Aktivisti i Levisjes Vetevendosje Liburn Aliu i rrahur dhe dhunuar brutalisht nga policia gjate protestes se sotme. Foto nga Zyra e shtypit e VV
Aktivisti i Levisjes Vetevendosje Liburn Aliu i rrahur dhe dhunuar brutalisht nga policia gjate protestes se sotme. Foto nga Zyra e shtypit e VV
Ne foto poshte eshte deputeti dhe aktivisti i Vetevendosjes Liburn Aliu i rrahur nga Policia.
Protestuesit e Vetëvendosjes u përleshen me forcat e Njësisë Speciale të Kosovës, të cilët kanë arrestuar disa nga aktivistët, kurse pjesën tjetër kanë filluar ta shpërndajnë duke përdorur gaz lotsjellës. Pas thyerjes së kordonëve të Policisë së Kosovës, ka ndërhyrë njësia speciale, e cila ka larguar protestuesit deri te Fakulteti Filologjik, duke bllokuar kështu edhe rrugën për vetura.
Kurse Policia ka arrestuar Visar Ymerin dhe Xhelal Sveçlën.
Qetësohen protestuesit dhe policët
Kordoni i Njësisë Speciale është zëvendësuar me polici të rregullt, ndërsa protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë ulur në sheshin Nënë Tereza.
Ndërkohë një numër i madh i protestuesve dhe policëve janë lënduar gjatë protestës së sotme.
Policia: Deri në orën 15 janë arrestuar 33 persona
Lidhur me protestën që është duke u mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, saktësisht para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Policia e Kosovës ka njoftuar se deri në këto momente situata është duke u menaxhuar me sukses nga Policia.
“Protestuesit kohë pas kohe kanë vazhduar me sulme ndaj zyrtarëve policor dhe si pasojë e sajë njësitet policore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sigurimit të institucioneve shtetërorë janë detyruar të intervenojnë. Numri i protestuesve të shoqëruar nga Policia e Kosovës deri në ora 15 ka arritur në 33 persona. Numri i protestuesve në këto momente është rreth 100”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kurti: Popullin s’mund ta ndalni
Protesta e Vetëvendosjes ka vazhduar për orë të tëra. Pasi mori veten nga gazi lotsjellës, Albin Kurti iu drejtua protestuesve, duke pohuar se kjo protestë po bëhet për të kundërshtuar takimin midis kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë Ivica Daçiç dhe kundër dialogut politik për veriun e Kosovës, duke pohuar që pas asaj që ndodhi të premten, e hëna nuk mund të jetë një ditë e zakonshme, thua se nuk ka ndodhur asgjë.
Nga Rudina Xhunga
Unë besoj te fjala. Fjala që ngacmon, që shtyn, që zgjon.
Por besoj më shumë te fjala që përsëritet.
Besoj se fjala është si vala që e mund shkëmbin. Përditë e nga pak. Pa u dorëzuar. Pa e lëshuar veten, kur dëgjon se Lime Dedaj u vra nga burri i saj. Ishte nëna e dy fëmijëve që e panë babain kur iu vrau nënën.
Gazetaria e kanalit “France 24”, Sonia Dridi, e cila po raportonte live në Kajro të Egjiptit është ngacmuar seksualisht.
Sunday evening, at around 21:00, the President of LGBT United Macedonia, Alen Shakiri, was attacked by two unknown persons.
Alen was going back home when he heard shouts and insulting words as “Fag”, “Homo”, “You are all going to die”… Realising he may get in trouble, he started running, yet, the attackers have managed to catch him and have started beating him in the stomach. Alen barely managed to run away, and to call the other members of the organisation. Together they have reported the attack to the police.
Lately, the members of LGBT United Macedonia have been a target of verbal insults and physical attacks by people aware of their membership in the aforementioned organisation, and of their LGBT activism.
Një aktivist për të drejtat LGBT në Maqedoni, i quajtur Alen Shakiri, i cili është drejtues i të vetmes organizatë për të drejtat LGBT në atë vend (organizata që ai drejton ka në përbërje aktivistë shqiptarë, maqedonas dhe nga minoritete të tjera që jetojnë në Maqedoni), themeluar muajt e fundit, është rrahur brutalisht të dielën në mbrëmje rreth ores 21:00 nga dy persona të pa identifikuar.
Nga Albi Greva
Ishte 14 dhjetor 2009 kur prinderit Marsida dhe Meti u gezuan me ardhjen ne jete te Fridis. Ata e mbanin ne krahe, e puthnin, e perkedhelnin e kujdeseshin per te, pa ditur e kuptuar problemin e tij shendetesor, pa ditur se ai vuante, edhe pse ishte nje bebe qe smund te tregonte per te. Te qarat e shpeshta apo grindjet pa shkak qe ne ditet, javet e muajt e pare te jetes te tij kishin shkak nje shpjegim te madh.
Pro LGBT përshëndet vendimin e Prokurorisë për ta dërguar për gjykim një adoleshent që tentoi të prishte aktivitetin që organizuam bashkë me Aleancën Kundër Diskriminimit me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë.
Por na vjen keq që do të duhet të gjykohet një minoren, ndërkohë që e njëjta prokurori nuk pranoi të konsideronte shkelje të nenit 266 të Kodit Penal deklaratat e zv ministrit Ekrem Spahiu që nxisnin dhunë. Nxitje që tashmë dëshmohet qartazi nga veprimi i këtij 17 vjeçari. Ne nuk presim të vriten njerëz që të vërtetohet vepra penale e nxitjes së dhunës!
Prokuroria mbyll hetimet dhe e dërgon në gjyq të pandehurin 17-vjeçar S.Kaziu për akuzën e “prishjes së qetësisë publike”, pasi më 17 maj 2012 në ditën e paradës gay ka hedhur tymues, duke trembur edhe diplomatët që kishin dalë në mbështetje të komunitetit LGBT. Eshte shume interesant ky vendim pasi vjen nga e njejta prokurori qe nuk pranoi ta konsideronte nxitje dhune deklaraten e zv ministrit Ekrem Spahiu (ngjarja ne fjale, ndodhi pak dite pas asaj deklarate publike qe haptazi nxiste dhune ndaj ketij komuniteti).
Vetëm ditën e sotme janë denoncuar dhunimet e një 8 dhe 12-vjeçare, njofton policia.
Kështu, një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Delvinës pasi akuzohet për abuzim me të mitur. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi, P. A., pasi dyshohet se ka dhunuar seksualisht një 8-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot ishte dita e fundit e një fushate që zgjati një javë e që synonte të identifikonte sidomos nëpër shkolla miq dhe mbështetës të kauzës LGBT sidomos për të luftuar ngacmimet dhe diskrimiminim në ambientet edukative, njofton Huffington Post.
Nga Artur Zheji
Koka e prerë e Ajshes u varros. Nuk dihet bashkë apo veç nga trupi. Ndërsa shpirti i saj akuzon të gjithë shoqërinë njëherësh. Kokë e Trup bashkë.
“Life is a tale, told by an idiot” (akti V, skena V, ‘Makbeth’, Shakespeare)
Dikur Hamleti monologonte me një kafkë. Sot mund të monologojmë me kokën e prerë të Ajshes.
Një 19-vjeçare e gjetur pa kokë. Një kokë e prerë nga një dashnor absurd 80-vjeçar. Ndërkohë që plot 30-vjeçarë ankohen për impotencë të parakohshme.
Jetojmë pra sot në një dimension që kjo thënie e thellë dhe e dhimbshme dhe kozmogonike disa qindra vjeçare tingëllon e sotshme, tingëllon e nesërme.
Për hakmarrje, për motive të dobëta, për motive pa motive dhe shkaqe çmendurake, njollat e gjakut dhe grahmat e vdekjes popullojnë skutat e shumta të jetës së fshehur shqiptare.
Vrapues gjate Maratones Nderkombetare te Tiranes, ne sheshin Skenderbej. Ne kete maratone te gjate 42 KM moren pjese rreth 3000 vrapues, mes te cileve 800 maratoniste te ardhur nga 13 vende te botes. /Foto LSA
Jemi mësuar tashmë të lexojmë lajme vrasjesh makabre që në faqen e parë të gazetave, saqë ditën kur nuk do të ketë më të tilla, nuk do t’u besojmë syve kur t’u hedhim, te kioska e mëhallës, një shikim gazetave pa pikë gjaku, pikërisht në faqen e parë
Atëherë, ndonjëri nga ne madje mund edhe të zhgënjehet e të mendojë se gazetat pa gjak në faqen e parë kanë nisur të mos raportojnë më aq bujshëm për krimet e kryera: Si mund të rrijë shqiptari pa u vrarë me shqiptarin jo vetëm në Shqipëri, në të njëjtin qytet, në të njëjtën lagje, në të njëjtin fshat, brenda fisit, brenda familjes e brenda çiftit, por edhe nëpër botë? Si mund të mos shkruhet për krimet qysh në faqe të parë? (Arsyetim ky prej vampirësh virtualë).
Disa muaj para zgjedhjeve nisin këngët lëpirëse që kërkojnë të ngrejnë kultet e liderëve politikë, gjë që më shumë se tregues i nivelit skandaloz se ku ndodhet muzika shqiptare të dëshmon edhe për faktin që situata do të polarizohet deri në absurd sapo të afrohen më shumë zgjedhjet parlamentare.
Këtë herë është Sabiani, një këngëtar i njohur kryesisht për angazhimet e tij nëpër ambiente me muzikë tallava i cili sapo ka publikuar një këngë të tij me titullin “Së bashku me Sali Berishën” një këngë që ia kalon edhe teprimeve të muzikës popullore në kohën e Enver Hoxhës.
Ne kete kenge Sali Berisha krahasohet me Nene Terezen, himnizohet per 100 vjetorin e Pavaresise dhe shkon deri te krahasimi me Skenderbeun.
Shikoni videon më poshtë:
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.