Qindra prodhues të qumështit nga e gjithë Evropa u mblodhën në Bruksel për të protestuar kundër kostos së lartë të prodhimit, të kërkonin heqjen e taksës së qumështit dhe një reformë të Bashkimit Evropian për të mbrojtur industrinë.
Qindra prodhues të qumështit nga e gjithë Evropa u mblodhën në Bruksel për të protestuar kundër kostos së lartë të prodhimit, të kërkonin heqjen e taksës së qumështit dhe një reformë të Bashkimit Evropian për të mbrojtur industrinë.
Mosftesa zyrtare e të gjithë deputetëve të Parlamentit të Kosovës, nga institucionet e Shqipërisë, për të qenë zyrtarisht pjesë e manifestimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, i ka hatëruar deputetët e shtetit kosovar, i cili shënimin e përvjetorit të 100-të të Shqipërisë e kremtoi pa presidenten Atifete Jahjaga, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Kjo për faktin se që të tre zyrtarët e lartë të shtetit këtë ditë e kanë festuar 100-vjetorin e shtetit shqiptar në Tiranë. Derisa Jahjaga e Thaçi kanë udhëtuar për në Shqipëri gjatë ditës së martë, kryeparlamentari Krasniqi ishte nisur për atje qysh të hënën.
Një ushtarak në shërbim në Ministrinë e Mbrojtjes dyshohet se është vetëvrarë në orët e para pas mesnate (mendohet rreth orës 04:30) në ambientet e zyrës së tij brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga policia Ushtarake.
Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm te tyre.
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e shtypit 29 Nëntor 2012
Disa qindra shqiptare jane mbledhur aktualisht (ora 21.00 me oren lokale te Shqiperise) ne sheshin Times Squanre ne New York per te festuar 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Shikoni LIVE cpo ndodh tani ne kete link: http://www.earthcam.com/usa/newyork/timessquare/?cam=tsstreet
Me poshte lajmi i AP, shkruar nga Llazar Semini
E gjeni te plote ketu: http://www.windsorstar.com/life/Albania+celebrates+100th+anniversary+independence+from+Ottoman/7620239/story.html
TIRANË, Shqipëri – Shqipëria festoi 100 vjetorin e pavarësisë të mërkurën me një paradë ushtarake, evente festive dhe me një tortë 18 tonëshe.
Por klima e festimeve u përkeqësua nga incidente me dy shtete fqinje të Shqipërisë Maqedoninë dhe Greqinë, zyrtarët e të cilëve anulluan vizitat respektive.
Kryeministri Sali Berisha kishte folur të martën për “tokat shqiptare” që shtrihen nga Preveza në Greqi deri në Preshevë në Serbi, dhe nga kryeqyteti maqedonas i Shkupit në kryeqytetin malazez Podgoricë.
Komentet u gdhendën edhe në një pergamenë që do të shfaqet në një muze në qytetin e Vlorës, ku pavarësia e vendit nga Perandoria Osmane u shpall në vitin 1912.
Ministri i jashtëm grek Dimitris Avramopulos anuloi menjëherë vizitën e tij në Tiranë të mërkurën. Një deklaratë e ministrisë tha se komentet e Berishës “nuk kontribuojnë në krijimin e një klime të besimit, miqësisë dhe fqinjësisë së mirë”.
Zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli tha se kryeministri po fliste në një kontekst historik dhe se “në asnjë mënyrë nuk shprehu ndonjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë në jug, veri apo në lindje.”
Më herët, presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov e anulloi vizitën e tij në Shqipëri, pasi makina e Kryeministrit maqedonas Nicola Gruevski u godit me një vezë javën e kaluar gjatë një udhëtimi në Tiranë, kryeqytetin shqiptar.
Presidenti i Malit të Zi si dhe kryeministrat e Hungarisë, Kroacisë dhe Sllovenisë ishin të pranishëm, si edhe zyrtarë nga Italia dhe Kosova.
Dhjetëra mijëra shqiptarë etnikë – disa në këmbë ose mbi kalë – kanë mbërritur nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi për festimet, që filluan në Vlorë.
Në sheshin qendror të Tiranës Skënderbej, një tortë 18 tonëshe është shpërndarë për publikun. Kjo u pasua nga një paradë ushtarake.
Plani i mëparshëm i Berishës për therrjen e 2,000 deshëve e qingjave u prish pas protestave kundër këtij plani.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban u prit në Shqipëri me nderime të mëdha. I njohur për BE-në dhe botën si njeri me tendenca autoritariste, ai ka gjetur këtu tamam homologun e tij. Një media hungareze tallet me këtë vizitë
Nga Erik D’Amato, Politics.hu
Viktor Orban është në Shqipëri, një nga disa krerë shtetesh që viziton vendin e vogël ish- stalinist për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane.
Fotot me te bukura te festimit te perzgjedhura nga BBC. Shikoni me shume ne kete link: http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-20530426
Ministri i jashtëm i Greqisë e anulloi vizitën e tij në Tiranë pak para se të hipte në avionin që do ta sillte sot në Shqipëri për të qenë i pranishëm në festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë, raportojnë mediat greke.
Sapo do të hipte në avion ministri Dimitris Avramopoulos mësoi mbi deklaratën e Berishës më herët, sipas të cilit një pjesë e Greqisë perëndimore është në fakt, tokë shqiptare.
Ai e anulloi menjëherë vizitën dhe bëri këtë deklaratë:
“Ministri e anulloi vizitën e tij në minutën e fundit duke shprehur pakënaqësinë e qeverisë greke rreth deklaratave të kryeministrit shqiptar. Të tilla deklarata nuk ndihmojnë në krijimin e klimës së miqësisë, besimit të ndërsjelltë dhe në marrëdhëniet fqinjësore mes dy vendeve. Të tilla deklarata nuk shërbejnë për zhvillimin e nismave të përbashkëta në fushën politike, ekonomike apo atë të energjisë”.
http://www.keeptalkinggreece.com/2012/11/28/greek-fm-cancels-visit-to-tirana-after-albanian-pm-claims-greek-territories/
Pas kritikave ndaj idesë, qeveria shqiptare ka hequr dorë nga plani për të therur 1000 qengja për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë
Nga Besar Likmeta, BIRN
Ideja e një therje masive të qengjave ishte propozuar nga kryeministri Sali Berisha.
Por ajo nuk u shfaq në kalendarin e festimeve, të publikuar nga Bashkia e Tiranës.
Të hënën, forumi i të rinjve socialistë mbajti një tubim përpara zyrës së Berishës kundër idesë së therjes së qengjave, duke e quajtur një turp.
Mohamed Ludovic Lutfi Zahed dëshiron të hapë një xhami për gay-të muslimanë në Francë.
Ne internet po qarkullon nje video ku duket policia dhe persona civile te gardes te cilet nuk lejojne disa kalores qe kane ardhur me kuaj nga Kosova qe te hyjne ne sheshin e Flamurit ne Vlore. Madje ne nje moment nje prej personave te gardes i thote nje kaloresi te shkoje “andej nga ka ardhur”.
Shikoni videon me poshte:
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.