Kryeministrja e Zelandës së re Jacinda Ardern ka zbuluar kabinetin e ri të larmishëm për t’u përqëndruar në shërimin e Covid-19
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka sjellë në krahun e saj të djathtë, Grant Robertson, si zv.kryeministër ndërsa zbuloi një përbërje të larmishme të kabinetit të ri për t’u përqëndruar në frenimin e Covid-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.
Robertson, një nga ministrat më të aftë të Ardernit dhe një aleat i ngushtë i saj, u ngarkua me shpenzimet e qeverisë në përgjigje të Covid-19.
Robertson është burri i parë gej që mban rolin e zëvëndës kryeministrit.
“Unë ende kam shumë e-maile dhe mesazhe nga të rinj homoseksualë, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë që shikojnë drejt nesh për të siguruar atë lloj të modelit të ri,” tha ai. “Kështu që, unë do të vazhdoj ta bëj punën time ashtu si e kam bërë, dhe jam shumë krenar që kam këtë rol.”
Nga kabineti prej 20 anëtarësh, tetë janë gra, pesë janë nga komuniteti aborigjen Maori, tre janë nga aborigjenët Pasifika dhe tre janë LGBT.
Në një lëvizje të papritur, Nanaia Mahuta, një deputete që nga viti 1996, u emërua ministre e jashtme, duke zëvendësuar udhëheqësin e parë të Zelandës së Re Winston Peters, një populist, partia e të cilit nuk u kthye në parlament në zgjedhjet e 17 tetorit. Deputetja e komunitetit Maori, do të bëhet ministrja e parë e jashtme femër në historinë e Zelandës së Re.
Ardern tha që Mahuta tregoi “aftësi diplomatike që na duhen për të përfaqësuar Zelandën e Re në skenën botërore” gjatë tre viteve të fundit si ministre e qeverisjes lokale.

“Ajo është një person që ndërton marrëdhënie fantastike shumë, shumë shpejt dhe kjo është një nga punët kryesore në një rol të punëve të jashtme,” tha Ardern. Mahuta tha se ajo ishte “absolutisht e privilegjuar” për të marrë detyrën.
Mahuta ishte gruaja e parë që veshi një “moko”, në parlamentin e Zelandës së Re pasi bëri tatuazhin tradicional të fytyrës Māori në 2016, dy dekada pasi u zgjodh për herë të parë.
Parlamenti i Zelandës së Re është aktualisht ndër më të larmishmit, me 10% të deputetëve LGBT, dhe gati gjysma gra./ HistoriaIme