Sot do te shkruaj gjera te trishta, sepse dhe une ashtu ndjehem sot , shume i trishte dhe i merzitur, me pak fjale ndihem i braktisur, i vetmuar. Pikerisht dhe kjo do jete kryefjala dhe epiqendra e bisedimeve tona per sot, vetmia.
Sot do te shkruaj gjera te trishta, sepse dhe une ashtu ndjehem sot , shume i trishte dhe i merzitur, me pak fjale ndihem i braktisur, i vetmuar. Pikerisht dhe kjo do jete kryefjala dhe epiqendra e bisedimeve tona per sot, vetmia.
Një tifoz lituanez, që po ndiqte ndeshjen e skuadrës së basketbollit në Lojërat Olimpike, përshëndeti si nazist në momentin kur pranë tij po kalonin tre kujdestarë me ngjyrë.
Edhe pse dy policë ishin të pranishëm aty, nuk bënë asgjë.
Maurice Mjomba, Një aktivist për të drejtat e personave gej në Tanzani u gjet sot (e hënë, 30 korrik) i vdekur në shtëpinë e tij në Dar es Salaam. Motivet e vdekjes janë ende të paqarta, raportohet nga Identitykenia.com dhe nga emaile të ndryshme që po qarkullojnë në Sogi-List, një listë elektronike me aktivistë për të drejtat e njeriut nga e gjithë bota.
Gjendja është pak a shumë po kaq e rrëmujshme në gjithë Tiranën, por te “Komuna e Parisit” duket vërtet se ka kaluar Spiderman-i, njeriu merimangë. Këto shtylla që shihni në foto, janë shtylla elektrike, në të cilat janë lidhur dhe turli lloj telash të tjerë. Janë bërë tashmë kaq shumë, sa ai që e ka lidhur i pari, zor se mund të gjejë gjurmët e veta në këto shtylla. Provoje e ngrije kokën lart: përpara të del një super-rrjetë telash, me një dendësi që shpesh ngjan e pabesueshme.
“Shqipëria nën gërshërë”, një dokumentar që zgjat vetëm 12 minuta e 9 sekonda e që rrefen me një humor tipik shqiptar histori njerëzore të thëna nëpër berbarana, që nga Shkodra deri në Berat, fitoi çmimin e parë në konkursin e video-dokumentarëve “Rrathë”. Ky ishte një projekt i inicuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros), i mbështetur nga Top Channel si edhe Fondacioni “Dritan Hoxha”.
Sipas nenit 3 në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pika 4 thote se: “Diskriminim për shkak të shoqërimit” është ajo formë diskriminimi që ndodh kur ka një dallim, kufizim ose preferencë, për arsye të shoqërimit me persona që u përkasin grupeve që mbrohen nga ky ligj, si dhe për shkak të supozimit për një shoqërim të tillë.
Jo më larg se dje isha në kafe me Kristi Pinderin dhe Xheni Karaj. Të dy këta aktivistë të njohur të të drejtave të komunitetit LGBT në Shqipëri, të njohur tashmë prej daljeve në emisione televizive.
Cilat janë diplomat e pavlefshme nga Shqipëria? 45 institucione të larta jo publike (një pjesë e të cilave nëpër fshatra të humbura të Shqipërisë) dhe universitete në listën zyrtare të MASH-it janë të liçensuara, por a janë të vlefshme ato diploma? Deutche Welle hedh dritë përmes një reportazhi se, në fakt, shumica e diplomave nga vendet e Europës Juglindore nuk njihen në Austri apo dhe në vendet e tjera të BE. Që do të thotë se në rast se ke një diplomë bachelor prej tyre, nuk kualifikohesh dot për një master jashtë vendit…
Zyra e Përmbarimit në Shkodër, përfaqësues të Myftinisë së atij qyteti dhe Policia Bashkiake kanë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre 5 familje në Shkodër, mes të cilave edhe një nënë me 6 fëmijët e saj jetimë. Ky lajm, mesa duket nuk ka gjetur vëmendjen e duhur nga media, por raportohet sot nga një agjenci e re lajmesh (77 News që boton dhe një broshurë në formën e gazetës së përditshme dhe shpërndahet falas).
Vajzat e reja kanë qenë gjithmonë të përjashtuara nga Kanuni por kjo ndryshoi së fundmi me vrasjen e Marie Qukajt, shkruan USA Today, një gazetë e përdtishme amerikane në një reportazh për gjakmarrjen në Shqipëri.
“Problemi është se njerëzit e sotëm po përdorim interpretime personale të Kanunit në atë mënyrë që ai t’u vijë për mbarë nevojave që kanë”, citohet të thotë Gjin Marku një drejtues i një komiteti të pajtimeve të gjaqeve.
Pushues duke bere xhiro me varke ne plazhin Llamanit. Ne kete muaj ka patur rritje te ndjeshme te temperaturave, duke bere qe plazhet te mbipopullohen nga pushuesit. Foto nga LSA/Gent Shkullaku (Per me shume vizitoni lsaphoto.com)
Shikoni me vëmendje gazetat shqiptare, sidomos versionet online të tyre. Kanë të gjitha një rubrikë që përgjithësisht e quajnë LifeStyle, por që në fakt, do të ishte më mirë ta quanin thjesht Seks, apo Seksizëm, apo akoma më e ndershme do të ishte ta quanin “Hetero-seksizëm”.
Gazeta Tema, për shembull, që është më e klikuara në internet, e ka të pozicionuar këtë hapësirë menjëherë pas lajmeve kryesore. Edhe gjatë ditëve të shtuna apo të dielave kur sasia e informacionit që prodhon është e ulët, lajmet në atë seksion nuk kanë të mbaruar.
Në Itali, lobimi i aktivistëve LGBT pranë forcave politike duket se ka arritur kulmin. Deklarata e një anëtari të partisë “Lega Nord” e themeluar nga Umberto Bossi ka marrë dhenë sot në media.
Anëtari në fjalë i kësaj partie të qendrës së djathtë quhet Carlo Manera dhe drejton “Los Padania” një organizatë gej që militon pro “Lega Nord”-it. Sipas këtij aktivisti, të paktën 15 përqind e anëtarëve të Lega Nord janë gej ose biseksualë.
Instituti i Statistikave në Tiranë është i vetmi institucion që ka kapacitetet e mjaftueshme për të prodhuar shifra, statistika dhe të dhëna të detajuara për çdo fushë të mundshme te jetës në vend.
Mes të dhënave për bujqësinë, për ekonominë, për popullsinë, vdekjet, martesat, divorcet apo të dhëna të tjera sociale, të bie në sy një hapësirë që i kushtohet vetëm artit, kulturës edhe sportit.
Gazeta Shekulli raporton sot një lajm të çuditshëm, që tregon e para paaftësinë e institucioneve shqiptare dhe e dyta se sa pak rëndësi ka për institucionet e paraburgimit mirëqenia e të miturve.
Në shkrimin e gazetarit Flamur Vezaj bëhet fjalë për një rast se si Drejtoria e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë paska “harruar” zbatimin e urdhrit të shefes së sektorit të të miturve pranë Prokurorisë së kryeqytetit, duke mos e liruar për tri ditë një 17-vjeçar me inicialet A.D.
Fotot e këtij reportazhi, të shkrepura një javë përpara se në SHBA të zhvillohej një konferencë ndërkombëtare në lidhje me HIV/AIDS, nuk janë as dramatike dhe as prekëse, nga ato lloj fotosh me pacientë të sëmurë që njerëzit ishin mësuar të shikonin gjatë viteve ’80-të dhe në fillim të viteve ’90-të. Mike Segar, gazetar i Reuters thotë se “e kuptova menjëherë që kjo histori, apo ky porcion i kësaj historie do të ishte për shpresën – për shpresën dhe rehabilitimin.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.