Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyrimi e Shtypit 4 Dhjetor 2012
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyrimi e Shtypit 4 Dhjetor 2012
Gilman Bakalli (ne foto poshte)
Pse qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë çdo muaj një institucion, virtyti i të cilit nuk ka qenë asnjëherë shërbimi i interesit publik, porse i pushtetit të radhës?
Duket se Radio Televizioni Shqiptar vazhdon t’i ketë punët mirë. Me shtetin shqiptar të paktën. Ose, më saktë: me pushtetin e radhës. Sepse në familjet e këtij vendi zor se gjen ndonjë pensionist militant ose nostalgjik që kërkon të informohet apo zbavitet prej tij.
Associated Press (AP) rekomandon mospërdorimin e termave si homofobia, spastrimi etnik dhe islamofobia. Por studiues, akademike dhe aktivistë të ndryshëm për të drejtat e njeriut po e kritikojnë këtë politikë si të pamenduar dhe potencialisht “të lidhur me një axhendë të re ideologjike”.
Mesazhet e Papës tani mund të lexohen edhe me 140 karaktere. Benedikti XVI, 85 vjeç, tani ka një llogari në Twitter.
Krahas llogarisë @pontifex në gjuhën angleze, ka edhe shtatë llogari në gjuhë të tjera.
Lajmin e bëri të ditur Vatikani, që theksoi se mesazhet në Twitter do jenë vetëm të Papës. “Askush tjetër përveç Papës,” bëri të ditur Vatikani.
Deri pasdite Papa kishte 133 mijë ndjekës.
Por duhet pritur pak deri në mesazhin e parë, pasi mendohet se më 12 dhjetor Papa do dërgojë të parintweet.
Më pas ai edhe do u kthejë përgjigje pyetjeve që i dërgohen.
Te shumta ishin komentet edhe ne rrjetet sociale nga te rinjte shqiptare apo te tjere. Andi Kananaj, avokat dhe aktivist shkruante: Qeka Papa ne Twitter. Mungojne tani vetem Zoti dhe Berisha…
Skandal në spitalet e Tiranës. Një fëmijë vetëm 3 vjeç e gjysmë dyshohet se është infektuar me HIV/AIDS gjatë kryerjes së një operacioni në QSUT.
Këtë vit janë regjistruar katër raste të reja të fëmijëve të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në dy prej këtyre rasteve, fëmijët e kanë marrë infeksionin nga prindërit, ndërsa dy të tjerët nëpërmjet infektimit gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Shqipëria ka shkaktuar një skandal në Eurovizionin për fëmijë. Ajo ka dërguar si përfaqësuese Izidora Gjetan, e cila ka dalë në skenë me dekolte. Organizatorët e kanë cilësuar këtë veshje si mjaft provokuese për një fëmijë dhe kanë kërkuar që ajo të ndryshojë veshje, në mënyrë që ta lejojnë të këndojë.
“Che tempo che fa” – 2 dhjetor 2012. Luciana Littizzetto flet për tatuazhin e Balotellit, zgjedhjet paraprake të qendrës së majtë dhe për “iBerlu”, applikacioni i ri që do të mbajë vazhdimisht të informuar për të rejat nga Berluskoni.http://www.youtube.com/embed/48XkEfcqPZE
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e shtypit 3 Dhjetor 2012
Andrew Finkel (ne foto poshte)/New York Times
Shekulli i Madhërishëm’, një telenovelë turke që portretizon aventurat e shfrenuara në derën perandorake të Sulejmanit, me epitetin ‘i Madhërishmi’, shkon përtej territoreve që ishin pjesë e Perandorisë Osmane në shekullin XVI. ‘Tokat’ e saj shtrihen nga Franca në Ukrainë, nga Republika Çeke në Japoni, me 150 milionë shikues ‘nën sundim’. Në Turqi seriali ‘ngrin’ të mërkurat në mbrëmje duke përpirë një të tretën e krejt audiencave televizive të vendit. Megjithatë, përballë e ka një gji të vogël rezistence që mund të jetë edhe rrënimi i saj: kryeministri Recep Taip Erdogan nuk e duron dot.
Erdogani gjeti kohë në një ceremoni përurimi të një aeroporti provincial për ta përshkruar serialin si karikaturë. Është gabim, sugjeroi ai, që një histori e fisme të reduktohet në një sagë intrigash shtëpiake. Sulejmani kaloi ’30 vjet mbi kalë’, tha ai duke nënkuptuar se sulltani nuk do të kish patur kohë për aq shumë histori me gra. ”Kemi lajmëruar autoritetet’, shtoi Erdogani. “Do të presim një vendim gjyqësor. Ata që luajnë me këto vlera duhet të nxjerrin një mësim brenda kufijve të ligjit”. Ligji kundër shijeve të këqija, me sa duket nuk vepron kur bëhet fjala për arkitekturën: ndërsa Kryeministri shfryn kundër një seriali televiziv që çshenjtëron të shkuarën, ai dhe bashkitë nën kontrollin e partisë së tij janë të zëna duke parodizuar historinë turke me një seri projektesh ndërtimi të keqkonceptuara në përpjekje për të ringjallur lavdinë otomane. ‘Shekulli i Madhërishëm’; u ndesh me britma protestash që në çastin kur fragmenti i parë u shfaq në janar 2011.
Nocioni i të hyrit në dhomën e gjumit të Sulltanit shkaktoi tronditje te turqit; ata janë mësuar t’i shohin patriarkët e tyre të mëdhenj si shenjtorë në ekspoze. Por tani që seriali është në sezonin e tretë, ka shumë më pak përkëdhelje dhe gjithashtu shumë më pak anakronizma marramendës. Atëherë pse ky zemërim i fortë i Kryeministrit? Një shpjegim popullor është se ai po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga çështje më shqetësuese. Ai ka bërë propozime kontroversiale si ndalimi i abortit dhe rikthimi i dënimit me vdekje- masa të cilat nuk ka ndërmend t’i rishqyrtojë – edhe pse Turqia vuan me problemin e përhershëm kurd dhe me një ekonomi në ngadalësim. Pikëpamja ime është se Erdogani e sheh ‘Shekullin e Madhërishëm’ si minues të butë të autoritetit të tij. Në të njëjtin fjalim ku sulmoi telefilmin, ai mbrojti politikën e tij të jashtme përkundër kritikëve që thonë se preteksti i Turqisë për të ndikuar mbi ngjarjet në Siri apo Rripin e Gazës i kanë tejkaluar kompetencat e saj. Në fakt, drejtuesit e tanishëm të Turqisë shfaqin aspirata neootomane që frymëzohen nga një epokë e artë. Dhe mënyra se si ata i shprehin këto aspirata mund ta dëmtojë më shumë të shkuarën e Turqisë sesa melodrama sentimentale e ‘Shekullit të Madhërishëm’.
Një tribut otoman që Kryeministri mbështet me zemër është ndërtimi i një xhamie të madhe në kodrën e Kamlikas, prej nga shihet Stambolli. Dizajni i saj është një kopje e stilit të fortë otoman që shoqërohet me Arkitekt Sinanin, i cili pat ndërtuar Xhaminë Sulejmanie mbi Gjirin e Marmarasë. Xhamia e Sinanit është një zgjidhje fantastike e mëdyshjes së të ndërtuarit me gurë të një hapësire simetrike mbuluar me kupola dhe gjysmëkupola. Xhamia e sapolejuar e Erdoganit është një falsifikim i trashë që do të ndërtohet mbi beton të përforcuar. Edhe vetë shtypi islamik në Turqi është i tronditur nga banaliteti i saj. Më keq ende, Bashkia e Stambollit aktualisht po ndërton një linjë të re metroje përgjatë Gjirit të Marmarasë, një urë të varur që është shumë më e madhe dhe e zhurmshme sesa nevojitet për të mbuluar atë ngushticë ujore – dhe kjo do të pengojë pamjen e siluetës përherë të çmuar të kryeveprës së njëmendtë otomane, Xhamisë Sulejmanije.
Gazeta Mapo http://www.mapo.al/2012/12/02/erdogani-jo-dhe-aq-i-madherishem/
Kushërira nuk e kuptoi asnjëherë që unë kisha qenë atje, në të njëjtën sallë me trishtimin e Shopenit që aq mirë pasqyronte trishtimin tim.
U largova vjedhurazi, ashtu siç edhe kisha hyrë e rrugës për në shtëpi nuk doja të shikoja asnjë njeri, ndaj nisa të ecja për shkurt mes rrugicave që askush tjetër në atë qytet nuk i njihte më mirë se unë.
Ne kroniken e trasmetuar nga Top Channel, qe i referohet nje portreti te publikuar tek uneflas.al ka nje deshmi tronditese dhe te sinqerte nga Erzeni, 22 vjecari i rritur ne jetimore.
Shikojeni vete kete video me poshte dhe lexoni artikullin ne kete link: http://historiaime.al/en/letra-nga-lexues/item/1033-erzeni,-djali-gej-qe-ka-nje-enderr.html
DEBATI I SE DIELES
Nga: Kristina Zharkalliu
Posteri eshte marre nga fushata ndergjegjesuese e shoqates “Ne Dobi te Gruas Shqiptare”
Shumë vajza të reja presin me padurim të rriten dhe një ditë të krijojnë familjen e ëndrrave të tyre. Familja ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në shoqërinë dhe kulturën shqiptare. Por, ndërkohë që mbetet një ndër vlerat më të mëdha, ajo në të njëjtën kohë mund të kthehet në makth për disa gra.
Pershendetje.
Si cdo mengjes po lexoja shtypin e dites dhe hasa ne kete artikul. Mendoj qe ky djale qe ka nje zanat duhet ndihmuar. Ndoshta ky eshte Versace, Armani apo Joni peci i ri. Aq me teper qe te gjithe ne kemi nevoje te shkurtojme, zgjerojme, ngushtojme pantollona. Nje makine qepese do ishte nje ndihme e madhe per te gjithe komunitetin. Nje shembull qe mund te sherbej edhe si nje sinjal integrimi dhe nje jete e fituar dhe nje gjykim me pak nga “bukuroshet e qytetit”. – SNARE (Peshku Pa Uje)
Deputeti i PD-së, Edi Paloka, i ftuar në “Ora News”, duke folur për zgjedhjet e 2013-ës, kërkoi nga militantët e PD-së që të mos mërziten, pasi sipas tij, në dispozicion janë vetëm 80 mijë vende pune, ndërkohë që PD-ja vetëm si anëtarë ka 121 mijë persona!
Nëna e re nga Kosova, e cila la familjen në Mitrovicë dhe u shpërngul në Shkozet të Durrësit, rrëfen sesi u dashurua me një burrë, i cili rezulton i martuar, duke sjellë në jetë një fëmijë. Por, babai i fëmijës ra në burg dhe ajo, e dorëzuar përballë skamjes, tregon se e dërgoi foshnjën në jetimore: “As gjak nuk më blinin, as ndihmë s’më dhanë”
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.