Berluskoni është rikthyer. Nuk mund të rrinte larg politikës.
Ndoshta më të shqetësuar se vetë italianët janë fqinjët veriorë, gjermanët, që druhen se Italia do zhytet sërish në krizë.
Berluskoni është rikthyer. Nuk mund të rrinte larg politikës.
Ndoshta më të shqetësuar se vetë italianët janë fqinjët veriorë, gjermanët, që druhen se Italia do zhytet sërish në krizë.
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e Shtypit 11 Dhjetor 2012
Një telenovelë turke, transmetimi i së cilës pritet të vazhdojë në mediat kosovare e shqiptare, ka shkaktuar një debat interesant në vendin ku u krijua-Turqinë.
Për shkak të rritjes së polemikave në publik, partia qeverisëse në Turqi-Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, pritet ta ndalojë telenovelën e mirënjohur “Sulejmani i Madhërishëm”.
Erjon Tela (historiaime.al)
Gjatë një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, dashuria që ata persona kanë për të dhuruar ndihet që tek dera. Fytyra e tyre shkëlqen nga lumturia kur shikojnë që po afrohet dikush, i njohur a i panjohur qoftë ai.
Mosrespektimi i ligjit që përcakton të drejtat intelektuale shihet si një shqetësim për akademikë dhe juristë të bërë bashkë në një konferencë shkencor e organizuar nga Universiteti i Tiranes ne kuadër te 100 vjetorit të Pavarësisë.
Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, janë përmbyllur dy javë intensive të ndërgjegjësimit të qytetarëve për dhunën në familje.
Një grup vullnetarësh, studentë të universiteteve të ndryshme të Tiranës prej datës 25 nëntor deri sot 10 dhjetor, kanë qenë aktiv në komunikim me persona që kanë qenë apo janë subjekt i dhunës, sikundër kanë shpërndarë materiale sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave, apo fëmijëve si target grupet më të ekspozuara ndaj dhunës në familje.
Në kuadër të ditës ndërkombëtare të drejtave të njeriut një vëmendje e veçantë i është dhuruar 12 fëmijëve, të cilët vuajnë nga fenomeni i gjakmarrjes.
Mësuesja e fëmijëve të ngujuar, Liljana Luana(në foto poshtë), në fjalën e mbajtur kërkoi që ti jepet fund këtij fenomeni të dhimbshëm, raporton Ora News.
56 pemë rrapi, pasuria më e madhe natyrore përreth burimit të Syrit të Kaltër janë tharë ose kanë filluar të thahen.
Një prej tyre është shembur nga erërat e forta dhe reshjet e ditëve të fundit brenda në burimit të Syrit të Kaltër. Baftjar Beqiri, Drejtor i Shërbimit Pyjor në Delvinë pohon se parku dhe 18 burimet që bashkohen në Syrin e Kaltër, janë pasuria më e rëndësishme e administruar prej këtij shërbimi.
Sipas tij ndërhyrja për nxjerrjen nga ujërat e ftohta të trungut të pemës së rrëzuar, ka qenë deri tani e pamundur.Ripopullimi i zonës është menduar të bëhet përsëri me rrap për të ruajtuar bimësinë autoktone.
Sëmundja e rrapit po përparon me shpejtësi të lartë ndërsa në park janë prekur të gjithë trungjet qindravjecarë. Pas njoftimit të Ministrisë së Mjedisit, ka ardhur një ekip që ka parë situatën në vend ndëra priten konkluzionet e specialistëve për të kapërcyer situatën, si dhe për mundësinë e zëvendësimin të rrepeve të rrëzuar me pemë të llojeve të tjera./T.CH/
Foto nga Gazeta Idea
Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit ka shprehur indinjatën për vendimin e pushimit të akuzave ndaj Fatmir Mediut. Sipas tyre, kjo është një procë e radhës që shtetasit shqiptarë nuk janë të barabartë.
Dita e të Drejtave të Njeriut në 10 dhjetor vlerëson punën e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në mbarë botën të cilët veprojnë për t’i dhënë fund diskriminimit. Duke vepruar vetëm ose në grupe brenda komuniteteve të tyre, çdo ditë mbrojësit e të drejtave të njeriut punojnë për t’i dhënë fund diskriminimit duke bërë fushatë për ligje të drejtë dhe efektivë, duke raportuar dhe hetuar të drejtat e njeriut dhe duke mbështetur viktimat.
Disa qindra aktivistё nga tё gjitha kontinentet dhe rreth 100 vendet e botёs janё mbledhur nё Stokholm tё Suedizё pёr tё mёrrё pjesё nё konferencёn botёrore tё ILGA qё do tё zhvillohet nga sot deri nё datёn 16 dhjetor.
Gjenden te masakruar ne fshatin Legada te Selanikut ne Greqi, dy te rinj te moshave 15 dhe 16 vjeç, raporton Vizion Plus.
Nga te dhënat e policisë, behet e ditur se vajza 16 vjeçare Kristiana Niçani ishte shqiptare, nga fshati Drenove i Korçës dhe jetonte ne Selanik prej shume vitesh, ndërsa djali ishte nga Xanthi i Greqisë.
Prej një muaji, adoleshentet e vrare ishin raportuar te zhdukur nga familjaret e tyre.
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e shtypit 10 Dhjetor 2012
10 dhjetori shënon Ditën e të Drejtave të Njeriut, duke përkujtuar miratimin e OKB-së të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut në 1948. Dita e të Drejtave të Njeriut paraqet çdo vit një mundësi për të festuar të drejtat e njeriut, për të nxjerrë në pah një çështje të veçantë, dhe për të advokuar për gëzimin e plotë të të gjitha të drejtave të njeriut nga ana e të gjithëve dhe kudo.
Stavros Lambrinidis (Përfaqësues Special për të Drejtat e Njeriut në Bashkimin Europian)
Kremtimi i përvitshëm i të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor bie në të njëjtën ditë kur BE-ja do të marrë Çmimin Nobel për Paqen. Kjo përkitje është fatlume. BE-ja po nderohet për përkrahjen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe pajtimin, si dhe për përhapjen e paqes dhe stabilitetit në kontinent.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.