Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e shtypit 10 Dhjetor 2012
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e shtypit 10 Dhjetor 2012
10 dhjetori shënon Ditën e të Drejtave të Njeriut, duke përkujtuar miratimin e OKB-së të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut në 1948. Dita e të Drejtave të Njeriut paraqet çdo vit një mundësi për të festuar të drejtat e njeriut, për të nxjerrë në pah një çështje të veçantë, dhe për të advokuar për gëzimin e plotë të të gjitha të drejtave të njeriut nga ana e të gjithëve dhe kudo.
Stavros Lambrinidis (Përfaqësues Special për të Drejtat e Njeriut në Bashkimin Europian)
Kremtimi i përvitshëm i të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor bie në të njëjtën ditë kur BE-ja do të marrë Çmimin Nobel për Paqen. Kjo përkitje është fatlume. BE-ja po nderohet për përkrahjen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe pajtimin, si dhe për përhapjen e paqes dhe stabilitetit në kontinent.
Në Bruksel është lançuar Aleanca globale kundër abuzimit seksual të fëmijëve online me pjesëmarrjen e ministrave dhe zyrtarëve të lartë të 45 vendeve. Qëllimi i kësaj Aleance është bashkimi dhe koordinimi më i mirë i instrumentave për të identifikuar viktimat dhe për t’ju ofruar atyre ndihmën e duhur si dhe sigurimin e mbështetjtjes së nevojshme për të hetuar rastet e abuzimeve seksuale të fëmijëve dhe dënimin e abuzuesve.
Babagjyshi i Krishtlindjes dhe i Vitit të Ri këtë vit duket se e ka braktisur slitën e tij dhe ka zgjedhur të vijë ndryshe: duke ecur, duke vrapuar, me not, me motor… Në shhumë vende të botës kanë filluar tashmë përgatitjet për festat e fundvitit.
Shikoni imazhet që Huffington Post ka zgjedhur.
Në kohën që skema e pensioneve është e rrezikuar një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve kanë zgjedhur të sigurojnë një pension privat. Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fund të Shtatorit, vlera e aseteve arriti në 247 milionë lekë, me një rritje prej afro 60% që nga fundi i vitit 2011. Sipas të njëjtave burimeve numri total i anëtarëve në fondet e pensioneve arriti në 7,065, me një rritje prej 12% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
DEBATI I SE DIELES
Ditët e fundit, shoqata e te Verberve e Shqiperise është akuzuar për prapavijë politike në protestat e zhvilluara. Ministri i Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka shfrytëzuar aktivitet e ditëve të fundit për të hedhur akuza drejt personave me aftësi të kufizuar.
Në komisionin Parlamentar kur u prezantua buxheti për vitin 2013 Spiro Ksera ka pohuar se protestat janë bërë per qellime politike. Pikërisht për këto akuza historiaime.al ka zhvilluar një intervistë me kryetarin e kesaj shoqate, Sinan Tafaj.
Vizion Plus sjell nëpërmjet një raporti të bartur nga ekspertët e ekonomisë problematikën e tatim paguesve në Shqipëri. Sipas këtij raporti nga 12 qarqet në të gjithë vendin, banoret e Tiranës dhe te Durrësit rezultojnë më të rregullit në pagesën e taksave dhe tatimeve, ndërsa me keq janë ata të Krumes, Koplikut dhe Librazhdit.
Ish-drejtori i Spitalit të Përmetit, nuk ka kaluar shumë kohë pa marrë një detyrë të rëndësishme. Ai u shkarkua pas vdekjes së një vajze 7 vjeçare. Por Dhimitër Nasi është emëruar nënprefekt i Përmetit.
“Herë kemi, herë s’kemi. Dhe ushqimet nuk janë edhe aq të mira. Unë nuk mund të ha groshë përditë. I lutem shtetit, i bëj një thirrje të na ndihmojë, të vërë dorën në zemër sepse ne jemi kaq të varfër sa nuk kemi nga të shkojmë. Herë me bukë, herë pa bukë”.
Respublica.al
Një grupim i quajtur Fronti Anti-Fashist ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë ndaj zyrave të Agimit të Artë, në orët e hershme të mëngjesit të së martës, raporton Katerina Nikolas për Digital Journal.
Sipas Reuters Fronti Anti-fashist është një grup pak i njohur që pretendojnë të jenë lidhur me Federatën anarkiste informale. Deklarata thotë: “Ne kemi vendosur të godasim zyrat e Agimit të Artë sepse ne besojmë se fashistët duhen godur të parët, para se të të godasin ata”
Federata anarkiste joformale ka kryer një numër sulmesh në Evropë. BBC raportoi se ata dërguan bomba-pako në ambasadat greke, zvicerane dhe kiliane në Romë, sikurse dhe një bombë-pako në zyrën e mbledhjes së taksave në Romë. Grupi gjithashtu mori përgjegjësinë për tentativën për vrasjen e Roberto Adinolfit, 53 vjeç, një ekzekutiv i lartë i grupit të inxhinierisë bërthamore Ansaldo Nucleare. Grupi kërkon të vërë drejtësi, edhe pse deklaron se nuk i pëlqen retorika e dhunshme.
Golden Dawn kanë kritikuar heshtjen politike pas bombardimit të zyrës së tyre, duke vënë në dukje se asnjë parti nuk bëri një deklaratë që dënon aktin terrorist, kështu që taktikisht kanë përkrahur terrorizmin.
Policia greke ka thënë se grupi nuk është i njohur për shërbimet e sigurimit, çka jep një mësim të vlefshëm: kudo që ka një veprim force do të lindë një kundërveprim. Ky mësim, shpesh neglizhohet nga politikanët, grupimet e partitë agresivë.
Ashtu siç paralajmëroi paraditen e sotme, kryeministri Berisha është regjistruar në Facebook.
“Sapo iu bashkova Facebook! Duket shumë praktik në iPad. Unë do të dërgoj përditësime dhe fotografi dhe mezi pres që të bisedoj me ju. Ju lutem ndani këtë faqe me familjen dhe miqtë tuaj”.
Shtatë çuna edhe më të mëdhenj në moshë e në trup se ai, iu sulën me grushta dhe ky, i vetëm, iu kthye në ato minuta shqetësuese për të gjithë plazhistët secilit prej atyre çunave që duke qenë së bashku mendonin se kishin epërsi ndaj djalit që zotëronte varkën.
Nuk ka ende asnjë lajm për djalin 10-vjeçar të nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, i cili rezulton prej më shumë se një jave i zhdukur. Julian Çela është parë për herë të fundit në një qendër interneti në Laprakë. Babai i djalit e ka denoncuar zhdukjen e të birit prej një jave, por pas asnjë rezultati në kërkimet e policisë, ai ka shpërndarë në rrjetet sociale foton e tij dhe numrin e telefonit.
Të gjithë e dinë, por shpesh bëjnë sikur nuk e dinë. Në muze është rreptësisht e ndaluar për të fotografuar veprat e ekspozuara. Janë të shumtë ata që nuk i rezistojnë dot tundimit dhe thyejnë rregullat për të patur si kujtim një foto në shoqërinë e Mona Lizës në Luvër (ka ndodhur edhe me rreperin e famshëm Eminem dy vjet më parë), apo me Klithën e Munch, në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në New York.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.