Ky vizatim, i bërë nga një fëmijë që rritet nga dy nëna lezbike, është marrë nga “Have A Gay Day”.
Ky vizatim, i bërë nga një fëmijë që rritet nga dy nëna lezbike, është marrë nga “Have A Gay Day”.
Tjetër vrasje brenda familjes, e tjetër viktimë femër! Këtë rradhë krimi ka ndodhur në një familje nga Dukagjini. Babai ka vrarë vajzën e tij 14 vjeçare, ndërsa pas këtij akti, ka vrarë edhe veten, raporton Shqiptarja.com.
Ngjarja e rënë ndodhi në fshatin Arrë të komunës Temal, që është edhe një nga zonat më të thella të Dukagjinit, rreth 4 orë larg Shkodrës.
Ndërsa dhuna që autoritetet e Tiranës i rezervon komunitetit rom arrin nivele që alarmojnë edhe organizatat botërore që mbrojnë të drejtat e njeriut, siç është Amnesty International, ka njerëz që për fat i shikojnë ata si të barabartë mes të gjitha qenieve njerëzore. Ndërsa ne i rrahim, të huajt ngrenë zërin për t’i mbrojtur. Ndërsa ne i snobojmë, u qëndrojmë larg, të huajt i përqafojnë.
Shqiptarja.com dhe TV A1Report kanë mundur të sigurojnë këtë foto të rrallë ku një fëmijë rom po përqafohet rrugëve të Tiranës. Jo nga një i “dorës tonë”, siç do thonin ata, as nga një i shqiptar. I vetmi që përqafon një rom rrugëve të Tiranës është një i huaj, një ambasador. Ettore Sequi, ia thonë emrin dhe prej kohësh tashmë mundohet t’u mësojë vlerat evropiane shqiptarëve që kërkojnë integrimin.
Një organizatë e re nga Maqedonia që mbron të drejtat e komunitetit LGBT, e ku bëjnë pjesë edhe shqiptarë anëtarë të këtij komuniteti në atë vend, njoftoi se ka krijuar një komitet që do të diskutojë mundësinë e mbajtjes së një parade gej.
Organizata e re quhet LGBT United dhe aktivistët e saj synojnë ta organizojnë këtë marshim krenarie në vitin 2013. Ata njoftuan se në këtë komitet do të ftohen të gjitha institucionet që punojnë në Maqedoni për të drejtat e njeriut.
“Kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka marrë vendimin për të shkarkuar Florenc Hoxhën si drejtues të policisë bashkiake”, shkruan agjencia Ama News qe i referohet burimeve brenda Bashkise.
Kjo agjenci, shkruan se, “burime Brenda bashkisë bëjnë me dije se orët e ardhshme do të bëhet publik lajmi se Florenc Hoxha do të zëvendësohet nga ish shefi i qarkullimit rrugor Vullnet Topalli”.
Fill pas kësaj deklarate të organizatës botërore kryeinspektori i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha detyrohet të shkojë tek Avokati i Popullit, pas një fletë thirrjeje që ky i fundit i kishte bërë
Ka reaguar sot Amnesty International në lidhje me problemin e komunitetit rom në Tiranë, ku policia bashkiake ka disa ditë që ka nisur një aksion të pajustifikuar për t’i ndaluar romët të mbledhin mbetjet e riciklueshme, aksion gjatë së cilit janë konfiskuar edhe mjetet e punës, por edhe mbetjet e grumbulluara.
Nga Eugert Aliaj
Para disa ditësh kalova një fundjavë në familjen time në Vlorë. Si vlonjat, kurrë më shumë se sa kësaj radhe nuk u ndieva i zhgënjyer, i harruar dhe i poshtëruar nga ajo çka më shihnin sytë.
Në këtë 100 –Vjetortë Pavarësisë që do të duhej të ishte madhështor, dukej sikur në Vlorë koha kishte ngelur të paktën këtu e plot 4 vjet më parë.
Isha dje në qëndrën tregtare TEG (Tirana East Gate). Për tu kthyer u detyrova të marr autobusin që të çon tek sahati në qëndër. “Më falni, në çfarë ore niset autobusi?” pyeti një zonjë shoferin e autobusit në orën 19.20. Shoferi, një burrë rreth 60 vjeç, qeros, i shëndoshë dhe me syze, i cili po lexonte gazetën, e dëgjoi shumë mirë pyetjen e zonjës por preferoi të vazhdonte leximin e gazetës dhe të injoronte zonjën në fjalë. Pas 2 minutash, ngriti kokën dhe me një ton të bezdisur u përgjigj “Në 19.35 niset”. Zonja e falenderoi përtej sjelljes së tij të pahijshme.
Ambasada Amerikane informon nëpërmjet faqes së saj në Facebook se është duke u përpjekur vetë për të Vepruar Tani! Përveç programit të saj të vazhdueshëm të riciklimit, gjatë gjithë muajit Gusht, komuniteti i Ambasadës do të mbledhë shishe plastike të përdorura, si kontribut për një një mjedis unik dhe projektin mbi planifikimin urban. Në faqen zyrtare të Act Now (Albanians Coming Together) në Facebook shkruhet se shishet që Ambasada do të mbledhë, do të ndihmojnë për arritjen e grumbullimit të 6000 shisheve të nevojshme për të ndërtuar një stacion autobusi në Kashar tërësisht me rërë dhe shishe të riciklueshme plastike.
Qëndra Komunitare “Sot për të Ardhmen” në Durrës, një qëndër integrimi dhe zhvillimi për fëmijët, të rinjtë dhe gratë në nevojë, program i shoqatës “Në Dobi të gruas shqiptare” në bashkëpunim me CSDS ka zhvilluar ditën e premte datë 27/07/2012 një takim informues me të rinjtë në lidhje me rolet gjinore, si mësohen dhe ruhen ato, abuzimi me këto role në media, publicitet dhe tek filmat për fëmijë. Në këtë link do të gjeni një nga videot e përdorura gjatë takimit.
Ambasada PINK, që financohet nga buxheti i shtetit të Mbretërisë së Vendeve të Ulta, në kuadër të ish programit MATRA (program i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hollandës), vlerësoi sot me një çmim të veçantë, ambasadorin në ikje të kësaj mbretërie z. Henk van den Dool.
Me poshte deklarata per shtyp e Pro LGBT:
Kemi ndjekur të shokuar historinë e raportuar në media të një qytetari që hodhi foshnjën e sapo lindur nga materniteti. Gjatë ditës së sotme jemi informuar edhe për motivet e mundshme por konstatojmë se sipas të gjitha gjasave kemi të bëjmë me një krim që ka ardhur si pasojë e rrënjosjes në mentalitetin e shumë shqiptarëve të mendësisë sipas së cilës gruaja, nëna, e kushdo tjetër tjetër që është i pambrojtur, janë pronë e babait, burrit dhe akoma më keq: e familjes së burrit!
Foto kryesore nga LSA: H.T Janullatos, Imzot Rrok Mirdita, Baba Mondi/ Foto me poshte, djathtas: Nje sherbese e Kishes adventise ne Tirane/ Foto pas saj, majtas, te rinj te nje kishe protestante qe ungjillizojne permes muzikes/ Ne fund, djathtas, klerike ne nje event te qeverise (foto nga LSA).
Titulli i këtij shkrimi mund të jetë subjektiv, por në fakt, ka të bëjë me interpretimin e disa të dhënave të bëra publike së fundmi nga Departamenti i Shtetit në raportin e vet të përvitshëm në lidhje me lirinë fetare në të gjitha vendet e botës.
Një ndër ushtritë më të mëdha në NATO që së fundmi po përballet me problemin në kufirin me Sirinë, nuk harron të kryejë dhe “detyrën” e saj fetare. Eshtë muaji i Ramazanit. Nuk ka informacione të plota nëse ushtria Turke i ndalon efektivët e saj të mbajnë Ramazan apo jo.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.