Vetëvritet në Gërdec Tushe Osmani, nëna e Resmije Osmanit, që u vra në tragjedinë e Gërdecit. Dy vjet më parë kish vrarë veten nga dëshpërimi dhe Gazmend Osmani, burri i saj. Tragjedia bëhet e plotë kur mendon se vajza e Resmijes që vdiq në Gërdec, është sot dyfish jetime.