Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e Shtypit 14 Dhjetor 2012
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e Shtypit 14 Dhjetor 2012
Kristi Pinderi and Xheni Karaj reporting from Stockholm
Great news from Sweden! It was the prime minister himself Frederik Reinfeld who greeted yesterday 450 LGBT activists from 100 countries at the opening ceremony of 2012’s ILGA world conference, making history as the first prime minister ever who does so.
Qindra banorë të Laprakës zhvilluan pasditen e sotme një protestë, për të kërkuar rikthimin e energjisë elektrike, që u është ndërprerë prej 3 ditësh. Në shenjë proteste për mungesën e energjisë, banorët kanë bllokuar njërin aks të rrugës, në kryqëzimin e Laprakës, dhe u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave në rrugë.
INSTAT bëri sot prezantimin e rezultateve kryesore të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011. Gjatë kësaj ceremonie Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, Ines Nurja theksoi “Ky census u krye duke ndjekur rekomandimet dhe standardet europiane dhe INSTAT sot publikon të dhënat themelore statistikore socio-ekonomike për të ndërtuar politika të shëndosha për një jetë më të mirë të shqiptarëve. Madje këto të dhëna konform standardeve europiane do të japin kontributin e tyre në procesin e integrimit europian”.
“Gjej rastin këtu”, shtoi ai “të prezantoj disa nga rezultatet kryesore të këtij censusi”.
POPULLSIA – Nga rezultatet përfundimtare të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011, rezulton se popullsia rezidente është 2 821 977. Numri total i refuzimeve është 21 839 persona. Siç shihet nga kjo panoramë, krahasuar me Censusin e vitit 2001 kemi një rënie të popullsisë banuese prej 8%. Ndaj analizat paraprake na dëshmojnë se emigracioni dhe lindshmëria janë dy faktorët kryesorë përgjegjës të rënies së numrit të popullsisë, të cilat kërkojnë analizë të hollësishme në të ardhmen.
RAPORTI GJINOR – Numri i femrave krahasuar me vitin 2001 ka pësuar një rënie prej 9.2% ndërsa ai i meshkujve me 8.3%. Raporti gjinor në Shqipëri kërkon një vëmendje të veçantë nga demografët dhe studiuesit. Për herë të parë në historinë e censuseve në Shqipëri, popullsia që jeton në zonën urbane e ka tejkaluar numrin e popullsisë që jeton në zonën rurale. Tashmë në zonën urbane jetojnë 53,5% e popullsisë ndërsa 46,5% e saj jeton në zonën rurale.
FAMILJA – Nga ana tjetër, numri i familjeve ka pësuar një rënie krahasuar me shifrat e censusit të mëparshëm. Sot numërohen 722 262 familje nga 726 895 që ishin në vitin 2001. Por struktura brenda familjes (numri i anëtarëve) ka patur një ndryshim të rëndësishëm. Mesatarisht sot një familje shqiptare ka 3.9 anëtarë nga 4.2 që kishte në vitin 2001.
Struktura demografike e Shqipërisë po ndryshon duke patur parasysh që nga këto rezultate kemi rënie të koeficientit të fertilitetit, rritje të popullsisë urbane, ndryshim në strukturën e popullsisë, në karakteristikat etno-kulturore, në nivelin e arsimimit, në kushtet e jetesës dhe në strehim.
BANESAT – Numri i ndërtesave për qëllime banimi në censusin e vitit 2011 është 598 267 dhe është rritur me 16.8% krahasuar me vitin 2001. Fondi i banesave rezulton në 1 012 400 banesa ku përfshihen jo vetëm banesat e banuara por edhe ato të pabanuar që përbëjnë 29.8% të totalit në krahasim me 11.3 % në 2001.
MIREQENIA – Jo vetëm fondi i banesave është rritur në krahasim me vitin 2001 por dhe kushtet e jetesës në to kanë ardhur duke u përmirësuar përsa i përket aksesit në shërbimet bazë si dhe zotërimit të pajisjeve afatgjatë. Në ndryshim nga censusi 2001, lidhur me karakteristikat e kushteve të banesës INSTAT disponon edhe të dhëna mbi telefoninë fikse dhe mobile të cilat i gjeni në këtë publikim.
Një tjetër risi e këtij censusi ishte përfshirja e pyetjeve mbi gjuhën amtare, fenë dhe grupet etno-kulturore. Këto të dhëna interesante do të japin një panoramë më të qartë të disa karakteristikave të popullsisë shqiptare të cilat u mungonin studiuesve prej një periudhe të gjatë kohe.
GJUHA – Po ti hedhim një vështrim të shpejtë, shohim se 98.77 % e popullsisë ka si gjuhë amtare shqipen. Më pas vijnë gjuha greke me 0.54 %, maqedonase 0.16 %, rome 0.14 % dhe arumune me përkatësisht 0.14 %.
BESIMI FETAR – Një tjetër e dhënë e cila do të analizohet më tej nga studiuesit është dhe ajo mbi përkatësinë fetare. Sipas vetëdeklarimit mbi përkatësinë fetare në censusin 2011, në territorin e Shqipërisë janë 56.70% muslimanë, 10.03 % katolikë, 6.75 % ortodoksë, 2.09 bektashinj, 0.14 ungjillorë. Ndërkohë që 5.49 janë vetëdeklaruar si besimtarë të pacilësuar dhe 2.5 % ateistë. Numri i atyre që kanë preferuar të mos përgjigjen kësaj pyetje është 13.79% të totalit të popullsisë.
ETNIA – Përsa i përket përkatësisë etno-kulturore, 82.58 % kanë deklaruar se janë shqiptarë të 0.87 % grekë, 0.30 % romë, 0.30 % arumunë dhe 0.20 % maqedonas. Numri i mospërgjigjeve në këtë pyetje përbën 13.96 % e totalit të popullsisë.
REFUZIMET – Një tjetër analizë me mjaft interes do të ishte shpërndarja e numrit të refuzimeve (13.96 %) dhe përgjigjeve të pa vlefshme apo të papërcaktuara (1.58 %) lidhur me përkatësinë etnokulturore. Po tu referohemi këtyre shifrave, rezulton se 99.6 % e tyre kanë deklaruar gjuhë amtare shqipen, 0.15 % gjuhen greke, 0.04 % rome, 0.04 % arumune dhe 0.03 % maqedonase.
ARSIMI – Një vend të rëndësishëm në këtë publikim zë dhe niveli i arsimimit të popullsisë. Po tu referohemi shifrave, vërejmë se në popullsinë 10 vjeç e lart, 96,2 % tyre e kanë ndjekur ose janë duke e ndjekur shkollën. Në censusin e vitit 2011 bën dallim ndjekja e sistemit universitar dhe pasuniversitar nga 10.7% të popullsisë 10 vjeç e lart, tregues i cili në vitin 2001 ishte 5.5%.
AFTESITE E KUFIZUARA – Për herë të parë në një census është pyetur edhe për aftësinë e kufizuar të popullsisë. Këto të dhëna do të shërbejnë në të ardhmen për të bërë vrojtime më të specifikuara si dhe për të ndërtuar politika mbështetëse në funksion të kësaj kategorie personash.
“Unë me të vërtetë shpresoj se këto të dhëna do të jenë shumë të dobishme për të interpretuar ndryshimet e vendit tonë dhe do të shqërbejë si bazë për të ndërmarrë aksionet e duhura për një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë në të ardhmen.” ka përfunduar komentin e tij z. Nurja, dhe më pas vazhdoi me falenderimet.
Në faqen e saj zyrtare në facebook, ACT Now raporton se në Shqipëri, 60% e mbeturinave të qyteteve janë lëndë organike, hedhur nga familjet dhe bizneset.! Kthimi i tyre në pleh organik është një mënyrë për pakesimin e mbeturinave. Nëse mbeturinat e një familjeje pakësohen me 50%, që është plehu organik që mund të dalë prej tyre, kjo do të pakësonte me 30% sasinë e përgjithshme të mbeturinave ne Shqiperi. Dhe do të zvogëlonte me 25% koston e bashkive për menaxhimin e mbeturinave.
Shikoni këtë raport të Qendrës Rajonale për Mjedisin (REC) që analizon kostot/përfitimet e qytetarëve dhe veprimet e bashkive për të pakësuar shkarkimet e gazeve serë në sistemet e menaxhimit të mbeturinave në vendin e depozitimit të mbeturinave (landfill) në Bushat.
Kliko këtu për të lexuar më shumë mbi riciklimin
Raportojne nga Stockholmi, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj
Lajme të mira nga Suedia! Ishte vetë kryeministri Fredrik Reinfeldt i cili përshëndeti dje 450 aktivistë për të drejtat e LGBTI nga 100 vende të botës në ceremoninë e hapjes së konferencës globale ILGA 2012 duke hyrë në histori si i pari kryeministër që bën një veprim të tillë.
Ky fakt, si dhe numri i pjesëmarrësve e bën këtë conference, që deri në datën 16 dhjetor do të diskutojë mbi strategjitë e aktivizmit të LGBTI në botë, eventin më të madh global në historinë e LGBTI.
Barbaria ndaj grave në Shqipëri duket se nuk njeh më kufij. Brenda pak orëve janë shënuar dy krime të rënda. Në mbrëmje një grua është qëlluar me thikë ndërkohë që hynte në banesë.50 vjeçarja Asinja Krytha ka vdekur në spital, ndërkohë që kishte hyrë në sallën e operacionit.
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e Shtypit 13 Dhjetor 2012
Një studim i kryer në 450 mijë shqiptarë, prindër që kanë fëmijë në shkollë dhe vetë fëmijë ka treguar se dhuna është e pranishme në shkollat tona, qoftë ajo fizike qoftë psikologjike. Më e rëndë situata paraqitet në zonat rurale ku është më e pranishme dhuna fizike.
Në një treg efiçient (ideal) kursi i këmbimit të dy monedhave duhet të rezultojë në një fuqi blerëse të barabartë. Pra, nëse 1$ është 100 lekë, me 100 lekë në Shqipëri duhet të blihen të njëjtat mallra ose shërbime që blihen me 1$ në SHBA. Por, duke qenë se tregjet janë jo efiçientë (jo idealë) për shkak të kurseve të këmbimit, taksave dhe faktorëve të tjerë, fuqia blerëse ndryshon.
Organizata për të drejtat e komunitetit Gej, Lezbike, Biseksual dhe Transgjinor në Kosovë “Libertas” ka dalë këtë 10 dhjetor 2012 me një fushatë senzibilizuese për të shënuar ditën ndërkombëtare të drejtave të njeriut.
Një 30-vjeçare nga Korça në muajin e gjashtë të shtatzanisë është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Olsi Iljazi, i cili pas një sherri të momentit ka dhunuar gruan e tij 6-muajshe shtatzënë Rudina Iliazi. Gruaja është dërguar në materniteti e Korçës dhe sipas mjekëve gjinekologë gjendja shëndetësore e saj dhe e foshnjës është jashtë rrezikut për jetën.
The Alliance against Discrimination and Pro LGBT, two organizations that promote the rights of LGBT expressed their deep disappointment for the weak and unprofessional work done by the Commissioner Against Discrimination.
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyrimi i Shtypit 12 Dhjetor 2012
Aleanca Kundёr Diskriminimit dhe Pro LGBT, dy organizata qё mbrojnё tё drejtat e LGBT shprehin keqardhje dhe zhgenjim te thelle pёr punёn e dobёt dhe jo profesionale tё institucionit tё Komisionerit pёr Mbrojtje nga Diskriminimi.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.