Për ca kohë, u mësuam me praninë e partive fashiste ose neo-fashiste në Evropë. Për shembull: Partia e Lirisë në Hollandë, Partia Popullore e Austrisë, Lidhja Veriore në Itali, Partia Radikale e Serbisë, ose, kohët e fundit, Agimi i Artë në Greqi, i cili është përgjegjës për sulme mbi emigrantë (përfshirë shqiptarë) dhe homoseksualë, duke përdorur një gjuhë të ndezur e të urrejtshme. Sipas filozofit francez Filip Laku-Labart, fashizmi është mobilizimi i ndjenjave të njëjtësimit të masave. Unë do ta përdor fjalën “fashizëm” në këtë kuptim.
Janë dy fshatra të vecantë në hyrje dhe në dalje të qytetit të Pogradecit, Lini dhe Tushemishti. Që të dy këto fshatra janë destinacione turistike, njëri më i bukur se tjetri, i pari sidomos për bazilikën paleokristiane me mozaikun e vet të shekullit të pestë dhe Tushemishti për ndërthurjen e traditave me bukuritë e pasuritë e pakursyera natyrore. Por në dicka ndryshojnë më shumë: Në Lin banorët kanë pranë shtëpive, në fshat batëtinë, fakt që e bën Linin një fshat tipik të ndotur nga kafshët, kurse në Tushemisht, ende shikon oborre shtëpish të zbukuruar me lule, kryesisht trëndafila dhe karafila. Në burimin natyror që kalon mespërmes shtëpive të Tushemishtitjanë xhiruar disa nga planet dhe situatat më të bukura të filmit Zonja nga qyteti me të paharrueshmen Violeta Manushi.
Të fshehur mes jush, i pari dokumentar i shkurtër që tregon jetën e dy cifteve gej në Shqipëri u shfaq dje në mbrëmje në kinemanë e Pogradecit, gjatë edicionit të dytë të Festivalit ballkanik të filmit dhe kulinarisë që po zhvillohet në këtë qytet. Ky dokumentar i realizuar me mbështetjen e fondacionit Soros hedh dritë mbi përditshmërinë, sfidat e të jetuarit një jetë nën frikë por edhe për bukurinë e dashurisë mes dy djemve dhe dy vajzave.
Hidalgo është një grua që nuk e humbet qetësinë kollaj, madje edhe kur asgjë nuk shkon qmirë. Kjo ish-inspektore, që merret me çështjet e urbanistikës dhe me sigurinë në kantiere, është një nga gratë më të fuqishme të kryeqytetit francez. Më e mira, shton Bertrand Delanoe që dëshiron t’i lërë çelësat e qytetit para se të largohet në 2014. Duket një takim i largët, por në fakt, lojërat politike për këtë post sapo kanë nisur.
Po shkojmë me Andrin në po atë stadium ku prej kohësh nuk zhvillohet më asnjë aktivitet sportiv; ku fëmijët djelmoshat fillojnë të masturbojnë për herë të parë, ndërsa fshatarët e gjendur për hall në qytet kryejnë nevojat personale.
Andri më drejton në njërën nga dhomat e katit të dytë të stadiumit, atje ku dikur futbollistët ndërroheshin e bënin dush, e më thotë: “Shkojmë aty, se atje duhet të jetë Gerti…”
(Programin e plote te ketij festivali e gjeni KETU)
Qyteti i Pogradecit mirëpriti të hënën edicionin e dytë të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë duke sfiduar skeptikët që e mendonin si të vështirë këtë mision, në një periudhë krize jo vetëm ekonomike, por edhe kulturore. Tre organizatoret: Fatos Baxhaku, Eno Milkani dhe Gerta Qurku
DEBATI I SE DIELES
Dr. Shannon Woodcock (ne foto), historiane nga Australia, ishte e përgjumur në sediljen e pasme të një makine kur një pasdite vonë ndaluan në Cërrik pranë një pike karburanti të veçuar. Kishte rënë muzgu dhe Prof. Hasa me të cilin ajo po udhëtonte kërkoi të ndalonin për një moment që të përshëndeste dikë, tek ajo pikë karburanti e braktisur, në një vend të humbur buzë rrugës.
Gazeta Panorama ka bërë një intervistë me të atin e Aldo Hoxhës, 20-vjeçarit që mbahet në qeli si person i dyshuar për vrasjen e Fatbadha Tafës gjatë tentativës së grabitjes tek Fusha e Aviacionit në Tiranë dhe ky i fundit pasi ripërsërit se i biri është i pafajshëm shprehet i shqetësuar për faktin se në qeli ai ndodhet bashkë me dy persona të tjerë që Panorama i quan “tranvestitë”.
Emilio Fede, ish drejtori legjendar i TG4 që s’ka lënë gjë pa bërë që t’i pëlqentë bosit të vet Berlusconi tani ankohet se na qenkërka paguar keq!
Nuk e di a mund ta besoni: vetëm 20.000 € në muaj për një profesionist si Emilio Fede, ironizojnë mediat në Itali.
Kontesha Maria Luisa Pompeati shpjegon ne nje interviste per gazeten “Adige” se sipas saj gjuetia eshte nje lloj lidhje shpirterore mes njeriut dhe kafshes. “Une nuk gjuaj kurre nese nuk jam e bindur se gjuajtja ime eshte vdekjeprurese” shprehet kontesha ne interviste, “nuk dua qe kafshet te vuajne nga nje gjuajtje e gabuar”.
Zgjohem i djersitur. Duhet të jetë ora 11 e mëngjesit. Thirrjet e sime mëje që në atë orë është duke bërë punët e shtëpisë e që unë e pengoj me siguri, si edhe bulëzat e djersës që më kanë mbuluar trupin, më detyrojnë të ngrihem nga krevati.
Sapo kam filluar të zbuloj se sa herë që zgjohem në krevat, penisi im është gjithmonë në gjendje ereksioni. Ndihem në siklet, sidomos gjatë verës kur, ngaqë fle zbuluar, kushdo që hyn e del në dhomë mund të shikojë këtë ënjtje të pakontrolluar poshtë të mbathurave të mia…
Njerëzit që dua me të vërtetë marrin shpesh mesazhe dashurie nga unë.
Gjithmonë atëherë kur nuk e presin.
Ngaqë më njohin mirë, miqtë dhe mikeshat e mia të zemrës nuk habiten e as nuk e pyesin më veten se pse në orë apo ditë kur nuk e presin u shkruaj herë pas here në telefon mesazhe të shkurtra të tipit “të kam shumë xhan…”, ose, si mesazhi që i nisa Morenës, mikes që e kam si motër: “kur të pashë në mëngjes duke fjetur qetë me kokën e përkulur pakëz jashtë krevatit, dhe me fëmijën tënd pranë teje, – atë engjëllin e vockël që e dua aq shumë, i cili flinte horizontalisht mbi jastëk e me duart e hapur – u ndjeva i lumtur që ju kam të dyve në zemrën time”, apo: “e di ti, qe jam i bekuar që të kam njohur?”
Na ishte njoftuar se hena do dukej blu dje, ne fakt nuk ka ndodhur keshtu. Per shkak te nje pozicionimni qe ndodh rralle, hena dje ishte vertet e bukur, ne nje ngjyre portokalli e qe dukej si me afer se cdo nate tjeter. Edhe pse qielli ishte shume i paster veshtire se mund te dalloje ndonje yll.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.