Mbi 600 pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, u mblodhën virtualisht dhe fizikisht në Parlamentin e dytë Rural Shqiptar më 4-5 mars, organizuar nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural në koordinim me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin Epoka dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike, autoriteteve vendore, fermerëve,
organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë në nivel vendor. Pavarësisht vështirësive të krijuara nga pandemia Covid-19, Parlamenti i dytë Rural Shqiptar, nëpërmjet platformës digjitale dhe falë përpjekjeve organizative dhe koordinuese të Rrjetit Shqiptar për Zhvillim Rural, bëri të mundur realizimin e këtij takimi të rëndësishëm për dialog, bashkëpunim, shkëmbim dhe, diskutim të çështjeve me rëndësi për zhvillimin rural si dhe për të ofruar rekomandime për zhvillimin dhe rigjallërimin e jetës dhe ekonomisë së komuniteteve rurale.
Parlamenti dhe forumet rajonale krijuan hapësira diskutimi dhe konsultimi duke mundësuar kështu forma të tjera për marrjen e kontributeve nga aktorë të ndryshëm. Ky ka qenë një momenti rëndësishëm për të shqyrtuar realitetin dhe për t’u njohur më mirë me nevojat dhe problematikat, për të reflektuar rreth vizionit dhe prioriteteve që synojnë përmirësimin e jetës së komuniteteve rurale në vend.
Nga ky parlament rural iu bë thirrje publike Qeverisë, Parlamentit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Njësive të Vetë-qeverisjes Vendore, Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural si dhe aktorëve të tjerë publikë dhe privatë, përfshirë këtu akademinë, organizatat e shoqërisë civile, biznesin e të tjerë, të investojnë për rigjallërimin e jetës dhe ekonomisë së komuniteteve rurale pasi konstatohet si e vakët.
Parlamenti Rural mbetet një projekt Evropian…
Ajo që e dallon Rrjetin Kombëtar për Zhvillimin Rural nga çdo organizëm tjetërështë ndërtimi i identitetit të vet në sistemin e qeverisjes së sektorit rural përmes punës për përmirësimin e kapaciteteve të sektorit në të gjithë vendin, ngritjen dhe konsolidimin e instrumenteve të konsultimit publik për çështjet e politikave te zhvillimit rural, monitorimin dhe hartimin e dokumenteve të politikave për një qeverisje më të mirë për zhvillimin bujqësor dhe rural, sensibilizimin edhe advokimin. Si ombrellë organizatash të shoqërisë civile, Rrjeti qëndron fort për promovimin e qasjes “LEADER” në të gjithë vendin.
Sotiraq Hroni
Kryetar i Bordit,
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural
I promovuar si një model dhe projekt evropian para tri vitesh, Parlamenti
Kombëtar Rural në Shqipëri mbetet një projekt me fokus sa mirëqeverisjen
po aq dhe demokracinë gjithëpërfshirëse. Puna nga Parlamenti i parë në
shtator të vitit 2017 deri në këto ditë përfshin përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për të krijuar dhe konsoliduar një identitet sa përfaqësues po aq edhe legjitim të Rrjetit Kombëtar për Zhvillimin Rural (ANRD), që do të ndihmonte advokimin për politikë bërje dhe vendimmarrje të mbështetur në evidencë dhe në prioritetet e komuniteteve rurale. ANRD po zë gjithmonë e më tepër vendin si përfaqësuese e interesave të sektorit privat, shoqërisë civile dhe qeverisjes vendore në sfidat e vendit për zhvillimin e qëndrueshëm rural.
Mbështetur në kontributin e dhënë nga pjesëmarrësit gjatë zhvillimit të
seancave të Parlamentit Rural u nxorrën disa probleme dhe rekomandime për të përmirësuar situatën:
Skemat kombëtare janë një instrument i rëndësishëm për mbështetjen e bujqësisë dhe zonave rurale në përgjithësi. U theksuar rëndësia jetike të institucionalizimit të hartimit të skemave të mbështetjes me pjesëmarrjen e fermerëve dhe grupeve të tjera të interesit. Marrja e mendimit
dhe shqyrtimi i prioriteteve të fermerëve në procesin e hartimit të skemave kombëtare duhet të kthehet në një praktikë të rregullt institucionale.
Zhvillimi rural i referohet procesit të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe mirëqenies ekonomike të njerëzve që jetojnë në zona relativisht të izoluara dhe pak të populluara. Sugjerohet për formulimin dhe zbatimin e një politike nxitëse dhe stimuluese për mbështetjen e zonave rurale të largëta dhe malore nëpërmjet: a) përcaktimit të përkufizimit të qartë të zonave rurale dhe të zonave më pak të favorizuara në nivelin e njësive administrative; b) favorizimin me pikë shtesë në skemën kombëtare për fermerët e këtyre zonave dhe c) krijimit të masave specifike në lidhje me grumbullimin, përpunimin dhe kultivimin e frutave të pyllit dhe bimëve mjekësore për grumbulluesit dhe përpunuesit e licencuar të zonës me kushtin që të punësojnë banorë nga këto zona.
Zhvillimi rural i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës përfaqëson alternativën e zhvillimit që fuqizon dhe integron fermerët e vegjël dhe ekonomitë bujqësore familjare. Problematika dhe sfidat me të cilat përballen fermerët e vegjël janë mjaft specifike dhe shpesh të patrajtuara dhe të papërfaqësuara në debatin që zhvillohet për hartimin e politikave për zhvillimin rural. Kjo Deklaratë është e lidhur ngushtë me përfaqësimin e problematikave të zhvillimit të hasura
nga fermerët e vegjël në mbarë Shqipërinë dhe për t’i sjellë ato në vëmendjen e politikëbërjes. Reforma më e madhe e fshatit e nxitur nga Ligji Nr. 7501, “Për Tokën”, mban ende peng shumë ekonomi bujqësore në formalizimin e pronës. Fermerët, në veçanti fermerët e vegjël, vazhdojnë të përballen me vështirësi ekonomike dhe perspektivat e tyre për zhvillim duket se janë duke u zvogëluar. Përqindja e lartë e fermerëve të vegjël dhe problemet me të cilat përballen në mënyrë evidente kërkojnë formulimin e një politike kombëtare për të mbështetur forcimin e SHBB-ve dhe nismat e zinxhirit të shkurtër të vlerës.
Të rinjtë janë të rëndësishëm për vazhdimësinë e jetës në zonat rurale, për bujqësinë si dhe për sigurinë ushqimore. Megjithatë, të rinjtë janë të papërfaqësuar në strukturën e ekonomisë agrare. Vetëm 1% e drejtuesve të ekonomive bujqësore janë të moshës deri 25 vjeç. Studimet tregojnë se në ekonomitë bujqësore, rritja e moshës mesatare, migrimi si dhe mungesa e programeve trajnuese kanë sjellë uljen e ndjeshme të kapitalit njerëzor. Aktualisht, mundësitë e të rinjve për t’u shkolluar apo trajnuar në bujqësi konsiderohen të pakta. Përmirësimi i cilësisë së jetesës në zonat rurale ka gjasa ta bëjë fshatin tërheqës për të rinjtë për të qëndruar. U bëhet thirrje të gjithë aktorëve zhvillimorë të punojnë me të rinjtë me qëllim që të rrisin tek ata dëshirën për të kontribuar për vendin e vet nëpërmjet trajnimeve, mundësive për punësim dhe vetëpunësim dhe trajnimit në vendin e punës. Është me rëndësi të gjenden mekanizmat dhe stimujt e duhur për të rritur interesin e të rinjve për formim në shkollat e mesme profesionale. Gjithashtu, ngjashmërisht me Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE- së 2021-2027 sugjerojmë të hartohet një masë e veçantë mbështetje për sipërmarrjet bujqësore të nisura nga fermerë të rinj (nën moshën 39 vjeç).
Ngjashëm si të rinjtë në zonat rurale, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet përmirësimit të statusit social ekonomik të grave dhe vajzave rurale. Të ndërgjegjshëm se zhvillimi i qëndrueshëm social dhe ekonomik i vendit nuk mund të arrihet nëse nuk u ofrohet mbështetje grave dhe vajzave në zonat rurale që të luftojnë varfërinë dhe përjashtimin social, këmbëngulim se përfshirja e fuqizimit social-ekonomik të tyre në agjendën e politikë- bërjes së sektorit është prioritet. U sugjerua rideminsionimi skemës së mbështetjes së bujqësisë duke brendësuar çështjet gjinore në procesin e aplikimit me qëllim të ngushtimit të hendekut social dhe ekonomik.
Zhvillimi Vendor i udhëhequr nga Komuniteti (CLLD) si një formë e re e zhvillimit të zonave rurale dhe të demokracisë me pjesëmarrje, respektimi i parimit të subsidiaritetit dhe proporcionalitetit si dhe qasja LEADER qëndrojnë në bazë të këtij procesi gjithëpërfshirës me orientim nga poshtë lart. Ndonëse përpjekjet për zbatimin e qasjes LEADER në vendin tonë janë
relativisht të hershme edhe pse të pashoqëruara me mbështetje të qëndrueshme në kohë, veçoritë e zhvillimit të përgjithshëm socio-ekonomik të vendit e evidentojnë atë si faktor thelbësor në përmirësimin e jetesës së komuniteteve rurale, në zbutjen e varfërisë, reduktimin e pabarazive
gjinore e territoriale si dhe forcimin e kapitalit social dhe demokracisë vendore.
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural fton dhe institucionet e tjera si Ministria e Arsimit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit të ndajnë më shumë fonde për institucionet përkatëse nën përgjegjësinë e tyre të tilla si: Universiteti Bujqësor, Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, shkollat e arsimit profesional, subjektet e tjera kërkimore që mund dhe duhet të sigurojnë kontribut në rritjen e rolit të arsimimit dhe kërkimit në lidhje me inovacionin në bujqësi. Në këtë mënyrë ato kontribuojnë në përmirësimin e të ardhurave dhe mirëqenies së fermerëve dhe njerëzve në zonat rurale si dhe ndikojnë në vendimet e tyre për të qëndruar aty, për të bërë biznes dhe për të mos i braktisur ato.
Arlis Alikaj
Qeveria i inkurajoi fuqimisht njerëzit të qëndronin në shtëpi përgjatë pandemisë, por dhuna nga partneri dhe nivelet e larta të papunësisë mes grave në komunitete të vogla, i kanë lënë shumë prej tyre pa burime të nevojshme jetese, ose një sistem mbështetës.
Në Librazhd, larg Tiranës së mundësive, gjatë Covid-19, gratë e margjinalizuara apo të “harruara” ishin në luftë për mbijetesë.
Një nga gjërat që më preku vërtet gjatë shërbimit tim ishte mungesa e mundësive ekonomike për gratë në komunitet, veçanërisht ato të moshës mesatare ose më të moshuara.
“Në një qytet si Librazhdi, me shkallë papunësie 41% në vitin 2017, gratë nuk punonin jashtë shtëpisë, përveç rasteve kur angazhoheshin në një biznes të vogël në pronësi të familjes”, thotë Majkëll Black, ish-vullnetar amerikan, i cili punoi në Librazhd në disa projekte për ngritjen ekonomike të grave.
Rebeka Bylykbashi, përfaqësuese e Klubit të Grave, nismë e Qendrës Mjedisore Për Studime dhe Zbatime për fuqizimin e grave të papuna dhe në moshë në qarkun e Elbasanit, thotë se ekonomia lokale u dobësua në ekstrem dhe kjo ishte një thikë në zemër për mbijetesën gjatë pandemisë.
Sipas një studimi të kryer nga QMSZ-ja, rreth 200 gra të zonave rurale u shprehën se ishin vulnerabël gjatë periudhës së karantinës, gjë që ulte nivelin e integritetit të tyre.
“Në qyteza të vogla konservatore, të drejtat e grave nuk respektohen në kohë normale dhe jo më gjatë COVID-19, gjë që vështirësoi, duke i bërë deri të pamundura shumë gjëra. Këto qytete të vogla nuk ofrojnë shumë mundësi as për brezin e internetit, rininë e jo më për shtresat në moshë. Dhe ne, shoqëria civile jashtë Tiranës, por edhe në Shqipëri në përgjithësi, jemi shumë e pazhvilluar”, shton Rebeka.
Gratë dhe vajzat e zonave rurale. Pandemia, dy herë dhimbje mbi supe
Gratë dhe vajzat e zonave rurale në Shqipëri përfaqësojnë pjesën më vitale të zhvillimit bujqësor e rural dhe kontributi i tyre është i paçmueshëm. “Gruaja kontribuon dhe investon në mirëqenien e familjes, jetës komunitare dhe më gjerë, edhe pse ky kontribut shpesh është i pavlerësuar dhe i papaguar”, thuhet në një deklaratë të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural gjatë një aktiviteti përkrahjeje që synonte ndërgjegjësimin mbi rolin dhe kontributin e grave dhe vajzave në zonat rurale, si dhe mobilizimin e vullnetit politik për më shumë mbështetje në sfidat shumëdimensionale me të cilat përballen kjo shtresë e shoqërisë. Gruaja e zonave rurale është e varfër, edhe në krahasim me burrat në zonat rurale, edhe në gratë e zonave urbane. Ajo ka qasje të ulët në shërbime publike bazë, infrastrukturë, tregje, teknologji dhe informacion. Ka qasje shumë më të ulët në pronësi dhe menaxhimin e fermës; është më pak e arsimuar dhe e papërfaqësuar në jetën sociale, ekonomike dhe politike. “Të ndërgjegjshëm se zhvillimi i qëndrueshëm social dhe ekonomik i vendit nuk mund të arrihet nëse nuk u ofrohet mbështetje grave dhe vajzave në zonat rurale që të luftojnë varfërinë dhe përjashtimin social, këmbëngulim se përfshirja e fuqizimit social-ekonomik të tyre në agjendën e politikë-bërjes është prioritet”, vijon deklarata.
“Skema kombëtare e mbështetjes së bujqësisë dhe zhvillimit rural si një nga instrumentet kryesore mbështetëse të sektorit, edhe pse me kufizimet e veta, duhet të ridimensionohet duke brendësuar në procesin e aplikimit çështjet gjinore. Aplikantet femra duhet të gëzojnë bonus gjinor pikësh, me qëllim ngushtimin e hendekut social dhe ekonomik. Kjo kërkon një rishikim tërësor të procesit të aplikimit për të tejkaluar mangësitë dhe garantuar drejtësinë e procesit. Gruaja vizionare në zonat rurale kërkon mundësitë për të qenë edhe nënë e mirë, sipërmarrëse e suksesshme dhe grua aktive në komunitet. Ajo ka nevojë për trajtim të drejtë”, shprehet Evelina AZIZAJ, koordinatore kombëtare e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural.
Por si ishte periudha e pandemisë për një grua të papunë, një grua invalide, një grua rome, një fshatare të jeton në Librazhd, në një qytet të vogël konservator, ku burime të vetme të punësimit janë bashkia dhe disa bar-kafe të vogla? Çfarë do të thotë të jesh grua në vitin 2021 në disa qytete të vogla larg Tiranës?
Arjana Novaku, një grua e papunë, ka në shtëpi një person me aftësi të kufizuar, flet për situatën e rënduar që ka krijuar pandemia tek ajo.
“Pandemia ka qenë shumë e vështirë në familjen time dhe për mua, si grua, e vetme, e papunë. Ka qenë shumë stresuese të përballesha me krizën ekonomike dhe kjo gjë mu rëndua pasi duhet të kujdesem edhe për një person me aftësi të kufizuar.
Nuk ia dilja dot, pasi edhe unë jam e sëmurë kronike. Ky stres ka ndikuar edhe te fëmijët e mi të mitur. Nuk arrij t’ua plotësoj kushtet që u nevojiten.
Jam kryefamiljare e paguaj qira dhe megjithëse kam bërë kërkesa të shumta për ndihmë, kam marrë vetëm fjalë boshe, asnjë lloj mbështetjeje. Jam lodhur duke ardhur vërdallë, me shpresën se do të gjej një zgjidhje, por ka qenë e pamundur.”, përfundon Arjana.
Flitet në konferenca dhe bëhen plan-veprime kudo, por sa arrijnë ato në qytetet e vogla dhe sa e fuqishme është një grua atje?
Papunësia duket qartë në burokracitë që hasin gratë nga ana e institucioneve lokale.
Specialistë pranë Zyrës së Punës në Librazhd thanë se një numër i konsiderueshëm grash janë regjistruar si të papuna, por ata e lidhin këtë fakt me mungesën e tregut, por edhe kualifikimeve për ato pak pozicione që kërkojnë disa fabrika.
Vaibe A., nga qyteti i Librazhdit merr vetëm 1.200 lekë të reja në muaj asistencë sociale. “Një luftë e vërtetë për të mbajtur familjen”, thotë ajo me gjysmë zëri.
Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, shumica e produkteve ushqimore bazë të shportës janë rritur disa herë, në krahasim me vite të tjera. Lista e çmimeve mesatare për artikujt ishte më e lartë në periudhën e pandemisë, krahasuar me vitet e tjera.
Covid-i dhe personat me aftësi ndryshe, në komunitete të vogla
Luljeta Hunçi nga Librazhdi, prindi i Kristinës me aftësi të kufizuara, shprehet se pandemia e mbylli brenda së bashku me hallet e tyre. “Ia kam dalë me shumë vështirësi. As me farmacinë nuk na dilnin llogaritë. Jemi të papunë si familje dhe me pagesën e invaliditetit të Kristinës mbahemi. Nuk mbarojnë listat e borxheve në farmaci dhe dyqane”.
Luljeta vazhdon më tej të ndajë me ne se Kristina u mërzit shumë gjatë pandemisë dhe askush nuk u kujtua për të. Si në kohë normale, ashtu edhe në emergjenca, ajo ka dëshirën që Kristina të shkollohet.
Kjo është një kategori që edhe në kohë normale, përballet me problematika të rënda, si diskriminimi dhe përjashtimi social.
Sipas një studimi të shoqatës Together For Life, 91% e të anketuarve nuk kanë përfituar nga paketat ekonomike. Studimi u fokusua në dy problematika kryesore, situatën ekonomike dhe atë shëndetësore të kësaj kategorie.
Anketimi u shtri në gjashtë qarqe të vendit, ku janë përfshirë 360 pjesëmarrës (persona me aftësi të kufizuara dhe kujdestarë të tyre). Dy paketat e ndihmës nga ana e qeverisë ishin paketa për të mbështetur ekonominë dhe kryesisht, ata që ishin në marrëdhënie pune.
Vetëm 11 % e atyre nga ky kampion të anketuarish, që kanë qenë në marrëdhënie pune përpara pandemisë, kanë përfituar nga këto lehtësira, thotë zonja Alma Lahe, eksperte pranë kësaj shoqate. Më tej, Lahe ngre shqetësimin se qeveria nuk ka patur një program të posaçëm.
Familjet e personave me aftësi të kufizuara janë ndihmuar kryesisht nga të afërm, apo edhe nga shoqata humanitare.
MEDPAK-u është një shoqatë jo-fitimprurëse e krijuar në vitin 1993 nga prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara në qytetin e Librazhdit, për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të tyre, e shtrirë me veprimtarinë e saj në gjithë Shqipërinë.
Sfidë për kryetaren Zela KOKA, si prind me fëmijë dhe aftësi të kufizuara, por edhe pjesë e shoqërisë civile ishte tkurrja apo mbyllja e shumë projekteve dhe reduktimi i stafit me punë të paguar, që ka ndikuar negativisht në shërbimet për fëmijët me aftësi të kufizuar.
Ndërprerja e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, për shkak të mungesës së fondeve
“Kjo periudhë ishte dhe vazhdon të jetë një sfidë, thotë Zela. Për shembull, prej 18 vjetësh ne kemi në partneritet me bashkinë e Librazhdit Qendrën Ditore të Aftësisë së Kufizuar. Numri i fëmijëve që bënin terapi u pakësua sepse nuk kishte transport për të ardhur në qendër dhe, duke qenë se përfundoi projekti, logopedistja u shkëput nga rroga dhe prindërit hasën vështirësi sepse ata nuk arrinin dot të paguanin. Me shumë dhimbje, disa prej fëmijëve kanë humbur aftësitë që me shumë mund e sakrificë i fituan përmes trajnimit tonë”, thotë e mërzitur Zela.
Në një raport të MEDPAK-ut për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, të cilët, në kushtet e izolimit, po i arsimojnë fëmijët në familje, pyetjes në lidhje me shpeshtësinë e udhëzimeve të marra nga mësueset, shumica iu përgjigjën se komunikimi me mësuesit është një herë në ditë (rreth 80% e tyre), 23 prindër (9.7%) komunikonin një herë në javë dhe 8.4% e prindërve nuk kishin komunikuar asnjëherë më mësuesit gjatë kësaj kohe, edhe për shkak të mospasjes së një aparati telefonik.
Pyetësori u plotësua nga 238 prindër/kujdestarë në të gjithë Shqipërinë. Zonat me numër më të madh të anketuarish ishin Elbasani, Dibra, Librazhdi, Tirana, Shkodra, Mirdita, Korça etj. (Shih Aneksin, Tabela1). Siç shihet dhe nga grafiku më poshtë, 61% e prindërve që i janë përgjigjur pyetësorit, banojnë në zona urbane, ndërsa 39.1%, në zonat rurale.
Nëse iu referohemi studimeve që kanë synuar të vlerësojnë situatën ekonomike të PAK-ut, konstatojmë se këto familje jetojnë në kushte të vështira financiare të lidhura drejtpërdrejt me aftësinë e kufizuara të anëtarëve të tyre.
Të pasurit e një fëmije apo anëtari të familjes me aftësi të kufizuara, kushtëzon përfshirjen në punë apo aktivitete fitimprurëse, për shkak të përkujdesjes së veçantë për të cilën kanë nevojë këta fëmijë, duke ndikuar në të gjithë ekuilibrat familjarë dhe shfaqjen e problemeve sociale e shëndetësore që shkakton varfëria.
Kjo shpjegon edhe pamundësinë e prindërve për t’u siguruar fëmijëve mjete didaktike të përshtatshme, aparate celulare/kompjuterë, apo edhe për të paguar abonimin e internetit.
Karantina gjatë pandemisë dhe sfidat e reja të së ardhmes
Doris KOKA, pjesëtar i komunitetit PAK, tha se pandemia për të ishte shumë e vështirë. “Ne, thotë ai, po mundohemi si OJF të gjejmë mënyrat për t’i dërguar shërbimet tona në mënyra të reja dhe novatore te prindërit që kanë mungesë kapacitetesh.
Në Librazhd mungon infrastruktura, pa harruar që këta prindër janë të lodhur nga jeta e vështirë. Nuk është e lehtë të kesh një familjar me aftësi të kufizuara. Personat me aftësi të kufizuar duan shumë kujdes dhe dashuri. Ata pothuajse kanë qenë të vetmuar në kohë normale dhe gjatë karantinës, kjo vetmi u dyfishua.
Prindërit janë të rraskapitur. Gjatë kësaj pandemie, ata dhe fëmijët e tyre, kishin nevojë qoftë dhe për një telefonatë, për t’u thënë se nuk janë vetëm. Por, a e bën njeri? Kemi ende shumë për t’u përmirësuar si shoqëri”.
Roli i pushtetit vendor dhe mësimet e nxjerra nga pandemia
Skënder Alla, përfaqësues i shoqatës së invalidëve dhe njëkohësisht, anëtar i Këshillit Bashkiak Librazhd, tha për gazetarin Arlis Alikaj se gjatë pandemisë aktiviteti i shoqatës së tij ka vijuar duke iu përmbajtur protokolleve të sigurisë përcaktuar nga ministria e Shëndetësisë, duke respektuar distancën e rregullat e tjera. “Karantina ka qenë shumë e vështirë, pasi këta janë një shtresë në nevojë që nuk janë thjesht invalidë të punës që nuk kanë këmbën a dorën, por kanë probleme me veshkat, me mëlçinë, janë invalidë nga mushkëritë, etj., pra, janë më të prekur se të tjerët dhe duan një përkujdesje të jashtëzakonshme”, deklaron ai.
Në lidhje me shërbimin dhënë nga bashkia Librazhd, Skënderi thotë se kjo kategori ka qenë prioritare në dhënien e ndihmës ushqimore. Kanë qenë prioritarë në transportin falas.
Janë bërë mbledhje të Këshillit Bashkiak ku tema e ditës kanë qenë përherë ata. Ka ende vend për përmirësim, thotë ai, siç është transporti ndërurban. “Sipas ligjit 7889 të datës 12.12.1994, të gjithë individët me status invalidi, udhëtojnë me gjysmë bilete nga qyteti në qytet dhe falas brenda qytetit, por shumë faturino të painformuar, thonë që këto nuk hyjnë në punë pasi duan të fusin ndonjë lek në xhepin e tyre. Këtu duhet të ketë mekanizma rregullues dhe ndëshkues nga shteti”, përfundon Skënderi.
Gjithkush paguan vetëm kuotën prej 400 lekësh që shërben si kuotë anëtarësimi te shoqata dhe invalidët e rrethit Librazhd, por pajisen me kartonin e librezës së shoqatës dhe përfitojnë kudo që nga bursa falas, transport, rimbursime e taksën e televizionit etj.
Si e kaluan karantinën gratë e komuniteti rom dhe egjiptian larg kryeqytetit?
Rexhep Shaka, kryetari i shoqatës Barazi dhe Integrim e cila përfaqëson komunitetin egjiptian në Librazhd është njëkohësisht dhe përgjegjësi i sektorit të Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë Librazhd.
“Periudha e karantinës e cila ka filluar që në muajin mars të vitit 2020 ka qenë njëlloj e vështirë si për gjithë shoqërinë, ashtu edhe për komunitetin egjiptian. Mbase edhe pak më shumë se të tjerët e kanë vuajtur ata, duke qenë se është një komunitet vulnerabël, pa kushte të mjaftueshme.
Ne si sektor kemi pasur një plan të detajuar për të mbështetur këto shtresa qoftë nga ana ushqimore, qoftë me ndërgjegjësim të komunitetit se si të përballonim këtë pandemi e cila ishte e panjohur më parë. Ky komunitet madje pati u ndihmua edhe pak më shumë nga të tjerët. Mensa ishte e hapur çdo ditë për t’u dërguar ushqimet e ngrohta në shtëpi. Këto shtresa si njerëzit me aftësi të kufizuar, jetimët, komunitetet e margjinalizuara u trajtuan njëlloj dhe kishin mbështetje të plotë nga pushteti vendor.
Rexhepi thotë më tej se për hir të së vërtetës ka pasur politika sociale edhe në drejtim të strehimit apo shkollimit për këto kategori dhe ndryshime pozitive. Ai e sheh si sfidë integrimin e tyre në shoqëri, pasi ende ka paragjykime dhe si përfaqësues i përzgjedhur i shoqërisë civile, flet për mbështetjen me fonde që duhet të kenë shoqatat e komunitetit nëpër rrethe të vogla, si mbrojtëse të të drejtave të komuniteteve të margjinalizuara.
Në qytetin e vogël të Librazhdit buzë lumit Shkumbin, jeton e ka nevojë emergjente për një banesë të re Tahire Balla pasi rrezikohet çdo ditë nga kushtet e këqija dhe shembja e tokës që ndodh aty shpeshherë.
Si për ironi, përballë shtëpisë së kësaj nëne me njëqind halle, shtrihen lokalet e luksit që u ofrojnë dreka e darka luksoze biznesmenëve ose pushtetarëve, asnjëri prej të cilëve nuk i ka hedhur sytë nga ana tjetër e lumit. Askush nuk e ka vënë re këtë shtëpi që ditë për ditë, rrëshqet drejt lumit Shkumbin.
Tahire Balla, përfaqësuese e komuniteti rom, jeton në kushte tejet të vështira ekonomike. Situata që na tregon ajo duket se është gjithnjë larg kur vjen puna te legalizimi i shtëpive apo ndarja e banesave sociale jashtë Tiranës, larg lobimit të organizatave apo dhe vëmendjes mediatike.
“Pandemia për mua ka qenë shumë e vështirë, shumë keq për mua. Me borxhe e kam kaluar. Jam pa punë. Kam shumë halle e probleme. Jam pa shtëpi. Kam probleme me strehimin. Kur ka qenë karantinë, këta të bashkisë kanë sjellë ndihma, por ne duam të ndihmohemi çdo ditë. Po vuajmë”, përfundon Tahirja.
Të gjitha këto histori na njohin me anën tjetër të Shqipërisë, atë të mundësive të pakta për këto shtresa, të cilat janë përballur dhe vijojnë të përballen dhe me sfida të shtuara prej pandemisë së Covid-19.
Krimi i organizuar është një ndër sfidat më të mëdha të vendit tonë, ndërsa ky problem është ngritur herë pas here si brenda vendit, por edhe agjencitë e huaja ndërkombëtare.
Siguria e qytetarëve në vendin tonë, është vënë seriozisht në pikëpyetje pasi vetëm në vitin 2021, janë kryer 5 vrasje mafioze, shumica prej tyre pak metra nga qendra e qyteteve, dhe më e rënda ajo në Tiranë pak metra larg nga vendi më i sigurtë në vend, pranë kryeministrisë.
Shumica prej viktimave janë njerëz jo pak të njohur nga drejtësia, pasi e shkuara e tyre lidhet ngushtimisht me aktivitetin e tyre kriminalo-mafioz.
Saga e vrasjeve mafioze do të niste mbrëmjen e 24 janarit të këtij viti.
Jetmir Bregu alias, Edmir Bregu alias I njohur edhe si Ilir Kuçi, 32-vjeçari u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në një rrugë të banuar në Durrës. E shkuara e tij nuk ishte fort e pastër, ndërsa u tha se vrasja e tij erdhi si larje hesapesh. Vrasja mbeti PA AUTORËSI!
Shkëlzen Kastratit, do të ishte viktima e dytë pak ditë më vonë me datën 1 shkurt.
Ai do të qëlloj në makinën e tij e cila ishte në ecje në mes të Fierit. Vrasja u konsiderua si një vrasje mafioze mes klaneve kriminale, ndërsa vetëm 2 muaj më vonë, u arrit të arrestoheshin disa nga autorët e dyshuar. Vrasja mund të konsiderohet si Gjysmë e Zbardhur, pasi nuk dihen porositësit dhe motivet.
Një ndër vrasjet më të diskutuara, është ajo e 25 shkurtit, në mes të Tiranës, e biznesmenit Behar Sofia.
Sofia u vra në buzë në Lanës, me një armë me silenciator, ndërkohë që pak centimertra më tej ndodheshin njerëz të rastësishëm.
Sipas policisë, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Disa persona u arrestuan, ndërsa Vrasja mund të konsiderohet si Gjysmë e Zbardhur, pasi nuk dihen porositësoit dhe motivet.
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës me datën 3 mars, në një prej rrugëve më të populluara të qytetit, atë të Transballkanikes. Pranë Gjykatës së Apelit është ekzekutuar me armë 31-vjeçari, Taulant Beqiraj.
Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve okularë, ka zbritur nga një mjet, i maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend.
Pas vrasjes, autori është përpjekur të largohet me autoveturën tip Ford, por falë ndjekjes së shpejtë nga forcat e policisë, është kapur në një prej rrugëve dytësore që të nxjerrë në autostradën Vlorë-Fier.
Vrasja konsiderohet e pazbardhur, pasi as autorët as motivet nuk janë gjetur. Vrasja gjysmë e zbardhur, arrestohet vetëm njëri nga autorët.
Serialin e vrasjeve deri më tani, e mbyll vrasja e së shtunës në në një nga lagjet e Durrësit, të Edmond Koçit, njohur ndryshe si “Mond Çekiçi”. Vrasja ndodhi në orën 08:40, ku ndaj viktimës u shprazën 38 plumba. Viktima njihej si anëtar i bandës së Durrësit. Ajo mund të konsiderohet si e Pazbardhur pasi nuk ka asnjë autor të dyshuar, ndërsa pistat kryesore janë ajo e hakmarrjes dhe larjes së hesapeve.
Dhuna ndaj grave dhe vajzave në shoqërinë tonë është bërë tanimë sistematike, dhe është një shqetësim përballë së cilit jo vetëm shoqëria; por edhe shteti e institucionet kanë dështuar.
Para kryeministrisë, në Tiranë është protestur pasditen e së premtes, për vrasjen e Irvana Hyka Medinajt.
28-vjeçarja është vrarë të enjten nga Bashkëshorti saj në Fier, ndërsa ishte nënë e dy fëmijëve, dhe të tretin e priste të vinte në jetë.
Aktivistet gra dhe vajza, kanë thënë se shteti dhe institucionet kanë dështuar në mbrojtjen e grave dhe vajzave në vendin tonë.
“Vrasja është bërë një rutinë e normalizuar shoqërore brenda këtij sistemi shtypës dhe patriarkal. Andaj nuk do të heshtim! Gruaja është njeri, jo plaçkë. Ajo meriton në mënyrë të barabartë çdo të drejtë njerëzore: lirinë, dinjitetin dhe mbi të gjitha, të drejtën për të jetuar; për të shijuar çdo ditë të lume në paqe, pa frikë, pa ankth, pa shfrytëzim, pa kërcënime; pa u ndjerë në borxh me askënd dhe asgjë për ekzistencën e saj.
Jeta e gruas nuk është tagër i burrit! Trupi i gruas nuk është tagër i burrit! Gruaja nuk i përket askujt veç vetes! E mbrojtja e jetëve tona, mbrojtja e secilës prej nesh, është detyrë institucionale dhe përgjegjësi shoqërore. “-thanë ndër të tjera ato.
Institucionet shtetërore shpesh-herë kanë dështuar të sigurojnë mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhunues, përdhunues e vrasës.
“Por ky shtet na ka braktisur prej kohësh. Ai ka dështuar të ngrejë struktura sociale mirëfunksionale, të cilat adresojnë dhe lehtësojnë dhunën me baza gjinore dhe shmangin vrasjen. Ky shtet, ku jeta ka kaq pak vlerë, ka refuzuar të çojë përpara politika sociale, që do t’i edukonin gratë dhe burrat për të qenë aleatë me njëri-tjetrin, jo armiq.
Arsimi është gjunjëzuar në 30 vite zhvatje, diskriminim ekonomik dhe mungesë mendimi kritik. Një dramë nga e cila është prekur veçanërisht gruaja. Ajo ose është rikthyer në vatrën familjare, ku i shërben kryepatriarkut dhe çdo burri tjetër që e shoqëron atë brenda këtij gjiri, ose është degdisur të punojë për një pagë nën minimalen, që rishtas i shërben mendësisë patriarkale ku ajo frymon dhe jo çlirimit apo emancipimit të vetë saj. Ngase pagat skllavëruese nuk i kontribuojnë lirisë së gruas e mirëqenies së saj shoqërore; divorcit nga një burrë i dhunshëm apo braktisjes së strehës së parë të shtypjes, kurthit më të madh historik të mëkimit të dhunës: familjes patriarkale. Kjo gjendje ekonomike dhe shoqërore e ka intensifikuar mjerimin, deri në goditjen e fundme… 31 herë, siç ishte rasti për Irvana Hyka Medinajn.
Nga ana tjetër, policia nuk do t’ia dijë për jetët e grave. Ky institucion mbetet një tjetër mekanizëm dhune, instrument i një shteti po kaq të egër. Rëndom, urdhërat e mbrojtjes janë fiktivë e kur gratë kërkojnë ndihmë, ato këshillohen të kthehen në shtëpi, mundësisht gojëmbyllura e gati për të duruar dajakun e bashkëshortit, deri kur policia të thirret për të tërhequr kufomën. Gjithnjë grua!
Ndërsa gjykatat thellojnë burokracinë dhe vonesat e paarsyetuara, që shtojnë radhët e vrasësve dhe viktimave. Vikitma, gjithnjë grua!
Atë që institucionet kanë dështuar të bëjnë, do ta bëjmë ne vetë, të gjitha së bashku, trup më trup! Solidariteti mes nesh, veprimtaria njëzëri, do të jenë tash e tutje institucioni i munguar që do të ofrojë mbrojtje, dashuri, prehje dhe revoltën e parë kolektive të motërzimit tonë!
Ne jemi këtu! Kemi njëra-tjetrën, s’jemi vetëm! -thanë aktivistet në një komunikatë të shpërndarë për mediat.
Dhuna ndaj vajzave dhe grave në Shqipëri
Nga Isa MYZYRAJ
Ku jemi?!
Dhuna ndaj grave dhe vajzave në shoqërinë shqiptare është një ndër sfidat më të mëdha në ditët e sotme. Gratë, dhunohen, rrihen, vriten sistematikisht, ndërsa shifrat alarmante sa vijnë e fryhen edhe më tej.
Në një mjedis ku mbizotëron konservatorizmi, tradita e kultura e thellë patriarkale, gratë dhe vajzat ende nuk po arrijnë të gjejnë vendin e tyre, si brenda mjediseve “të sigurta” familjare, por as në rrugë, e në vetë shoqërinë.
Gresa Hasa, një aktiviste e zëshme e të drejtave të grave dhe vajzave, gjithashtu bashkë themeluese e revistës feminist “Shota” thotë se: COVID-19 nxorri përfundimisht në pah sesi pesha e riprodhimit shoqëror, ku përfshihen të gjitha aktivitetet që prodhojnë dhe përkujdesen për jetën, vazhdojnë të rëndojnë mbi supet e grave. Në Shqipëri por edhe tjetërkund në botë, veçanërisht në vende ku politikat liberale vazhdojnë të vlerësojnë fitimin përpara jetës, gratë po luajnë rolin e shtetit social. Ato vijojnë të kryejnë detyrën që do duhej të kryente shteti po të kishte investuar në shkolla dhe kopshte cilësore; shërbime shëndetësore cilësore dhe falas; qendra komunitare; shtëpi dinjitoze dhe cilësore për të moshuar etj.”
Sipas Hasës: Kjo barrë rëndon në mënyrë joproporcionale mbi gratë, pjesa dërrmuese e të cilave pas përfundimit të punës me orë të tejzgjatura e për paga që nuk mbulojnë dot as shërbimet shëndetësore bazë, kthehen në shtëpi ku në vend se të çlodhen, vijojnë të punojnë por pa pagë duke larë e gatuar, duke u kujdesur për të vegjëlit, etj. “
Erjona Rusi, gazetare dhe aktiviste në Shqipëri, problemin e sheh që tek rrija e fëmijëve.
“Burrat rriten keq, që fëmijë. Nëse ti, si prind, që të vegjël i thua djalit ‘rri të keqen, mos bëj agjë’, dhe i thua motrës ‘bëja gati, t’i bëja gati’. Që këtu e ke mësuar keq, dhe kur të martohet është mësuar që t’i ketë gati, ai e sheh gruan si shërbëtore, jo si partnere jete”-thotë ajo.
Një tjetër aktiviste, Një Artjolë, thotë se situata në vendin tonë është e rëndë, ndërsa kur pyetet për situatën e grave dhe vajzave në Shqipëri, teksa thotë se është një pyetje mjaft e gjerë, mundohet të rendisë disa nga problemet më të mëdha që po përballen gratë dhe vajzat.
“Pikë së pari kemi rastet e dhunës në familje, që në rastin më të keq përfundojnë me viktima, dhe në rastin më të mirë përfundojnë me urdhëra mbrojtje qesharakë, në situata ku viktima dhe agresori gjallojnë në largësinë nga kuzhina në dhomën e gjumit, pra jetojnë në një shtëpi. Pastaj kemi rastet e ngacmimeve dhe të dhunës seksuale. Prej të cilave gratë duhet të mbrohen që në mëngjes kur hipin në autobuz, kur shkojnë në punë dhe deri kur kthehen në shtëpi. Pastaj në zonat rurale kemi problem shumë të madh shkollimin e vajzave dhe të grave. Pjesa më e madhe e të cilave nuk marrin arsimimin e duhur dhe si pasojë bëhen dhe skllave ekonomike të burrave më vonë. Kemi punën e papaguar të grave shtëpiake, që kur të dalin në pension nuk do të kenë më çfarë të jetojnë. Kemi problemin de fakto të pronave që duhet t’i shkojnë më së s’bën djalit të shtëpisë duke e lënë vajzën pa trashëgimi. Këto janë sipas meje problemet, por jam e sigurt që dhe më kanë shpëtuar disa”-thotë ajo.
Të paragjykuara dy herë
Kur flasim për gratë dhe vajzat, në shumë raste si në artikulimet mediatike, ashtu edhe në ato shoqërore e personale, shumica harrojnë të përmendin gratë dhe vajzat e komunitetit LGBTI+.
Për vitet të tëra “pa zë”, shumë prej tyre kanë ngritur heroikisht zërin vitet e fundit, duke guxuar që të kërkojnë të drejta të barabarta në shoqërinë tonë.
Aktivistja e të drejtave të njeriut, dhe të drejtave LGBT+, Xhani Karaj, jep një panoramë të zymtë në cilën ndodhen gratë dhe vajzat e këtij komuniteti.
“Vajzat dhe grate lesbike, biseksuale dhe transgjinore vuajnë diskriminim të dyfishtë në shqipëri.
Gratë dhe vajzat e komunitetit LBTI shpesh ndihen të detyruara të fshehin orientimin e tyre seksual dhe/ose identitetin gjinor nga ata që i rrethojnë, duke përfshirë familjet, miqtë dhe komunitetin ku jetojnë.
Në fushën e punësimit gratë dhe vajzat e komunitetit LBTI përjetojnë ngacmim seksual dhe diskriminim të vazhdueshëm. Gratë dhe vajzat e komunitetit LBTI që e shprehin hapur orientimin e tyre seksual kanë vështirësi në gjetjen e punësimit dhe strehimit.
Në institucionet arsimore vajzat e komunitetit LBTI janë subjekt i ngacmimti dhe abuzimit verbal dhe fizik jo vetëm nga bashkëmoshatarët e tyre por dhe nga stafi pedagogjik. “shprehet Karaj.
D.N një aktiviste dhe juriste në Shqipëri, thotë se: Gratë lesbike, biseksuale, transgjinore dhe interseks për shkak të orientimit të tyre seksual dhe/ose identitetit gjinor, por edhe për shkak të gjinisë së tyre janë subjekte të diskriminimit të shumfishtë. Në shoqërinë tonë koncepti i gjinisë, i nxitur nga kultura dhe mentaliteti është tejet binary, i mbështetur mbi role të mirëpërcakuara dhe mbi stereotipe të brendësuara sa u përket roleve gjinore. Çdo devijim nga këto role, paraqitja dhe pritshmëritë mbi sjelljet në bazë të mentalitetit patriarkal, bën që individi të perceptohet si një qenie moralisht e gabuar.”.
Ajo sjell në vëmendje disa gjetje, nga një kërkim që ka ndërmarrë vitin e kaluar në kuadër të implementimit të detyrimeve që rrjedhin nga Axhenda 2030, me në fokus komunitetin LGBTI+, ku sa i përket objektivit 5 të zhvillimit të qëndrueshëm u fokusova te problematikat e grave LBTI+.
Sipas këtyre gjetjeve shqetësuese- thotë ajo- : 82% e grave objekt i këtij studimi nuk ndjehen të sigurta në Shqipëri dhe ndër çështjet që i shqetësonin më tepër, renditën mungesën e një baze juridike për njohjen e identitetit gjinor, mungesën e pavarësisë për shkak të statusit ekonomik, diskriminimin me bazë gjinore, dhunën në hapësirat publike dhe dhunën seksuale, edukimin e kufizuar dhe martesat e detyruara. 35% e pjesëmarrëseve nuk kishin akses të plotë dhe të lirshëm në shërbimet e kujdesit shëndetësor seksual dhe riprodhues, ku si shkakun kryesor identifikuan mungesën e informacionit nga ana e mjekëve, sistemin imponues gjinor dhe mentalitetin patriarkal. 47% raportuan diskriminim të hapur që u pamundësonte punësimin. Në kuadër të situatës familjare, me të cilën duket se gratë LBTI përballen vlen të theksojmë se prindërit shqiptarë që janë në dijeni të identitetit të tyre gjinor apo orientimit seksual, u bëjnë presion që të mos shfaqen në publik si LBTI, nga frika e opinionit të të
afërmve dhe shoqërisë, por edhe nga frika se do të bien pre e paragjykimeve dhe diskriminimit
për pasojë, çka reflektohet edhe në studimin e kryer mbi perceptimet shoqërore ndaj komunitetit, ku 76% e popullatës së zgjedhur mendon se personat LGBTI duhet të përpiqen ta fshehin orientimin seksual dhe identitetin gjinor në mënyrë që të mos cënojnë `nderin` e vetes, familjarëve
Durrësi i “përgjakur”
Shifra alarmante vijnë nga qyteti i Durrsit, qark ky që zë vendin e parë në Shqiëpri për dhunën ndaj grave dhe vajzave.
Përfaqësues të organizatës, “Gender, paqe dhe siguri” thanë se “Vetëm në vitin 2020, në Durrës ka pasur 493 kërkesë -padi për urdhër të mënjehershëm mbrojtje, dhe 155 kallëzime penale për dhunën në familje”.
Regjisorja e njohur durrsake Driada Dervishi, tha se dhuna ndaj grave dhe vajzave gjithnjë e më shumë ka marrë përmasa alarmante vitet e fundit.
“Këpucët e kuqe, janë si një simbol i humbjes së jetës së grave nga dhuna në shtëpi, në rrugë dhe në shoqëri. Feminicidi vitet e fundit ka marrë përmasa të mëdha. Qarku i Durrësit, për fat të keq është në vend të parë për dhunën e ushtruar ndaj grave dhe vajzave”-tha Dervishi.
Çfarë mund të bëhet?
Gresa Hasa, duke thënë se gratë bëjnë një punë të papaguar, duke sjellë në vëmnedje punët e shtëpisë, shton se :Kjo krizë veçse do të thellohet nëse nuk ndalojmë një çast për të reflektuar mbi të gjitha këto padrejtësi sistemore e patriarkale dhe nëse prej këtu, nuk përpiqemi bashkërisht për të hedhur një hap të guximshëm e vendimtar drejt një ndryshimi rrënjësor. Në kushtet ku ndodhemi e vetmja shpresë janë organizimi, rezistenca dhe mos heqja dorë.
Gratë transgjinore shpesh janë viktima të krimeve të urrejtjes dhe shpesh herë përjetojnë dhunë dhe abuzime dhe nga policia, thotë Xheni Karaj, e cila shton se : Është shumë e rëndësishme të flitet rreth problematikave që përmenda më lart jo vetëm në ditë si 8 marsi por në përditshmëri dhe të rritet ndërgjegjësimi jo vetëm I publikut por dhe I institucioneve që krijojnë politika. Institucionet duhët të marrin përgjegjësitë e tyre për të realizuar fushata kundër bullizimit në shkolla dhe për të përfshirë informacion mbi të drejtat e njeriut në kurikula.
Shkollimi dhe punësimi i grave, janë një ndër zgjidhjet që sygjeron aktivistja Një Artjolë, duke shtuar se Sa i takon pavarësisë ekonomike të grave, gjë e cila ka të bëjë shumë me problematikat që vijnë zinxhir pastaj. Veç kësaj do të ishte mirë të shtohej një lëndë mbi barazinë gjinore në shkolla. Dhe një ide paksa e çmendur do të ishte një projekt i gjatë në kohë që do të synonte edukimin e komunitetit në lidhje me barazinë gjinore.
D.N, inkurajon të gjitha gratë dhe vajzat që të ndërgjegjësohen për problematikat sociale, vlerat, trupin dhe sistemin në të cilin jeton.
“ Çështjet e të gjitha grave nuk janë vetëm të të gjitha grave, por janë probleme sistemike e shoqërore, ndaj të cilave revolta është jo vetëm e pashmangshme, por edhe zgjidhja e vetme. Njohja e vetes, njohja e problematikave me të cilat ndeshesh personalisht e kolektivisht sepse je grua dhe sepse je LBTI+, solidariteti dhe motërzimi janë faktorë kyç në luftën ndaj brendësimeve stereotipike e të pashëndetshme mbi gratë. Përballja e patriarkatit nuk mund të ketë sukses veçse në solidaritet me sfidat e tua e të çdo gruaje. “-shprehet ajo.
Institucionet shqiptare duket se kanë dështuar deri më tani, për sigurimin e jetës, barazisë dhe mirëqenies së grave dhe vajzave.
Karaj, sugjeron që duhet të aprovohet Ligji për Njohjen Gjinore i cili do ti krijonte mundësi vajzave dhe grave transgjinore të aksesojnë trajtimin hormonal dhe ndryshojnë seksin në dokumentat ligjore.
Ndërsa, D.N, shprehet se Shteti shqiptar duhet të ndërmarrë hapa reale e efektive në adresim të dhunës e diskriminimit me bazë gjinore si dhe të punojë në realizim të detyrimeve pozitive për të mbrojtur dhe për t` mundësuar çdo gruaje siguri, hapësira efektive për referim e raportim të rasteve, barazi në punë dhe standard dinjitoz jetese.
Kur Andjela ra në gjunjë dhe i propozoi dashurisë së jetës së saj dy vjet më parë, ajo mendoi se zyrtarisht lidhja e martesës me partneren e saj Sanja ishte thjesht një fantazi.
Por çifti tani po planifikon martesën e tyre në shtëpi, në vendin e tyre Ballkanik, me premtimin e një ligji të ri që do të njohë partneritetet e gjinisë së njëjtë duke shënuar një fitore të rëndësishme për komunitetin LGBT që përballet me homofobi të përhapur.
“Në fillim, ne menduam se do të ishte një martesë e vogël, intime, por kur kuptuam sa njerëz duhet të ftojmë, doli se do të ishte një ceremoni gala”, Andjela Stojanovic, një punëtore postare 27-vjeçare, tha duke qeshur pranë partneres së saj Sanja Markovic, 30 vjeç, e cila punon në dizajn grafik.
Pavarësisht se ishte një nga të paktat kombe që ka një kryeministër të hapur homoseksual, kultura e rëndë e Serbisë lë shumë njerëz LGBT që jetojnë në frikë.
Mbajtja e duarve në publik mbetet një tabu për çiftet e të njëjtit seks në një vend ku pothuajse 60 përqind e personave LGBT kanë raportuar abuzim fizik ose emocional gjatë një viti, sipas një sondazhi nga organizatat e të drejtave të njeriut IDEAS dhe GLIC botuar në vitin 2020.
“Për të gjithë ata që kundërshtojnë ligjin, unë mund t’u them vetëm – nëse nuk ju pëlqen partneriteti i të njëjtit seks, mos jetoni në një të tillë” i tha AFP Ministrja e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Gordana Comic, e cila ka dalë në favor të ligjit.
Megjithatë, edhe midis brezit të ri të gjimnazistëve, vetëm 24 përqind e të anketuarve shprehën mbështetje për të drejtat LGBT siç është birësimi, sipas një studimi nga Komiteti i Helsinkit.
Sonja, një studente 17-vjeçare e shkollës së mesme e cila nuk pranoi të jepte mbiemrin e saj, i tha AFP se ajo nuk njeh askënd në moshën e saj që është hapur homoseksual, ndërsa ata që tregojnë mbështetje për të drejtat e LGBT “tallen ose sulmohen”.
“Shumica e klasës sime beson se është në modë të urresh njerëzit homoseksualë, veçanërisht djemtë”, u ankua ajo.
– Kisha ‘kupton’ –
Pritet të miratohet këtë pranverë, legjislacioni do t’u japë çifteve LGBT përfitime ligjore të tilla si kujdesi shëndetësor i përbashkët dhe të drejtat e trashëgimisë – por jo opsionin për të birësuar fëmijë.
“Është larg barazisë, por është një hap përpara”, tha për AFP aktivisti LGBT Vladan Djukanovic.
Diku tjetër në Ballkanin Perëndimor, vetëm Kroacia dhe Mali i Zi kanë miratuar ligje të ngjashme.
Ndërsa ligji nuk ka nxitur protesta të rëndësishme në Serbi, në historinë e fundit dhuna ka zvarritur çdo pëllëmbë përparimi për komunitetin LGBT, nga sulmet huligan në paradën e Krenarisë të Beogradit një dekadë më parë në tensionet e ashpra me policinë për një ekspozitë arti 2012 që paraqiti imazhet e Jezusit mes njerëzve transgjinorë.
Kisha Ortodokse Serbe (SPC) me ndikim historikisht ka luajtur një rol kryesor në formësimin e opinionit publik, të tilla si etiketimi i marshimit vjetor të Krenarisë së Beogradit “një paradë turpi”.
Sidoqoftë, rryma duket se po kthehet edhe brenda institucionit konservator.
Kreu i ri i kishës, Patriarku Porfirije, është zhvendosur nga retorika e zakonshme diskriminuese duke deklaruar se, ndërsa Kisha nuk i konsideron bashkimet e të njëjtit seks si martesa, ai simpatizon zhgënjimet me të cilat përballet komuniteti.
“Unë mund t’i kuptoj njerëzit me atë lloj orientimi seksual, problemet e tyre të panumërta administrative, sfidat dhe presionet dhe nevojën e tyre për të rregulluar statusin e tyre”, tha Porfirije kohët e fundit për transmetuesin publik RTS.
Pasja e një Kryeministri të hapur homoseksual për katër vitet e fundit mund të ketë dhënë gjithashtu një ndikim, edhe pse Ana Brnabic është kritikuar për dështimin për të qenë një avokate më e zëshme e zgjerimit të të drejtave LGBT.
Brnabic ka nënvizuar më parë se misioni i saj nuk është të jetë një “kryeministër homoseksual”, por një udhëheqës i një vendi.
Megjithatë, disa akuzojnë 45-vjeçaren se nuk ka përdorur pozicionin e saj të pushtetit për të ndihmuar pjesën tjetër të komunitetit.
Ndërsa partnerja femër e kryeministrew lindi një djalë në 2019, muaj më vonë mbarësimi artificial u ndalua në Serbi për çiftet që kanë “histori të fundit të marrëdhënieve homoseksuale”.
“Serbia mbetet një vend në të cilin kryeministri, megjithëse ka marrë urime, ende nuk mund të renditet si prind i djalit të saj, nuk mund ta regjistrojë atë në kopshtin e fëmijëve, ta marrë me pushime jashtë vendit, as ta vizitojë në spital si anëtar i familje “, tha Labris, një organizatë lezbikesh e të drejtave të njeriut, në atë kohë.
Disa aktivistë LGBT gjithashtu e shohin ligjin e ri si formën e fundit të qeverisë të “larjes rozë” – praktikën e promovimit të disa ideve progresive në mënyrë që të lënë në hije idetë e tjera joliberale.
Qeveria e Serbisë ka qenë nën kritika të rënda në vitet e fundit për goditjen e kritikëve politikë dhe mediave të pavarura.
“Ështl një praktikë të lejosh të drejta të caktuara për komunitetin LGBT, në mënyrë që të maskojë përkeqësimin e përgjithshëm të të drejtave të njeriut në vend”, tha aktivisti Gjukanoviç.
Ministri i të drejtave të pakicave Komiç hodhi poshtë nocionin, duke thënë se “të drejtat e njeriut nuk janë një shpërqendrim”.
“Detyra më e vështirë është t’i sjellësh ato në jetë”, shtoi ajo.
Tani për tani, Stojanoviç dhe Markoviç, i cili është në një karrocë me rrota, planifikojnë të ndërtojnë një familje në Serbi pasi ndërmorën fekondim artificial që do të duhet të kryhet jashtë vendit.
“Unë mendoj se (fëmijët tanë) do të jenë në shkollën e mesme përpara se të rregullohet statusi i tyre”, tha Markoviç për AFP.
“Fëmijët do të jenë tonët në çdo kuptim, përveç në sytë e ligjit.”./ Përshtati në Shqip, Historia Ime, marrë nga AFP
Australianët kanë hedhur poshtë sugjerimin e dhënë nga komisioneri i policisë së New South Wales (NSW) mbi përdorimin e një aplikacioni që do të shërbejë për regjistrimin e miratimit të seksit.
Policia e NSW prezantoi të enjten idenë e aplikacionit. Ju mund të keni një djalë ose vëlla dhe mendoni se kjo është shumë sfiduese, por ky aplikacion i mbron të gjithë”, tha komisioneri Mick Fuller për Nine Network.
Ai tha se nevoja për miratimin e seksit është ende një problem i vazhdueshëm në cështjet gjyqësore të sulmeve seksuale dhe se të dhënat e nja aplikacioni mund të ndihmonin në arritjen e rezultateve më të mira ligjore për viktimat. Ai shtoi se ideja ishte ngritur pranë qeverisë së NSW.
Më pak se 10% e afër 15,000 rasteve të sulmeve seksuale të raportuara në policinë e NSW vitin e kaluar kanë rezultuar në akuza ndaj policisë, tha ai.
“Por si mund ta bëjmë këtë në këtë kohë dhe epokë? Një opsion është me teknologjinë,”shkroi ai në gazetën Sydney The Daily Telegraph.
Avokatët e grave kanë theksuar se përdorimi i aplikacionit në realitet mund të sjelli shumë probleme. Ata thanë se një rekord miratimesh mund të zhbëhen ose të zëvendësohen nëse dikush ndryshon mendim ose është thjesht falsifikim.
Abuzuesi mund ta detyrojë viktimën të përdor aplikacionin,” shkroi në Twitter kreu i shërbimit të dhunës në familje, Siguria e Grave, NSW.
Ligjëvënëset e kritikuan gjithashtu aplikacionin si jo të përshtatshëm në krahasim me përpjekjet për të përmirësuar ligjet e sulmeve seksuale për viktimat dhe për të rritur ndërgjegjësimin.
“Ne kemi nevojë për reformim të ligjeve dhe rregullave për edukimin e meshkujve. Ne duhet ti ndalojmë ata të mendojnë se kanë të drejte për cdo gjë që dëshirojnë….NE NUK KEMI NEVOJË PËR NJË APLIKACION!!” pohoj Jenny Leong.
Një aplikacion i ngjashëm nga një kompani private u dërgua në Danimarkë në fillim të këtij viti pasi vendi kriminalizoj seksin pa miratim, por më pas ai u shqyrtua gjerësisht nga publiku dhe shypi.
Australia është ndeshur javët e fundit me një mori akuzash për sulme seksuale të cilat kanë pasur në fokus parlamentin, shkollat dhe vendet e punës.
Janë të shumta vajzat dhe gratë të cilat kanë rrëfyer më tepër në lidhje me përvojat e tyre seksuale gjatë viteve të shkollimit, dhe disa prej tyre nuk ishin të sigurta mbi përdorimin e termit “përdhunim” asokohe.
Kryetari i sapo-zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku u shpreh hapur ditën e djeshme mbi mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTI+ në Kosovë.
Gjatë një interviste në emisionin Pressing, i pyetur mbi qëndrimet që ai ka mbi komunitetin LGBTI+, Abdixhiku u shpreh: “këto të drejta jo vetëm se duhet të mbrohen, por duhen të avancohen dhe të promovohen”.
Pas humbjes së madhe që LDK pësoi gjatë zgjedhjeve të 14 Shkurtit në Kosovë, Abdixhiku u zgjodh si kryetar i partisë gjatë kongresit të mbajtur javën e shkuar, si një figurë e re politike e cila mund të ndihmojë Lidhjen Demokratike të Kosovës me rimëkëmbjen e saj politike.
Në parlamentin e ardhshëm, LDK do të jetë në opozitë, e renditur pas Partisë Demokratike si partia e dytë opozitare.
I diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar, më herët Lumir Abdixhiku ka shërbyar për një kohë të shkurtër si Ministër i Infrastrukturës gjatë qeverisë së parë të Albin Kurtit.
Partia LDK është një parti e qendrës së djathtë, me qëndrime kryesisht konservatore. Deri më tani, asnjë parti politike në Kosovë nuk ka dalë ende hapur si mbështetëse e kauzës LGBT+, pavarësisht qëndrimeve personale që figura politike brenda partive mund të kenë.
Burim i fotos: Prishtina Insight
Historia Ime po kryen një hulumtim mbi gjuhën e urrejtjes dhe atë diskriminuese që shpërndahet nga mediat tradicionale ose ato sociale dhe kërkojmë ndihmën dhe pjesmarrjen tuaj për ta realizuar atë. Shikoni më poshtë për t’u informuar se si të merrni pjesë:
Gjërat kryesore që duam të dimë:
Çfarë konsiderojmë ne gjuhë urrejtjeje, gjuhë të dhunshme apo të papërshtatshme:
Vini re:
Ne kërkojmë nga ndjekësit e mediave tradicionale apo ata të rrjeteve sociale që të ndajnë përvojën e tyre dhe të na ndihmojnë me foto, video apo screenshot, sa herë që vërejnë gjuhë urrejtjeje, gjuhë diskriminuese apo përmbajtje të dhunshme dhe të papërshtatshme në mediat vizive dhe ato online.
Për të paraqitur përvojën tuaj, gjithçka që duhet të bëni është të plotësoni këtë pyetësor. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën e emailit [email protected] ose në rrjetet sociale.
FB: @historiaime
Twitter: @historiaime
Në podcastin e rradhës të serisë sonë të re mbi problematikat e komuniteteve në qytete dhe rrethe jashtë Tiranës, po sjellim këtë rradhë një intervistë me z.Skënder Alla, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve në Librazhd dhe pjesëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë dhe Qarkut të Librazhdit.
Në këtë podcast, zoti Alla flet me detaje për situatën e këtij komuniteti, për rastet e mohimit të shërbimit në transportin ndër-urban dhe situata të tjera që u krijuan dhe prekën këtë komunitet gjatë nisjes dhe muajve të pandemisë së Covid-19.
Gjykata Kushtetuese Hungareze anulloi dispozitën e Ligjit të Procedurave të Regjistrimit të prezantuar nga Seksioni 33 i cili përmbante që rregullat e reja që ndalojnë njohjen ligjore të gjinisë do të zbatohen gjithashtu për procedurat në vazhdim.
Marsin e kaluar, në kulmin e valës së parë të pandemisë së koronavirusit, disa ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, Zëvendës Kryeministri Zsolt Semjén paraqiti një projektligj omnibus në Parlament. Seksioni 33 i tij propozoi heqjen e njohjes ligjore të gjinisë në Hungari. Ligji detyron njerëzit trans dhe seksualë të përdorin dokumente që nuk pasqyrojnë identitetin e tyre gjinor dhe / ose pamjen e tyre. Për më tepër, Seksioni 33 përfshinte një dispozitë që ndryshonte Ligjin e Procedurave të Regjistrimit për të zbatuar rregullat e reja edhe në procedurat në vazhdim, gjë që është veçanërisht problematike në funksion të faktit se shumë njerëz trans po presin për vite me radhë që të përpunohen kërkesat e tyre ligjore për njohjen e gjinisë .
Pas hyrjes në fuqi të Seksionit 33, këto kërkesa të mëparshme u refuzuan nga autoritetet duke cituar legjislacionin e ri. Sidoqoftë, me ndihmën e Shoqërisë Háttér dhe Komitetit Hungarez të Helsinkit, dhjetëra njerëz trans sfiduan vendimet e refuzimit përmes rishikimit gjyqësor. Në dhjetor, Gjykata e Apelit Miskolc kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të deklarojë dispozitën që përshkruan zbatimin e ligjit të ri për procedurat në vazhdim jokushtetuese.
Në vendimin e saj të botuar sot, Gjykata Kushtetuese ra dakord në anën e kërkuesit dhe Gjykatës së Apelit Miskolc dhe anuloi dispozitën përkatëse të Nenit 33. Sipas Gjykatës, “brenda fushës së detyrimit të shtetit për të mbrojtur institucionet, ajo nuk mund të krijojë një kornizë procedurale që kufizon një të drejtë të garantuar në Ligjin Themelor në një mënyrë antikushtetuese ”. Gjykata në veçanti theksoi vendimin e saj të vitit 2018 i cili deklaroi se të kesh mundësinë për të ndryshuar gjininë dhe emrin është një e drejtë themelore e pakufizuar për njerëzit transgjinorë.
Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, situata antikushtetuese e shkaktuar nga neni 33 nuk do të eliminohet plotësisht. Mocioni i Gjykatës Miskolc – dhe kështu vendimi i Gjykatës Kushtetuese – vlen vetëm për procedurat në vazhdim, kështu që kushdo që nuk ka aplikuar më parë për njohjen ligjore të gjinisë, ende nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. Shoqëria Háttér do të ndjekë proceset gjyqësore në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të deklarojë të gjithë nenin 33 jokushtetues./ HistoriaIe
Një gjykatë e rrethit japonez ka vendosur që mos lejimi i çifteve të të njëjtit seks të martohen është “antikushtetuese”, duke vendosur një precedent të ri në vendin e vetëm G7 që nuk e njeh plotësisht partneritetin e gjinisë së njëjtë, megjithëse refuzoi kërkesat për dëmshpërblim që duhej paguar.
Vendimi, i pari në Japoni mbi ligjshmërinë e martesave të të njëjtit seks, është një fitore e madhe simbolike në një vend ku kushtetuta përcakton martesën si të bazuar në “pëlqimin e ndërsjellë të të dy gjinive”.
Siç është tani, çiftet e të njëjtit seks nuk mund të trashëgojnë pasuritë e partnerit të tyre – të tilla si shtëpia që ata mund të kenë ndarë – dhe gjithashtu nuk kanë të drejta prindërore për asnjë fëmijë që partnerët e tyre mund të kenë.
Megjithëse çertifikatat e partneritetit të lëshuara nga komuna individuale përreth vendit ndihmojnë në marrjen me qira të vendeve për të jetuar dhe të drejtat e vizitave në spital, ato ende nuk lejojnë të njëjtat të drejta ligjore si për çiftet heteroseksuale.
Gjykata e rrethit Sapporo hodhi poshtë kërkesën për dëmshpërblim nga gjashtë paditësit – dy çifte burrash dhe njëra prej grave – të cilët kishin kërkuar që qeveria japoneze të paguante nga një milion jen në pranim të dhimbjes që pësuan duke mos qenë në gjendje të martoheshin legalisht .
Por njohja që mos lejimi i tyre të martoheshin ishte antikushtetuese ishte fitorja që paditësit, avokatët dhe aktivistët e tyre kishin shpresuar si një hap kryesor simbolik përpara dhe përcaktues i precedentëve.
Çështje të ngjashme tani janë duke u shqyrtuar në katër gjykata të tjera rreth Japonisë dhe ky vendim mund të ndikojë edhe në rezultatet atje.
Sipas standardeve aziatike, ligjet japoneze janë relativisht liberale. Seksi homoseksual ka qenë i ligjshëm që nga viti 1880, por qëndrimet shoqërore e mbajnë komunitetin LGBT kryesisht të padukshëm dhe shumë nuk kanë dalë akoma as në familjet e tyre.
Disa në botën e biznesit thonë se Japonia nuk lejon martesat e gjinisë së njëjtë e bën të vështirë për kompanitë, veçanërisht kompanitë e huaja, për të tërhequr dhe mbajtur punë shumë të aftë në një ekonomi gjithnjë e më ndërkombëtare.
Dhoma Amerikane e Tregtisë vitin e kaluar lëshoi një deklaratë duke thënë se qëndrimi i Japonisë e bën atë më pak konkurruese ndërkombëtarisht si rezultat.
Një numër i ndërmarrjeve kanë ndërmarrë hapat e tyre për të punuar rreth situatës, duke përfshirë të dy kompanitë ndërkombëtare dhe firmat japoneze të tilla si Panasonic.
“Për gjërat që janë pjesë e sistemit kombëtar, siç janë pensionet, nuk mund të bëjnë asgjë”, tha Masa Yanagisawa, kreu i Prime Services në Goldman Sachs Japan dhe një anëtar bordi i OJQ Martesa për të gjithë Japoninë.
“Të gjitha vendet e tjera të përparuara e kanë këtë, kështu që Japonia do të humbasë konkurrueshëm. Pastaj është fakti që njerëzit nuk mund të jenë ata që janë. Bëhet mjaft kritike për biznesin. ”
Vrasësi i gazetares së njohur malteze Daphne Caruana Galizia i tha një gjykate të enjten e kaluar se ai dhe dy burra të tjerë përdorën dylbi dhe një teleskop për të ndjekur lëvizjet e gazetares hulumtues për ditë me radhë, para se të vendosnin një bombë në makinën e saj dhe ta vrisnin në 2017.
Duke folur në prani të gazetarëve dhe të afërmve të Caruana Galizia në sallën 22 të gjykatës të ligjit në kryeqytetin e Maltës, Valletta, Vincent Muscat dha dëshminë e tij më të plotë të komplotit për vrasjen e gazetares.
Vdekja e Caruana Galizia në tetor 2017 u prit me zemërim në të gjithë Evropën dhe përfshiu partinë në pushtet të Maltës në një skandal politik që çoi në dorëheqjen e kryeministrit në 2019.
Shtatë burra ose e kanë pranuar ose janë akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Ato përfshijnë manjatin e energjisë Yorgen Fenech, i cili është deklaruar i pafajshëm për organizimin e vrasjes dhe Melvin Theuma, një shofer taksie që pranoi se ishte ndërmjetësi i vrasjes.
Muscat, i cili si Theuma është bërë dëshmitar i shtetit (bashkëpunëtorë i drejtësisë), tha se ai takoi dy burra të tjerë të akuzuar për përfshirje të drejtpërdrejtë në vrasje, vëllezërit George dhe Alfred Degiorgio, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Maltës në qershor 2017.
“Alfred Degiorgio erdhi tek unë dhe më tha se kishte një punë të mirë për mua,” i tha ai gjykatës të enjten, në disa dëshmi të zbardhura e raportuara nga Malta Today, e cila po ndiqte seancën nga salla e gjyqit. Ai tha se puna ishte të vritej Caruana Galizia dhe se ishte rënë dakord për një çmim prej 150,000 €.
“Plani ishte të ndiqnim hapat e saj dhe ta qëllonim kur ishte koha e duhur. Pas zgjedhjeve, Theuma na dha të drejtën. Ai na dha një paradhënie prej 30,000 € në një çantë lëkure ngjyrë kafe. Ne morëm 10,000 € secili dhe filluam punën. Unë dhe Alfredi e ndoqëm atë në Bidnija, ”-fshati ku jetonte Caruana Galizia.
Ai tha se të tre ata përdorën dylbi dhe një teleskop për të vëzhguar nga afër lëvizjet e Caruana Galizia dhe ata kaluan ditë të tëra duke e vëzhguar atë.
“Ne ishim ulur atje në dy tulla”, tha ai. “Ishte e pakëndshme dhe do të të dhembte … Unë blija tre pako Rothmans Red [cigare] në ditë. Ne i hidhnim bishtat në një shishe uji, në mënyrë që të mos linim asnjë gjurmë. Ne pamë Daphne në divanin e saj me një kompjuter portativ deri në orën 02:00 ”.
Muscat tha se plani fillestar ishte të gjuante Caruana Galizia në shtëpinë e saj: “Plani ishte që Alfred të gjuante nga poshtë pemës. Unë do ta largoja atë nga vendi i ngjarjes me një makinë të vjedhur … George filloi të dilte me justifikime [të tilla si] pushka ishte shumë e zhurmshme. “
Plani i qitjes përfundimisht u braktis dhe burrat vendosën të përdorin një bombë . “George Degiorgio gjithmonë donte një bombë… një bombë e vendosni gjatë natës dhe largoheni. Më e qetë, më pak panik ”.
Ai tha se burrat filluan të diskutojnë për marrjen e një bombe nga Jamie Vella, i cili u deklarua i pafajshëm muajin e kaluar për bashkëpunim në vrasje.
Muscat tha se bomba kishte një ngjyrë çeliku inox dhe një aparat në të cilin do të futej karta SIM. “Ju i dërgoni një mesazh të veçantë kartës SIM në bombë,” tha ai. “Do të shpërthente pak sekonda më vonë.”
Në një moment veçanërisht tronditës në gjykatë, Muscat tha se ai u kishte thënë bashkëpunëtorëve të tij të dyshuar se ishte i shqetësuar se një makinë bombë mund të përfundonte duke vrarë njerëz të tjerë dhe se ata u përgjigjën “ne do të shkojmë përpara me planin, edhe nëse të tjerët janë me të në makinë ”.
Ndërsa vëzhgonin shtëpinë e Caruana Galizia, ata vunë re natën e 15 tetorit 2017 që, në mënyrë të pazakontë, ajo kishte parkuar makinën e saj jashtë portës së shtëpisë së saj.
Muscat tha se ai mori bombën, e cila ishte fshehur në një kuti këpucësh dhe u takua me sulmuesit e tjerë. Ata më pas vendosën pajisjen nën sediljen e shoferit.
Në 5 të mëngjesit tjetër, Muscat dhe Alfred Degiorgio u kthyen në një pikë tjetër me pamje nga shtëpia. Në mëngjesin e hershëm ata panë që Caruana Galizia po largohej dhe informuan George Degiorgio, i cili ishte në një tjetër vend, i gatshëm për të shpërthyer bombën në distancë.
Ai e shpërtheu bombën para se i vëllai t’i jepte të koamndën. Makina e Caruana Galizia ishte larg syve dhe Muscat tha se ata nuk e dëgjuan shpërthimin, por ata panë një tym.
Muscat përsëriti gjithashtu pretendimet që ish-ministri i Ekonimisë, Chris Cardona ka dijeni të plotë në vrasjen e gazetares.
Cardona i tha Malta Independent se pretendimet e Muscat ishin “marrëzi dhe gënjeshtra të hapura”. “Unë kurrë nuk kam qenë në dijeni të ndonjë projekti për të vrarë njeri”, tha Cardona. “Ky është trillim i pastër i lig.”
Para seancës dëgjimore, Muscat i kërkoi falje familjes së Caruana Galizia – një kolumniste dhe hetuese, blogu i së cilës mbi korrupsionin politik i dha asaj reputacionin e një “WikiLeaks me një grua“.
Theuma-s iu dha falje në nëntor 2019 me kushtin për të zbuluar atë që dinte për vrasjen dhe po jeton në një shtëpi të sigurt.
Provat e tij implikuan Fenech, i cili u arrestua në 2019 ndërsa po përpiqej të linte Maltën në jahtin e tij. Fenech është në paraburgim duke pritur një vendim nëse ai do të përballet me gjyqin.
Kryeministri i atëhershëm Joseph Muscat – asnjë lidhje me Vincent Muscat – u detyrua të japë dorëheqjen në 2019 pas akuzave se anëtarët e administratës së tij ishin përpjekur të sabotonin hetimin e policisë.
Ajo që ishte po aq tronditëse është mënyra se si ai përmendi-në gjyq, zyrtarë të profilit të lartë të lidhur me krimin. Emrat e ish-ministrit të ekonomisë Chris Cardona dhe shefit të stafit Keith Schembri, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, kanë qenë prej kohësh i lidhur me krimin.
Muscat identifikoi ish-ministrin si një kontakt dhe burim informacioni për të dyshuarit ndërsa po zhvillohej hetimi. Ai tha se Cardona u takua me sulmuesin e dyshuar Alfred Degiorgio dhe i dha atij informacion për vendndodhjet e Caruana Galizia.
Times of Malta kohët e fundit raportuan se si Muscat kohët e fundit foli me policinë përmes një komploti paralel për të eleminuar Caruana Galizia në 2015 që implikonte Cardona.
“Ka prova të shumta të miqësisë intime midis të dyshuarit për vrasje Yorgen Fenech dhe Schembri. Mjafton të them se të dy kaluan një kohë të gjatë në telefon vetëm disa orë para se biznesmeni të arrestohej ndërsa u largua nga Malta në jahtin e tij para arrestimit në nëntor 2019.”
Dëshmia e Muscat se të dyshuarit u lajmëruan për një bastisje të afërt një tërësi tre javë para se të ndodhte tregon se hetimi ishte i mbushur me rrjedhje informacioni që synonin të fshihnin autorët e krimit.
“Vendi pret të shohë se si policia do të trajtojë deklaratat e fundit në gjykatë dhe nëse ata janë të bindur nga provat e dëshmitarit të tyre. Ne ende nuk e dimë nëse policia ka hetuar mundësinë e një komploti të mundshëm për të kryer vrasje.”-shkruan media malteze, Time Of Malta.
“Edhe skeptiku më i madh sot e kupton se ka arsye që policia të hetojë edhe një herë si Cardona ashtu edhe Schembri, të paktën për bashkëpunim në një mbulim të vrasjes së Caruana Galizia.
Policia është e penguar me ligjin Maltese, i cili dihet se ka dispozita të dobëta për shoqërim me një krim pasi të jetë kryer. Sidoqoftë, Schembri duhet të hetohet së paku nëse ai ka shkelur Aktin e Sekreteve Zyrtare, i cili është krijuar për të rregulluar zbulimin e informacionit konfidencial nga zyrtarët publikë.”vijon media media.
Dëshmia tronditëse e Muscat madje e shtyu Laërence Gonzi të thyejë heshtjen e tij. Në një postim në Facebook, ish-kryeministri tha: “nëse vendi ynë do të gjejë një formë shërimi, ne kërkojmë një përpjekje më të madhe nga të gjithë për të ekspozuar tërë këtë rrjetë të ligë njëherë e përgjithmonë”./ HistoriaIme
Deklaratë për shtyp
Deklarata e kandidates për deputete të Partisë Socialiste Luljeta Bozo, bërë në Televizionin Publik Shqiptar (RTSH) ky pyetjes se çfarë dëmesh ka shkaktuar Enver Hoxha iu përgjigj: “Po t’i vësh në balancë, per mua ka më shumë anë pozitive sesa negative” duhet dënuar me ashpërsinë më të madhe.
Si organizata të të drejtave të njeriut, por edhe si qytetarë të Republikës së Shqipërisë ne jo vetëm e dënojmë atë deklaratë, por ftojmë edhe Partinë Socialiste ta bëjë një gjë të tillë.
Kanë kaluar disa ditë që kur është artikuluar në një medium publik, por fatkeqësisht nuk ka patur asnjë reagim, as nga organizatat apo veprimtarë që synojnë të dënojnë edhe dokumentojnë krimet komuniste. Ne reagojmë jo për të mbushur një vend bosh, por reagojmë si qytetarë të indinjuar dhe të bindur se të drejtat e njeriut nuk parcelizohen dot, se janë të ndërlidhura me njëra tjetrën e janë të pandara.
Mbrojtja e diktatorit dhe përpjekja për ta parë veprimtarinë e tij dhe të sistemit anti njerëzor që ai përfaqësonte në një këndvështrim pozitiv është një mundësi e humbur për të bërë drejtësi për mijëra e mijëra jetë të shkatërruara nën atë regjim.
Ne nuk mund të ndërtojmë një të ardhme nëse nuk ndahemi plotësisht nga e kaluara enveriste e nëse nuk e konsiderojmë atë të kaluar ashtu siç ishte, një krim kundër njerëzimit. Nuk ka asnjë lloj ambiguiteti në logjikim, e nëse dikush përpiqet të na tregojë se kriminelët paskan bërë edhe ndonjë të mirë, atëherë më së paku këta njerëz që nuk janë të afta ts shikojnë të ligën, ne nuk duhet ti ngrejmë në pozicione përfaqësimi: ata apo ato, nuk mund të na përfaqësojnë neve denjësisht.
Nëse nuk e bëjmë këtë ndarje nga e keqja shoqëria që po përpiqëmi të ndërtojmë bashkë, nuk është as e drejtë dhe as imune nga padrejtësi të tjera.
Argumenti se liria e fjalës dhe liria e shprehjes janë të inkorporuar në sistemin demokratik që synojmë të përsosim është i paplotë. Le të sjellim për shembull në vëmendje rastin e Gjermanisë që ndalon me ligj promovimin nazist.
Krimet në sistemin komunist, të frymëzuara, të ideuara dhe të urdhëruara nga diktatori Enver Hoxha, kanë shkaktuar plagë që dhembin edhe sot në vendin tonë.
34.134 të burgosur politik.
984 shqiptarë të vdekur në burgjet komuniste.
59.009 shqiptarë, të internuar.
7.022 Shqiptarë të vdekur në internim.
6.023 të vrarë gjatë regjimit kominist
308 persona humbën aftësitë mendore në burgjet komuniste.
10 vite burg do të dënohej çdo shqiptar nëse do të ishte person LGBTI
Ne ndihemi sot të fyer, jo vetëm nga znj. Bozo por nga e tërë Partia Socialiste që e ka për detyrë morale të qartësojë menjëherë qëndrimin e saj për krimet e komunizmit, dhe ta dëshmojë vullnetin për tu shkëputur nga enverizmi me përjashtim nga strukturat e partisë këdo që provokon duke e mbështetur regjimin kriminal që ai ndërtoi.
-Aleanca Kunder Diskriminimit LGBT
-Pro LGBT
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.