Akuariumi në Yokohama, Tokio, shfaq çdo vit një paradë Krishtlindjesh me një zhytës të veshur si Santa Claus i cili luan me banorët e akuariumit. Getty Images.
Akuariumi në Yokohama, Tokio, shfaq çdo vit një paradë Krishtlindjesh me një zhytës të veshur si Santa Claus i cili luan me banorët e akuariumit. Getty Images.
Paraditen e sotme kanë mbërritur nga Italia dy trajlera të mëdhenj me qengja dhe desh, të cilët mendohet se do të përdoren për gostinë e 100-vjetorit të Pavarësisë. Trajlerat që kanë ardhur me tragetin e linjës Bari-Durrës, janë filmuar nga ana e A1 Report.
Dy trajlerat pas mbërritjes në Durrës janë drejtuar për në Tiranë, ku dhe do të lënë ngrarkesën e tyre. Ka dyshime te forta se bagetite nuk jane te kontrolluara dhe per me teper eshte rritur ndjeshem rreziku i semundjeve dhe mendohet se nuk jane qingja e desh BIO, por me OMGJ.
Nga Parisi, Nevin Oztop dhe Kristi Pinderi
Konferenca vjetore e CALEM 2012, një bashkim i organizatave muslimane që mbrojnë të drejtat e LGBT u mbajt në Paris në bashkëpunim me HM2F (LGBT muslimanë të Francës).
Eventi u mbyll me diskutime mbi marteset mes së njëjtës gjini si dhe për të drejtat e çifteve gej për adoptimin e fëmijëve.
Presidenti amerikan, Barack Obama, uroi popullin shqiptar me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.
“Aleanca jonë me Shqipërinë është e fortë dhe e qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të arritur integrimin e saj të plotë në bashkësinë euroatlantike”, shkruhej në pjesën hyrëse të mesazhit të Obamës.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj misionit të NATO-s në Afganistan, si dhe për mbështetjen që i jep Shqipëria qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor.
“Lidhja e ngushte mes dy vendeve tona”, thotë Presidenti Obama, “nisi me mbërritjen e emigrantëve të parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Kjo lidhje u fuqizua edhe më tepër me ndërhyrjen vendimtare të Presidentit Uillson në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 dhe ka vazhduar të lulëzojë përgjatë dy dekadave të fundit pas vendosjes së demokracisë në Republikën e Shqipërisë”.
“Fjalimi historik i Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, në Parlamentin Shqiptar shënoi një tjetër gur të rëndësishëm kilometrik në marrëdhënien tonë. Në këtë ditë festimi, populli amerikan bashkohet me ju, duke ju uruar më të mirën në përpjekjet tuaja të ardhshme për ndërtimin e një Shqipërie demokratike dhe të begatë!”, shprehet më tej presidenti i SHBA.
Një sistem i gjurmimit të grave me anë të mesazheve telefonike ka shkaktuar shumë zemërim në Arabinë Saudite. Disa bloggers-a shkruajnë se edhe talibanët do e kishin zili diçka të tillë.
Gratë në Arabinë Saudite nuk lejohet që të udhëtojnë pa miratimin e partnerëve. Në rast se ato kalojnë kufirin, atëherë burrave u vjen një SMS ku u thuhet se gruaja u ka ikur jashtë.
“Nëse kam nevojë për një SMS ku të më thuhet se gruaja ime po largohet nga Arabia Saudite, ose jam martuar me gruan e gabuar, ose kam nevojë për psikiatër” shkruan dikush në Twitter.
Mesazhet janë pjesë e një sistemi elektronik pasaportash në Arabinë Saudite.
Arabia Saudite mbetet një vend thellësisht konservator, edhe pse Mbreti Abdullah ka prezantuar disa nisma për lehtësimin e gjendjes siç janë vota e grave dhe kandidimi i tyre në zgjedhjet lokale./TemA
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Dita e hap sot gazetën e saj me një ekskluzive të quajtur Skandali ‘Pesha’. Arsyet e zhdukjes në heshtje nga posti i drejtorit të agjencisë kombëtare të burimeve natyrore Besjan Pesha. Sipas Gazetës Dita drejtori i Metës është i dyshuar për gjobëvënie dhe afera miliona euro.
Biseda me poshte, eshte nje riprodhim i gjuhes se folur mes tre te rinjve, rreth te 20-tave ne Tirane. Eshte shume e lehte te degjish bisedat ne tavolinat e kafese ngjitur, persa kohe qe njerezit flasin me ton te larte. Por lexoni vete kete riprodhim te bisedes per te kuptuar me shume…
Hej i patë këto armët e Skënderbeut mo? Ueee, 3 kile ajo që mbante në kokë!
Boh, me mbajt 3 kile mbi kry!
Mbi dy metra ajo shpata e gjatë e Skënderbeut. Nja dy kilogram dhe mbi dy metra e gjatë se ata kishin një të madhe që e perdornin kur ishin mbi kalë dhe një të vogël, trup më trup.
Po ku kanë qenë deri tani?
Austri o burr! Aty është kështu, si vend për të çuar gjithë këto gjerat e vejtra të heronjve të çdo vendi!
Donika i ka cu atje…
Ca thu mo?
Po re… Gruja e Skënderbeut!
Cjapi, thoshin atje, ne oren 10 ecën nga një mal në një mal tjetër, kurse delja e lopa nuk ecin
Unë përdor dhe rrugët e vështira, kur nuk ia dal me shpatë, kam dhe mjete të tjera, mos më kujtoni kështu mua…., kish thënë Skënderbue.
Atë filmin se kanë bërë tamam o burrë!
Cin film?
Ai aktori se luan dhe aq mirë, është rus ai
Gjithë rusë mo kanë qenë ata, kanë bërë 6 muj stërvitje me mbajt shpatën se s’dinin me e mba
Shigjetat kanë qenë me të ngjitme… dhe kur të binte shigjeta në trup duhet mu rrezu në film J
Filmi i sknëderbeut akoma nuk është thyer për rekodshmëri në Rusi. Ish planifiku që katër kinematë më të mëdha të Rusisë të mbusheshin plot… e ta llogaritësh lekun e asaj kohe me këtë tani prapë nuk është thyer rekord….
Ca fitimi o burr!
Rusët ishin më krenarë për atë film. Kemi bërë filmin e një heroi të një shteti, që është i paarritshëm!
Libri i Gjon Buzukut, ishte shkrimtar ky, që kish bërë figurën e Skënderbeut, edhe ai origjinali kish ardh në Shqipëri… Ai ka shkrujt librin e parë shqip. Dhe ta blije sot në treg, ishte në shitje, bënte 65 mijë lek! 3 kile libër o burr…. kaq i trashë… Ka vlerë tregimi aty o burr, ishte e vitit 1400, 1500…
Hej, e hap dot facebook-un aty? Ta hap icik lali?
Te Taiëani cin do veshin mo?
Te Zogu i zi kanë vënë Jasharin. Te Petro Nini, te rrotullamja kishin vënë Uillsonin, atë të shkollës.
President i madh mo ka qenë ai, nuk e di ca ka qenë, president mo i SHBA…
… diçka rreth Isa Boletinit (e pakuptueshme)
Eshtë në Shkodër ai o vlla, më duket se është në Shkodër po ka vite që është vënë aty o vlla, po dhe në Tiranë vihet se një vlerë ka ajo, ska rëndësi
Me qenë ashtu vinin Cerciz Topullin! Sic kanë vënë Adem Jasharin. Ka luftu ai o burr, ka qenë verior, malok (qesh)
Ka qenë kosovar o burr, ska lidhje me verior. Ka qenë komandanti më i madh i UCK…
Po Katjusha Jashari e ke dëgju gjë? Ka qenë deputete, ca s’ka qenë! E kam hallë unë, goca e xhajës së plakut!
Hej, ca doja më thënë unë: hape içik atë facebook, hape! E shef dot këtu?
Nga Mero Baze
Ka dhe pak ditë që Shqipëria të shpëtojë nga një prej fotografive që mund ta terrorizojë këtë komb për 100 vitet e ardhshme. Kryeministri i vendit, në një moment haluçinant, ka urdhëruar që, mes marrëzive të tjera me rastin e 28 Nëntorit, të theren 2000 desh dhe qengja. Është bërë shumë humor me këtë temë dhe ka një luftë të ftohtë mes ministrive dhe bashkisë se kush do ta realizojë këtë kasaphanë, që tregon një detaj edhe më të rëndë lidhur me pafuqinë e qeveritarëve shqiptarë të komunikojnë normalisht me Sali Berishën.
Por ky është problem i vogël. Problem i madh serioz do të jetë data 28 Nëntor dhe kamerat e televizioneve ndërkombëtare që do të fokusohen në Tiranë tek mijëra kokë qengjash dhe deshësh të therur dhe të varur tek Biblioteka Shkencore e Universitetit, aty ku profili perëndimor i Shqipërisë do të shndërrohet në talibanizëm.
Përfytyroni raportin e CNN, BBC, fotot e agjencive të lajmeve, dhe nga tre fjali që shkruajnë në këtë rast për festën kombëtare, dy do të jenë sqarim për mijëra qengja e desh të therur si ‘kurban’ për 100 vjetorin. Shtoi pastaj fytyrat e uritura të bathoristëve që do të turren të marrin mishin falas të kurbanit të Lulëzim Bashës dhe Sali Berishës, higjienën e shkatërruar në të cilën do të serviret ky “megakurban”, dhe mbi të gjitha përfytyrimin e Shqipërisë si një vend që feston me kurban festën kombëtare të pavarësisë prej osmanëve.
Në këtë vend ka vdekur shoqëria civile apo ambientalistët dhe nuk u vë faj pasi simbol i tyre ka mbetur të jetë Fatmir Mediu. Ata mund ta frenonin këtë psikopati të Sali Berishës në aspektin ambientalist dhe vegjetarian.
Në këtë vend ka vdekur guximi për debat publik dhe transparencë të qeverisë dhe bashkisë rreth menysë së festës kombëtare dhe nuk i vë faj shoqërisë, pasi shqiptarët po festojnë pavarësinë, ndërsa Berisha me Bashën monarkinë.
Por në këtë vend, me atë fotografi të tmerrshme që mund të përfaqësohemi si komb më 28 Nëntor, do të vdesë përfundimisht imazhi ynë si një vend evropian dhe që minimumi ka një kulturë festimi. Imazhi i qengjave dhe deshve kokëposhtë në kolonat e universitetit, do t’i ngjajë pamjeve të talibanëve që i vunë minat kulturës së vjetër të Afganistanit pas marshimit të tyre në fillim të viteve ‘90-të, monumenteve të kulturës dhe vendeve të shenjta jo myslimane.
Duke qenë se kombi shqiptar nuk e meriton atë fotografi, opozita shqiptare dhe shoqëria civile duhet të mbajnë një qëndrim të prerë kundër asaj masakre primitive që na na skuq Tiranën nga gjaku dhe na nxin faqen para gjithë botës. Sali Berisha mund të mos ndalet dhe ta bëjë këtë masakër dhe turp për Shqipërinë, por kjo masakër duhet të hyjë në histori si turp dhe çmenduri e Sali Berishës dhe jo e shqiptarëve.
Opozita duhet të shprehet publikisht kundër dhe po të jetë nevoja të organizojë dhe protesta kundër këtij turpi. Shoqëria civile, ajo që ka mbetur ende pa “u therur” nga Berisha, po ashtu duhet të ngrejë zërin ndaj kësaj masakre.
E theksoj, nuk është vetëm çështje ambientalistësh, vegjetarianësh apo animalistësh, por mbi të gjitha çështje politike dhe imazhi për Shqipërinë. Vendi duhet të ndahet përfundimisht nga kultura arkaike e një bote të vjetër arabe, që feston duke bërë kurban qengja.
Kjo kulturë u rikthye në Tiranë me pushtimin taliban të Bashkisë së Tiranës pas vjedhjeve se mandatit nga Lulëzim Basha. Për ta bërë “hallall” mandatin e vjedhur, ai theri një qengj në mënyrë kriminale para Bashkisë, ngjeu me gjak pragun e portës dhe hyri brenda. Tani ky model, që fsheh brenda Familjes Berisha dhe një sekt të rrezikshëm të vehabizmit, po imponohet si një fotografi e Shqipërisë për 100 vjetorin. Nuk është fjala për fatin e 2000 deshve, por për fytyrën tonë, për imazhin e kombit shqiptar dhe alergjinë që mund t’i shkaktojmë Perëndimit me këtë gjest taliban. Ajo foto do të na shoqërojë për qindra vjet si simbol i 100 vjetorit të pavarësisë dhe në mos e ndalshim, së paku ta lëmë si relikte të një të çmenduri, që donte të identifikonte Shqipërinë me komplekset fetare myslimane që ka familja e tij vehabisto-sllavo-ortodokse.
Të paktën të mos jetë një foto që na përfaqëson të gjithëve, por vetëm ata që realisht ndjejnë nevojën për “kurban” pas çdo krimi.
The annual CALEM Conference of 2012 was held in Paris with the hosting of HM2F (Muslim LGBTs of France). The event has coincided with the discussions on gay marriages and equal adoption rights for LGBTs in France.
Mund të duket e pabesueshme, por sipas një studimi që do të publikohet muajin që vjen, ne po shkojmë drejt një bote pa luftë.
Futurologjistët nga Universiteti i Oslos në Norvegji dhe Instituti i Kërkimeve për Paqe në Oslo kanë parashikuar se konfliktet globale do të përgjysmohen në 20 vitet që vijnë.
Qendra spitalore mbushet me lokale, fast food-e, shitës ambulante… Aty mund të gjeni gjithçka. Të sëmurët ankohen për zhurmat që shkaktojnë lokalet brenda spitalit.
Në qendrën universitare spitalore më të madhe në vend “Nënë Tereza” problemet janë të shumta dhe të larmishme. Qytetarët ankohen për shërbimet, por drejtorët e spitaleve ua kanë sjellë dhe kafenetë brenda në spital!
Kështu një i sëmurë, i shtruar pranë Onkologjikut mund të zbresë në katin e parë dhe të pijë një kafe me nge.
“Cfarë po mendon?”, më pyet Ensi, pasi unë jam dorëzuar e refuzoj të aktroj si i rritur, apo si më i rritur se ai, si dikush që di gjithçka, apo si dikush që ka përgjigje për gjithçka. Dhe teksa skërmit me thonj etiketën e shishes së birrës, një shenjë kjo tipike e një njeriu që në ato momente ndjen një sfrustrim seksual, i përgjigjem: “Dua të të puth e të të shtrëngoj në krahët e mi”…
Makina e kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski i cili ndodhet në Tiranë, është qëlluar me vezë. Ngjarja ka ndodhur disa momente më parë (rreth orës 16:30) teksa kryeministri maqedonas dilte nga Hotel “Sheraton”.
Aktivistë të Partisë Civile kanë pritur këtë moment të kryeministrit duke e qëlluar me vezë makinën ku ndodhej kryeministri, teksa largohet nga ambientet e Hotel “Sheraton”.
Aktivistët shprehen për televizionin A1Report, se e bënë këtë veprim pasi janë kundër sjelljes së qeverisë maqedonase ndaj shqiptarëve në Maqedoni./A1-Report
Video ne kete link: http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=62Dmwks1cKM
Nxënësit e shkollave të mesme në Prishtinë të premten do të bëjnë marshin e bashkimit kombëtar. Kësaj nisme të nxënësve të shkollave të mesme i është bashkuar edhe Shoqata e Sindikatave të Arsimit.
Shumë prej nesh kanë makina. Pak prej nesh kanë blerë vende parkimi, megjithatë kjo nuk i pengon pronarët e makinave dhe banuesit e pallateve ti pushtojnë vendet publike, ti izolojnë me zinxhirë e dryna e ti bëjnë pronë të tyre pa të drejtë.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.