Sot ajo është terapiste, e hapur karshi pacientëve të saj dhe e gatshme të përballohet me anën më intime të çdo personi. Kur ishte e re ishte murgeshë e mbyllur në një manastir e ndikuar fort nga mendimet katolike radikale të prindërve të saj.
Sot ajo është terapiste, e hapur karshi pacientëve të saj dhe e gatshme të përballohet me anën më intime të çdo personi. Kur ishte e re ishte murgeshë e mbyllur në një manastir e ndikuar fort nga mendimet katolike radikale të prindërve të saj.
He’s back! Kështu shkruan në hyrjen e faqes së vet Huffington Post sot, duke iu referuar performacnës së mirë të Obamës në debatin e djeshëm (ose të sotëm me orën shqiptare) mes tij dhe kandidatit republican Mitt Romney.
Tensionohet situata në cadrën e grevistëve. Pas vendimit të gjykatë së Tiranës për shpalljen e paligjshme të grevës së urisë, grevistët e vendosur tek çadra në lagjen “Komuna e Parisit”, shprehen të vendosur se nuk do ta ndërpresin grevën. Madje disa prej tyre deklarojnë se do të arrijnë të marrin edhe vendime ekstreme si ajo e vetëdjegies, nëse kryeministri nuk do të tërheqë vendimin dhe nuk do të negociojë me ta për gjetjen e një zgjidhjeje.
Përfaqësues të organizatave të shoqërise civile do të ngrenë padi ndaj policisë dhe prokurorëve lidhur me publikimin e të dhënave personale gjatë hetimit të çështjeve të ndryshme, qofshin këto kriminale ose jo.
Vrasja e 18-vjeçares Ajshe Vata dhe publikimi i detajeve hetimore apo çështjeve intime të saj, apo edhe publikimi i mesazheve të 17-vjeçares Nazime Visha, e arrestuar për vrasjen e dhunuesit të saj, janë konsideruar si shkelje të rënda nga media.
Ne tryezen ‘Stop dores vrastare ndaj grave e vajzave shqiptare’ eshte kritikuar raportimi aprofesional.
“Të bëjmë edhe një reflektim për atë që sjell gjithë ky raportim me detaje, jo për Ajshen e shkretë që tani nuk jeton, por çfarë po ndodh me ata njerëz që kanë mbetur gjallë nga familja e Ajshes, që u është bërë jeta një ferr, që i kemi vrarë mediatikisht, duke raportuar detaje për mungesën e virgjinitetit, për çështjen që janë totalisht të një shekulli të kaluar, që nuk duhen raportuar në mënyrë absolute në këtë formë dhe në momentin që raportohen patjetër duhet të shoqërohen me analiza totale, ku njerëzit të kuptojnë edhe të marrin mendime nga specialistët se si është mënyra se si duhet të reagojë normalisht një njeri”, thotë Iris Luarasi, drejtuese e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza.
Por nga ana tjeter eshte kritikuar edhe heshtja e pajustifikuar e shoqerise civile per te reaguar ne lidhje me ngjarje te tilla. Shoqeria civile tashme hesht apo reagon sipas interesave te tyre financiare, pasi edhe thirrjes se sotme iu pergjigjen vetëm 30 organizata.
Këto janë momentet kur Shaban Norja, 80 vjeçari i akuzuar për vrasjen e 18 vjeçares Aishe Vata, dëshmon përpara Gjykatës së Durrësit. Mes lotëve, ai tregon për lidhjen e tij me vajzën e re. Shaban Norja është ngashëryer teksa tregonte se nuk donte ta vriste dhe se prej 3-4 vitesh kishte lidhje të ngushta me vajzën, e cila sipas tij i është lutur pa reshtur përgjatë 3 ditë-netëve para krimit që ta vriste e t’ia priste kokën, pasi feja ia ndalonte abortin.
Befasues ka qenë dhe deklarimi i 80-vjeçarit mbi arsyet e mos vetëvrasjes, pas krimit, si dhe mbi atësinë e fetusit që zhvillohej në trupin e Ajshës. Në fund të seancës gjyqtari Fejzo Hysi e çmoi të ligjshëm ndalimin dhe e la 80-vjeçarin në burg pa afat.
Avokati dhe aktivisti Andi Kananaj shprehet në Twitter: “Me urdhër gjykate ish të perndjekurit do të përndiqen nga greva për dëmshpërblimet. Suksese shtetit ligjor, që ligjin e përdor vetëm për dhunë”. Pas vendimit te Gjykatës së Tiranës që e konsideron grevën e urisë, të paligjshme, gjendja është e tensionuar. “Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e re dhe me ne po veprohet në mënyrë flagrante”, u shpreh Skënder Tufa, i cituar nga TCH.
Gjatë një Kuvendi të organizuar në Shkodër nga Avokati i Popullit, zëvendësministri i Brendshëm Nard Ndoka publikoi për herë të parë statistika të policisë lidhur me familjet e ngujuara.
“Rezultojnë 67 familje me vetëkufizim lirie, të ngujuar, ku sipas qarqeve janë: Në qarkun e Shkodrës 48 familje, 39 në Shkodër dhe 9 në Malësinë e Madhe, në Qarkun e Kukësit, 13 familje, në Qarkun e Lezhës 4 familje, në Qarkun e Tiranës dhe të Durrësit nga 1 familje. Persona të ngujuar, persona me vetëkufizim lirie janë gjithsej 135. Fëmijë të ngujuar për shkak të fenonemit të gjakmarrjes nga statistikat rezultojnë 33 të tillë, që nuk frekuentojnë shkollën, si pasojë e gjakmarrjes në të cilat 23 janë të evidentuara nga Qarkun e Shkodrës”, tha Ndoka.
Kriza ekonomike, Shqipëria e “ përkthen” në kriminalitet. Psikiatri: Vrasja e para disa ditëve ishte mjaft e rëndë si për mënyrën se si u krye, ashtu edhe për faktin se kush ishin viktima dhe vrasësi, dinamika e marrëdhënies së tyre, reagimi i komunitetit dhe aq me tepër i familjes
Entela Resuli
Ju ka ndodhur të ecni në rrugë e të shtrëngoni fort çantën që mbani në krah, apo të fshihni varësen tuaj të argjend në qafë? Me siguri që po. Në mos keni bërë ndonjë veprim të tillë, të pakën ju ka shkuar mendja pas dëgjimit të shumë lajmeve se: Ajo vdiq pasi ai i tërhoqi çantën nga motori!
Raste të tilla kohët e fundit kanë një kurbë rritje të frikshme dhe alarmante. Ende nuk ka një analizë të policisë për të gjitha këto për këtë vit (të paktën publikisht nuk dihet), por komunikatat zyrtare, çdo ditë më shumë informojnë për ngjarje kriminale, jo normale.
Televizioni Vizion Plus ne nje investigim te vetin raporton se: “Një e katërta e organizatave jo fitimprurëse qe funksionojnë ne Shqipëri mbështeten me para nga qeveria. Ndërsa pjesa me e madhe e shoqatave janë në pritje të këtyre fondeve.”
Por sa aktive shfaqen këto organizata të shoqërisë civile në çështjet me interes të gjerë publik e që kanë tërhequr vëmendjen mediatike?
Keshtu pyet ky televizion ne nje kronike qe pritet te ngjalle debate, apo te pakten pakenaqesi nga keto organizata “hije”. Megjithëse prej rreth 25 ditësh, konstaton V+ një grup të përndjekurish luftojnë me jetën, pa hyre në debatin nëse kërkesat janë të drejta ose jo, zëri i këtyre OJF-ve nuk është dëgjuar, veç zeri i disa organizatave që nuk mbështeten nga fonde qeveritare.
Fotoja e shkrepur gjate pasdites se vone ne Durres, sot (16 tetor, 2012) nuk ka nevoje per koment…
Klubi i Mëngjesit, emisioni radiofonik në Club FM, drejtuar nga Blendi Salaj, kanë sfiduar historikun e radios në Shqipëri dhe për herë të parë (ndryshe nga shembuj si Aldo Morning Show apo të tjerë) kanë sjllë një histori njerëzore të lidhur direkt me komunitetin LGBT në formë korrekte. Më në fund!
(deklarata e plote e Amnesty International mund te shkarkohet ketu: http://www.amnesty.org/en/library/info/EUR11/009/2012/en)
Amnesty International, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të takohet me të përndjekurit politikë, të cilët kanë hyrë në grevë urie prej më shumë se tre javësh dhe të vendosin një dialog për të adresuar shqetësimet e grevistëve. “Rreth 24 ish- të burgosur politikë kanë hyrë në grevë urie për mbi tre javë për të protestuar për vonesat e qeverisë në shpërndarjen e kompensimit, miratuar me një ligj në vitin 2007. Sipas Shoqatës, vetëm një e teta e kompensimit është paguar që nga viti 2007. Shumë nga ish- të burgosurit jetojnë në varfëri ekstreme. Ditët e fundit grupi e ka përshkallëzuar protestën e tyre. Më 8 tetor, një nga grupi, Gjergj Ndreca, i vuri flakën vetes. Një tjetër grevist, Llazi Koçi, u dogj rëndë. Një i tretë, Lirak Bejko, tentoi të njëjtën gjë më 10 tetor. Të tjerë ish- të burgosur politikë kanë protestuar jashtë parlamentit në solidaritet me grevistët e urisë. Shumë nga ata në grevë urie janë të moshuar dhe të pafuqishëm. Amnesty International mirëpret takimin fillestar të premten e shkuar, që u zhvillua pas ndërhyrjes së ambasadës së SHBA dhe delegacionit të BE- mes grevistëve dhe presidentit Bujar Nishani. Megjithatë, kryeministri Sali Berisha ka vazhduar të theksojë se protestuesit janë të motivuar politikisht. Amnesty International i kërkon atij që të adresojë shqetësimet e tyre dhe të sigurojë që dëmshpërblimi të paguhet menjëherë,” thuhet në deklaratë.
4 muaj më parë diskutonim se cilat tema do të duhej të tërhiqnin më shumë vëmendjen tonë, teksa bashkë me tre vajza dhe një djalë tjetër aktivistë të Pro LGBT po organizonim rubrikat e një portali lajmesh për të drejtat e njeriut (historiaime.al). Nuk e dinim ende se, në fakt, për të edukuar apo për të nisur një proçes edukimi për shqiptarët paska rëndësi një temë që është kyç për gjithë shoqërinë tonë e që qëndron si nevojë emergjente për gjithë shoqërinë: feminizmi.
Të vetmen mbretëreshë të vërtetë që kemi mundur që nga lashtësia ta pranojmë në këto vise dhe ta admirojmë ka qenë në të vërtetë, një regjente…
Një tjetër, të huaj, e kemi patur vërtet pjesën më të bukur të historisë sonë moderne siç thotë Kadare, por edhe ajo ka qenë “Queen Consort” vetëm për 1 vit këtu…
Në traditën shqiptare, edhe atë të riformësuar gjatë 20 viteve të fundit, femrën ne nuk e kemi pranuar asnjëherë të na udhëheqë, por nuk kemi dashur as edhe që të vetëpërmbushet. Kemi dashur ta formësojmë sipas roleve që (thonë studiuesit) i përshtateshin zhvillimit, gjeografisë dhe historisë së vendit (!!!).
Kur ka mundur të qeverisë një femër, si në rastin e Teutës, e kemi quajtur (ne dhe të huajt) pirate që sulmonte anijet romake, sidomos afër gjirit të Kotorrit.
Ose, kur një femër na ka imponuar autoritetin që më parë ia ka përcaktuar ndonjë diktator nga këta tanët, na ka rezultuar (apo na është dashur ta konsiderojmë) ose “Eminencë gri”, ose arrogante e tipit “të kap prej zhelesh e të flak përjashta”.
Në letërsi, në mitologji dhe në kulturën popullore u kemi rezervuar rolin më fatkeq të mundshëm, zakonisht të përshtjellë nga rrobat e zeza që vajtojnë burrat dhe djemtë e vrarë në luftë, që presin vajzat e sjella natën nga fantazma të dala nga varret e djemve të tyre! Gjithë makabritetet e fantazisë por edhe të realitetit tonë historik kanë gjithmonë në qendër të tyre një grua, një nënë, një motër, ose një bijë.
Kujtoni brezin e artë të aktoreve tona që sot ose janë të moshuara, ose nuk jetojnë më, i mbani mend rolet e tyre më madhështore? Role grash, nënash që pasi vendimet janë marrë nga burrat apo nga rrethanat e vendosura nga burrat ato janë “burrëruar” për të amortizuar dhimbjen e përbashkët. I quajmë heroina, pse vuajnë, apo pikërisht pse vuajnë “me dinjitet”, i quajmë burrnesha!
Mungesa e një ideologjie dhe e një beteje “grassroots” e feminizmit në Shqipëri është, për mendimin tim, arsyeja kryesore pse shoqëria shqiptare nuk di të përballet me zhvillimet e botës moderne, por përballet ende me ngjarje të papërfytyrueshme sociale.
Në Shqipëri, ne i kemi detyruar vajzat dhe gratë që të jenë Nazime, në më të shumtën e rasteve, për të mos përfunduar si Ajshe!
I duam si burra kur na duhet të na amortizojnë pasojat e dramës sonë, por i duam edhe si gra të heshtura e të bindura kur na duhet të plotësojnë dëshirat tona…
E për pasojë mund të jenë edhe plaçkë apo frymë që duhen mbajtur me bukë, si në rastin më të fundit të poligamisë në Kamëz.
Ndjesë për këtë më poshtë, po a nuk kemi qenë ne shqiptarët që kemi shpikur edhe atë shprehjen makabre: aq e bukur sa t’ia presësh kokën për ta vënë në bufe!?
Në 20 vitet e fundit një grup grash të emancipuara kanë arritur shumë, në fakt. Por, unë mendoj se energjitë kryesore të tyre përmes organizatave shumë të nevojshme të shoqërise civile janë fokusuar ose në energji të kota apo dhe të tepërta ndonjëherë të lobimit ekskluzivisht politik, apo legjislativ, ose në projekte fyese të tipit panaire për të promovuar punët e dorës, apo kurse banale që nuk e edukojnë femrën por e mësojnë më shumë si të jetë skllave ose e makinës qepëse, ose e grepit, ose e gjilpërës, ose e shtizave.
I mësojnë pastaj edhe si t’i shesin këto produkte që të mbajnë me bukë burrat!
Mungesa e një ideologjie të mirëfilltë feminizmi që të ketë inat brenda vetes, mençuri, pasion, energji dhe vizion ka bërë që në këto vitet e fundit gabimisht dhe pa bereqet këto përfaqësuese të organizatave të shoqërisë civile kanë tentuar të ndryshojnë burrat dhe jo gratë!
Mënyra më e mirë se si gratë mund të fuqizohen nuk vjen përmes shifrave të pjesëmarrjes së tyre në politikë apo në Parlament. Vjen mbi të gjitha duke synuar “kuota” (nëse kjo është e vetmja mënyrë) që ato të arsimohen, por mbi të gjitha të edukohen që në djep për fuqinë e vërtetë që kanë, per te qene ato qe duan te jene dhe jo ato qe duhet te jene: fuqinë dhe feminizmin të cilën nuk duhet ta negociojnë asnjëherë, as me burrin, as me djalin, as me vëllain e as me …gjyshin!
Lexoni me shume per feminizmin ne historiaime.al
Nga Kristi Pinderi
4 muaj më parë diskutonim se cilat tema do të duhej të tërhiqnin më shumë vëmendjen tonë, teksa bashkë me tre vajza dhe një djalë tjetër aktivistë të Pro LGBT po organizonim rubrikat e një portali lajmesh për të drejtat e njeriut (historiaime.al). Nuk e dinim ende se, në fakt, për të edukuar apo për të nisur një proçes edukimi për shqiptarët paska rëndësi një temë që është kyç për gjithë shoqërinë tonë e që qëndron si nevojë emergjente për gjithë shoqërinë: feminizmi.
Të vetmen mbretëreshë të vërtetë që kemi mundur që nga lashtësia ta pranojmë në këto vise dhe ta admirojmë ka qenë në të vërtetë, një regjente…
Një tjetër, të huaj, e kemi patur vërtet pjesën më të bukur të historisë sonë moderne siç thotë Kadare, por edhe ajo ka qenë “Queen Consort” vetëm për 1 vit këtu…
Në traditën shqiptare, edhe atë të riformësuar gjatë 20 viteve të fundit, femrën ne nuk e kemi pranuar asnjëherë të na udhëheqë, por nuk kemi dashur as edhe që të vetëpërmbushet. Kemi dashur ta formësojmë sipas roleve që (thonë studiuesit) i përshtateshin zhvillimit, gjeografisë dhe historisë së vendit (!!!).
Prokurori i cështjes që ka lidhje me vrasjen e Aishe Vatës, Sokol Nishani, duhet të ketë probleme të mëdha të etikës. Ai ka dhënë një intervistë sot për Gazetën Shqiptare dhe përpos se ka dhënë informacion mbi çështjen në fjalë (shume mire per kete) ka folur si të ishte një burre llafazan lagjeje! Media këto ditë ka gërmuar në të kaluarën e motrës së Aishes, diçka që mund të shërbejë si një provë tretësore por aspak thelbësore për çështjen e Aishes (tashme eshte i qarte profili psikologjik i autorit te vrasjes).
Tani, të njëjtën gjë bën dhe prokurori, por në rast se jemi dorëzuar para aprofesonializmit të medias, është e habitshme se si edhe prokurori përgojon njërën prej motrave të Aishes ndonëse historia ku ajo mund të jetë përfshirë i takon asaj dhe askujt tjetër dhe nuk është objekt as hetimi as gjykimi. Ne rastin me te mire ky informacion per shkak se demton nje njeri qe jeton duhet mbajtur brenda ambienteve te hetimit. Madje për shkak se një publikim i tillë mund të rrezikojë marrëdhëniet e motrës së Aishes me familjarët, pikërisht për këtë arsye të tilla deklarata nuk duhet të dalin as nga goja e prokurorit e as nga goja e policisë.
Lexoni më poshtë se çfarë thotë Sokol Nishani: “Në fakt ne kemi vetëm dëshminë e Shaban Norjes. Ai ka deklaruar se ka ndjekur së paku 4 apo 5 herë motrën e Aishes, e cila sipas tij ka pasur marrëdhënie seksuale me një person tjetër në fshat. Ai e ka ndjekur dhe i ka vëzhguar. Ai thotë që kishte lajmëruar babain e saj, Muhamet Vata që vajza nuk sillej mirë. 80 vjeçari i akuzuar ka thënë që, pas divorcit të motrës së viktimës nga bashkëshorti, një pjesë të fajit, Muhameti ia ka vënë atij, që në atë kohë ka qenë 76 vjeç. Po sipas dëshmive të autorit, vajza, pas divorcit ka thënë që marrëdhëniet i ka pasur me Shabanin. Nëse raportet janë të vërteta apo jo nuk dihet, dhe kjo nuk është objekt hetimi për momentin”, shprehet prokurori.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.