Në spitalet tona jo vetëm shërohesh, por edhe sëmuresh. Pacientët me plagë në 30 përqind të rasteve, gjatë kohës së qëndrimit në spital përkeqësojnë gjendjen shëndetësore për shkak të infeksioneve që marrin në ambientet e sallave kirurgjikale, por edhe në mjedise të tjera.
A vini dot nga nje emer per “secilin”… ?
Erjon Tela
Historia-ime.com ka raportuar këto ditë në lidhje me një konferencë dhe disa aktivitete të tjera që organizata të shoqërisë civile, pjesë e lëvizjes së gruas në Shqipëri po organizojnë këto ditë në kuadër të evidentimit të luftës që gratë kanë bërë këto 100 vjet dhe sfidave që kanë përpara.
Por sot, në një nga ambientet e Hotel Tiranës, dëshmia e mbështetur në fakte, studime dhe përvoja personale nga znj. Majlinda Hoxha, drejtore ekzekutive e Qendrës “Argitra – Vizion” në Peshkopi, e cila solli disa tregues shokues, alarmantë për situatën ku ndodhen gratë e vendit tonë.
Nga Kristi Pinderi (historiaime.al)
Ka dy dimensione që përfshijnë secila nga një mënyrë të ndryshme si mund dhe si duhet festuar e përkujtuar 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.
Që të dyja dimensionet, të paktën këto dy ditët e fundit, po na shfaqen njëra përballë tjetrës, haptazi e në një mënyrë që duket sikur me njëra tjetrën i ndan jo thjesht një hendek nga ata që dhe mund të tejkalohen, por plot 100 vjet. Në gjykim, në mënyrën e të menduarit dhe në përpjekjet konkrete.
100 vitet e gruas shqiptare që këto ditë po përshfaqen me të mirat e të këqijat e tyre në një seri debatesh dhe aktivitetesh të mbështetura në kërkime serioze shkencore, sikur janë asgjë për median tonë përballë shqetësimeve tipike të meshkujve të pagdhendur të politikës (majtas e sidomos djathtas) që nuk flasin për sfidat e së ardhmes, siç po bën lëvizja e gruas në konferencën “100 vjet histori e gruas, sfidat për të ardhmen) por janë vënë në garë si kalamajtë harrakatë të kopshtit për të vënë stërkëmbësha dhe njëkohësisht për të shpikur metoda makabre për “të festuar” këto 100 vitet që i kaluam herë me luftëra, herë me gjak, herë me varfëri ekstreme, herë me budallallëk, herë me mashtrime e herë me megallomanira.
Sot, ky dimensioni i dytë doli me një ide të tmerrshme, të ngjashme me një kasaphanë masive që jo vetëm nuk do të na nderojë, por do të na portretizojë si një vend gjakatar, e me këtë rast dikush do gjejë argumentin mbështetës teksa na akuzon se gjithë jetën vrasim e presim, herë njëri tjetrin, herë veten, e herë më të dobtit tanë.
Koha Jonë shkruante gati me krenati dhe me mburrje kryeartikullin e vet që e titullonte: Qeveria, 1 mijë desh, e 1 mijë qengja (qingja apo qengja?!), Bashkia tortë gjigande 4 tonë.
Një lajm i tillë që tregon të gjithë mentalitetin e kësaj qeverie dhe të kësaj klase politike, i shfaq shqiptarët si “pabuksa”, si injorantë, si idiotë (nëse më lejoni), si majmunë që në pemë skanë më ushqim dhe duhet të ulen në tokë me këmbë e me duar e të kënaqen nga këto deshët e qingjat, si të paaftë për të planifikuar e dhe si nevojtarë për bukë: dikur u shfaqej në menu bari si formë ekstreme e sakrificës, sot u ofrohet “luksi” i deshëve dhe këlyshëve të tyre… (e kuptoni dallimin në psiqikën idiote të kujtdo që e ka shpikur këtë ide, apo jo?)
Dimensioni i dytë, ai që ka rëndësi të shfaqet në median tonë, të diskutohet, e të inkurajohet ka të bëjë me lëvizjen e gruas në Shqipëri që këtë vit, këto ditë, më shumë se kurrë është aq shumë e konsoliduar, e mençur, qytetare dhe shpresëdhënëse sa gati gati ka thyer të gjitha pritshmëritë e të gjithëve që këto 22 vjet e kanë akuzuar këtë lëvizje si të paaftë për ta ngritur vetveten në nivelin e një lëvizje të mirëfilltë feministe.
Sot pasdite ato shfaqën dokumenta nga arkivat, vepra arti, fotografi, dëshmi, mendime dhe prova të tjera të luftës të jashtëzakonshme që gjyshet, nënat, bijat, motrat, gratë dhe strateget e vërteta të historisë sonë të përditshme kanë bërë në këto 100 vite. Dhe janë me këmbë në tokë, të paetura për reklama, apo për shërbime mediatike. Po flasin këto ditë si ta fuqizojnë gruan, dhe si ta bëjnë atë fitimtare ndaj disa budallenjve që na qeverisin e disa herë kanë mundësi të ndosin opinionin e shumë prej neve që jetojnë në periferi…
E dini se ç’po bëjnë këta idiotët që mendojnë së na impresionojnë duke masakruar kafshët në një vend ekstremisht të varfër? Kanë grumbulluar 60 punonjës në një shesh te vogël, m’u përballë zyrës së LSI në hyrje të ish Bllokut, për të instaluar një bust të Presidentit Uilson, m’u te sheshi që mban emrin e tij prej disa vitesh (po jo bustin e tij deri më sot). Sepse, duan të impresionojnë nesër, 1 nëntor, 2012, një tjetër grua!
Në jetë, ka një tjetër dimension… Ka gjithmonë një tjetër dimension… Unë pyes veten: po ne të tjerët, ne që i shikojmë të gjitha, i lexojmë të gjitha, i komentojmë të gjitha, i fotografojmë dhe i regjistrojmë të gjitha, ne që na është dhënë mundësia të reflektojmë teksa përpiqemi të mbijetojmë, kur do të mundemi ta jetojmë konkretisht atë dimensionin tjetër ku na kanë detyruar të qëndrojmë?!
P.S. Mund dhe të kuptoj PR pas aksionit kasaphanë të therrjes së kafshëve të shkretë, por nuk kuptoj pse vetëm 1000 desh, 1000 qingja dhe jo edhe 1000 dele???
Foto nga Historia-ime.com
E dini sheshin Uillson në Tiranë? Ndodhet në hyrje të ish-Bllokut, një rrethrrotullim shumë i rrahur nga makina dhe këmbësorë. Në mes të sheshit ndodhet një lulishte e vogël në formë rrethi. Sot ka qenë e pamundur të kaloje. Makina policie dhe kamionë me inerte kishin zënë gjysmën e sipërfaqes. Kurioziteti i banorëve dhe kalimtarëve u shua shpejt. Po ngrihet një…bust. “Dhe duhet të mbarojë patjetër sonte” – dëgjohet t’i thotë i stresuar një nga punëtorët, shitëses së gazetave në cep të sheshit. Një vështrim mes turmës së punëtorëve që ulërisnin dhe përplasesish me njëri tjetrin në stres, të bën të kuptosh edhe kujt do t’i vendoset busti. Në një bazament të ngritur brenda ditës, lexohet emri i presidentit të 28-të të SHBA-ve. Busti duhet të jetë nesër gati me ardhjen e sekretares së shtetit Klinton. Me sa duket ideja ka qenë e “minutave të fundit”.
Sipas një axhende ende të papublikuar zyrtarisht, Klinton mbërrin në aeroportin e Rinasit rreth orës 10:00 të mëngjesit. “Rrugëtimi i saj drejt kryeqytetit do të shoqërohet nga qindra policë shqiptarë dhe agjentë sigurie amerikanë, që do të blindojnë jo vetëm rrugën, por edhe pjesën më të madhe të Tiranës”, – raporton Ora Neës. Sipas burimeve, pritet që autostrada Tiranë-Durrës të bllokohet për disa minuta, ndërkohë, të bllokuara gjatë ditës së nesërme do të jenë edhe një sërë aksesh rrugore në Tiranë, që të çojnë drejt institucioneve shtetërore ku Klinton do të zhvillojë takime.
Sekretarja amerikane e Shtetit pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Berisha në kryeministri, dhe më pas do të shkojë në presidencë, ku do të pritet nga presidenti Bujar Nishani. Axhenda parasheh dhe një takim me kryesocialistin Rama, që pritet të mbahet në ambjentet e Hotel Sheraton. Ndërkohë pritet që Sekretarja amerikane e Shtetit Klinton të mos flasë pas takimeve me krerët e shtetit, por do të japë mesazhet e SHBA për politikën shqiptare vetëm gjatë fjalimit të parashikuar dhe të konfirmuar që do të mbajë në Parlamentin e Shqipërisë. /Respublica
” Në këtë ditë të ftohtë me shi, mendimet e mia më dërgojnë larg, pikërisht në ditën ku rrjedha e jetës time mori një drejtim të paimagjinuar më parë.
Ishte një nga ato ditë ku të duket sikur e gjithë bota eshte duke u permbysur dhe ti qendron në mes te rrënojave të jetes tënde monotone, duke u ngushëlluar me mendimin që gjithcka po shkon ashtu siç duhet, ashtu siç pranohet nga të gjithë, ashtu siç të kanë mësuar gjatë gjithë jetes tënde. Sapo dola nga puna dhe në kokën time silleshin vërdallë me qindra shifra dhe projekte të lëna pezull që prisnin miratimin e atyre që merrnin vendimet, si gjithandej.
Kryeredaktori i revistës Java, Skënder Minxhozi, siç tashmë e ka bërë traditë, interviston një personazh të njohur të kulturës shqiptare. Në numrin e fundit ka intervistuar aktorin dhe regjisorin Rikard Ljarja. Në një moment Minxhozi e pyet: Në çfarë vendi jetojmë? Si e përshkruan Rikard Ljarja Shqipërinë në këtë 100-vjetor?
Dhe Ljarja përgjigjet:
Njëqind vjet s’janë asgjë për një komb mbi tre mijë vjeçar.
Gjatë konferencës “100 vjet histori e gruas” që po zhvillohet në Tiranë për të debatuar mbi arritjet por edhe sfidat e lëvizjes së gruas në 100 vjetorin e pavarësisë, ka ndërhyrë edhe Xheni Karaj, aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT.
Ajo pohoi se lëvizja e gruas në Shqipëri ka ndihmuar dhe ka kontribuar edhe për mbështetjen dhe zhvillimin e të drejtave të komunitetit LGBT, ndërsa theksoi që në të ardhmen është shumë e rëndësishme të diskutohen në konferenca të tilla dhe problemet që hasin femrat lesbike në Shqipëri.
Një nga projektet Tempus që është duke u zbatuar aktualisht dhe që përfshin universitete nga Shqipëria është ai për zhvillimin e të drejtave të njeriut në kurrikulat universitare në Ballkanin Perëndimor. Universitetet shqiptare që marrin pjesë në këtë projekt janë Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti “Marin Barleti” dhe Universiteti i Tiranës.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, duhet të theksojnë rëndësinë e përmirësimit të të drejtave të njeriut gjatë vizitës së tyre në turneun në Ballkanin Perëndimor, – ka thënë të martën Human Rights Watch.
Uragani Sandy terrorizoi Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara duke shkaktuar dhjetëra të vdekur. Një numër i saktë ende nuk dihet. Në mbarë botën qarkullojnë foto e video nga kjo katastrofë, që ngjan sikur janë realizuar në ndonjë skenë filmi. Por shumë amerikanë kanë humbur në këtë katastrofë jo vetëm njerëzit e dashur, por edhe një gjë shumë të dashur: shtëpinë e tyre.
Para pak kohësh çështja e një nxënësi shqiptar në Greqi, që do mbante flamurin në paradë pasi ishte më i dalluari i shkollës, nxiti shumë debate.
Por një çështje e tillë është rikthyer në qendër të vëmendjes sërish, pasi një tjetër nxënëse e dalluar shqiptare nuk do e mbajë flamurin grek gjatë paradës.
Një fondacion që punon për promovimin dhe rijetëzimin e monumenteve të kulturës ka nisur një proçes edhe ligjor edhe qytetar që ka mundësi të mira të kthehet në përfitim konkret për familjet në Gjirokastër dhe Berat që kanë në pronësi objekte të trashëgimisë kulturore që ose nuk mund ti rikonstuktojnë direkt për shkak të mungesës së fondeve, ose që kanë probleme pronësie.
Kështu, një fondacion që quhet “Gjirokastra” e që punon direkt në fushën e trashëgimisë kulturore ka bërë një thirrje për familjet gjirokastrite e beratase. Më konkretisht, në këtë thirrje saktësohet: “u bëjmë thirrje qytetarëve të Gjirokastrës dhe të Beratit që jetojnë në këto qytete apo kudo gjetkë në Shqipëri dhe jashtë saj, familje që zotëroni apo keni zotëruar banesa tradicionale (monumente kulture ose jo), të braktisura apo banesa të banuara, se Fondacioni Gjirokastra ju informon se ka një mundësi për të përshpejtuar regjistrimin, vlerësimin dhe rijetëzimin e banesave tuaja.
Nje projekt i ri i Fondacionit Gjirokastra, financuar nga Komisioni Europian mundeson disa procese ne te mire te banesave të tilla.
Përmes këtij projekti do të krijohet një bazë të dhënash ku pronarët mund të kontrollojnë të dhënat për banesën e tyre, do ndihmojë në regjistrimin pronësor të banesave, ndërsa do të bëjë edhe një vlerësim si pasuri të patundshme për këto banesa.
Një lajm edhe më i mirë ka të bëjë me faktin se ndër banesat me çati të rrënuara (ose të demtuara) në Gjirokastër e Berat do të përzgjidhen 10 prej tyre në një proçes demokratik që të restaurohen. Mësohet se në qytetin e Beratit ky proçes ka filluar tashmë.
Fondacioni në fjalë do të ndërmjetësojë edhe për çështjet ligjore që kanë pronarët e banesave monument kulture.
Per me shume klikoni ne www.revato.info
“Po ti, e do… babin tënd?”, më pyet Ensi, gati më frikë që po guxon të bëjë një pyetje të tillë…
“Po”, i them.
“Pas kaq vitesh që i kam kaluar larg tij, por duke e patur atë të pranishëm në çdo bisedë familjare – gjithmonë si personazh negativ, gati si “djallin” e jetës sime – pas gjithë këtyre viteve pra, kam mësuar ta përfytyroj, pa e njohur.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.