Patjetër që të gjitha gratë dhe vajzat lezbike jetojnë jetët e veta çdo ditë, me gjithë aspektet e tjera të jetës përtej seksualitetit. Megjithatë duke qenë në dijeni të gjithë vështirësise që dikush mund të përjetojë për shkak të orientimit seksual e diskriminimit që mund të vijë në qarqe familjare, shoqërore, akademike, apo profesionale, ka një ditë gjatë vitit dedikuar vetëm grave dhe vajzave lezbike. Për të rritur ndërgjegjësimin, reflektuar mbi ndodhitë gjatë një viti e për të festuar më shumë identitetin.
Lidhjet e të njëjtit seks mes grave janë dokumentuar në kultura të ndryshme nëpër kohë, që nga kohët e lashta. Nga poetja Safo në Greqinë e lashtë deri te çifte të përmenduar në kulturën kineze të, ato kanë lënë dhe vazhdojnë të lenë gjurmën e tyre në histori.
Një nga teoritë për origjinën e fjalës “lezbike” vjen nga emri i ishullit grek Lesbos, ku jetonte poetja Safo në shekullin e 6 p.l.K. Poezitë romantike të cilat shpesh përqendroheshin në dashurinë e saj për gra, mendohet që kanë emërtuar sot këtë orientim seksual.
Gratë lezbike kanë kontribuar në mënyra të rëndësishme në fusha të ndryshme, duke shënjuar në letërsi, shkencë, politikë, arte dhe sport. Figurat e njohura përfshijnë shkrimtaret si Audre Lorde dhe Virginia Woolf, shkencëtaret si Sally Ride, dhe artistët si Frida Kahlo.
Lezbiket kanë qenë gjithmonë në qëndër të aktivizmit LGBTQ+, luftën për të drejtat dhe barazinë. Aktivistë ndërkombëtare si Marsha P. Johnson dhe Del Martin kanë hapur rrugën për përparim, duke krijuar një shoqëri më të përfshirë. E në Shqipëri shpesh kanë qenë ato gratë që kanë sjellë erën e re për komunitetin LGBTQ+, ku ndër më të zëshmet e mediatiket janë Xheni Karaj, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj.
Thnënë këto, mbani në mënd të respektoni çpo ditë çdo grua, çdo vajzë dhe jini mendjehapur për të kuptuar rrugëtimin e secilit në këtë botë.
Më së rëndësishmi, thoni JO dhunës. Denoncojeni atë. Tregoni.