Michael Haneke, kur mbetet vetem ‘Dashuria’
*Sipas Evene. Përgatiti: Blerta Hyska.
Regjisori Michael Haneke fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Kanës, me filmin “Dashuri”. Ishte Palma e tij e dytë pas “Fjongo e bardhë” në vitin 2009. Ky çmim nderoi një film që flet për fundin e jetës, të një jete, të një çifti, të një dashurie. Një partiturë pothuajse klinike, ndonjëherë tronditëse, por gjithmonë mjeshtërore.