Angola dekriminalizon marrëdhëniet homoseksuale

Angola besohet se është vendi i parë që ka dekriminalizuar homoseksualitetin për këtë vit, duke nënkuptuar se rreth 29 milionë banorë në të janë të lirë të dashurojnë kë të duan. Shteti jugor në Afrikë ka braktisur nenet ligjore të Kodit Penal që i përket periudhës së kolonizimit, i interpretuar si një ligj kundër marrëdhënieve seksuale brenda gjinisë së njëjtë, raporton organizata Human Rights Watch.
Gjithashtu qeveria ka prezantuar një projektligj që propozon ligjin për mbrojtjen nga diskirminimi me bazë orientimin seksual. Dekriminalizimi i homoseksualitetit në Angola fitoi fuqi ligjore të mërkurën (23 janar) teksa vendi miratoi kodin e ri penal që prej marrjes së pavarësisë nga Portugalia në 1975.
Gjatë zbatimit të ligjit të vjetër, personat LGBT+ ballafaqoheshin me persekutime. Angola konsiderohet si një ndër vendet më pranuese ndaj komunitetit LGBT+ në Afrikë. Një sondazh i realizuar në 2017 nga “ILGA” nxorri në pah se rreth 61% e personave nga Angolia besojnë se personat LGBT duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta sikurse personat heteroseksual.
Ndërsa 65% ishin dakort se individët LGBT duhet të mbrohen nga diskirminimi në vendin e punës.
Në botë ekzistojnë rreth 69 shtete që ende e kanë në legjislacion të kriminalizuar marrëdhëniet homoseksuale, duke përfshirë 34 nga 54 shtete në Afrikë. Aktivistë dhe shoqata nga e gjithë bota e përgëzuan Angolën për këtë iniciativë, duke e konsideruar një moment historik për lëvizjen LGBTI+.