Dita e të Drejtave të Njeriut në 10 dhjetor vlerëson punën e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në mbarë botën të cilët veprojnë për t’i dhënë fund diskriminimit. Duke vepruar vetëm ose në grupe brenda komuniteteve të tyre, çdo ditë mbrojësit e të drejtave të njeriut punojnë për t’i dhënë fund diskriminimit duke bërë fushatë për ligje të drejtë dhe efektivë, duke raportuar dhe hetuar të drejtat e njeriut dhe duke mbështetur viktimat.


