UNDERGROUND – Takime të fshehura, ku mund të futesh vetëm nëse të ftojnë. Komunikimet janë vetëm nëpërmjet postës elektronike. Këta janë aktivistët LGBT në Pakistan, një vend rrënjësisht islamik, por ku fara e lirisë ka filluar të rritet.
UNDERGROUND – Takime të fshehura, ku mund të futesh vetëm nëse të ftojnë. Komunikimet janë vetëm nëpërmjet postës elektronike. Këta janë aktivistët LGBT në Pakistan, një vend rrënjësisht islamik, por ku fara e lirisë ka filluar të rritet.
Presidenti Barak Obama mbylli fushatën elektorale të hënën në mbrëmje i emocionuar dhe me lot. Loti i fiksuar në foto, shpërtheu gjatë fushatës së tij në Iowa ku i kërkoi mbështetësve të tij ta ndihmojnë për të mbyllur atë që nisën së bashku.
”Kemi bërë shumë progres këto vitet e fundit”- tha presidenti përpara një turme prej 20 mijë mbështetësve të saj. “Por Iowa ne jemi këtu sot sepse kemi shumë punë për të bërë. Udhëtimi ynë nuk mbaron.”- shtoi Obama.
Sondazhet e para pas 11 oreve te votimit tregojne nje avantazh te lehte por te qendrueshem te Obames ndaj Mitt Romeny.
“Natyra nuk krijon asgjë të panevojshme” ishte shprehja që të rinjtë e grupit Mendo Pozitiv e huazuan nga Aristoteli për ta ndarë me bashkëqytarët tanë. “E kemi zgjedhur këtë shprehje sepse të gjithë banorët e Tiranës kanë nevojë për më shumë “natyrë” në qytetin e tyre. Nuk ka rëndësi se çfarë roli kemi në këtë qytet, që nga fëmijët, punëtorët e thjeshtë apo edhe politikanët. Të gjithë kemi nevojë për gjelbërimin e qytetit tonë në të njëjtin nivel” shpjegojnë të rinjë e këtij grupimi.
Ata zgjodhën që ta veshin me rroba shumëngjyrëshe pemën tek Akademia e Arteve sepse duan që ky fenomen të jetë më i dukshëm dhe të mendohet më shpesh nga të gjithë. “Secili nga ne gjatë ditës ka mundësinë të kontribuojë për përmirësimin e gjelbërimit në këtë qytet. Duke bashkëpunar në aktivitetet tona edhe me studentë të Akademisë së Arteve, ne jo vetëm sensibilizojmë opinionin publik por i japim qytetit edhe një vepër tjetër arti shumëngjyrëshe” sqaroi për historiaime.al njëri prej aktivistëve.
Sipas tij “Shpenzimet dhe puna që bëmë për këtë aktivitet ishin minimale dhe gati të papërfillshme sepse të gjithë kanë punuar vullnetarisht dhe materialet janë marë nga rroba të vjetra, të cilat ne nuk i përdornim më”.
Për më shumë rreth këtij aksioni vizitoni www.mendopozitiv.com
DURRES – Ndërkohë një tjetër aksion është ndërmarrë nga të rinjtë në qytetin e Durrësit. Të rinjtë e këtij qyteti duket se angazhohen seriozisht në nisma vullnetare në shërbim të komunitetit dhe sensibilizojnë edhe të rinj të tjerë për t’u përfshirë.
Ne këtë kuadër, Grupi Rinor i Qendrës Komunitare “Sot për të Ardhmen” iu bashkua nismës së vullnetarëve të CSDC dhe dha kontributin e tij në rehabilitimin e lulishtes së shkollës së fiskulturës.
Puna 10 ditore do t’i japë formë lulishtes. Me datë 12 Nëntor në orën 10:00 do të bëhet edhe inagurimi i saj.
Nje personalitet i diaspores shqiptare ne Zvicer, Edlira Dedja (ne foto bashke me sopranon Ermonela Jaho), ka nxituar t’i dërgojë sot një letër zemëratë kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, lidhur me performancën e dobët dhe pa dinjitet të trupës shqiptare të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dje, në një koncert në Gjenevë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Saktësisht në letrën e saj thuhet:
“I nderuar Zoti Kryeministër.
Si artiste shqiptare, si personazh politik e publik në Zvicër dhe si anëtare e komisionit special të politikës kulturore e teatrit, në një nga kantonet frankofone të saj (për periudhën legjislative 2012-2016), desha të shpreh indinjatën time të lartë për paraqitjen tejet joprofesionale dhe pa dinjitet të Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit shqiptar në Gjenevë, me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar.
Desha të shpreh indinjatën për mungesën e plotë të organizimit, për programin e ndërtuar në mënyrë diletante dhe për nivelin jashtëzakonisht të dobët artistik, për zgjedhjen e një salle krejtësisht të papërshtatshme për një koncert të tillë, për mashtrimin publicitar me anë të TV për të shitur biletat minutat e fundit (ku përmendën emra artistesh, 90 përqind e të cilëve s’morën pjesë), për mungesën e spektatorëve në sallë (mbi 80% bosh), për trajtimin antinjerëzor karshi artistëve, që mbetën pa ngrënë e pa hotel deri në darkë vonë, për shfrytëzimin e emrit të artisteve të nivelit ndërkombëtar (Saimir Pirgu), që duke respektuar vendin e tij erdhi me modesti dhe mbeti i befasuar në mes të Zvicrës, ku ka reputacionin më të lartë nga publiku vendas, që e ka duartrokitur dhe e ka pritur gjithnjë me respektin e admirimin me te madh, etj.
Po ju drejtohem në emër të shumë artistëve dhe intelektualëve shqiptarë, një pjesë të mesazheve të të cilëve do t’ua bashkëngjis me letrën time, ashtu si edhe disa reagime e përshtypje të pjesëmarrësve në sallë që m’i dërguan sot me anë të internetit.
Po ju drejtohem juve, si kryetar i organit më të lartë ekzekutiv të shtetit shqiptar, që të merrni masa e të ndaloni abuzime të tilla, që bëhen për interesa të ulëta individësh të paskrupuj, që drejtojnë sot artin shqiptar.
Ne e kemi ndërtuar me mund, djersë e shumë vështirësi identitetin tonë jashtë Shqipërisë dhe kemi arritur të japim një imazh shumë pozitiv si për kulturën, ashtu edhe për kombin tonë. Kjo është arsyeja që s’mund ta tolerojmë një demaskim të tillë në një nga qytetet më të rëndësishme të Europës, në një kohë që i kemi pasur të gjitha mundësitë për të organizuar një nga manifestimet më të shkëlqyera e më mbresëlënëse për këtë përvjetor, ku të merrnin pjesë artistë të mrekullueshëm të të gjitha trevave shqiptare, që kontribuojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e jashtë.
Por pikërisht, përpjekjet tona thellësisht humanitare u sabotuan nga administratorët e kulturës në Tiranë, për të arritur sot në këtë skandal artistik.
Nuk di nëse do t’i shërbente imazhit të shtetit të konsoliduar shqiptar një performance e tillë, por unë kërkoj të ngre zërin që përgjegjësitë e saj të japin llogari publikisht, deri në dorëheqjen e tyre.
Me respekt,
Edlira Dedja Bytyqi,
Zvicër
Eshte i pari president qe ka folur hapur dhe eshte shprehur ne favor te martesave LGBT. Ka hequr praktiken “Don’t ask, Don’t Tell” në ushtrinë amerikane, ka firmosur ligjin kundër krimeve për shkak të urrejtjes që mban emrin e Mattheë Shepard, ka marrë më shumë se çdo president tjetër para tij persona LGBt në administratë, përfshirë edhe njreëz të aftë dhe të nderuar transgjinorë, etj.
Tre muaj pas betejës së televizionit A1Report dhe gazetës Shqiptarja.com në denoncimet publike të veprimeve të policisë Bashkiake ndaj komuniteti rom, gjuetia ndaj tyre nuk është ndalur. Sot kamera e A1Report është gjendur pranë pjesëtarëve të këtij komuniteti për të ndjekur shqetësimet dhe për t’i përcjellë shoqërisë zërin e tyre.
Ka një thënie mes atyre që punojnë apo kanë punuar në gazetën Shekulli e që është pak a shumë kështu: në rast se do që kryeredaktori (ai aktuali, Kokëdhima) të mos të ta heqë faqen fut nëpët rreshta a mundësisht në titull ndonjë gjë që ka lidhje me Enverin, Mao Ce Dunin apo komunizmin.
Një vizitë në shtëpinë e Perikli Shqevit: “Qëndroni për drekë se kam bërë fasule”, i thotë gazetares së historiaime.al që në momentin e parë
Të takosh një ish të përndjekur politik është e dhimbshme, sepse ajo që shikon në pamje të parë të bën të dyshon nëse vërtet je në shtëpinë e një personi që ka sakrifikuar lirinë e tij për demokracinë. Në shtëpinë e Perikli Shqevit gjithçka duket e ‘çuditshme’.
Regjisori Roland Sejko tregon në një intervistë për Valeria Dedajn e Shekullit detaje nga dokumentari i tij “Anija” që u shfaq për herë të parë për publikun e Tiranës, në Festivalin e Filmit Shqiptar.
Dhjetë personazhe të cilët kanë qenë pjesë e eksodeve, rrëfejnë udhëtimin me anije, pas 20 vitesh
Në ditët e para të Marsit 1991, në horizontin e bregut Adriatik të Italisë u shfaqën disa anije të cilat do të shënonin atë që do të quhej “eksodi i shqiptarëve”. Ky është rrëfimi i një udhëtimi, anijesh dhe njerëzish, që shërben për rindërtimin e tre eksodeve të mëdha të shqiptarëve.
Nuk e dija më nëse doja të isha vetëm tashmë, apo të vazhdoja të shoqërohesha nga melodia që ishte ulur pranë meje. Disa stacione më tej, ajo ngrihet nxitimthi për të zbritur, dhe nga pakujdesia (ose qëllimisht), la pas telefonin e saj në sediljen ku ishte ulur. Mundohem ta thërras, me telefonin në dorë por hapat e saj ishin më të shpejta se thirrjet e mia. Rrëmbej çantën dhe zbres nga autobuzi duke i vajtur pas dhe në momentin ku zëri im bëhet më i forte, ajo ndalon dhe kthen kokën e vjen drejt meje. ” Harrove telefonin – i thashë me gjysëm zëri të mbytur nga nxitimi.”
Nga Eugert Aliaj
Të ulemi e të trajtojmë problemet e ndryshme sociale me të cilat ne Shqiptarët duhet të bëjmë hesapet çdo ditë, ato janë të panumërta, të pafundme.
Një nga ato janë qentë endacak që enden në rrugët e Tiranës (e jo vetëm).
Nuk mund të rrimë indiferent shqetësimit të këtij fenomeni, pasi në vetvete bart disa probleme si siguria e qytetarëve, higjena dhe vet fakti që këto kafshë rrojnë në mëshirën e fatit në keqtrajtimin dhe dhunimin e përditshëm.
Këto dy ditë e kam vënë re me kujdes numrin e lartë të qenve që shëtisin në çdo kënd të kryeqytetit, në hapsira publike, në rrugica e madje dhe në oborrin e Qëndrës Spitalore Ushtarake Universitare dhe Kompleksit të Spitalit Amerikan në Tirnaë.
Qenë të gjymtyar, lëkurë rrjepur, të frikësuar, agresivë, tufa që shkëlyhen me njëritjetrin e qenë që i vërsulen makinave e jo më larg se dje asistova në një skenë ku disa prej tyre sulmuan një çift të rinjsh në zonën e Tregut Elektrik.
Shumë do mund të mendojnë se qentë e rrugës janë çështja e fundit që duhet të diskutojmë dhe pikërsiht këtu nis gabimi i mentalitetit të shoqërisë sonë.
Çështjet sociale, problematikat e ndryshme që kanë gllabëruar gjithë sistemin shoqëror shqiptar nuk duhet të kenë klasifikim. Por çdo qytetar duhet të angazhohet çdo problem të marrë zgjidhje.
Fjala bie nëse ky çift do të sulmoheh rëndë nga këto kafshë do të pësonte lëndime a mund të themi se kjo nuk është e rëndësishme?
Jo, sepse problemet që mund të vijnë në rast kafshimi nga qentë e rrugës të cilët nuk kanë kurr farë vaksinimi dhe higjene mund të sjellin pasoja dhe dëme të rënda për shëndetin e qytetarëve.
Dhe kjo ka rëndësi. Sepse siguria e qytatrëve në një vend që aspiron integrimin europian, apo në një kryeqytet europian, vjen e para dhe është primare.
Përpos kësaj shtrohet edhe çështjta e sigurisë së vet këtyre kafshëve. Në shqipëri strukturat e posaçme nuk kanë marrë kurrë masa të tilla të tutelojnë edhe vet këto kafshë. Kemi qënë dëshmitarë të kohërave kur shtimi me shumicë i tyre zgjidhej duke i eliminuar fizikisht me metoda nga më barbaret, që mikut më besnik të njeriut nuk i kanë hije.
Problemi nuk zgjidhet duke i eliminuar fizikisht, apo duke filluar fushata spastrimi më gjahtarë si para disa viteve apo siç u tentua të veprohej në Prrenjas vetëm para disa muajsh.
Në shqipëri ka struktura të posaçme në administratën lokale si dhe disa organizata të cilat punojnë në mbrojtjen e kafshëve.
Gjëja më e duhur do të ishte ngritja e strukturave ku këto kafshë pasi të kapen, të grumbullohen, seleksionohen (pasi disa prej tyre për shkak të sëmundjeve të rrezikshme apo të pa shërueshme dhe të vuajtshme do duhet edhe të eliminohen fizikisht por të paktën në mënyra të denja dhe jo me plumba e saçme), të tjerat mund të përdoren për krijimin e rracave të pastra apo dhe rracave mikse dhe shumë qytetarë mund të shfrytëzojnë këto struktura për të zgjedhur kafshën e tyre shtëpiake.
Kjo do të ishte një mënyrë e mirë si për të siguruar qytetarët nga rreziku i infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme që vijnë prej kafshëve të rrugës por edhe vet shëndetin dhe mirëqënien e këtyre kafshëve të cilat nga papërgjegjshmëria e vet njerëzve enden rrugëve.
DEBATI I SE DIELES
Në përgjgjie të shkrimit të Edison Ypit “Vdisni si burra”
Nga Andi Kananaj
Ti thua se: “Është turp i madh Burri të kërkojë pare me përzhitje”. Jep përkufizime nga Olimpi me gjalpë e djathë që ndërton po vetë në një shkrim për një komunist imagjnar. U tregon ish – të persekutuarve Cv-në karakteriale me të njëjtën qetësi që ngjyros dhallën në shkrimet e tua. U thua se: Të burgosurit e ndërgjegjes nuk bëjnë burg për të marrë por vetëm për të dhënë. Sepse të përndjekurit e vërtetë janë njerëz fisnikë, me mendje të hapur, me zemër të madhe, me shpirt të gjërë.
Pastaj pasi merr 20 lajke për shkrim, e me zhdërvjelltësi kaprolli, hidhesh të tregosh për “pirgje pilafi të ngrohtë prej nga dalin rrathë të bardhë avujsh që ngjiten drejt qiellit dhe keca e viça të therur që shkojnë në heje druri me prush nën të, që rrotullohen ngadalë nga shqiptarë të ngeshëm e të qeshur”.Përsëri 20 lajke në fejsbuk, që lajkatojnë sedrën tënde, të shkruesit të mirë, që ka tregun e vet të fansave që gëzohen si fëmijë kur dëgjojnë fjalë të reja. Ti je aty si fjalor ekstrovers, i gatshëm si një përbindësh përrallash të bësh krahasime mes sendeve, jetëve, mendimeve. Di të zbukurosh me të njëjtin talent petullat, gjizën dhe egon e pushtetit. Përçmon grevën e ish – të përndjekurve, vdekjen e Ardian Klosit, jetën e një komunisti, se je i sigurt se nuk mund të të përgjigjen.
Habitem pse habitesh që në grevën e urisë grevistët kërkojnë lëngje. Thua me cinizëm në nivele skolastike se: “Greva e Urisë, sa kohë është e tillë dhe jo e rrejshme, në pritje të përgjigjes së kërkesave, bëhet në një ambient të mbyllur ku, veç ajrit që thithet, nuk ka absolutisht asgjë që hahet, pihet, gëlltitet, përtypet. Po erdhi përgjigje e kënaqshme, mirë. Po erdhi përgjigje e pakëndshme, ose po s’erdhi asnjë përgjigje, vjen ajo që vjen, plaka, kosorja, vdekja. Këto janë gjëra elementare për një grevë urie”.
Leksione jete, për një sistem mesjetar i dashur mendimtar idiot. Në një sistem demokratik, jo vetëm qeveria por dhe analistët që kanë kaq shumë akses publik duhet të jenë gjithë veshë. Një sistem ku lajmërohesh për efektet e dietës, kur dikush qëndron me apo pa vullnet i paushqyer, e ku shoqërisë i ngrihet mishi e i bëhet pupërr, si në shkrimet e tua me burrni çadrash, e çudira katundesh në cepa malesh. Atje ku ti je edhe UFO edhe ZOT. Fanepsesh nga pas malit, si gjysmë fantazmë e gjysmë zanë që t’u hash shëllirën me gjithë djathë, në vend që t’u çosh qumësht nga ai i pushtetit. S’e dinë a të duan, por që i argëton kjo është e sigurt si tava e mishit që iu përpin o i miri shkrimtar.
Shqetësohesh se Kryeministri nuk i mban paratë në xhep. Por mund të gëzohesh njësoj, meqë Kryeministri yt zoti Ypi, i kurseu 3000 dollarë me një dorë. Vdekja e Lirakut do ta ketë lehtësuar ekonomikisht qeverinë. Kryeministri tani do t’i investojë me siguri në diçka tjetër që do t’u sigurojë të ardhmen shqiptarëve. Ndoshta në bileta për Bruksel, që të garantojë evropianët se benzinën e siguroi opozita. Se greva ishte politike. Do të skandalizohen besoj, se në Evropë askush për asnjë arsye nuk bën politikë. As gëk nuk bëjnë kur kryeministrat flenë në drekë.
Mos ndoshta nuk e ke me Ramën (për të cilin ishe gati të prisje një gisht dikur që ta votoje dy herë) por me përmbajtjen? Ndoshta je koprac dhe kjo shpjegon pse nuk të pëlqen protesta ekonomike vetëm për para? Do më shumë argumenta? Megjithëse vështirë të besoj se nuk je në gjendje të kujtosh se çfarë do të thotë skamje. Ke qenë një ish – i persekutuar. Thua i kërrusur në rradhë të fundit. I heshtur dhe i frikësuar edhe kur ia dilje në punën tënde. Nuk do të ta vjedh historinë tënde se e tregon bukur. Po teksti do benzinë se e ke tradhtuar tashmë me shkrimin “Vdisni si burra”, për të gjithë ata burra që kanë vuajtur sa, apo më shumë se ty. E bere kët’ shkrim pranoje, se mendove që e donte doktori. Ai që dikur mallkoje në shkrime, e tani e shef si pjatë me pilaf nga ai që ty të lëshon goja lëng e verem.
E organizojnë grevën në prag të marrjes së Statusit Vend Kandidat për në Bashkimin Evropian. Hëm, je estetik dhe i angazhuar në politikë të jashtme. Ka rrezik lexon dhe raporte përgjatë mërgimit herë mes malesh, e herë mes klubesh shik në Tiranë.
Po nëse mundesh, më kujto një tjetër vend evropian, ku viktimat e organizimi të keq të jetës së një shoqërie (cilësdo), futen në grevë urie, nuk përfillen për mbi 30 ditë, vetëdigjen e vdesin? E trupat u ngelen në spitale të botës se nuk kanë mundësi ekonomike që t’i sjellin mbrapsht. Ku? Një vend ku del zëdhënësja e qeverisë të deklarojë se viktima ishte jo stabël mendërisht. Ku ndodh? Në cilin vend normal, partner strategjik e mik shtëpie? Cili vend nga ato që lagen nga dete kosi, dallgët e bardha të shkumbëzuara të të cilit kos rrahin pa rreshtur brigjet e pamposhtura? Të citova keq? Mos harrova lëngjet e frutave dhe sherbetrat që përmbytin shkrimin? Lëngjet e protestës në atë që për ty është vendi normal dhe të lë ty në distancë me habinë më të madhe.
“Është turp i madh Burri të kërkojë pare me përzhitje, njëri ben gati bezinën, tjetri çakmakun, i treti batanijen, i katërti që thërret Ambulancën, i pesti që lexon komunikatën e rradhës”.
Ju lutem bëni djegje të plota. Digjuni si Oso Kuka. Se, pare, pavdekësi, këngë, lavdi, Histori, Burri nuk merr dot kurrën e kurrës me asgjë tjetër përveçse me vdekje.
Servilizmi yt nuk është përkrenarja e Skënderbeut, dhe ky nga po të shkruaj është kompjuter. Servilizmi do apo s’do, mbetet serial serioz botimesh në media. Të pëlqen apo jo, do të rezistojë e jetojë më shumë se ti. Ai do të jetë dëshmia e sulmit tënd ndaj kolegëve të tu, se ashtu t’u duk vetja me hedonist. Tentove (në letër) t’u nxjerrësh sytë me lugë e të t’u gërryeje kafkën, por askush s’të tha asgjë. Ti e di këtë.
E nuk u mjaftove me kaq. Ti tregon vërdallë se jetojmë në vendin ku “Një erë e lehtë (na sjellka) sjell nga qielli si gjethe vjeshte që bien mbi tokë miliona banknota valutash të huaja, kryesisht Euro dhe Dollarë. Banknotat qindëshe, ngaqë mes këtij bollëku paraja nuk njihet, si prek njeri me dorë, i marin me fshesë i grumbullojnë në kapica të mëdha dhe, ose i djegin, ose i dërgojnë nëpër banja si letra higjenike”. E megjithatë të trajtojnë akoma si qenie normale.
Thua se: “Nëse edhe kjo Shqipëri, që është Shqipëria e sotme, s’ju duket vend normal, hiç mos më falni që po ua them; S’jeni skeptikë, jeni të sëmurë të pakurueshëm, nostalgjikë të pandreqshëm, bërllogje të pa riciklueshme, klysha kurvi”. Por transformimi yt letrar i realitetit është po aq i parëndësishëm në fakt. Ti po jeton mirë. Të ardhurat nga shkrimet të bëjnë të mendosh se ti e meriton qendrën e vëmendjes. Komunizmi të bëri të ulje kokën në rradhën e fundit, por ti do t’i çmontosh emrin me trimëri të rrallë, se thelbin e diktaturës nuk ke kurajë ta prekësh. Paratë të kanë bërë trim aq sa për të sulmuar më të dobëtin. Lirakun që vdiq. Atë që nuk të përgjigjet dot.
Edison, gjeniu tjetër pas atij të llampës, që të mos më keqkuptojë njeri me titullin, kategoria e përmendur ka mirëkuptimin tim maksimal. Ti sigurisht që jo.
P.s Gabimet drejtshkrimore në thonjëza janë origjinale të Ed Ypit
Koment i detajuar mbi nje debat qe perfundon me nje mesazh…
Kristi Pinderi
Skenografia është e këndshme dhe simbolike, dy anë, njëra e bardhë përballë tjetrës në ngjyrë të zezë, jo për të bërë thjesht kontrast në ngjyra për kamerat, por për të simbolizuar thelbin e emisionit “BarDH a Zi” në TV Scan (emision qe perfundon me idene se ne fakt, gjerat jo gjithmone jane bardh e zi apo bardh a zi). Të ftuar një psikologe, një koreograf, një regjisore dhe një gazetar e njëkohësisht aktivist për të drejtat e njeriut.
Nën moderimin e gazetares Ornela Gaçe dhe ndërhyrjet në formën e analistit nga Erion Kristo këta të ftuar duhet të zgjedhin secili nga një zarf që përban nga një pyetje dhe pastaj duhet të përgjigjen. Për gati 30 minuta zhvillohet mes tyre një debat i formës “talk show” për cështjen që ngre secila pyetje.
Jemi në emisionin e fundit, që u shfaq sot në mbrëmje (e shtunë, 3 nëntor). Pyetja e parë: sfiduese! Të ftuarit duhet të tregojnë se si reagojnë në rastet kur punëdhënësi nuk i paguan! Debati shndërrohet befas në debat për sindikatat, tek tuk gazetari dhe regjisorja tentojnë të ndajnë historitë personale, sidomos me punëdhënës pronarë të medias, psikologia e kalon temën me lezet të mungesa e informacionit që punëmarrësit shqiptarë kanë për kontratat (ajo përmend më vonë rastet e veta personale kur kontrata të ndryshme i ka firmosur pa i lexuar!). Bukuri! Vjen pyetja e dytë. Pyetet si ka mundësi që në jetën e përditshme ka drama e tragjedi pa fund por në skenat e artit nuk ka shfaqje? Koreografi që punon “në shtet” duket qartazi që ka ngarkesa e probleme pa fund për të folur. Të pranishmit sikur bien dakort që duhet ndryshuar sistemi në atë mënyrë që dhe arti të hyjë siç duhet në tregun e vlerave (fillimisht në treg, e përmes tregut të mbijetojë më i miri). Fort mirë!
Pyetja e tretë bëhet në formën: si do të reagonin të ftuarit po të kuptonin se përgjoheshin? Debate pafund edhe aty. Në një moment psikologia surprizon kur thotë se shqiptarët nuk dinë të ruajnë për vete gjërat e tyre (në fakt, sipas të gjitha gjasave shqiptarët më mirë dinë të bëjnë thashetheme për njëri tjetrin se të nxjerrin veten në meidan, por ky mund të jetë një debat më vete). Konfuzohet pak debati nëse bëhej fjalë për përgjimet e shtetit ndaj qytetarëve apo përgjime të qytetarëve ndaj njëri tjetrit?! Në të dyja rastet dukej se të ftuarit nuk kishin ndonjë habi të madhe (në një moment gazetari i ftuar përmend ekzistencën e një draft ligji që qarkullon me konsensus mes pozitës dhe maxhorancës sipas të cilit do kenë më lehtësisht dhe më shmë akses institucionet në rastet kur do duan të përgjojnë komunikimet elektronike të qytetarëve!). Po roli i kompanive të celularëve, pyet moderatorja? Kalon dhe ky debat.
Vijmë te pyetja e fundit… Koreografit (z. Arjan Sukniqi) i mbetet të zgjedhë zarfin e fundit. Pyetja është: si do të reagonit nëse do ju pushonin nga puna për shkak të orientimit tuaj seksual?
Heshtje… zgjat shumë më tepër sekonda sa mund të kuptohen në një transmetim televiziv. Sukniqi sikur nuk gjen dot përgjigjen e saktë. Ndërhyn psikologia, znj. Silvana Loka e cila jep mësim në Albanian University dhe nis të thotë të parën fjali skiç që do e pasojë nga ndërhyrje të tjera po aq skiç deri në fund të debatit! Thotë, mes të tjerash se është kundër çdo diskriminimi pozitiv por pa e sqaruar konkretisht (format e diskriminimit pozitiv për shembull, janë thelbësore në politikat e shërbimeve sociale në të gjitha vendet normale në botë sepse, fjala vjen, nuk do të kishim mënyrë tjetër më të mirë për të ndihmuar gratë në nevojë, grupet e marxhinalizuara, njerëzit që nuk gjejnë dot punë, të rinjtë që duhen stimuluar, njerëzit në nevojë, apo për të integruar në shoqëri personat me aftësi të kufizuara qoftë fizike, qoftë të shëndetit mendor, e kështu me rradhë).
Teksa hesht në fillim, pas këtij skiçi të parë të psikologes, ndërhyn Sukniqi: Po thotë, ja t’ju jap një shembull: unë kam fjala vjen, një artist të talentuar që nuk gjen dot punë por më duhet të paguaj një artist tjetër që nuk shikon (përdori fjalë të tipit që nuk është sagllam, apo që nuk është tamam!) vetëm pse na ekzistoka ky ligji kundër diskriminimit!
Nis debati për ligjin kundër diskriminimit. Gazetari dhe aktivisti (Kristi Pinderi) shpjegon filozofinë e ligjit. Thotë se është ndër të paktat ligje ku parashikon se barra e provës i bie personit të akuzuar dhe jo atij që akuzon dhe kjo bëhet që në të tillë legjislacion Shqipëria të përafrohet me ligjet e BE dhe e dyta për të luftuar sidomos diskriminimin e fshehtë, të sofistikuar dhe të nënkuptuar, por kjo nuk do të thotë se personi i akuzuar për diskriminim sidomos kur është punëdhënës shpallet fajtor, përkundrazi!
Skiçi i dytë nga psikologia: LGBT, thotë, ngaqë marxhinalizohen gjithë jetën mësohet me idenë dhe sillet si i tillë!!!! Por unë, vazhdon, nuk jam dakort të ketë ligj që diskriminon punëdhënësit! Ndërhyn gazetari dhe i thotë që nuk ka asnjë ligj që diskriminon në Shqipëri punëdhënësit. Ndërhyn me të vetën koreografi: jo pra, të punësohen të aftët dhe ata që janë sagllam dhe të mos punësohen njerëzit vetëm pse janë gej! Ndërhyn sërish Pinderi dhe sqaron se nuk ka asnjë rast në Shqipëri që njerëzit të jenë punësuar ngaqë janë gej (mund të jetë e kundërta) dhe shton se për të mos bërë populizëm apo teorira në ajër, është më mirë të pranojmë se në institucione shtetërore sidomos, po vuajmë mungesën e meritokracisë jo pse po punësohen njerëz gej të paaftë që sipas kësaj teorie po u marrkan vendet e punës njerëzve të aftë, por se po punësohen njerëz mbi baza politike, apo mbi baza nepotizmi të tipit “kunati i filanit”, apo “20 përqindëshi i koalicionit”…
Pasi psikologia bën një skiç tjetër ku ngatërron etikën që ajo ka mësuar për profesionin e vet me detyrat që sanskionon ligji kundër diskriminimit por së fundmi dhe Kodi i Punës, ndërhyn regjisorja (Anxhela Cikopano) – ndërhyrje e sinqertë duhet thënë, por edhe ajo skiç (sipas mendimit tonë). Thotë: pse duhet të merremi me diskriminimin e LGBT kur këtu diskriminohen gratë që mbeten shtatzëna e nuk mbahen në punë pas lindjes? Komenti sjell një problem të madh por përjashton, në fakt një problem tjetër. Pinderi ndërhyn duke thënë se ligji kundër diskriminimit i mbron të gjithë pavarësisht në janë gra apo burra e kështu me rradhë dhe se në konceptin e të drejtave të njeriut nuk ka ndonjë hierarki që thotë se këto të drejta të një grupi janë më të rëndësishme se të drejtat e një grupi tjetër! Shpjegon format e dhunës brenda familjes ndaj komunitetit të lezbikeve në një moment, por replikat vijojnë kështu: Po unë spo të flas për të, po të them që A-ja janë gratë e diskriminuara dhe s’mund të flasim për probleme që nuk ekzistojnë (Cikopano, përshkrimi është i riprodhuar mbi idenë, jo transkriptuar fjalë për fjalë); Po pse, lezbiket nuk janë femra?! (Pinderi).
Embëlsira për në fund: E pyet moderatorja, Sukniqin se si e shikon ai këtë problem në një fushë si baleti… dhe aty, më në fund, vjen një përgjigje që duhet përshëndetur: “Të jem i sinqertë, unë e kam patur siklet i kam patur bezdi këto gjëra por me kalimin e kohës nis edhe unë të kuptoj, si e gjithë dynjaja” dhe shton: “edhe unë piqem, bashkë me shoqërinë”.
Foto ilustruese nga programi
Nga Anila Basha
Kemi 100 vjet të shtetit shqiptar, jemi munduar t’i analizojmë të gjitha, por kemi harruar të numërojmë veten. E kam fjalën për armatën e gjithë atyre grave e vajzave, nënave, që punojnë në industrinë e informacionit. Nuk di nga duhet ta filloja, ta nis me Musine Kokalarin, ta vazhdoj me Adile Xhabijen, gazetaren që vetëm këtë vit, në moshën 81 vjecare u dekorua nga Presidenti dhe ishte zëri i parë i radio shkodrës e radio moskës në seksionin shqip. Apo ta vazhdoj me Nexhmije Zaimit, që fal koleges Zenepe Luka morëm vesh për karrierën e saj në kanalin televiziv CNN, gazetarja që iku në SHBA që 16 vjeç e që sot ka lënë pas emrin e një gazetareje të madhe Shqiptare. E mandej ta vazhdoj me ikonën e TVSH, një grua profesioniste, një frymëzim për mua, e po ashtu mendoj edhe për shumë kolege të miat, Tefta Radin, sot në pension.
Shkurt, ne nuk e njohim gazetarinë femër në këtë 100 vjetor. Por jemi shumë. Një armatë e tërë gazetaresh që përpiqen me shumë mundim të përcojnë në opinionin publik atë që shohim dhe dëgjojmë.
Në gjithë botën ka një debat të madh mes të qenurit femër dhe neësroomit. Ka debate në Gjermani, Danimarkë, Itali, madje edhe në SHBA. Roli i gazetareve femra në redaksitë e informacionit vjen duke u rritur. Vetëm dje, ndërsa po përgatitesha për këtë komunikim me ju, vura re se redaksia e gazetës që unë drejtoj, në 70 përqind të stafit prezantohet nga gazetaret femra.
Pse do thoni ju? Ka shumë arsye, por më kryesoret janë: ato janë më të vëmendshme, më të përgjegjëshme, më korrekte e më punëtore.
Kur isha 18 vjeç dhe përpiqesha të shkruaja shkrimin tim të parë, tek shihja Entonin, Shkullakun, Baxhakun, e shumë shefa meshkuj, ëndërroja një ditë të bëhesha shefe si atë.
M’u desh të stërvitesha në luftën e 1997, në moshën 19 vjeçare, me idenë se çfarë shihja nga Vlora, Saranda, Gjirokastra, t’a përcillja në gazetën “Koha Jonë” për t’ua treguar të gjithëve. Pas këtyre sakrificave, mendova se do të gjeja qetësi, e ndoshta edhe një punë zyre. Po ja ku ndodhi lufta në Kosovë, e unë, sërish në vijën e parë të frontit, në qytetin e Kukësit. Agjencitë prestigjoze të lajmeve, dërgonin në terren më së shumti ekipet e meshkujve.
Pra ja ku jemi. Shoh në këtë sallë e mendoj se sot gazetaria për të cilëm flasim, e ka humbur atë kuptimin e të qenurit maskiliste. Ne femrat, jemi më të zonjat.
Dhe në fund, duke marr shembull edhe nga vizita e sekretares amerikane të shtetit Hillary Klinton në vendin tonë, dua të them një postulat, që e kam timin e që nuk kam asfare frikë ta ndaj me ju:
Femrat janë projektuar për Lidere, meshkujt për shefa.
Përgëzoj unionin pjesë e të cilit jam për inicativën për të na mbledhur të gjithëve, përgëzoj mbështetësin e këtij eventi kryetarin e bashkisë së Shëngjinit. Falenderoj zotin Sekui për mbështetjen që u jep grave e vajzave në Shqipëri, e sidomos atyre gazetare, për të ecur përpara.
Në fund, një përgëzim i madh për të gjitha ju gazetare femra ku do që jeni: falemnderit për punën dhe përkushtimin tuaj. Pa ju, gazetaria do të ishte “e shëmtuar”.
*Fjala e mbajtur në aktivitetin e gazet- arëve për “100 vjet gazetari shqiptare”
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.