Ka një raportim sot në media, sidomos në versionet online të gazetave të përditshme, sipas të cilave në një aktivitet të përbashkët mes BE dhe Unionit të Pavarur të Gazetarëve të Shqipërisë janë folur çështje me rëndësi për median shqiptare.
Ka një raportim sot në media, sidomos në versionet online të gazetave të përditshme, sipas të cilave në një aktivitet të përbashkët mes BE dhe Unionit të Pavarur të Gazetarëve të Shqipërisë janë folur çështje me rëndësi për median shqiptare.
Per me shume info ne lidhje me sondazhet e fundit lexoni http://www.huffingtonpost.com/2012/11/02/david-axelrod-obamas-loins_n_2067366.html
NENOCKA DHE ENSI… IM
“Merr xhezven e bardhë, atë të voglën se e ka fundin më të hollë e zjen më kollaj. Mbushe me ujë deri në fund se ajo bën kafe për dy vetë, aq e ka masën ajo, se aq ia ka përcaktuar ‘turku’ e ‘frëngu’ bashkë. Pastaj hidhi tre lugushka kafeje, dhe dy lugushka të tjera me sheqer. Ndize furnellën dhe vendose xhezvenë mbi të, por mbylle derën e kuzhinës e kujdes se mos kalojë macja mbi furnellë e merr flakë, se i ve zjarrin pastaj gjithë shtëpisë! Se ti nuk e di se ç’bën një mace e ndezur nga zjarri e flaka…! Apo e di?”
“Në radhë të parë kam marrë lajmin më të hidhur në jetën time, për bashkëvuajtësin tim, që më duket sikur e kam djegur më duart të mia, pasi ka ardhur pas meje, për t’u djegur me mua. Do doja të kisha vdekur unë, ai ka dy vajza të vogla.. Më erdhi në reanimacion dhe më tha se do ta çoj amanetin tënd deri në fund. Ne do i bëjmë varrimin më të madh në Shqipëri, do të mbetet në zemrat tona përgjithmonë. Tani do ja dërgoj amanetin deri në fund”.
Televizioni News 24 ka intervistuar Gjergj Ndrecën dhe Skënder Tufën, për vdekjen e Lirak Bejkos sot në spitalin italian ku kurohej pas aktit vetëflijues në grevën e urisë së ish-të burgosurve të diktaturës komuniste. Fjalët më sipër janë të Ndrecës.
Skënder Tufa, i cili dha i pari lajmin tragjik për Bejkon në një telefonatë në ResPublika sot pas mesditës, ka kërkuar ndihmë për sjelljen e trupit, pasi Bejko është kryefamiljar i një familje të varfër.
Citohet Tufa nga Neës 24: “Është tepër e vështirë të flasësh. Ne drejtojmë gishtin tonë drejt kryeministrit Berisha për vdekjen e vëllait tonë. Familjarët e Bejkos jetojnë me qera, trupi i tij do ketë nevojë për formalitete në Itali. Ne jemi mbledhur dhe po merremi me organizmin e kësaj çështjeje. Instituti i të përndjekurve të hapë dyert për homazhe. Shteti të japë dëshmshpërblimin e burgut për familjen, pasi janë të varfër”.
Nga Kristi Pinderi
Ta themi hapur: po dëgjojmë për ditë e muaj të tërë lajme nga më makabret sa të gjithë ndihen si të mpirë apo krejt imunë para befasisë apo habisë. Këto të dyja nuk na bëjnë më efekt në përditshmërinë tonë. Tashmë nuk na habit më asgjë dhe asnjë. Për këtë arsye lajmi për ikjen nga jeta të Lirak Bejkos po përcillet mbi të gjitha dhe ndoshta vetëm me trishtim.
Eshtë kërcënuese për një shoqëri kur nis t’i përcjellë dukuritë më të këqija të vetat vetëm me trishtim. Trishtimi është sa njerëzor dhe i pashmangshëm si ndjenjë po aq edhe drobitës dhe tregues i mungesës së mënyrave aktive për të reaguar.
Trishtimi është në një farë mënyre hapi i parë drejt proçesit të pranimit të një fenomeni. Trishtohemi se nuk kemi ç’të bëjmë tjetër…
Por ndoshta ky mund të jetë dhe një sinjal jo fort negativ, po ta mendosh hollë. Ndoshta do na duhet të heqim dorë nga mënyrat tona tipike emocionale, të ashpra dhe të dhunshme, herë ndaj të tjerëve, e herë ndaj vetvetes. Po çfarë mund të bënim, do pyeste dikush, kur në këtë vend nuk ka më respekt për asnjë formë njerëzillëku dhe drejtësie qoftë dhe minimale?
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, fjala vjen, ka nisur tashmë një proçes pranë Gjykatës së Apelit për të luftuar me mjete ligjore vendimin absurd të shpalljes së grevës së ish të përndjekurve politikë si të paligjshme. Ky akt nuk do t’u sjellë dot dëmshpërblimet atyre, ndoshta duket si pa vlerë sot, ditën e lajmit të keq, por ky është një hap konkret se më mirë disa gjëra të bëhen me hapa të vegjël, të menduar dhe të duruar, se të sakrifikojmë veten në forma ekstreme. Ky është vetëm një rast, në formë ilustrimi i asaj që po përpiqem të them. Por ka raste të tjera si njerëz të devotshëm, herë të vetëm, herë të ndihmuar nga struktura të shoqërisë civile po çojnë sot përpara kauzat e tyre, jo vetëm në Tiranë por edhe në cepat më të harruar të Shqipërisë, si rasti i një nëne të vetme me tre fëmijë e cila u ndje e braktisur kur tek bahçja e saj shteti kërkonte ta taksonte për tre rrënjë domate që do të rriste për të shtuar diçka më shumë në tavolinën e fëmijëve të saj. Nuk ishte dakort, kontaktoi me organizatat që mbrojnë të drejtat e gruas dhe sigurisht tani është më e ndërgjegjësuar, ndihet jo më e braktisur, patjetër që vazhdon të ketë njëmijë e një probleme, por di të jetojë me dinjitet dhe të përpiqet. Po zhvillohet një konferencë jashtëzakonisht e vlefshme për rolin e gruas në 100 vjetorin e pavarësisë dhe aty ka raste pafund të tilla. Më të vuajturat i kemi këto nënat, motrat, gratë e gjyshet tona, por më të heshturat, më pak protagonistet.
Unë besoj se trishtimi, siç të topit, ashtu edhe të ndihmon të reflektosh më shumë. Kemi nevojë të reflektojmë dhe ti japim vetes qetësi për të menduar para se të digjemi! Liraku duhet të jetë i fundit qytetar që vdes në atë mënyrë makabre pa mundur të realizojë vënien e drejtësisë. Por që drejtësia të vihet në vend duhet ta konsiderojmë njëri tjetrin si aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ajo çfarë ka më shumë rëndësi në betejën për drejtësi është siguria dhe jeta e secilit prej nesh. Le të bëjmë hapa të vegjël, quajini dhe hapa milimetrikë po të paktën kështu mbrojmë njëri tjetrin, edukojmë veten me gabimet gjatë rrugës dhe u japim të rinjvë dhe një mesazh të dyfishtë: që gjërat e mira bëhen me ngadalë dhe jo gjithmonë me bujë, e se jeta e njeriut, e çdo njeriu, ka më shumë rëndësi se çdo pushtet dhe se çdo regjim.
Vazhdoni grevën por me dialog, jo me djegie. Nga shtrati i spitalit të Barit, në Itali, Lirak Bejko përmes një interviste ekskluzive për TV A1Report i drejton një apel shokëve të tij grevistë që ndodhen ende në çadrat në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
“Grevën ta vazhdojnë por i porosis të mos bëjnë akte të tilla, por me dialog”, thotë Bejko duke folur për miqtë e tij grevistë, ndërsa me zërin që i dridhet nga emocionet shton: “I dua shumë”.
Lirak Bejko prej ditës së djeshme gjendet në Spitalin e Barit po merr një ndihmë mjekësore të specializuar pasi i vuri flakën vetes në shenjë proteste kundër indiferencës së Qeverisë ndaj kërkesave të ish-të përndjekurve politikë.
“Porosita shokët e mi mos ta bëjnë më – tha Liraku nga spitali i Barit për A1Report – Është shumë e vështirë të ndjesh dhimbjet e djegies së trupit, është sikur piqet një mish në hell”. Sapo mendimi kalon te ish-të burgosurit e tjerë që vazhdojnë grevën, zëri i tij fillon të meket nga emocionet: “Për arsye se unë shokët e mi i dua shumë, kemi një ideal, nuk dua që të ndjejnë ato dhimbje”.
“Kemi pasur një grevë urie kundra Qeverisë – shpjegon ai më pas – për shkeljen e të drejtave dhe liritë themelore të njeriut, përsa i përket ish-të burgosurve politikë dhe kishim ditë që nuk merrnim asnjë përgjigje, përkundrazi, diskriminimi vazhdonte dhe kishim arritur që këtë çështje ta sensibilizonim përmes disa akteve të atilla që të shkonin deri në ekstrem dhe, ashtu siç u pa, edhe ndodhi”, tha Bejko për A1Report. “Unë, Gjergj Ndreca dhe disa të tjerë, jemi organizatorët e asaj greve”, pohoi ai.
Duke folur për gjendjen e tij shëndetësore, Lirak Bejko tha: “Gjendja ime është pak më e mirë: kam dhimbje, ethe… them se ndodhem në dorë të sigurta”./Shqiptarja.com
Lirak Bejko, ish- i përndjekuri që u vetëdogj gjatë grevës së urisë, ka ndërruar jetë në një spital në Bari. Lajmin e ka konfirmuar i vëllai i tij.
Ai ndërmori aktin e rëndë të vetëflijimit më 10 tetor, kur grevistët kishin hyrë në ditën e 19-të të grevës së urisë.
Bejko pësoi djegie të rënda dhe mjekët nuk kishin dhënë garanci për jetën e tij. Me ndihmën e opozitës ai u dërgua të mjekohej në një spital më të specializuar në Itali. Por as atje nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda.
Bejko tentoi vetëflijimin në ambientet e grevës së urisë që u zhvillua pak kohë më parë, pas tentativës së Gjergj Ndrecës dhe për ditë të tëra qëndroi në gjendje të rëndë në QSUT, për shkak se kishte pësuar djegie në 50 për qind të trupit./TemA/
Nga Lavdosh Ferruni
Disa kohë më parë u publikua një lajm për rrjedhje toksike nga depot ushtarake të Qafemollës në vitin 2008, pasojat e të cilit akoma nuk dihen. “Pasqyra e Shtypit” të përditshëm është emërtimi që i ka bërë kreu i qeverisë, Sali Berisha kabllogrameve të publikuara disa muaj më parë nga Wikileaks.
Numrat flasin qartë. Adoleshentët që rriten nga familje lezbike bëhen studentë model. Këtë e tregon një studim nga “Journal of Homosexuality” dhe raportohet nga Laura Beck në Jezebel.com.
(Në vend të asaj që media mainstream do të duhet ta bënte më mirë, ose më të plotë)
100 vjet nga jeta dhe kontributi i grave në Shqipëri
Ekspozita përbëhet nga dy pjesë: Pjesa historike dhe ajo artistike. Në hyrje të Muzeut Historik ku u çel dje në mbrëmje kjo ekspozitë, publiku pa figurat e 35 grave të shquara shqiptare, të cilat bënë histori në vendin tonë dhe jashtë kufijve shqiptarë.
Vizita e një sekretari shteti në një vend të huaj është e rëndësishme jo thjesht për politikën dhe diplomacinë e atij vendi, por është një rast i rrallë edhe për punonjësit e diplomacisë amerikane në vendin përkatës. Sidomos për ata amerikanë që punojnë në Ambasadën e SHBA në Shqipëri.
Cfarë bëri Klinton në minutat që nuk ishte e rrethuar as nga Berisha, as nga Topalli, as nga Nishani dhe as nga Rama?
Takoi punonjësit e ambasadës së SHBA bashkë me familjarët e tyre, të cilët këtë ditë kanë po aq arsye për të qenë krenarë, siç fundja ndihen shqiptarët sa herë që një personalitet i politikës amerikane viziton Tiranën, Prishtinën apo dhe zona të tjera shqipfolëse.
Në këto dy foto që po botojmë, znj. Klinton shfaqet përkrah fëmijëve të punonjësve të Ambasadës Amerikane në Tiranë në një takim të veçantë që pati me ta në hotel Sheraton.
Këto nuk janë fotot zyrtare të Ambasadës por foto personale për të cilat Historia-ime.com mori leje me shkrim para se t’i botojë.
Nuk jam person me nuanca të forta patriotizmi, por këtë javë mendova ti dedikoja më shumë kohë muzikës shqip.
Fillova të udhëtoja në vite duke dëgjuar “Këngët e Shekullit”. Emocionuese këngët që i dedikohesh Shqipërisë para se unë te vija në jetë, emocionuese këngët që i dedikoheshin familjes në atë kohe, dhe po aq emocionuese këngët e dashurisë, edhe pse me vinte disi për të qeshur kur dëgjoja fjali të tipit “djersa në ballë ju ndrin” si një detaj që i bënte personazhet më “të bukur”.
Human Rights Watch dhe një seri organizatash të tjera kishin disa ditë që lobonin me mjetet dhe kanalet e tyre të komunikimit në mënyrë që gjatë vizitës së znj. Klinton në rajon qeveritë e Ballkanit të shtyheshin për të respektuar më shumë të drejtat e njeriut.
Edhe një përfaqësuese e komunitetit dhe lëvizjes gej ishte sot e pranishme në Kuvendin e Shqipërisë me ftesë të Ambasadës Amerikane e cila kishte mundur të ftonte vetëm 40 përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve, etj.
David Willey, BBC
Paolo Gabriele, ish-kujdestari i shërbimeve për Papën Benedikt po vuan aktualisht një dënim me burg prej 18 muajsh brenda mureve të Vatikanit, pasi u shpall fajtor nga një gjykatë e qytetit shtet më të vogël të botës për vjedhjen e dokumenteve të rëndësishme nga tryeza e Papës. Si mund të jetë jeta si i burgosuri i vetëm i shtetit sovran më të vogël në planet?
Sipas zyrtarëve të Vatikanit, ish-kujdestari do të trajtohet “butë dhe me drejtësi” dhe ndoshta ai mund të përfitojë falje nga Papa para përfundimit të dënimit, në rast se tregon pendim dhe i kërkon ndjesë Papës Benediktit, si dhe të gjithë njerëzve të tjerë që punojnë për Selinë e Shenjtë për skandalin që ai shkaktoi.
Por tani për tani, ai e ka këmbyer apartamentin e tij modest me tri dhoma brenda mureve të Vatikanit për një dhomë dënimi pjesërisht të mobiluar brenda zyrave të forcave policore private të Papës, Xhandarmërisë së Vatikanit.
Rreth 25 për qind e femijeve që nuk shikojnë në moshë shkollore në vendin tonë nuk e kanë frekuentuar ndonjëherë shkollën. Ndërkohë që pjesa tjetër e kanë frekuentuar, por pjesërisht. Këto janë rezultatet e nxjerra nga një studim i realizuar nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, atë të Shëndetësisë dhe Shërbimin Social Shtetëror.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.