform ku cdokush te mund te ndante mendimet e tij, opinionet, keshillat, historite e tyre personale dhe te gjenin nje lloj mbeshtetjeje, ta kuptonin se dikush i degjon, se zeri i tyre degjohet dhe nuk jane vetem.”
Në lidhje me projektet që keni ndërmarrë së fundmi, cila prej tyre ju ka lënë më tepër mbresa dhe ju është dukur më tepër interesant?
“Ne kemi realizuar konferenca, marshime, protesta, fushata te ndryshme fuqizuese, por ajo qe kemi me shume perzemer eshte aktiviteti qe zhvilluam per 1 vjetorin e Bloom, sfilata ‘Unike’.”
Projekti i fundit i titulluar ‘Unike’ , cfarë mund të na tregoni më tepër në lidhje më të? Pse e realizuat, cfarë ju shtyu më tepër të ndërmerrnit një iniciativ të tillë?
“Rrjetet sociale jane nje mjet shume i fushqishem, aq sa ndihmon mund te bej edhe dem nese nuk perdoret me pergjegjesi. Cdo dite perballe me fasada, jete te persosura, fizik dhe tipare te persosura dhe statistikisht jane gjera qe kane sjelle jo vetem probleme te shendetit mendor tek te rinjte por deri edhe ne vetevrasje, ndaj menduam te sillnim nje sfilate (pasi industria e modes eshte ajo qe promovon gjithmone modele dhe look-un perfekt), ne nje forme pak me ndryshe. Ne donin te promovomin ate qe eshte unike, qe eshte reale, ndryshe. Sepse ne fund te fundit, te jesh ndryshe, per ne do te thote te jesh i bukur, ne menyren tende. Ku ka me bukur se sa te mos kete 2 si ty ne kete bote. Je i vecante! Keshtu qe vajza te ndryshme nga komunitete te ndryshme parakaluan ne nje sfilate modeste me historite e tyre te frymezimit. Secila perfaqesonte nje kauze, nje histori, nje komunitet (si ai i LGBTQ+, sindromes doën, autizmit, epilepsise, rom, ginger, mbi-peshe etj), duke mbajtur disa pelerina me mbishkrime qe i pershtateshin seciles si pshm ‘mbreteresh’, ‘princeshe’, ‘e forte’, ‘e guximshme’, ‘e afte’ etj. Na fali shume kenaqesi te shihnim se sa u argetuan vajzat dhe qe e kuptuan edhe nje here sa te afta e te fuqishme jane.”
A janë të shumta mesazhet që merrni në lidhje me projektet apo iniciativat që realizoni? A ka njerëz që ju janë bashkuar ?
“Ne fakt po. Kemi shume vajza e gra qe na shkruajne jo vetem per te ndare me ne shqetesimet e tyre, me besimin per t’i ndihmuar ne nje zgjidhje optimale por edhe per t’iu bashkuar nismave dhe projekteve tona. Nuk ka kenaqesi me te madhe se sa kur sheh qe puna jote, sado modeste, vleresohet dhe njerezit duan te jene pjese e saj. Ne jemi gjithmone te hapur, ndaj mirepresim kedo qe do te behet pjese e levizjes sone, te perfshihet ne projektet tona apo per te ndare idete e tyre dhe burime te ndryshme informacioni. Kemi bashkepunuar me organizata te ndryshme dhe individe, sepse ku ka me bukur se sa te behemi bashke per nje qellim me te madh.”
Dhe së fundmi, cfarë mesazhi do dëshironit të përcillnit ndaj të gjithë atyre njerëzve të cilët ndihen të diskriminuar apo stigmatizuar për shkak të identitetit të tyre gjinor, fetar etj?
“Eshte nje shprehje ne anglisht qe mua me pelqen shume, “We are born humans, but keeping our humanity is our choice”, pra ne kemi lindur njerëz, por ta ruajmë të qenit ‘njeri’, të qenit ‘human’ është zgjedhja jonë. Ndaj ne themj gjithmonë se sa e rëndësishme është t’i pranojmë, ndihmojmë, respektojme, ngrejmë të tjerët, pa dallim gjinie, feje, prejardhje, moshe, gjendje sociale, ekonomike etj., sepse ne fund te fundit jemi te gjithe njerez, me endrra e qellime ne kete jete. Duhet te dime se ndryshimi fillon nga vetja, nga ne… dhe nese nuk je pjese e zgjidhjes, je pjese e problemit.”
Grupet e të drejtave të njeriut kanë ngritur alarmin pasi parlamenti polak lëvizi një hap më afër tërheqjes së vendit nga Konventa e Stambollit.
Traktati i vitit 2011, i nënshkruar nga 45 vende dhe Bashkimi Evropian, kërkon që qeveritë të miratojnë legjislacionin që dënon dhunën në familje dhe format e tjera të abuzimit ndaj grave.
Parlamenti polak votoi më parë këtë javë për të dërguar një projektligj të quajtur “Po për Familjen, Jo për Gjininë” komisioneve parlamentare për shqyrtim.
Teksti i bën thirrje vendit të Evropës Lindore të tërhiqet nga Traktati i Stambollit.
Kjo vjen pasi Turqia u tërhoq nga traktati në fillim të këtij muaji, duke shkaktuar dënime ndërkombëtare dhe protesta mbarëkombëtare.
Qeveria polake e krahut të djathtë kishte njoftuar synimin e saj për t’u tërhequr nga traktati verën e kaluar, duke pretenduar se nuk e respektonte fenë dhe promovonte ideologji të diskutueshme rreth gjinisë.
“Parlamenti mund dhe duhet të refuzojë faturën e rrezikshme, të sigurojë mbrojtje nga dhuna për të gjitha gratë dhe vajzat,” tha Hillary Margolis, një studiuese për të drejtat e grave në Human Rights Ëatch.
Irene Donadio, Drejtuese e Lartë, Strategji dhe Partneritet në Federatën Ndërkombëtare të Prindërve të Planifikuar – Rrjeti Evropian (IPPF-EN), i tha Euroneës se lëvizja ishte “shumë shqetësuese”.
“Ne jemi jashtëzakonisht, jashtëzakonisht të shqetësuar për zhvillimet në Poloni. Ne mendojmë se është një kërcënim serioz, që mbrojtja nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave do të shpërbëhet,” tha Donadio.
“Ne gjithashtu shikojmë me frikë përpjekjen për të zëvendësuar Konventën e Stambollit me një konventë tjetër mbi të drejtat e familjes.”
Sipas dokumenteve qeveritare të zbuluara në Rrjetin Ballkanik të Raportimit Investigativ (BIRN), autoritetet do të kërkojnë të zëvendësojnë konventën me një traktat të ri që do të ndalonte martesat dhe abortet e të njëjtit seks.
“Kështu që krejtësisht, unë mund të them vetëm se jemi të zemëruar me hapat e fundit të ndërmarra nga parlamenti polak dhe kemi frikë për fatin e grave në Poloni,” tha Donadio.
Euroneës u drejtua për Ministrinë e Drejtësisë polake, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Parlamentin Polak për koment por nuk mori përgjigj..
Votimi në Parlament vjen ndërsa IPPF-EN, Human Rights Ëatch dhe CIVICUS lëshuan një raport të ri që paralajmëron përshkallëzimin e kërcënimeve me vdekje kundër mbrojtësve të të drejtave të grave në Poloni.
“Bomba dhe kërcënimet me vdekje që synojnë të paktën shtatë grupe në Poloni për mbështetjen e të drejtave të grave dhe të drejtën për abort janë kujtime shqetësuese të përshkallëzimit të rreziqeve për mbrojtësit e të drejtave të njeriut të grave,” thanë OJQ-të në një deklaratë.
“Policia duhet të hetojë plotësisht kërcënimet e dhunës ndaj të drejtave të grave dhe mbrojtësve të tjerë të të drejtave të njeriut dhe të ndëshkojë ata që janë përgjegjës,” thanë OJQ-të.
Aktivistët thonë se jo vetëm që autoritetet polake nuk arrijnë të hetojnë sistematikisht kërcënimet, por ato gjithashtu kontribuojnë në ndjenjën e tyre të pasigurisë duke diskredituar punën e tyre.
“Në vend që të nxisin zemërimin kundër atyre që përpiqen të mbajnë të drejtat themelore, zyrtarët polakë duhet të përqendrohen në bërjen e gjithçkaje që kanë në dorë për të mbrojtur të drejtat e grave dhe grave”, tha Aarti Narsee, studiues i hapësirës civile në CIVICUS.
“Disa mbrojtës të të drejtave të grave janë ndaluar ose përballen me ato që ata pretendojnë se janë akuza penale të motivuara politikisht,” vunë në dukje grupet e të drejtave, përfshirë për shkaktimin e një “kërcënimi epidemiologjik” për protestat e mbajtura gjatë pandemisë.
Protestat shpërthyen në tetor të vitit të kaluar kur gjykata kushtetuese vendosi të ndalojë abortet në rastin e defekteve të fetusit./ HistoriaIme
Në shtetet e ShBA, konservatorët janë kundër kujdesit shëndetësor ndaj fëmijëve transgjinor. Gjithashtu ata ndalojnë hyrjen e fëmijëve trans në ekipe sportive.
Ligjvënësit e Arkansas të hënën dhanë miratimin për ndalimin më të gjerë të kujdesit shëndetësor ndaj transgjinorëve në SH.B.A., me legjislacionin që e kufizon aksesin e shërbimeve shëndetësore ndaj fëmijëve trans dhe i dënon mjekët që i trajtojnë ata.
Fëmijët trans dhe familjet e tyre tregojnë se sportet dhe kujdesi shëndetesore për jetën e tyre është shumë e rëndësishme ashtu sic është edhe barzia gjinore.
Për çështjen e tualetit: “Kjo është një nevojë themelore e njeriut’
Wyatt Williams është 14 vjec, nga Dakota e Jugut:
“Në shkollë, ata më detyrojnë të përdorë banjën e stafit e cila ka vetëm një tezgë. Më duhet të eci gjatë një korridori të gjatë,të kaloj gati 8 klasa, të kaloj në disa dyer deri sa më në fund shkoj në banjë. Djemtë e tjerë ecin vetëm 10 metra. Të shkosh në tualet është një nevojë themelore e njeriut,” thotë ai. Ai thotë se i ka pyetur miqtë e tij djemë të cilët e dinë se ai është trans, nëse do dëshironin që të frekuentoja tualetin e tyre, dhe përgjigja e tyre ka qenë jo. Ata nuk do të bënin. “Dhe pse jam mësuar tani, unë përsëri ndihem i nervozuar sa herë shkoj në tualet. Pyes veten: ‘Çfarë do të mendojnë njerëzit për mua?’ Si një 14-vjeçar, nuk duhet të shqetësohem për kufizimin e të drejtave të mia. “Unë nuk do të heq dorë nga rruga ime për të bërë të tjerët të lumtur. Unë nuk jam problem për shoqërinë. Ata thonë se ka gjëra që nuk shkojnë me ne për shkak të identitetit tonë gjinor. Unë thjesht shpresoj që kur të jem 18 vjeç, gjërat të jenë më mirë, sepse nuk do doja që femijët e tjerë trans të përballeshin me të tilla situata.”
Për të luajtur sport: ‘Kam punuar aq shumë’
Ava, 12 vjeç, ka notuar gjithë jetën e saj.
“Noti për mua është një mënyrë për t’i shpëtuar stresit të jetës dhe për t’u argëtuar. Unë kam notuar gjithë jetën time. Unë e dua atë dhe gjithmonë do e dua, thjesht ndihem shumë mirë. Nëse nuk do të isha në gjendje të vazhdoja notin, kjo do të më trishtonte shumë. Unë nuk do të isha në gjendje të shihja miqtë e mi. Do të ndihesha mjaft e vetmuar. Është një pjesë e jetës sime për të cilën kam punuar kaq shumë dhe do ishte e vështirë nëse nuk do e vazhdoja më. Mesa duket ligjvënësve iu intereson vetëm ajo cfarë unë kam nën pantallonave dhe jo aftësitë apo kntributi im në këtë ekip.”
Për t’u ndaluar nga ekipi: ‘Ajo e dinte se nuk ishte e drejtë’
Jeanette Jennings, nëna e Jazz Jennings, një yll real i të rinjve trans, Florida
Kur Jazz ishte tetë, ajo u ndalua nga ekipi i futbollit të vajzave. Ishte e shëmtuar. Ata na thanë që Jazz ishte i mirëpritur për të luajtur në ekipin e djemve, ose ajo mund të praktikonte me vajzat, por vetëm duke e praktikuar nga stolat. Por ajo donte të luante lojërat, kështu që vendosi të luante me djemtë. Asaj nuk i pëlqente vërtet. Ajo nuk mund të lidhej me ta. Ajo kishte pasur vetëm shoqe vajza. Ajo nuk mund të luante në mënyrën që dëshironte të luante. Ajo po mbahej, nuk donte të prekte djemtë. Arriti në pikën kur ajo po shqetësohej aq shumë. Ajo do të dilte në fushë dhe vetëm do të qëndronte atje, e paralizuar dhe e ngrirë, ose duke qarë histerikisht. “Ne luftuam aq shumë për të fituar betejat tona dhe do të luftojmë, nuk dua të shikoj askënd që të përulet, qeveria dhe ligjvënësit këtë duan, thotë ajo.”
Kris Wilka, 13 vjec, nga South Dakota
“ Kam filluar të luaj futboll kur isha tetë vjeç. Pastaj në shkollën e mesme , ata kontaktuan babanë tim dhe thanë: ‘Ne thjesht kemi frikë se ai do të ngatërrojë fëmijët e tjerë dhe nuk do të jetë një përvojë e mirë për të dhe fëmijët e tjerë.’ Ata nuk ishin të shqetësuar për arsimin tim shkollor. Ata thjesht ishin të shqetësuar se unë mund t’i hutoja njerëzit. Isha i tronditur. Dhe isha i shqetësuar se mos nuk isha në gjendje të vazhdoja futbollin fare. Kam ndërruar shkollë dhe ishte mahnitëse. U thashë të gjithë mësuesve të mi se isha trans dhe atyre as nuk u interesonte fare. Ata më trajtuan si çdo student tjetër, si çdo fëmijë tjetër në ekip. Kjo është ajo që unë doja. Nuk doja të isha i dëbuari. Unë kam krijuar miqtë e mi më të ngushtë në ekipin e futbollit. Ata janë shumë mbështetës. Ata më dhanë pozicionin që menduan se e meritoja.”
Christa dhe Jeffrey White, prindër të një vajze trans 12-vjeçare
Alabama Christa, mamaja e vajzës transgjinore thotë se “kujdesi për gjininë ka bërë të gjitha ndryshimet. Besimi i saj u rrit. Unë as nuk mund të shpjegoj se sa më e gjallë dhe e mbushur me jetë është, thjesht duke e ditur që është ajo që është. Këta fëmijë nuk po shkojnë askund. Ata janë këtu. Ata janë ata që janë. Dhe detyra jonë si prindër dhe njerëz dhe qytetarë të botës është vetëm t’i ndihmojmë ata të gjejnë veten dhe të jenë vetvetja e tyre pa diskutim.”
Jeffrey, babai i vajzës transgjinore thotë se “unë jam inxhinier, kështu që kam lexuar shumë artikuj shkencorë gjatë viteve. Dhe kalova një kohë të gjatë duke parë literaturën mjekësore për këtë fenomen, e cila e shpjegon shumë e qartë se sa shumë bie niveli i vetëvrasjeve tek fëmijët kur ju nuk i trajtoni ndryshe dhe jepni atë që meritojnë.”
Për ballafaqimin me ligjvënësit: ‘Ata me të vërtetë nuk dëgjojnë’
Miles, 14 vjec , nga Misuri
“Nuk është shumë e lehtë të shkosh në Kapitol. Unë kam qenë tetë apo nëntë herë, kështu që jam mësuar, por pjesa më e vështirë është të shohësh fëmijët që janë më të vegjël se unë, dhe mendoj se cfarë do të kalojnë. Jam mësuar të dëgjoj ligjvënësit të flasin për komunitetin tim, kështu që nuk mendoj shumë për këtë pjesë, jam mësuar tashmë. Por nuk është e lehtë, dhe definitivisht nuk është në rregull. E di që ata nuk më njohin vërtet. Kështu që në të vërtetë nuk e marr për zemër atë që thonë. Ata nuk i dinë përvojat e mia, dhe edhe nëse përpiqem t’u tregoj atyre, ata në të vërtetë nuk i dëgjojnë. Unë dua që ata të dinë se unë jam një fëmijë ashtu si çdo fëmijë tjetër. Udhëtimi im i jetës nuk ka qenë i lehtë. Të jesh trans në vetvete nuk është e vështirë. Pjesa e vështirë është pikëpamja shoqërore. Njerëzit nuk vetëvriten sepse janë trans, por ata e dëmtojnë veten për shkak të mënyrës se si i shikon shoqëria. Mënyra se si ata na shohin ndikon në mënyrën se si ata na trajtojnë dhe kjo ndikon në shëndetin tonë mendor.”
Policia e Shtetit është institucioni primar, i cili mban peshën kryesore të mbrojtjes së personave LGBTI+ në situatë rreziku.
Rastet e dhunës dhe diskriminimit vijojnë të mbeten të nën-raportuara në strukturat e Policisë, por prej vitesh tashmë bashkëpunimi midis Policisë, organizatave që mbrojnë komunitetin LGBTI+ dhe aktivistëve po vjen duke u zgjeruar.
Për policimin e krimeve të urrejtjes, ndjekien e duhur proceduriale dhe ngritjen e kapaciteteve të policisë dhe efektivëve të saj mbi ndjekjen ligjore të këtyre rasteve, Komiteti Holandez i Helsinkit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Akademinë e Sigurisë, kanë publikuar së fundmi një broshurë informative me njohuri praktike për punën e efektivëve të policisë, me qëllim për të siguruar një qasje sa më pranuese kundrejt komunitetit LGBTI+ dhe për të ofruar mbështetjen e duhur për personat në këto situata.
Projekti në një nga komponentët e tij më të rëndësishëm, synon të krijojë vetëdije në strukturat e Policisë së Shtetit dhe Akademisë së Sigurisë dhe të inkurajojë veprimin në çështje të tilla si diversiteti i brendshëm, çështjet e të drejtave të njeriut dhe përfshirja, barazia dhe respektimi për grupet e prekshme nga diskriminimi dhe krimi i urrejtjes.
Pjesë e takimeve me struktura të Policisë u bënë dhe përfaqësues nga organizatat Aleanca LGBTI dhe Pro-LGBT.
Takimet u zhvilluan në Akademinë e Sigurisë me studentë dhe profesorë të akademisë, në Komisariatin numër 1 në Tiranë dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Manuali është i aksesueshëm online për të gjithë efektivët dhe specialistët e interesuar për të marrë më tepër informacion për policimin e krimeve të urrejtjes.
“Në përputhje me ndërgjegjësimin për Ditën Ndërkombëtare të Vizibilitetit së Transgjinorëve, broshura përfshin gjithashtu një fokus të veçantë në mbështetjen e komunitetit transgjinor, të cilët janë më shpesh viktima të krimeve të urrejtjes dhe vazhdojnë të përjetojnë diskriminim, madje edhe nga oficerët e policisë. Eshtë jashtëzakonisht e rëndësishme që policia ta njohë këtë fenomen, në mënyrë që të jetë në gjendje të ofrojë siguri dhe qasje në drejtësi në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese. Bashkëpunimi konkret midis policisë dhe organizatave të shoqërisë civile inkurajohet gjithashtu në broshurë.”, shkruhet në komunikimin për media të Komitetit Holandez të Helsinkit.
31 Marsi shënjohet si Dita Ndërkombëtare e Vizibilitetit të Transgjinorëve.
Që në 2009 kjo ditë kremtohet cdo vit duke pasur në fokus personat transgjinorë dhe rritjen e vetëdijësimit ndaj diskriminimit që bëhet në bazë ditore kudo në botë kundrejt këtij komuniteti.
Dita i është dedikuar gjithashtu fitores dhe arritjeve të njerëzve transgjinorë, si një komunitet i cili përballet thuajse cdo ditë me dhunën fizike dhe psikologjike, si edhe braktisjen nga shoqëria.
Personat e komunitetit transgjinor, hasen me këtë formë diskriminimi dhe stigmatizimi jo vetëm në rrugë, por edhe në shkolla, në punë, në institucione të ndryshme përfshirë këtu edhe ato shëndetësore, për shkak të identitetit te tyre gjinor. Shkalla e vrasjeve nëpër botë për këtë komunitet është shumë e lartë, duke qenë se janë një ndër më të ekspozuarit ndaj dhunës psikologjike, fizke dhe emocionale.
Edhe këtë vit 31 Marsi si ditë shumë e rëndësishme për këtë komunitet do të kremtohet, por për shkak të pandemisë Covid-19, jo fizikisht . Eventet e organizuara në disa vende të botës do të transmetohen online, ndërsa në disa të tjera do të shtyhen deri në përfundimin e kohës së izolimit.
Edhe në Shqipëri, pavarësisht kushteve të pandemisë, mbështetja dhe përkrahja që ka kjo lëvizje dhe komunitet nga ne është e madhe.
Historia Ime si një portal mediatik që në fokus ka mbrojtjen e të drejtave të njeriut , ka qenë dhe është e gjindshme ndaj përkrahjes së komunitetit transgjinor dhe përballjes së tyre me vështirësitë e krijuara për shkak të mentalitetit të mbyllur dhe binary të shoqërisë sonë.
Në Shqipëri, ashtu si edhe në çdo vend tjetër të botës, komuniteti LGBT bie pothuajse gjithë kohës pre e pargjykimeve, diskriminimeve, stigmatizimeve nga shoqëria. Është fakt që komuniteti transgjinor, përballet me margjinalizim dhe diskriminim të shtuar edhe në vendin tonë.
Për komunitetin LGBTI+ në tërësi, gjatë vitit 2020 janë rregjistruar 213 raste të dhunës, sulmeve me armë apo me sende të forta ndaj individëve të këtij komuniteti.
Brenda komunitetit transgjinor, dhuna, diskriminimi dhe mos-pranimi janë fenomene edhe më të përhapura, për shkak të vështirësisë së këtyre individëve për të “fshehur” identitetin e tyre.
Por pavarësisht vështirësive, aktivistët e këtij komuniteti po përpiqen gjithnjë e më shumë të sensibilizojnë shoqërinë për praninë e tyre dhe të drejtat e mohuara. Shumë prej aktivisteve dhe aktivistëve të këtij komuniteti, e shohin të vështirë përballjen me dhunën sistematike dhe paragjykimet, por janë të vendosur për të çuar përpara kauzën e tyre për drejtësi e barazi.
Luana është një nga aktivistet më të zëshme të komunitetit. E vetëdijshme për sfidat e krijuara nga paragjykimi dhe për të drejtat të cilat i privohen, ajo dëshiron që çështjet e punësimit të trangjinorëve të trajtohen më shpesh dhe të sillen në vëmendje të shoqërisë.
“E ardhmja e komunitetit në Shqipëri është një sfidë e vështirë, e cila i përngjan paksa mitit të Sizifit. Është e vërtetë që janë bërë disa hapa pozitive, por mendoj se kemi akoma goxha punë dhe mund për të cuar kauzën tonë përpara.”
“Përsa i përket aktivizmit dhe kauzës sonë, mendoj se duhet të fokusohemi fort tek arsimimi, formimi profesional dhe punësimi i transgjinorëve. Nuk duhemi të mjaftohemi thjesht me çështjet e seksizmit dhe bullizmit, por duhet të ngremë zërin për çdo të drejtë si çdo njeri i cili është i barabartë përpara ligjit dhe të drejtave. Jemi dhe ne pjesë e një familjeje, jemi pjesë e një shoqërie dhe pjesë përbërse e një shteti.” thotë ajo.
Lëvizja LGBT konsiderohet si një mundësi tepër e mirë e promovimit të të drejtave të transgjinoreve edhe nga Klea. Por ajo është skeptike për sa i përket të ardhmes së saj në Shqipëri dhe ndihmës apo mbështetjes që mund të ofroj shteti dhe qeveria për këto individë.
“E ardhmja në Shqipëri për personat trangjinorë është akoma e paqartë përsa i përket elementeve ndihmuese nga ana e qeverisë. Kështu që për momentin nuk është se shoh një të ardhme në Shqipëri. Për lëvizjen do të thoja që është në rrugën e duhur. Biles të bëhen akoma më shumë aktivitete përsa i përket kësaj kategorie, që të informohen edhe më shumë. Fokusi duhet të jetë tek pranimi në insitucione i personave transgjinor si në punë, shoqëri etj. Koha e pandemisë, komunitetin trans e ka shkatërruar fare.”, thotë ajo për Historia Ime.
Lëvizja LGBT+ ka rritur ndjeshëm vizibilitetin për komunitetin, por ekziston ende frika e përballjes me shoqërinë, që nuk i lejon këto përsona të jetojnë jetën si duhet, njëjtë si çdo anëtar i kësaj shoqërie. Të njëjtat problematika i pohon edhe Lori, djalë transgjinor, i cili ndihet i dyzuar brenda shoqërisë që e rrethon dhe komunitetit në të cilin bënë pjesë.
“Komuniteti transgjinor në Shqipëri ndodhet në një errësirë të thellë të rrënjosur vit pas viti nga shoqëria, terr që e mban të karikuar mungesa e respektimit të të drejtave të njeriut, mungesa e informacionit, mentaliteti i mbyllur dhe ekonomia e dobët. Perspektiva ime për të qenë haptazi trans në Shqipëri lidhet me frikën për sigurinë personale, shoqërore dhe ekonomike, pasi zërat bullizues dhe ata diskriminues dominojnë mbi zërat shumëngjyrësh të komunitetit.”, shprehet ai.
“Lëvizja Lgbt në Shqipëri ka shtuar ndjeshëm për gjatë viteve vizibilitetin për komunitetin, por mbetet për tu siguruar që këta zëra të fuqizohen në mënyrë që të frymëzojnë dhe të tjerët që ti bashkohen dhe të mos jetojnë të fshehur. Aktivizimi sipas meje për komunitetin trans në Shqipëri duhet të fokusohet në dy fronte. Së pari, duhet të shtohet ndjeshëm informimi i personave trans për të kuptuar më mirë veten si dhe duke u lidhur përmes grupeve të diskutimit me persona të tjerë të ngjashëm dhe së dyti duke sensibilizuar shoqërinë që këta persona janë pjesë e barbartë e saj, të cilët meritojnë të jetojnë të lirë dhe të përqafohen plotësisht nga gjithë të tjerët.”
Në këtë ditë rikujtojmë se transgjinorët duhet të trajtohen më mirë dhe në mënyrë të barabartë, pa qenë të privuar nga të drejtat e tyre si individë që kanë të drejtë të jetojnë pa frikë dhe krenar për identitetin e tyre.
The Netherlands Helsinki Committee in cooperation with the Albanian State Police, the Security Academy, and with the support of Aleanca LGBT and Pro-LGBT, has published today an informative brochure on policing crimes against the LGBTI + community and how police officers should react to tackle hate crimes and discrimination.
The information in this booklet is based on the Council of Europe Handbook “Policing Hate Crime against LGBTI People: Training for a Professional Police Response”.
This brochure was developed in collaboration with the Dutch Helsinki Committee (NHC) and the COC as part of the Matra program funded by the Dutch Ministry of Foreign Affairs.
Organizatat Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Akademinë e Sigurisë si dhe me mbështetjen e partnerëve tanë holandez, kanë publikuar ditën e sotme një broshurë informative mbi policimin e krimeve ndaj komunitetit LGBTI+ dhe se si efektivët e policisë duhet të reagojnë ndaj krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit.
Informacioni në këtë broshurë bazohet në Manualin e Këshillit të Europës “Policimi i Krimit të Urrejtjes kundër personave LGBTI: Trajnim për një përgjigje profesionale të policisë”.
Kjo broshurë është zhvilluar në bashkëpunim me Komitetin Hollandez të Helsinkit (NHC) dhe COC si pjesë e programit Matra të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Hollandeze.
“Pride II/+ in Albania and Kosovo” is looking for an expert or team of experts o lead a training workshop and to develop a Risk Management Protocol for LGBTIQ+ Shelters in Albania and Kosovo.
Due to the Pandemic, we are open to a very flexible approach with the possibility to adapt the mission if in-country travel is not permitted or health conditions do not allow in-person meetings.
All interested experts or team of experts are invited to submit their technical and financial offers to [email protected] and [email protected] before April 16th, 2021 COB.
For more details, please read the Terms of Reference below:
(Moskë) – Autoritetet Bjelloruse kanë përshkallëzuar shtypjen kundër gazetarëve të pavarur në pesë muajt e fundit, tha sot Human Rights Watch. Autoritetet kanë arrestuar dhe rrahur në mënyrë arbitrare gazetarë, kanë vendosur gjoba dhe dënime me burg për akuza të motivuara politikisht, u kanë revokuar kredencialet e tyre mediatike dhe kanë bastisur shtëpitë dhe zyrat e tyre.
Goditja e gazetarëve është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të shtypur raportimin e mediave mbi shkeljet e të drejtave të njeriut dhe protestat paqësore, në të gjithë vendin. Protestuesit kanë kërkuar zgjedhje të drejta dhe drejtësi për abuzimet që nga 9 gushti i vitit 2020, kur u njoftuan rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale.
“Në vend që të sigurojnë drejtësi për brutalitetin e gjerë të policisë dhe abuzime të tjera, autoritetet Bjelloruse po ndjekin penalisht gazetarët që raportojnë për çështje të ndjeshme”, tha Hugh Williamson, drejtor i Evropës dhe Azisë Qendrore në Human Rights Watch. “Autoritetet duhet të garantojnë që të gjithë gazetarët në Bjellorusi janë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa frikë nga hakmarrjet dhe pa kufizime abuzive.”
Human Rights Watch intervistoi 19 gazetarë të pavarur që raportonin për Bjellorusinë, avokatët e tyre dhe të afërmit.
Reporterët pa Kufij, një grup i pavarur për të drejtat e medias, e ka quajtur Bjellorusinë vendin më të rrezikshëm të Evropës për gazetarët për shkak të shtypjes së qeverisë ndaj gazetarëve të pavarur duke bërë në mënyrë paqësore punën e tyre legjitime.
Midis fundit të shtatorit dhe marsit, autoritetet bjelloruse hapën të paktën 18 çështje penale kundër gazetarëve, me sa duket si hakmarrje për punën e tyre. Tre gazetarë – Katsiaryna Barysevich, Katsiaryna Andreyeva (Bakhvalava) dhe Darya Chultsova – u dënuan me burg duke filluar nga gjashtë muaj deri në dy vjet. Shtatë gazetarë – Andrei Aliaksandrau, Yulia Slutskaya, Siarhei Alsheuski, Ala Sharko, Piotr Slutsky, Kseniya Lutskina dhe Dzianis Ivashyn – po presin gjyqin pas hekurave për akuza penale për shkelje të rendit publik, evazion fiskal dhe ndërhyrje në punën e policisë. Një gazetar është në arrest shtëpiak, i akuzuar për fyerje të presidentit.
Autoritetet detyruan avokatët që përfaqësojnë shumë prej këtyre gazetarëve të nënshkruajnë marrëveshje të paqarta të formuluara për mos zbulim, duke i ndaluar ata të ndajnë çdo informacion në lidhje me çështjet e klientëve të tyre. Disa avokatë të cilët në raste të ngjashme nuk pranuan të nënshkruanin janë përballur me shkarkim.
Autoritetet Bjelloruse duhet të lirojnë menjëherë dhe pa kushte Andreyeva, Chultsova dhe Barysevich dhe të prishin vendimet kundër tyre, dhe të lirojnë Slutskaya, Slutsky, Sharko, Alsheuski, Lutskina, Aliaksandrou dhe Ivashyn dhe të heqin të gjitha akuzat kundër tyre.
Në disa çështje penale që përfshijnë akuza të rreme, autoritetet kanë caktuar gazetarë si dëshmitarë dhe më pas kanë vazhduar t’i nënshtrojnë ata ndaj policisë dhe ngacmimeve gjyqësore. Gazetarët raportuan se ishin thirrur për pyetje policore, ishin kërcënuar me kallëzime penale dhe iu nënshtruan kontrolleve në shtëpi dhe zyra dhe sekuestrimit të pajisjeve të tyre. Të paktën një gazetë duhej të mbyllej përkohësisht për shkak të kërcënimit të ndjekjes penale, bastisjeve dhe pajisjeve të konfiskuara.
Më 16 shkurt, zyrtarët e zbatimit të ligjit kryen një valë mbarëkombëtare të bastisjeve, duke synuar grupet e të drejtave të njeriut dhe të paktën pesë gazetarë dhe duke marrë pajisjet e tyre. Zyrtarët thanë se bastisjet ishin pjesë e një hetimi penal për protesta të pasanksionuara dhe duket se barazojnë ofrimin e ndihmës juridike për protestuesit e ndaluar me organizimin e protestave.
Bastisjet synuan gjithashtu Shoqatën Bjelloruse të Gazetarëve (BAJ), një organizatë e të drejtave të njeriut duke siguruar ndihmë për gazetarët në Bjellorusi. Në mars, autoritetet morën në pyetje udhëheqësin e grupit, Andrey Bastunets dhe nëndrejtorin e tij, Barys Haretski, si dëshmitarë në një çështje. Bastunets më parë ishte marrë në pyetje si dëshmitar në dhjetor në lidhje me një hetim tjetër të thirrjeve të pretenduara për veprim që synonin dëmtimin e sigurisë kombëtare të Bjellorusisë. Ka shqetësime serioze dhe të besueshme se bastisjet e shkurtit parashikojnë akuza të reja të rreme penale kundër gazetarëve.
Autoritetet Bjelloruse gabimisht barazojnë raportimin për demonstrata të paautorizuara me pjesëmarrjen në to, veçanërisht nëse reporteri punon për një pikë daljeje që autoritetet refuzojnë të japin akreditimin, tha Human Rights Watch. Në dhjetor, Ministri i Informacionit Igor Lutskiy shkoi aq larg sa të pretendonte se Bjellorusia po bën një luftë informacioni që synon shkatërrimin e shtetit, duke njollosur mediat e pavarura që punojnë në vend.
Shoqata Bjelloruse e Gazetarëve tha se midis gushtit 2020 dhe marsit 2021, autoritetet arrestuan rreth 400 gazetarë me akuza administrative. Të paktën 100 u dhanë burgime të shkurtra administrative midis dhjetorit dhe marsit, ndërsa të tjerët u gjobitën me akuza administrative për “shkelje të rregullave për tubime masive”, “mosbindje ndaj policisë” dhe “shkelje të ligjeve për mediat masive”.
Të paktën katër gazetarë i thanë Human Rights Watch se ata ishin keqtrajtuar gjatë dhe pas ndalimit. Ata u rrahën brutalisht, u mohua ndihma mjekësore dhe u mbajtën në kushte të këqija paraburgimi. Disa thanë se pajisjet e tyre ishin shkatërruar.
Në muajt e fundit, autoritetet Bjelloruse dëbuan të paktën dy gazetarë me shtetësi ruse, me sa duket si hakmarrje për punën e tyre në Bjellorusi.
Autoritetet kërcënuan të privojnë të paktën tre gazetarë nga kujdestaria e fëmijëve të tyre. Të tre u larguan nga Bjellorusia me familjet e tyre.
Autoritetet paralajmëruan gjithashtu media për gabimet e pretenduara në raportimin dhe kritikat e tyre ndaj qeverisë. Të paktën një media u hoq padrejtësisht kredencialet e saj për media për shkelje të ligjit të medias.
Shtypshkronjat bjelloruse shtetërore refuzuan të shtypnin të paktën pesë gazeta të pavarura. Të paktën një gazetë që kaloi në shtyp më vete tha se në një rast, zbatimi i ligjit konfiskoi një shtyp të plotë pa ndonjë dokument ligjor që sanksiononte një veprim të tillë.
Më 2 tetor, Ministria e Punëve të Jashtme miratoi rregulla të reja mbi akreditimin e mediave të huaja në Bjellorusi, duke anuluar të gjitha akreditimet ekzistuese dhe duke e bërë procesin e akreditimit dukshëm më të komplikuar.
Më 24 Mars, Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë që dënon “arrestimet arbitrare dhe ndalimin e anëtarëve të opozitës, gazetarëve dhe punonjësve të medias”, dhe “dënimet me burg për punëtorët e medias për kryerjen e detyrave të tyre profesionale” dhe duke bërë thirrje për lirimi i menjëhershëm i “të gjithë të burgosurve politikë, gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias”. Partnerët ndërkombëtarë të Bjellorusisë duhet të vazhdojnë të bëjnë presion ndaj qeverisë për t’i dhënë fund kërcënimeve, sulmeve dhe hakmarrjeve kundër gazetarëve dhe duhet të bëjnë thirrje që ata që janë përgjegjës për shkelje të rënda, përfshirë torturat dhe keqtrajtimet, të mbajnë përgjegjësi, tha Human Rights Watch. Ata gjithashtu duhet të vazhdojnë të mbrojnë gazetarët, përfshirë sigurimin e ndihmës më të madhe për gazetarët nën kërcënim.
Autoritetet Bjelloruse duhet të respektojnë lirinë e shprehjes dhe mbledhjen, tha Human Rights Watch. Bjellorusia ka një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar që të mos pengojë padrejtësisht gazetarët të bëjnë punën e tyre, duke përfshirë raportimin për protestat e pa sanksionuara.
“Autoritetet Bjelloruse duhet të ndalojnë së pretenduari se liria e shprehjes është një kërcënim për sigurinë kombëtare,” tha Williamson. “Ata duhet të heqin akuzat e rreme penale dhe menjëherë të lirojnë ata që janë pas hekurave. Ata duhet të ndalojnë ndjekjen penale, ngacmimin dhe ndryshe presionin ndaj gazetarëve që janë duke kryer punën e tyre. “/Përshtati më shqip, Historia Ime
Nga Daniel Bellut – Deutche Welle
Pasi presidenti turk Erdogan u largua nga Konventa e Stambollit, vjen tani një shpjegim nga pallati presidencial: me këtë hap Turqia do të parandalojë “që homoseksualiteti të konsiderohet si diçka normale”.
Tërheqja e Turqisë nga Konventa e Stambollit erdhi papritur dhe u kritikua ashpër në mbarë botën. Marrëveshja e vitit 2011 synon të luftojë dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje përmes normave detyruese ligjore. Pallati presidencial turk në një deklaratë shpjegoi arsyet për braktisjen e beftë të konventës: marrëveshja ishte detyruar nga një grup njerëzish “që nuk duan që homoseksualiteti të konsiderohet si diçka normale”. Homoseksualiteti është cënim i vlerave shoqërore dhe familjare të Turqisë, e argumentoi këtë hap drejtori i komunikimit të pallatit presidencial Fahrettin Altun.
Po ndjekim shembullin e vendeve të tjera, thuhet në deklaratë. “Gjashtë anëtarë të Bashkimit Evropian (Bullgaria, Hungaria, Republika Çeke, Letonia, Lituania dhe Sllovakia) nuk e kanë ratifikuar konventën. Polonia madje ka ndërmarrë hapa për të dalë nga konventa, sepse Konventa e Stambollit është një përpjekje e komunitetit LGBT, për t’u imponuar idetë e tij gjinore të gjithë shoqërisë.”
Pasi presidenti turk Erdogan njoftoi tërheqjen me dekret nga Konventa e Stambollit – ky hap u kritikua ashpër në të gjithë botën. Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme Josep Borrell u shpreh se Turqia po i dërgon një mesazh të rrezikshëm botës.
Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen tha se konventa u ofron grave një kornizë të rëndësishme ligjore për t’i mbrojtur ato nga dhuna. “Unë jam thellësisht i zhgënjyer”, u shpreh presidenti i SHBA Joe Biden.
Në Turqi shumë organizata për të drejtat e grave u shprehën se vendimi i Erdoganit ështe “i pavlefshëm” dhe “i paligjshëm”. Kryetarja e Federatës së Shoqatave të Grave në Turqi, Canan Güllü, i tha DW se grave u është hequr e drejta për jetë dhe e drejta për një mjedis pa dhunë.
Përveç kësaj juristët turq kritikuan për faktin, se është e vështirë të tërhiqesh nga marrëveshjet ndërkombëtare – në mënyrë unilaterale, si në rastin e Erdoganit, është jashtëzakonisht e pazakontë.
Serap Yazici profesore e së drejtës kushtetuese thotë se në fakt ekzistojnë rregulla të qarta, nëse dëshiron të dalësh nga një marrëveshje ndërkombëtare. Është e domosdoshme, që parlamenti turk së pari ta përgatisë përmes një ligji daljen nga Konventa e Stambollit. Atëherë hyn në fuqi një ligj, që do t’i lejonte ekzekutivit t’i japë fund një marrëveshjeje ndërkombëtare. Gjithashtu gratë mund të paraqesin padi individuale për të zhbërë daljen nga konventa, shpjegon Yazici. “Të gjitha gratë mund të japin kontributin e tyre. Unë i ftoj të gjitha gratë të paraqesin një procedurë anulimi”.
Padia e parë konkrete kundër largimit erdhi nga Shoqata për Gratë dhe Fëmijët, që e cilësoi hapin e presidentit turk si të pavlefshëm. Në procedurën e anulimit, që u dërgua në Këshillin Shtetëror, thuhet se “Turqia ka nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare, që ka hyrë në fuqi dhe si rezultat nuk mund të kthehet me një vendim presidencial”.
Fakti që presidenti turk del nga marrëveshja për mbrojtjen e grave ka hasur në moskuptim në një pjesë të madhe të opinionit publik turk, sepse në Turqi ndodhin rregullisht vrasje mizore të grave. Sipas shifrave të organizatës “Ne do të ndalojmë vrasjen e grave” vitin e kaluar janë regjistruar 300 vrasje të grave. Përveç kësaj 171 vdekje u klasifikuan si “të dyshimta”, ndër ta edhe gjoja vetëvrasje.
Largimi nga Konventa e Stambollit është një tjetër goditje për aktivistët e të drejtave të grave. Shumë gra turke e shihnin marrëveshjen si shpresën e tyre të fundit. Sepse shtetet nënshkruese janë zotuar të krijojnë kornizën për të luftuar dhunën ndaj grave. Turqia e ratifikoi konventën pesë vjet më parë duke e përfshirë atë si ligj për parandalimin e dhunën ndaj grave dhe mbrojtjen e familjes. Por kritikët thonë se në praktikë normat ligjore të Konventës së Stambollit nuk zbatohen në Turqi. Prandaj edhe para largimit së saj Konventa e Stambollit nuk ka qenë në gjendje të parandalonte dhunën kundër grave.
Nga Peter Walker, The Guardian
Mijëra të punësuar në një nga kompanitë më të mëdha në botë të qendrave të thirrjeve po përballen duke u monitoruar nga kamerat për të kontrolluar nëse ata janë duke ngrënë, duke parë telefonat e tyre apo duke lënë tryezat e tyre ndërsa punojnë nga shtëpia, ka mësuar Guardian .
Në një shenjë të betejave të mundshme përpara mbi mbikëqyrjen e stafit të largët pas pandemisë, Teleperformance – e cila punëson rreth 380,000 njerëz në 34 vende dhe numëron dhjetëra kompani të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar dhe departamente qeveritare midis klientëve të saj – i ka thënë disa punonjësve që kamerat e specializuara do të jenë pajisur për të kontrolluar për “shkelje” të punës në shtëpi.
Ndërsa këto pjesërisht do të përdoren për takime dhe trajnime në ekip, kamerat janë gjithashtu të lidhura me një sistem të inteligjencës artificiale që do të skanojë rastësisht shkelje të rregullave të punës gjatë një turni. Nëse dikush zbulohet, një foto e palëvizshme do t’i dërgohet një menaxheri dhe do të ruhet deri në 20 ditë, sipas dokumenteve të dërguara stafit.
Nëse punëtorët duhet të lënë tavolinat e tyre, për shembull për të pirë një pije, ata do të duhet të klikojnë “modaliteti i pushimit” në një aplikacion për të shpjeguar pse – për shembull, “marrjen e ujit” – për të mos u raportuar për ndonjë shkelje.
Të hahet gjatë turnit nuk lejohet, u thuhet stafit. “Nëse sistemi nuk zbulon goditje të tastierës dhe klikim të mausit, ai do t’ju tregojë si i papunë për atë kohëzgjatje të veçantë dhe do t’i raportohet mbikëqyrësit tuaj. Kështu që ju lutemi shmangni pengesat në produktivitetin tuaj. ”
Një video trajnimi në lidhje me sistemin e kamerës në internet, e parë nga Guardian, thotë se “monitoron dhe ndjek sjelljen e punonjësve në kohë reale dhe zbulon çdo shkelje të rregullave të paracaktuara të biznesit dhe u dërgon njoftime në kohë reale menaxherëve për të ndërmarrë veprime korrigjuese menjëherë”.
Masa shkaktoi paralajmërime nga sindikatat dhe deputetët në lidhje me normalizimin e mbikëqyrjes në shtëpi nga punëdhënësit ndërsa numri në rritje i punëtorëve largohen nga të qenit i bazuar në zyra.
Investigimet nxorën në dritë pasi disa prej 10,000 punonjësve të Teleperformance në Mbretërinë e Bashkuar u thanë se kamerat, përfshirë sistemin e skanimit të bazuar në AI, do të instalohen muajin tjetër për stafin që vazhdon të punojë nga shtëpia.
Kur iu kërku nga Guardian, kompania tha se skanimet në distancë nuk do të përdoren në MB. Kamerat në internet për stafin e Mbretërisë së Bashkuar nuk mund të funksiononin në distancë dhe do të përdoren vetëm për takime dhe trajnime, dhe për thirrjet video të planifikuara kur mbikëqyrësit do të kontrollonin tryezat për pajisjet që nuk lejohen për arsye të sigurisë së të dhënave, të tilla si telefonat, tha një zëdhënës.
Nivelet e vëzhgimit në distancë do të ishin të ndryshme në vendet e tjera, tha ai.
kompania me qendër në Francë është një nga furnizuesit më të mëdhenj në botë të shërbimeve të telefonit të jashtme, duke përfshirë ndihmën e klientit, tregtimin me telefon dhe mbështetjen teknike.
Në Britani klientët e saj përfshijnë departamentet e shëndetësisë dhe arsimit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, NHS Digital, Kompania e Kredive Studentore, RAF dhe Royal Navy. Kompanitë në të cilat punon përfshijnë Vodafone, eBay, Aviva, Volkswagen dhe Guardian. Nuk ka asnjë të dhënë që këto kompani janë në dijeni ose të përfshirë në planifikimin e sistemit të ri të mbikëqyrjes.
Teleperformance kuptohet se po përdor sistemin e plotë të mbikëqyrjes së kamerës në vendet e tjera ku ajo operon. Kompania nuk pranoi të thoshte nëse ndonjë nga klientët e saj në Mbretërinë e Bashkuar përdor staf me bazë diku tjetër që mund t’i nënshtrohet monitorimit.
Sipas dokumenteve dhe videos, në kohë të rastësishme gjatë një ndërrimi, sistemi i kamerës do të skanojë hapësirën e punës për shkelje, të cilat përfshijnë “zhdukjen nga tavolina”, “zbulimin e një përdoruesi të papunë”, “përdorimin e paautorizuar të telefonit celular” dhe një person tjetër që ndodhet në zona e hapësirës së punës.
Kamerat do të vendosen gjithashtu me njohjen e fytyrës në mënyrë që të mund të zbulojnë nëse dikush tjetër është ulur në tryezë. Punonjësve u thuhet: “Çdo shkelje e zbuluar nga UA shkakton një alarm në kohë reale për mbikëqyrësit për veprime të mëtejshme.”
Literatura e kompanisë pranon që familja ose anëtarët e tjerë të shtëpisë nuk mund të mbahen plotësisht larg hapësirave të punës dhe tha që menaxherët nuk do të ndërmerrnin masa nëse prania e tyre do të zbulohej “për sa kohë që njerëzit në sfond nuk po shikojnë drejtpërdrejt në ekran, ose shumë afër tek ajo ”. Për të shmangur këtë, stafit u kërkohet që ekranet e tyre të shikojnë drejt një muri.
Personeli që punon gjatë natës udhëzohet që tavolina e tyre të ketë ndriçim mjaft të fortë për t’u siguruar që kamera mund të shohë se çfarë po ndodh.
Howard Beckett, ndihmës sekretari i përgjithshëm i Unite, tha se unioni do të “luftonte ligjërisht dhe në mënyrë industriale për të parandaluar çdo shtytje për të normalizuar mbikëqyrjen në shtëpi”.
Andy McDonald, ministri i të drejtave të punësimit në hije, tha se veçanërisht kur kompanitë po mbështeteshin në stafin që punon në shtëpi për t’i mbajtur ata, ishte e gabuar të imponohej “mbikëqyrje invazive që do të shkatërrojë të drejtat e tyre për privatësi dhe të krijojë një klimë frike dhe mosbesimi” .
Çfarë po ndodh në Shqipëri?
Nga Isa Myzyraj
Teleperformancë, operon edhe në vendin tonë.
Muaj më parë kompania dha urdhërin për kamera në shtëpi, që alarmoi të punësuarit, ndërsa “Sindikata Solidariteti” çështjen e ndoqi në institucionet vendore.
Sindikata e punonjësve të Call Center “Solidariteti” lajmëroi në janar të këtij viti se ka fituar një çështje të bujshme ndaj kompanisë teleperformancë.
Bëhet fjalë pilërisht për instalimin e kamerave në shtëpi, për të gjithë punonjësit e Call-Center.
Punonjësit ishin kundër që në krye të herës, ndërsa pëfundimisht Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në një rekomandim të dhënë prej tij (shih linkun, rek nr.27) ndalon Teleperformancën që të implementojë këtë vendim. / HistoriaIme
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.