Parku Arkeologjik i Finiqit ka 24 orë që digjet nga flakët, ndërkohë që asnjë zjarrfikëse nga Saranda nuk ka shkuar në vendngjarje. Përgjigjja e zjarrfikësve të Sarandës është se nuk kanë naftë për të shkuar të fikin zjarrin, shkruan TemA.
Parku Arkeologjik i Finiqit ka 24 orë që digjet nga flakët, ndërkohë që asnjë zjarrfikëse nga Saranda nuk ka shkuar në vendngjarje. Përgjigjja e zjarrfikësve të Sarandës është se nuk kanë naftë për të shkuar të fikin zjarrin, shkruan TemA.
Ne Itali, nje grup i te djathtes ekstreme duket se ka gjetur, sipas aktivisteve te vet, nje ide “gjeniale” kunder te drejtave te LGBT. Shkruajne ne nje poster qe po qarkullon ne formen e barcaletes: Italia ka nevoje per femije jo per homoseksuale! Gjykoni vete…
“Te rinjtë shqiptarë duhet të frymëzohen nga të rinjtë elitarë jo nga të rinjtë Al Pacino“
Nga Rigels Xhemollari *
Kohët e fundit po shohim që kriminaliteti rinor po rritet dhe të kryerit krim po kthehet në mode. Cdokush prej nesh lexon titujt e shtypit të ditës, dy të rinj grabisin në rrugë, sherr mes të rinjve, plagoset 20-vjecari dhe tituj e forma promovimi nga më të ndryshmet për të promovuar këta të rinj “heronj te kohes“.
Gjykata e Këlnit e klasifikon lëndim trupor heqjen e lafshës së organit mashkullor te të miturit, e tek hebrenjtë dhe tek myslimanët në Gjermani mbizotëron pasiguria ligjore. Ndaj Këshilli gjerman i Etikës diskuton per kete gje, shkruan DW. Ilhan Ilkilici nuk është nga ata që e ngrenë zërin. Për këtë arsye profesori i etikës mjekësore në Universitetin e Mainzit as nuk e qorton me zë të lartë vendimin e bujshëm të Gjykatës së landit në Këln. Klasifikimi i synetit si lëndim trupor është krejtësisht i kuptueshëm, thotë ai: “Vetëm se çështja është nëse ky lëndim trupor paraqet elemente krimi të dënueshëm.“
Rreth 30 studentë të gazetarisë dhe gazetarë profesionistë nga Franca e Ballkani Perëndimor (20 francezë, 2 boshnjakë, 1 serb, 4 rumunë dhe 5 maqedonas), u bashkuan në një projekt që i çoi ata në gjurmët e reporterit të famshëm francez Albert Londres (1884-1932).Ashtu si edhe Londres 100 vjet më parë, gazetarët shkuan në Osijek në Nish nëpërmjet Tuzlës, pastaj në Sarajevë, Mostar, Nikshiç, Shkodër dhe Shkup. Përgjatë udhëtimit të tyre, ata prodhuan materiale filmike që do të transmetohen në faqen online të një prej televizioneve publike franceze, ndërsa materialet më të mira do të transmetohen edhe në vetë televizionin francez duke filluar nga muaji tetor.
Ilir Çumani, drejtor i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve flet tërë mllef në një intervistë për Shekullin për disa organizata për jetimët në Shqipëri që sipas tij përfitojnë fonde e nuk bëjnë asgjë. Ai vetë nuk është konkret në akuzat e tij e për pasojë ato mund të shikohen me dyshim, por të paktën për diçka ia vlen të lexohet kjo intervistë e tij:
El Pais dhe më pas media të tëra në të gjithë Europën kanë publikuar sot situatën jashtëzakonisht të papranueshme të mijëra minatorëve të Afrikës së Jugut, të cilët janë detyruar të paktën gjatë 100 viteve të fundit të sakrifikojnëpr nxjerrjen e arit, të sakrifikojnë jetën pra per pak ose aspak fitime. Pak a shumë si fati i minatorëve të Bulqizës.
Për ata që nuk e njohin sëmundjen kronike të veshkave, dializa është një terapi që i shpëton pacientët nga vdekja. Eshtë praktikisht një transplant artificial i veshkave. Në Tiranë, në Klinikën e Dializës në QSUT, ka disa qindra persona që e marrin falas këtë terapi.
Ka dy lloje dializash: njëra quhet hemodializë e tjetra quhet dializë peritonale. Kjo e fundit bëhet në kushte shtëpie: pacienti merr likuidin dhe përmes një tubi të inkorporuar në bark, fut katër herë në ditë një lëng me minerale dhe sheqer që duke qëndruar në trup kryen funksioninin e pastrimit të gjakut që normalisht do duhet ta bënte veshka.
Ndërsa lloji tjetër i kësaj terapie, hemodializa, kryhet në spital. Praktikisht, pacientëve u instalohen mjetet në atë mënyrë që gjaku i tyre të qarkullojë i gjithi në një aparaturë elektronike. Kjo proçedurë duhet të zgjasë deri në 4 orë, në atë mënyrë që gjaku të mund të pastrohet plotësisht në aparaturë para se të hyjë sërish në enët e gjakut të pacientit (atë punë që veshkat e tyre nuk e kryejnë dot). Kjo lloj dialize bëhet të paktën 3 herë në javë, por ama u mundëson të sëmurëve kronikë të kenë një jetë të zakonshme, aktive dhe mëse normale.
Por disa pacientë të kësaj klinike konstatuan në analizat e tyre të fundit për muajin gusht se niveli i helmit të papastruar në gjakun e tyre ishte i lartë. Kjo duket në analizat që masin kreatininën në gjak. Tre punonjëse të këtij pavioni, pa dashur të identifikohen konfirmuan se gjatë stinës së verës doktorët i lenë pacientët vetëm 1 apo 2 orë në proçesin e dializës, nga të paktën 4 orë që ajo duhet të zgjasë.
Për pasojë, pacientët e dializës në QSUT kanë patur në masë këtë muajin e fundit rezultate alarmuese në analizat e tyre. “Këtu ka marrë fund gjithçka”, thotë një infermiere që punon prej shumë vitesh në atë klinikë, “doktorët nuk duan të qëndrojnë asnjë minutë më shumë dhe e shkurtojnë kohën e dializës për pacientët”./His.Ime/
Tregu i fruta-perimeve te ish uzina “Dinamo” është një ndër më të frekuentuarit në Tiranë. Kjo për shkak të çmimeve të lira që ofron. Por kjo zonë, shkruan sot Shqiptarja.com mund të kthehet në një kërcënim serioz jo vetëm për jetën e tregtarëve që ushtrojnë aktivitetin aty, por edhe për të gjithë banorët e Tiranës.
Arcigay, organizata më e madhe LGBT në Europë është duke zhvilluar një proçes për zgjedhjen e presidentit të saj të ri. Zgjedhjet pritet të zhvillohen në nëntor të këtij viti.
Presidenti aktual, z. Paolo Patane rikandidon në një Itali ku problemet e lobimit politik bëhen gjithnjë e më të vështira për LGBT, vit pas viti.
Një lexues i gazetës Tema ka bërë një llogari të thjeshtë matematike për rritjen e pagave krahasuar me vitin 2005. Ai është bazuar tek fuqia që ka paga sot dhe në vitin 2005 për të blerë thjesht bukën, artikullin më të kërkuar nga shqiptarët. Dhe ja si janë përfundimet:
Ai duhej të ishte një prej qyteteve me të ardhura të larta dhe me banorë që nuk vuanin nga varfëria, për shkak të pasurive nëntokësore që zotëron. Por, realiteti është krejt ndryshe në Bulqizë.
Përfitimi mesatar mujor i familjeve të varfra që janë të përfshira te skema e ndihmës ekonomike ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit, ndërsa numri i familjeve në nevojë është rritur, shkruan gazetari Gjergj Erebara ne Shqip, duke iu referuar statistikave te përditësuara të Institutit të Statistikave.
Nga Mero Baze
Marin Mema, një nga gazetarët e rinj të talentuar të vendit, qenka shpallur zyrtarisht “armik” i Greqisë. Nuk ka vrarë asnjë grek, nuk ka fyer asnjë grek, por është dënuar në mungesë, pse ka mbrojtur shqiptarë të vrarë dhe shqiptarë të fyer në Greqi dhe nga Greqia. Përtej standardit skandaloz që është aplikuar nga një vend anëtar i Bashkimit Evropian, dhe përtej një arrogance provinciale që shpesh ndeshet ndaj njerëzve publik në pikat e kalimit kufitar për në Greqi, problemi i Marinit është dhe një problem që ka të bëjë me fatin e tij si shtetas i kësaj Republike.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.