Vrapues gjate Maratones Nderkombetare te Tiranes, ne sheshin Skenderbej. Ne kete maratone te gjate 42 KM moren pjese rreth 3000 vrapues, mes te cileve 800 maratoniste te ardhur nga 13 vende te botes. /Foto LSA
Vrapues gjate Maratones Nderkombetare te Tiranes, ne sheshin Skenderbej. Ne kete maratone te gjate 42 KM moren pjese rreth 3000 vrapues, mes te cileve 800 maratoniste te ardhur nga 13 vende te botes. /Foto LSA
Jemi mësuar tashmë të lexojmë lajme vrasjesh makabre që në faqen e parë të gazetave, saqë ditën kur nuk do të ketë më të tilla, nuk do t’u besojmë syve kur t’u hedhim, te kioska e mëhallës, një shikim gazetave pa pikë gjaku, pikërisht në faqen e parë
Atëherë, ndonjëri nga ne madje mund edhe të zhgënjehet e të mendojë se gazetat pa gjak në faqen e parë kanë nisur të mos raportojnë më aq bujshëm për krimet e kryera: Si mund të rrijë shqiptari pa u vrarë me shqiptarin jo vetëm në Shqipëri, në të njëjtin qytet, në të njëjtën lagje, në të njëjtin fshat, brenda fisit, brenda familjes e brenda çiftit, por edhe nëpër botë? Si mund të mos shkruhet për krimet qysh në faqe të parë? (Arsyetim ky prej vampirësh virtualë).
Disa muaj para zgjedhjeve nisin këngët lëpirëse që kërkojnë të ngrejnë kultet e liderëve politikë, gjë që më shumë se tregues i nivelit skandaloz se ku ndodhet muzika shqiptare të dëshmon edhe për faktin që situata do të polarizohet deri në absurd sapo të afrohen më shumë zgjedhjet parlamentare.
Këtë herë është Sabiani, një këngëtar i njohur kryesisht për angazhimet e tij nëpër ambiente me muzikë tallava i cili sapo ka publikuar një këngë të tij me titullin “Së bashku me Sali Berishën” një këngë që ia kalon edhe teprimeve të muzikës popullore në kohën e Enver Hoxhës.
Ne kete kenge Sali Berisha krahasohet me Nene Terezen, himnizohet per 100 vjetorin e Pavaresise dhe shkon deri te krahasimi me Skenderbeun.
Shikoni videon më poshtë:
Në një deklaratë të paprecedentë Policia e Shtetit ka hedhur poshtë akuzat një dite më parë të Avokatit të Popullit dhe ka replikuar më tej me të në një formë që më shumë se institucionale ngjan me një reagim të panevojshëm politik.
Policia thotë: Drejtoria e Policisë e Qarkut Tiranë shpreh keqardhjen për deklaratat e pavërteta të Avokatit të Popullit. Grevistëve të urisë nuk u janë ndërprerë nga ana jonë as ilaçet, as mjekimet, apo ndërhyrja mjekësore. Pranë grevës është atashuar gjatë gjithë kohës një autoambulancë e pajisur me staf mjekësor me të gjitha medikamentet e nevojshme. Në këtë kontekst i bëjmë apel institucionit të Avokatit të Popullit, si një institucion i pavarur në kuptim të Kushtetutës, të respektojë integritetin e tij dhe të mos bjerë pre e manipuluesve të kësaj greve të paligjshme dhe të kërkojë ndjesë për akuzat e rënda dhe të pavërteta të ushtrimit të torturës apo të keqtrajtimit të grevistëve nga ana e Policisë së Shtetit”.
Të kontaktuar nga Historia-ime.com, burime nga Avokati i Popullit konfirmuan se të hënën do të çojnë për ndjekje penale autorët e ndalimit të ilaçeve dhe lëngjeve të grevistëve, akt që ky institucion e ka konsideruar si vepër penale. Per Policine nuk pranuan te replikojne permes medias duke lene te kuptohet se gjithcka do te jete ne rruge institucionale./KrisT/
DEBATI I SE DIELES
Nga nje grup te rinjsh dhe te rejash qe quhen “Mendo Pozitiv”
Gjithë ditën përballemi me shembuj negative dhe ne si qenie njerëzore priremi te ndjekim shembujt qe kemi. Shumica prej nesh kërkojnë te shohin një ndryshim te mire ne vend por nuk po gjejmë rrugën e duhur dhe nuk po kuptojmë se cfare duhet te bëjmë.
Disa akse rrugore nacionale, vecanerisht ai Fushe Kruje-Thumane jane mbushur me kasape dhe dyqane mishi te pakontrolluara, raporton portali i lajmeve Uneflas.al.
Ata shesin ne rruge jashte cdo kushti higjenik, jo vetem mish por edhe nenprodukte, si sallam i prodhuar ne kushte primitive dhe pa certifikate sanitare. Ledio Paja
Dhjetra kontrolle u zhvilluan ne disa dite ne rrugen e Fushe Krujes per te bllokuar pikat e tregetimit ilegal te mishit dhe nenprodhimeve te tij. Sipas Ministrise se Bujqesise qe po kordinon kontrollet ne njesite e shitjes se mishit, vetem te shtunen jane bllokuar 70 dyqane ilegale dhe jane sekuestruar dhjetra kilogram mish.
Alia Noha, një qytetare siriane e cila prej tetë vjetësh jeton në Shqiperi, ka gjetur mbështetjen e bashkëkombasve të vetë, por edhe të shqiptarëve në një protestë të mbajtur të shtunën pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, ku është kërkuar largimi i menjëhershëm i presidentit Assad dhe regjmit të tij. Alia ka kërkuar ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund torturave dhe vdekjeve.
Kisha Katolike nuk e pranon për qamet votimin qe ka ndodhur së fundmi në Parlamentin e Uruguajit, votim gjatë së cilit është legalizuar e drejta e abortit. Ky vend është i pari në Amerikën e Jugut që bën një lëvizje të tillë dhe kjo nuk është pranuar me qetësi nga Kisha.
Ungjillizimi është një pjesë e shumë feve, por mormonët e kanë kthyer konvertimin e njerëzve në fenë e tyre në një formë arti. Rrjeti global i tyre ka 55.000 misionarë që formojnë një makineri të vajisur mirë, dhe, atyre u shtohen qindra e mijëra ndjekës të rinj çdo vit. Vetëm Misioni i tyre në Londër krenohet me më shumë se 130 misionarë me kohë të plotë, të ardhur nga mbi 40 vende. Në një fe ku të gjithë pasuesit pritet të japin 10 për qind të pasurisë së tyre në kishë, sa më shumë ndjekës, do të thotë më shumë para.
E pyes vjeshtën hipokrite mos e ke parë vallë?
Thjesht’ nis shkund gjethet e tetorit nuk nxjerr as zë as fjalë.
Ndaloj në rrugë kalimtarin e pyes për adresën:
Mos e ke parë, e njeh, të njeh? tregoma pash ti besën!
Por kalimtari si dhe vjeshta nuk flet e nuk ka ngjyrë
porsi kufom’e ngrirë vështron pa sy veç me gjymtyrë.
Një flakë zjarri shoh nga larg dhe turrem unë vërtik,
-S’ke dashuri ti brenda vetes, pse djeg veten or mik?
As flaka s’flet nuk flet as robi, veç tymi nxin përpjetë
dielli fsheh kokën pas një peme dhe shiun fshehin retë.
Kërkoj të flas dhe me natyrën pse hesht e nuk tregon
por e shikoj që dhe natyra veç dridhet dhe rënkon.
Një zhurmë nga pylli pret lastarin dhe klorofilin vret
nga terr i natës vdekja zgjohet, dikush një kokë pret.
Hej, hej ku je? bërtas e ngjethem pse s’del të vish këtu
çfarë të ka bërë kjo njerëzi që po e le kërcu???
Këtu ku Zoti det ka sjellë, zogj, lule, marrëzi
këtu ku toka djerrë ka mbetur e mbjellë pa dashuri…
Ku je pra, shfaqu shiko njerzinë, njer’zinë shiko në sy
nuk dinë ku shkojnë më qafë i morën kanë mbetur thatë pa ty.
Ti eja mos ki frikë aspak, të duan por s’kanë forcë
ua kanë brejtur jashtë e brenda me mish edhe me kockë.
Fillo nga pak vajosua mpirjen nga indet deri në tru
dhe prekua sedrën lehtë si puthja, do të të bien në gju’.
Nga turpi kokën do ta ulin, por do të qajnë pa lot
nga brenda ndizen porsi flaka nga jashtë akull të ftohtë.
Por dije se pa dashuri dhe tokën e kafshojnë
sa dashuria nis i do më veten s’e lëshojnë.
Tetor 2012
*facebook.com/bledi.mane
Shërbimi Meteorologjik Amerikan dhe rrjeti i tij është hakuar këtë javë nga një grup hakerësh kosovar, të cilët kanë marrë përgjegjësinë duke prekur të dhëna të ndjeshme të shërbimit, kanë thënë ekspertët e sigurisë të premten.
Të dhënat që janë publikuar nga grupi Kosova Hackers Security përfshijnë struktura të udhëzuesve, dosje sensitive të serverit të ueb-faqes dhe të dhëna të tjera, thotë Chrysostomos Daniel nga firma e sigurimeve Acunetix.
“Grupi i hakerëve kanë thënë se sulmi është protestë kundër politikave të SHBA, që përdorin forcën në shtetet myslimane”, ka thënë Daniel.
Libertas, një organizatë e re në Kosovë ka organizuar një seancë diskutimi në grup me temën e modeleve të lidhjeve serioze përbrenda komunitetit LGBT në Kosovë. Kjo u mbajt në ambient të mbyllur në lokalet e Libertas në Prishtinë.
Qëllimi i kësaj mbledhjeje mes 20 personave, të cilët treguan interesim për pjesëmarrje, ishte që ata të shprehin idetë e tyre për takimet romantike me perspektivë që ato të bëhen lidhje serioze. Kjo temë përfshiu shumë situata krahasimi dhe kontrastesh midis komunitetit heteroseksual dhe atij LGBT mbi mënyrat e takimeve dhe të jetës në lidhje serioze.
The left wings major party of Albania, the Socialist Party refuses once again to take a public stand on LGBT issues.
“Pro LGBT” and the “Alliance Against Discrimination” two very active LGBT organizations in the country came to a conclusion that the leading opposition party in Albania is still not willing to publicly support the gay movement in Albania, although some very important figures inside the party are in favor of human rights and LGBT rights when they talk face to face to the activists.
Avokati i Popullit ka vizituar të ngujuarit në grevën e urisë. Igli Totozani tha se kjo vizitë është më e vështira dhe më e dhimbshmja që kur ka marrë detyrën.
Totozani tha se ka marrë informacion se grevistëve iu është ndaluar uji, lëngjet, trisoli dhe serumet.
“Një urdhër i tillë është në ekstremitetet e një trajtimi çnjerëzor,” tha Totozani.
Ai tha se një urdhër i tillë përbën vepër penale.
“Ai që ka dhënë këtë urdhër ka përgjegjësi personale pasi kjo është një vepër penale,” deklaroi ai.
Nga Gjergj Ndreca
Zonjës Hillary Clinton
Sekretare e Shtetit, SHBA
E nderuar zonjë!
Po të shkruaj nga një klinikë spitali në Tiranë, ku po kurohem për plagët e shkaktuara nga akti i vetëflijimit që tentova të bëj disa javë më parë. Jam një ish- i burgosur politik i regjimit komunist në Shqipëri, që i jam bashkuar një greve të gjatë urie. Thelbi i kërkesave tona ka të bëj me një defekt themelor të shoqërisë ku jetojmë, moszbatimin e ligjit.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.