Below the full call and Terms of reference on the call.
Below the full call and Terms of reference on the call.
Punëtorët e ndërtimit në vendin tonë vijojnë të përballen me kushte të vështira të punës, e si pasojë të lënë jetën e tyre në pallate që po ndërtohen në Tiranë!
Një ditë më parë, të mërkurën, një 35 vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela, në mungesë të kushteve të punës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “3 dëshmorët” ndërsa policia njofton arrestimin e 2 personave për këtë ngjarje të rëndë.
“Arrestohet në flagrancë inxhinieri i një firme ndërtimi dhe procedohet penalisht administratori i firmës nënkontraktore, pasi shkelën rregullat e mbrojtjes në punë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, i shtetasit R. P. inxhinieri i firmës ndërtuese (personi përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në punë), pasi ditën e djeshme, në rrugën “3 Dëshmorët”, në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi A. K. 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi E. K., administratori i firmës nënkontraktore” njofton policia e Tiranës sot!
Dhjetëra punëtorë kanë humbur jetën vitet e fundit në vendin tonë, ndërsa aktivistë të Shoqërisë Civile disa herë kanë ngritur zërin për kushtet e punës të punëtorëve të ndërtimit/ HistoriaIme
Aleanca për Teatrin e mbështetur nga dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të partive politike, e shoqërisë civile ka mbajtur të mërkurën në orën 17:30 një protestë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit kundër prishjes së teatrit Kombëtar, duke kërkuar një teatër të ri në atë vend, dhe si i vjetri.
Me thirrje kundër qeverisë dhe diktaturës si dhe për ringritjen e Teatrit, protesta ka vijuar paqësisht dhe nuk është shënuar asnjë incident për dy orë me radhë.
Dy janë vendimet e marra sot nga Aleanca per Teatrin: nënshkrimi i një peticioni për rindërtimin e teatrit në të gjithë vendin dhe vijimi i protestave.
Aktivistja dhe avokatja Ardiana Kalaja nga protesta i bëri thirrje prokurorisë speciale, SPAK-ut që të arrestojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, pasi sipas saj ai po manipulon provat e kësaj çështje. Po ashtu Kalaja i kërkoi SPAK që të ndërhyjë për këtë situatë.
Ish-ministrja Mirela Karabina në fjalën e saj për prishjen e Teatrit Kombëtar, lexoi emrat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak që kanë firmosur për prishjen e Teatrit ndërsa ka kërkuar që të gjithë të japuin dorëheqje dhe të paraqiten para drejtësisë.
Gazetari Koloreto Cukali duke folur në protestën, deklaroi se ky është 21 janari i Edi Ramës. Cukali tha se kishte një mit, sipas të cilit Berisha të vret e Rama jo, por se ai ka rënë tanimë. Ai shtoi se Edi Rama vrau një ndërtesë dhe është njësoj sikur të vrasësh njerëz.
“Ky ëshë një moment shumë i rëndë, ku shteti ka rënë. Kjo qeveri po mbyll javën me prishje të Teatrit. Ky është 21 janari i Edi Ramës. Ishte një mit që Berisha të vret e Rama jo, por ra ky mit, mund të kishte vrarë njerëz, e vrau një ndërtesë trashëgimi kulturore. Vrau një ndërtesë, është njësoj sikur të vrasësh njerëz”.-tha Cukali.
Regjisori Robert Budina tha se Teatri Kombëtar u sulmua me një akt terrorist, duke i kërkuar drejtësisë të hetojë porositësin dhe ekzekutuesin e sulmit më 17 maj.
Aktori Neritan Licaj me anë të një fjalimi të mbajtur përpara qytetarëve, në protestën e dytë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, tha se duhet të jepet drejtësi për shpirtin e pushkatuar. Licaj u shpreh se Rama prishi Teatrin dhe historia ka për ta dënuar atë për aktin barbar që sipas tij është kryer ndaj Teatrit./ HistoriaIme
Letra e hapur dënon politikën e përdorur prej kryeministrit, e cilësuar si “shpëlarje përmes artit”.
Vëmendja e mediave ndërkombëtare u kthye drejt Shqipërisë ditën e dielë, me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, e cila ishte shpallur së fundmi si një prej 7 monumenteve më të rrezikuara të trashëgimisë së përbashkët kulturore evropiane prej organizatës Europa Nostra.
Megjithë protestat e shumta, kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili prej ndërkombëtarëve shpeshherë cilësohet si kryeministri artist i Shqipërisë, shkatërroi godinën e Teatrit Kombëtar, duke shkaktuar një dëmtim të pakthyeshëm për memorien historike të Tiranës, për ta zëvendësuar atë me një ndërtim modern i cili pritet të kushtojë rreth 30 milionë euro.
Në një letër të hapur të publikuar këtë javë, një grup artistësh dhe punonjësish të kulturës, jo vetëm që po dënojnë shkatërrimin e teatrit, por sjellin vëmendjen politikën e gabuar të kryeministrit, të cilit e cilësojnë si “shpëlarje përmes artit” (në anglisht artwashing – përdorimi i artit për të zbukuruar dhe për të krijuar një iluzion të rremë për realitetin politik).
Autorët e letrës, teoricienia kulturore Jonida Gashi dhe gazetari e botuesi Vincent WJ van Gerven Oei, shprehin shqetësimin se portretizimi ndërmjetësues i Ramës si artist-politikan, ka shërbyer për të mbytur abuzimet e pushtetit nga qeveria shqiptare, duke përmendur ndër të tjera shtypjen e fjalës së lirë, që gjithashtu është ngritur si shqetësim nga organizata mbikëqyrëse siç janë Reporterët pa Kufij.
Artisti gjerman Wolfgang Staehle dhe Elidor Mëhilli, profesor i asociuar në Universitetin e Qytetit të New York (CUNY), janë ndër 36 nënshkruesit e letrës deri më tani.
Van Gerven Oei tha për Hyperallergic se shumë zëra të artit me të cilët u afruan, hezituan të nënshkruanin letrën nga frika e ndëshkimit, pasi ata ose familjarët e tyre janë të punësuar nga shteti shqiptar.
Rritja e profilit të Edi Ramës si një artist praktikues në skenën e artit ndërkombëtar, i ndihmuar nga një grup i përzgjedhur artistësh, kuratorësh dhe koleksionistësh, në vend që të tërhiqte më shumë vëmendjen ndaj politikës së tij, paradoksalisht ka eklipsuar plotësisht atë.
Autorët vazhdojnë kritikojnë politikat e Ramës, veçanërisht vendimin e kryeministrit për prishjen e monumenteve të kulturës në Tiranë, për tu hapur rrugë projekteve të debatuara e ndërtimit, të sponsorizuara nga qeveria.
“…”Vlerat” dhe ”ngjyrat” e punës së Edi Ramës si artist, fjalimet dhe intervistat e tij në skenën ndërkombëtare të artit dhe makineria promovuese që rrethon karrierën e tij ndryshojnë si dita me natën nga politikat që regjimi i tij po zbaton në Shqipëri,” shkruajnë artistët.
Gashi dhe van Gerven Oei argumentojnë më tej se është koha që “të shohim përtej pikturës së gjithëpranishme të fasadave të Edi Ramës dhe të drejtojmë vëmendjen tonë tek politikat e tij aktuale, në veçanti në kontekstin e përgjigjes së qeverisë së tij ndaj pandemisë globale të shkaktuar prej Covid-19.”
Në një bisedë telefonike me Hyperallergic, ata vunë në dukje se prishja e teatrit, e cila kishte qenë në plan të qeverisë për vite me radhë, më në fund ndodhi ndërsa vendi ishte në mbyllje për shkak të pandemisë, në fundjavën e fundit kur këto masa shtrënguese ishin në fuqi.
Gjatë mandateve të Ramës si kryetar i bashkisë, thotë Gashi, Tirana pa një bum në ndërtim shoqëruar me shndërrimin e blloqeve të apartamenteve të lira në rrokaqiej të kushtueshëm, të papërballueshëm për shumicën, përveç “një komuniteti të vogël oligarkie në vend”.
Sipas letrës, një pjesë e madhe e tokës publike në të cilën qëndronte Teatri Kombëtar, do të përdoret për ndërtesa private dhe qendra tregtare.
“Sigurisht që politikat e tij neoliberale dhe privatizimet e shfrenuara janë ndër arsyet kryesore pse ai e ka ndjekur me kokëfortësi këtë projekt,” i tha Gashi portalit Hyperallergic kur u pyet për motivimet e kryeministrit. “Por unë mendoj se ka edhe një element të Ramës që dëshiron të lërë një shenjë në qytet. Nëse doni të lini një shenjë në një vend, çfarë mënyrë më të mirë për ta bërë atë sesa dizajni urban i qytetit? “
Eriola Pira, një historiane dhe kritike e artit, e cila ka ndjekur nga afër dhe ka shkruar për ndërhyrjet e Ramës në Tiranë që nga viti 2003, beson se prishja e Teatrit Kombëtar është vetëm një shembull i qartë në rekordin e gjatë të Ramës për artin bashkëpjesëmarrës dhe “premtimin bosh të progresit të vendit”, i cili i shërben eksluzivisht interesave të kompanive private.
“Në kundërshtim me sigurimet e Ramës – dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj – për miqtë e tyre ndërkombëtarë, prishja e Teatrit kurrë nuk kishte të bënte me ndërtimin e një teatri të ri dhe më të mirë për aktorët, nga Bjarke Ingels, një figurë shumë e dashur e teknokratëve në të gjithë botën, teatër të cilin ata mund të kishin ndërtuar kudo në qytet, por për hapjen e rrugës për ngritjen e ndërtesave të larta që do të ndërtoheshin përkrah tij, në një prej pronave publike të kryeqytetit. Ky kapërcim i kompetencave të pushtetit pa dyshim që do të pasohet nga prishje të mëtejshme ose rizhvillim i ndërtesave historike në qendër të qytetit, mes tyre Galeria Kombëtare e Artit, “tha Pira për Hyperallergic.
Gashi thotë se letra do të vazhdojë të qarkullojë në javët në vazhdim, dhe ata shpresojnë se ajo do të marrë një mbështetje më të gjerë nga komuniteti ndërkombëtar i artistëve.
“Kur flet për Ramën si një “politikan artist”, duhet të njohësh mirë politikat e tij,” tha van Gerven Oei. “Diskutimi për Ramën ka qenë tërësisht i njëanshëm, i predikuar ndërkombëtarisht për një punë të vetme që bëri me artistë të tjerë në fillim të viteve 2000. Ka ardhur moment të rivlerësojmë marrëdhëniet midis artit dhe politikës në punën e tij.”
Nënshkruesit e letrës:
Jonida Gashi, teoriciene kulturore, akademike dhe bashkëthemeluese e Debatik Center, Tiranë
Vincent W.J. van Gerven Oei, gazetar dhe botues, Hagë / Tiranë / Santa Barbara
Armando Lulaj, artist dhe kineast, bashkëthemelues i Qendrës Debatik të Artit Bashkëkohor, Tiranë
Adela Halo, analiste e politikave publike dhe eksperte anti-korrupsion, studiuese në historinë e ideve të shekullit 18 në Queen Mary’s, London
Elvis Hoxhaj, aktivist për të drejtat e njeriut, Hagë / Tiranë
Raino Isto, redaktor, ARTMargins Online
Dritan Hyska, artist, Tiranë / Berlin
Alketa Ramaj, artiste, Tiranë
Ergin Zaloshnja, artist dhe themelues i SPUTNIK, Tiranë
Pleurad Xhafa, artist dhe bashkëthemelues i Qendrës Debatik të Artit Bashkëkohor, Tiranë
Wendy Morava, skenariste dhe redaktuese, Tiranë
Xheni Karaj, aktiviste LGBT dhe drejtuese e Aleanca LGBT, Tiranë
Eriola Pira, kuratore, Vera List Center for Art and Politics, The New School, New York
Sonila Meço, producente, gazetare dhe moderatore TV, Tiranë
Adi Krasta, producent, gazetar dhe moderator TV, Tiranë / Prishtinë
Wolfgang Staehle, artist, New York
Katerina Kolozova, Drejtore e Institutit të Shkencave Sociale dhe Shkencave Humane Shkup, Profesoreshë e Filozofisë, Epistemologjisë dhe Studimeve Gjinore, Shkup
Elvira Dones, noveliste dhe kineaste, Zvicër
Vasco Dones, gazetar, Zvicër
Marco Mazzi, fotograf dhe piktor, Firence
Neritan Sejamini, kryeredaktor, Exit Albania, Tiranë
Elidor Mëhilli, Profesor i Asociuar, Universiteti i Qytetit të New York, New York
Silvana Toska, Asistent Profesor, Kolegji Davidson, Karolina Veriore
Adrian Paci, artist, drejtor i Art House, Shkodër / Milano
Eni Derhemi, artist, historian i artit dhe studiues në artin shqiptar pas-diktaturës, Bologna / Tiranë
Alice Elizabeth Taylor, gazetare dhe aktiviste për lirinë e mediave, Tiranë
Vjosa Musliu, studiuese pasdoktorale, Universiteti i Lirë i Brukselit, Belgjikë
Barbara Halla, ndihmëse redaktuese, Asymptote Journal, Tiranë / Paris
Fatos Lubonja, shkrimtar dhe gazetar, Tiranë
Diana Malaj, shkrimtare dhe bashkëthemeluese e grupit aktivist ATA, Kamëz
Vasilika Laçi, aktiviste dhe feministe për të drejtat civile, Tiranë
Lori Lako, artist vizual, Firence / Tirana
Besar Likmeta, redaktor, BIRN Albania
Gjergji Erebara, gazetar, BIRN Albania
Hana Qena, artiste dhe bashkëthemeluese e HAVEIT, Tiranë
Alketa Sylaj, artiste dhe bashkëthemeluese e HAVEIT, Prishtinë
Arbëror Sylaj, artist dhe bashkëthemelues i HAVEIT, Prishtinë
Sofia Kalo, antropologe dhe studiuese, Cikago
“Europa Nostra” ka dërguar një letër urgjente Kryetarit të Këshillit të Ministrave të BE-së, Zonjës Nina Obuljen – Koržinek mbi shembjen brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë.
Një letër e tillë, që mban datën 18 maj, dërgohet në prag të mbledhjes së sotme (përmes video konferencës) të Këshillit të Ministrave të BE-së në të cilën Ministrat e Kulturës të BE-së pritet të miratojnë konkluzionet e Këshillit mbi “Nxitjen e bashkëpunimit evropian në lidhje me trashëgimininë kulturore në rrezik”
Letra e plote e Europa
Nostra për shembjen brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë -Hagë, 18
maj 2020
Në vëmendjen personale urgjente të
Zonja Nina Obuljen – Koržinek
Ministre i Kulturës
Ushtruese e Detyrës së Kryetarit të Këshillit të Ministrave të BE-së
Re: Dënim i fortë i shembjes brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar në TiranëE
nderuar zonja Ministre,
E nderuar zonja Kryetare e Këshillit të Ministrave të BE-së,Në prag të
mbledhjes së nesërme (përmes video konferencës) të Këshillit të Ministrave të
BE-së, në të cilën Ministrat e Kulturës të BE-së pritet të miratojnë
konkluzionet e Këshillit mbi “Nxitjen e bashkëpunimit evropian në lidhje
me trashëgimininë kulturore në rrezik”, ju bëjmë thirrje që të transmetoni
tek të gjithë anëtarët e Këshillit të BE-së dënimin tonë më të fortë për
shembjen brutale të Teatrit Kombëtar në Tiranë që u zhvillua dje.Siç mund ta
dini, një aleancë e madhe e përbërë nga artistë, intelektualë, ekspertë të
trashëgimisë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë luftuar – për disa vjet
tani – për ruajtjen (me rinovim të nevojshëm) të Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Europa Nostra ka shprehur mbështetjen e tyre për këto përpjekje qysh në vitin
2018, gjatë Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore dhe ka përcjellë
shqetësimet tona për prishjen e planifikuar të këtij Teatri tek autoritetet më
të larta të Shqipërisë. Kohët e fundit, Teatri Kombëtar në Tiranë është
përfshirë në listën e vitit 2020 të 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë.
Kjo u bë publike në 24 Mars 2020 bashkërisht nga Europa Nostra dhe nga partneri
ynë i paçmuar Instituti Europian i Bankës së Investimeve. Komisioni Europian –
përmes Komisionerit të BE Mariya Gabriel, ka shprehur gjithashtu mbështetjen e
tij për mbrojtjen e të gjitha vendeve të përfshira në Listën tonë, përfshirë
Teatrin Kombëtar në Tiranë.Pas përshkallëzimit të rrezikshëm të situatës së
javës së kaluar të shkaktuar nga transferimi i përgjegjësisë për Teatrin në
Bashkinë e Tiranës dhe një vendim për prishjen e Teatrit – marrë pas dyerve të
mbyllura – nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Europa Nostra bëri një deklaratë
publike duke kundërshtuar çdo përpjekje për prishjen e një ndërtese emblematike
të vendosur në ansamblin historik të mbrojtur në qendër të Tiranës, dhe të
mbështetur nga ekspertë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Komisionerja e BE,
Mariya Gabriel, të nesërmen u kërkoi autoriteteve shqiptare që të angazhohen në
një dialog konstruktiv me shoqërinë civile dhe ekspertë të trashëgimisë
kulturore përpara se të marrin ndonjë vendim të pakthyeshëm. Për më tepër,
Presidenti i Republikës kishte parashtruar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese
të Shqipërisë për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të Këshillit Bashkiak
për prishjen e Teatrit.
Në vend që të merrnin kohë për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të tyre,
dhe të hapnin dialogun me shoqërinë civile dhe ekspertët, autoritetet shqiptare
vendosën të shfrytëzojnë ditën e fundit të masave të veçanta të urgjencës
shëndetësore të ndërmarra si përgjigje për pandeminë COVID19, për të
shkatërruar Teatri. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, 17 maj, ata
dërguan një numër të madh policësh për të rrethuar Teatrin dhe për të arrestuar
rreth 30 artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile që kanë mbrojtur teatrin
24/24 orë në ditë për dy vitet e fundit.
Ata gjithashtu kanë dërguar buldozerë për të prishur brutalisht teatrin: jo
vetëm që ata fshinë dhe shndërruan në rrënoja një bazë të rëndësishme të
historisë së hershme të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, por edhe të gjitha
objektet dhe arkivat që formonin një pjesë të kujtesës së këtij institucion i
rëndësishëm kulturor.Europa Nostra, Zëri Europian i Shoqërisë Civile i
përkushtuar ndaj Trashëgimisë Kulturore, dëshiron të përcjellë te Ministrat e
Kulturës të BE-së shprehjen e dënimit tonë të fortë për këtë akt brutal. Ne
besojmë se 17 maji ishte një ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në
Shqipëri dhe në Europë në tërësi.
Dhe ishte gjithashtu një ditë e trishtuar për demokracinë dhe respektimin
e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në Europë në
tërësi.Ne i kërkojmë Ministrat e BE-së të ritheksojnë që mbrojtja e
trashëgimisë kulturore dhe e kujtesës sonë kulturore dhe historike përfaqëson
një nga vlerat themelore të BE-së dhe të shprehë solidaritetin e tyre me të
gjithë qytetarët në Shqipëri, të cilët janë të përkushtuar për ruajtjen e
identitetit kulturor të vendit të tyre, i cili bën pjesë në historinë dhe
kulturën e përbashkët dhe të larmishme të Evropës.Ne gjithashtu kërkojmë nga
Ministrat e Kulturës të BE të insistojnë në rëndësinë e kulturës dhe
trashëgimisë kulturore brenda procesit të vazhdueshëm të zgjerimit të Bashkimit
Evropian.
Europa Nostra qëndron në dispozicion të Këshillit të Ministrave të BE-së, dhe të të gjitha institucioneve të BE-së për të nxitur bashkëpunimin europian për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, si një katalizator i fuqishëm për të ardhmen e Evropës, për të cituar Manifestin tonë të Ditës së Evropës të miratuar më 9 maj 2020.
Me respekt dhe përzemërsi i juaji,
Presidenti Ekzekutiv Dr Hermann Parzinger
Kopje për:
Zonja Mariya Gabriel, Komisioneri e BE-së për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin, Rininë dhe Sportin
Z. Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
Z. Josep Borrell, Zëvendës President i KE & Përfaqësues i Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë./ HistoriaIme
Në orët e para të mëngjesit të 17 majit, në një akt të paprecedentë kur shumica e institucioneve duhet të ishin në gjumë, në orën 04:00 të mëngjesit me urdhër të Bashkisë së Tiranës, është shembur godina e Teatrit Kombëtar.
Qindra policë bashkiakë, policia e shtetit, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, Forcat Speciale, policë civilë, kanë rrethuar ambientet e Teatrit, duke nxjerrë zvarrë artistët që për 2 vite e gjysmë protestojnë kundër shembjes së godinës.
Gjatë gjithë ditës së diele, aktivistë të shoqërisë civile, artisë, të mbështetur edhe nga opozita, kanë protestuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe janë përleshur me policinë.
64 persona janë shoqëruar të dielen, 7 policë të plagosur, 7 të arrestuar dhe 21 të proceduar, është bilanci sipas një njoftimi të policisë së Tiranës të Hënën. policia e Tiranës, qartasi mohon dhunën e ushtruar nga policia e Shtetit dhe forcave speciale, pa numra identifikues, e me maska, për ta bërë të pamundur identifikimin e atyre që kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.
” Gjatë kryerjes së detyrës, forcat e Policisë janë kundërshtuar me dhunë nga persona që ishin grumbulluar për të mos lejuar prishjen e godinës, duke tentuar që të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.
Disa persona nga radhët e tubuesve kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme “Shqiponja”. Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës dhe spitalin “Nënë Tereza” dhe janë jashtë rrezikut për jetën.”-thotë policia.
Ekzistojnë qindra minuta video, foto të dhimbshme që kanë bërë xhiron e rrjetit, dhe përleshje të mëdha, që dëshmojnë qartasi dhunën që ka ushtruar policia ndaj protestuesve, një dhunë kjo në disproporcion me reagimin qytetar.
Nga ana tjetër, Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut në një deklaratë ka për media, hedh poshtë pretendimet e policisë duke thënë: ‘ I riu Mendi Zavalani tregon për GSHDNJ dhunën e rëndë të forcave të policisë që arriti në të gdhirë të kësaj të diele, veshur me uniforma të zeza dhe me maska. Më shume se katër policë e goditën me forcë dhe shumë herë në kokë Zavalanin, duke i çarë veshin dhe duke e dëmtuar në sy. “
” Sjellja e qeverisë shqiptare dhe e policisë është në kundërshtim me misionin e tyre, që ka për detyrë të mbrojë shtetin e së drejtës dhe të jetë mbështetje dhe siguri për qytetarët.”-vijon deklarata.
Çdo person që ka qenë dje në shesh, dhe çdo person që i ka ndjekur me vëmendje materialet filmike, është i qartë mbi atë që ka ndodhur në mes të Bulevardit Dëshmorët e Kombit një ditë më parë.
Policia pretendon që ushtruesit e dhunës kanë qenë protestuesit, ndërsa në materialet e mediave nuk është parë asnjë polic i shtrirë në tokë, por janë parë dhjetëra aktivistë e qytetarë në gjendje të rëndë.
Për më tepër, në materialet më poshtë, foto e video, mund të shihni qartë se kush ishin ushtruesit e dhunës së 17 majit./ HistoriaIme
Foto te tjera mund ti shikoni ne linkun: facebook.com
Waking up to sad images like those of the demolition of the National Theater, a symbol not only of the common cultural identity and history of the country, but also of the democratic values and civic resistance, we express our regret and concern for the situation in which Albania finds itself today.
We, the organizations listed below, find ourselves in a difficult position and threatened by a constant state of violence and repression. This repression in recent days has been manifested in the forms of fines and arresting of journalists, public threats to the free media, the suppression of any form of civil resistance, without ever considering dialogue. Anti-democratic measures continue to be taken by the government and public institutions, in a country without real opposition and with a non-functional judicial system and non-functioning Constitutional Court.
For years now, we have been calling out on flagrant and unprecedented cases of human rights violations, as well as controversial legal initiatives taken by our government, for which civil society and citizens have never been invited on the table of dialogue and consultations.
Democracy and the fundamental principles of human rights have never been more in danger than they are today, and together with them our role as civil society and our existence in the years to come.
Frightened by the often pre-announced scenarios and the further escalation of authoritarian tendencies in Albania, we call on local and international institutions, partner organizations, foreign diplomatic missions in Albania and civic organizations to return their focus to the lost democratic values in Albania, and to become aware by reacting to all these flagrant violations.
Today, the Theater no longer exists as a building, but still exists as a set of ideals, and we must keep these ideals alive at all costs beyond any authoritarian ruling caste.
Destruction is not the greatest danger in these moments, but the suppression of free thought and civil resistance, which is setting a dangerous precedent in our country.
The theater is all of us, we are the theater!
Signatories (alphabetical order):
Albanian Disability Rights Foundation
Aleanca LGBT
Citizens Channel
Civil Rights Defenders
Eko Albania
Exit News
Grupi ATA
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim – IDM
Këshilli Shqiptar i Medias
Lëvizja Rinore Egjyptiane dhe Rome
Open Mind Spectrum Albania (OMSA)
Pro-LGBT
Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare
Qendra Treja
ResPublica
Tirana Legal Aid Society – TLAS
Teatri është të gjithë ne, ne jemi teatri!
Me pamje të trishta si ato të prishjes së Teatrit Kombëtar, simbol jo vetëm i identitetit të përbashkët kulturor dhe historisë së vendit, por edhe i rezistencës demokratike në vend dhe aktivizmit qytetar, shprehim keqardhjen dhe shqetësimin tonë për situatën në të cilën ndodhet sot vendi.
Ne, organizatat e poshtë shënuara, e gjejmë veten në një pozicion të vështirë dhe të kërcënuar nga dhuna dhe represioni i vazhdueshëm shtetëror. Ky represion ditët e fundit është manifestuar me gjobitjen dhe arrestimin e gazetarëve, kërcënimet ndaj medias së lirë, shtypjen e çdo forme të rezistencës qytetare, pa marrë asnjëherë në konsideratë dialogun. Masa anti-demokratike vazhdojnë të ndërmerren nga qeveria dhe institucionet publike, në një vend pa opozitë reale dhe pa sistem gjyqësor funksional dhe pa Gjykatë Kushtetuese.
Prej vitesh tashmë kemi sinjalizuar raste flagrante dhe të paprecedenta të shkeljes së të drejtave të njeriut si dhe iniciativa e paketa ligjore anti-demokratike, për të cilat asnjëherë shoqëria e vërtetë civile dhe qytetarët nuk janë ftuar në tryeza konsultimi.
Demokracia dhe parimet themelore të të drejtave të njeriut kurrë nuk kanë qenë më në rrezik se sot, e bashkë me to roli ynë si shoqëri civile dhe ekzistenca jonë në vitet në vijim.
Duke ju frikësuar skenarëve të paralajmëruar shpesh-herë dhe përshkallëzimit të mëtejshëm të tendencave autoritare në Shqipëri, u bëjmë thirrje institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, organizatave partnere, përfaqësive diplomatike të huaja në Shqipëri dhe organizimeve civile e qytetare, të rikthejnë vëmendjen te vlerat e humbura demokratike të Shqipërisë, e të ndërgjegjësohen duke reaguar për shkeljet flagrante të tyre.
Sot Teatri nuk ekziston më si godinë, por ekziston ende si frymë, e këtë frymë duhet ta mbajmë gjallë me çdo kusht përtej çdo kaste autoritare qeverisëse.
Shkatërrimi nuk është rreziku më i madh në këto momente, por shtypja e mendimit të lirë dhe rezistencës civile, që po vendos një precedent të rrezikshëm në vendin tonë.
Teatri është të gjithë ne, ne jemi teatri!
Organizatat firmëtare (rend alfabetik):
Albanian Disability Rights Foundation
Aleanca LGBT
Citizens Channel
Civil Rights Defenders
Eko Albania
Exit News
Grupi ATA
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim – IDM
Këshilli Shqiptar i Medias
Lëvizja Rinore Egjyptiane dhe Rome
Open Mind Spectrum Albania (OMSA)
Pro-LGBT
Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare
Qendra Treja
ResPublica
Tirana Legal Aid Society – TLAS
Aleanca LGBT dhe Pro-LGBT dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe përdorimin e komunitetit LGBTI për qëllime dhe përfitime politike nga partitë politike në vend.
Midis deklaratave të turpshme dhe përpjekjeve të shtirura publike, duam të sjellim në vëmendje faktin se komuniteti LGBTI+ nuk ndihet i përfaqesuar nga asnjë parti politike në Shqipëri.
Njera palë është qartazi më e trashë dhe më banale në gjuhë e në përmbajtje, pala tjetër është më e interesuar për të mbajtur përsipër një maskë emancipimi, por fakti është që të gjitha palët e politikës shqiptare jo vetëm që nuk e përfaqësojnë një qytetar LGBT sot në Shqipëri por kanë dështuar në mënyrë sistematike për të mbrojtur të gjitha të drejtat e njeriut në Shqipëri.
LGBT është populli i papërfaqësuar ashtu si gjithë populli tjetër shqiptar. I papërfaqësuar nga askush.
Turp dhe neveri për politikanët e të dyja palëve që historikisht në vend të mendojnë për zgjidhjen e problemeve për qytetarët zbulojnë nga arsenali i tyre stereotipe banale për tu marrë me njëri-tjetrin teksa në vazhdojmë të mbetemi qytetarë të nëpërkëmbur.
Bashkia e Tiranës, në kuadër të 17 majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, ka vendosur që të shpalos në murin e saj flamurin e komuniteti LGBTI, si traditë e përvitshme tanimë.
Në një postim skandaloz, ish-deputeti demokrat, një eksponent i lartë i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka shpërthyer në një fjalor banal, homofobik, ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Noka shkruan se: Qe je bythe..q kjo eshte puna jote..Qe gjjthe karrieren tende e ke bere bazuar te vlerat e bythes ,edhe kjo eshte puna jote.Qe te shkoi jeta duke i lepire bythen Edi Rames edhe kjo prape eshte puna jote .Qe te gjesh veten shpirterisht dhe te kesh simbol te vlerave tua keto ngjyra prape eshte puna jote..Por mbaje dhe vendose te shpia jote ..Sepse ky institucion shteteror perfaqeson qytetaret e Tiranes , dhe aty vendoset vetem flamuri kombetar dhe jo ngjyrat e bythes tende .
Ne i bëjmë thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë të distancohet mjehëherë nga fjalori i përdorur nga zoti. Noka, dhe të shpreh hapur qëndrimin e saj, sepse të drejtat LGBTI janë të Drejtat e Njeriut./HistoriaIme
Pas Spanjës, Zvicrës, Maltës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, Shqipëria është bërë vendi i 6 në Europë që ndalon me ligj terapinë e konvertimit, të personave LGBTI, që psikologët aplikonin.
Urdhri i Psikologut ka vendosur për ndalimin e kësaj terapie, e cila ishte një lloj përpjekjeje për të ndryshuar orientimin seksual të një personi, identitetin gjinor ose shprehjet e gjinisë.
Të gjitha të dhënat kanë qenë shqetësuese, pasi rreth personat që konvertohen priren që të kryejnë vetëvrasje 8.4 herë më shumë se të tjerët, janë 5.9 herë më të ekspozuar ndaj niveleve të larta të depresionit; 3.4 herë më të prirur të përdorin substanca të paligjshme.
Vendimi do të hyjë në fuqi me 17 maj./ HistoriaIme
Organizata Terre des Hommes, ka realizuar një studim mbi situatën ekonomike të shkaktuar prej pandemisë së COVID-19 në 8 qytete të vendit, duke nxjerr në pah një situatë tejet shqetësuese.
Sipas studimit, në të cilin morën pjesë 779 persona nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, Fieri, Shkodra, Kukësi dhe Lezha, 4 në 5 persona rezultojnë të papunë.
53.6% e të anketuarve janë fëmijë dhe të rinj dhe 46.4% mbi 25 vjeç. Nga të dhënat vihet re se shqetësimet kryesore të shtuara nga COVID-19 lidhen kryesisht me gjendjen ekonomike për 96% të personave të pyetur; edukimin e fëmijëve për 94% të të pyeturve; frikën se masat shtrënguese do të zgjasin për 93% dhe rrezikun se ata apo të afërmit mund të preken/humbasin jetën nga COVID-19 për 89% të personave të pyetur.
80% e të anketuearve janë të papunë dhe se 22% prej tyre e kanë humbur punën për shkak të pandemisë.
Vetëm 2 nga 10 të anketuar deklarojnë se vazhdojnë të kenë të ardhura të rregullta mujore.
Nga ana tjetër, mungesa e të ardhurave dhe pamundësia për të siguruar produktet e domosdoshme ushqimore për familjen, ka sjellë sfida psikologjike për 96% të personave të pyetur.
Arsimi i fëmijëve është kthyer gjithashtu në një nga shqetësimet kryesore për prindërit. Sipas Alketa Lasku, Drejtore Kombëtare e Terre des hommes në Shqipëri, fëmijët në nevojë po hasin vështirësi të theksuara në ndjekjen e mësimeve online.
Nga anketa rezulton se 488 të pyetur, mësimi online është një nga arsyet kryesore për përdorimin e internetit gjatë kësaj periudhe.
Sa i përket besimit tek institucionet përgjegjëse lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë (përveç organizatave jo-qeveritare), besimin më të lartë e kanë institucionet shëndetësore dhe Policia e Shtetit, ndërkohë, shkallë më të ulët të besimit kanë Sistemi i Shërbimit Social dhe Ndihmës Ekonomike që pasohet nga administrata lokale dhe më pas nga Parlamenti/ Qeveria shqiptare.
Bazuar në gjetjet e këtij vlerësimi, Terre des hommes në Shqipëri rekomandon:
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor pasi ka gjobitur me 20 milionë lekë të vjetra RTV ORA, ka marrë vendim për mbylljen e këtij televizioni për shkak të thyerjes së rregullave të distancimit fizik.
Në lidhje me këtë vendim ka reaguar Qendra Evropiane për Shtypin dhe Median e Lirë, ECPMF dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë që e dënojnë këtë akt.
Nga ana tjetër në një lajm të botuar në OraNews, webi zyrtar i RTV ORA, thuhet: Të thuash të vërtetën në Shqipëri është e vështirë sidomos në këto kohë. Një rast i paprecedentë po ndodh. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora.
Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë me argumentin e pranisë së jo më shumë se dy personave në të njëjtën studio televizive, ISHSH ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.
Për herë të parë pas 30 vitesh demokraci kerkohet te mbyllet sinjali i nje televizioni pasi u vendosën në mënyrë arbitrare dy gjoba ndaj emisioneve në Televizionin Ora.
“Vijnë dy gjoba ISHSH nga 20 milion dhe një kërkesë për mbyllje aktiviteti. Nuk e di se me çfarë vullneti një kryeministri në këto merr vendimin për mbylljen e një televizioni. Kjo është demokracia që duam të bëjmë ne? Në shumë vend evropiane janë bërë emisione me shumë se 3 veta. Kur në një kohë që të ftuarit në studio kanë qenë më mbi 2 metra larg.
Duan të mbyllin televiziionin sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme. Është bërë inspektimi vetëm me foto, nuk kanë ardhur në televizion inspektorë. Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë” thekson drejtori i informacionit te RTV Ora, Brahim Shima.
Vendimi i ISHSH është shkruar me gafa e gabime të shumta dhe RTV Ora nuk ndal këtu betejën do të ankimojë vendimin.”/ HistoriaIme
Over 100 Albanian activists and their supporters organized today the first event in the world of Pride that took place using online technology, in times of social distancing.
On their public statement, the LGBTI NGO’s stated that “the parade is not an event, but a meeting point with our common past and future; a process that begins initially under the violence of personal isolation, violence that keeps us for years intimidated and isolated within ourselves, to then explode, finally, in the form of a social protest”.
For about 2 hours, activists, representatives of foreign embassies in Tirana, members of the LGBTI community and supporters of the cause, came together to bring the focus once again on love, which overcame every technical and physical barrier in this edition of the Tirana Pride Parade.
With the motto that the parade is not a moment in the calendar, but the heart of a social solidarity that does not have an isolation mechanism to stop it from moving forward, activists also stressed that “the parade consequently is not just a march, but a spirit that it’s not kept alive by the number of people who march, but our minds that have the opportunity to recreate it ”.
The ambassadors of Sweden, the Netherlands, the European Union, the Council of Europe etc., joined along with their public statements and support, while singer Boiken Lako, a permanent supporter of human rights performed several songs during the online event.
Furthermore, the photographer Jetmir Idrizi presented “Queerantine”, the unique exhibition with portraits of the LGBT community that as of today is online on instragram (queerantine.al). The People’s Advocate, Mrs. Erinda Ballanca, also present at the event, was of the same opinion as the activists that there can be no justice for the LGBT community without justice for the whole of Albania.
Many of the activists kept the message “Protect the Theater” as the background of their image. Holding a public stance on the issue of the National Theater. Activists Xheni Karaj and Kristi Pinderi also said they believed they could not achieve equality, if Albania did not offer equal opportunities to everyone else.
The event, recorded today, will be broadcast on the following social networks of the LGBT Alliance and Historia Ime.
Pride continues… #PrideON
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.