Amra Babiç, një grua 43 vjeç, nënë e vetme me tre djem, u zgjodh kryebashkiake e Visokës, Bosnjë dhe Hercegovinë muajin e shkuar, duke u bërë e vetmja kryebashkiake që mban hixhab në Evropë.
Amra Babiç, një grua 43 vjeç, nënë e vetme me tre djem, u zgjodh kryebashkiake e Visokës, Bosnjë dhe Hercegovinë muajin e shkuar, duke u bërë e vetmja kryebashkiake që mban hixhab në Evropë.
Në Greqi, pasi është anuluar vënia në skenë e veprës “Trupi i Krishtit”, ekipi realizues rrezikon disa muaj burg nëse shpallen fajtorë.
Anëtarët e kastit por dhe ekipi amerikan i veprës së performuar në Greqi ku Jezus Krishti dhe apostujt e tij përshkruhen si homoseksualë janë akuzuar për blasfemi, akuzë kjo që është perceptuar si një shaka nga ana e regjisorit të veprës.
Rastet e dhunës në familje kanë ardhur në rritje nga viti në vit, veçanërisht gjatë këtij viti. Ato kanë qenë më të dukshme te familjet e varfra me probleme të mprehta sociale dhe ekonomike, ku kryesisht viktima të kësaj dhune janë gratë e dhunuara nga bashkëshortët, prindërit e dhunuar nga fëmijët, vjehrra e dhunuar nga nusja etj.
Takimi i ministrit Ksera me deputetin neonazist grek ka ngjallur indinjatën e Klubit të Patriotëve të Rinj të cilët protestuan sot përpara Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Një shirit bllokues është vendosur nga aktivistët në hyrje të mistrisë me mbishkrimi: “Ndal agimit të artë në institucionet shtetërore”. Ndërsa në duar protestuesit mbanin pankarta: “Jashtë qeverisë miqtë e Agimit të Artë. Gjithashtu, ata kënduan himnin shqiptar dhe vazhdonin të bënin thirrje për një bashkëjetesë paqësore me minoritetet.
Shqipëria konsiderohet ndër vendet me numrin e aborteve më të lartë. Sipas studimeve të kryera nga USIAD përllogariten 230 aborte në 1000 lindje të gjalla, ndërkohe që në vende të tjera të Europës përllogariten vetëm 28 në 1000 lindje.
Një grua pothuajse 60-vjeçare fitoi vëmendje mediatike duke u shndërruar në mbartëse të fëmijës së vajzës së saj.
58-vjeçarja kanadeze Cathy Donelly, është aktualisht 6-muajshe shtatzanë me foshnjen, e ngjizur në laborator midis së bijës dhe bashkëshortit të saj.
Takimi i Merkel me Putin erdhi në kohëra të tensionuara kur Europa është shumë e ndjeshme ndaj shkeljes së të drejtave r të parimeve demokratike në Rusinë e Putinit.
Tashmë mediat thonë se është çështje orësh përpara se Izraeli të ndërhyjë edhe nga toka në Rripin e Gazës, edhe pse autoritetet e këtij vendi thonë se nuk ka akoma një vendim.
75 mijë rezervistë janë gati, ndërkohë që Izraeli ka goditur gjatë natës edhe selinë qendrore të liderëve të Hamasit, pikërisht godinën ku kreu vizitat kryeministri egjiptian. Ky vend është angazhuar se do të mbështesë palestinezët. Godina e kryeministrit të Hamasit është shkatërruar plotësisht nga pesë raketa, por nuk ka pasur viktima pasi aty nuk ndodhej askush.
Izraeli thotë se ka goditur përgjatë natës 200 shënjestra. Situata nuk është më si dikur në rajon, ndaj ekspertët druhen se lufta do të jetë më e ashpër. Bild raporton se qytetarët e Izraelit janë udhëzuar se kjo luftë do të zgjasë për shtatë javë. Korrespondentët e BBC thonë se frika ekziston se rajoni do të rrëshqasë në dhunë, për shkak se situata e krijuar nga Pranvera Arabe ka ndryshuar shumë ekuilibra. Për momentin Rripi i Gazës, një rajon me një dendësi të lartë popullsie, është vendi më i rrezikshëm për të qëndruar në botë. Në total flitet deri më tani për 38 palestinezë të vrarë dhe tre izraelitë.
Një shofer në Britaninë e Madhe i la pasagjerët e tij për më shumë se 20 minuta duke pritur, pasi refuzonte të hipte në timon. Shkaku ishte një mesazh në mbështetje të komunitetit LGBT në anë të autobusit. Aty shkruhej: Disa njerëz janë gej, pranoje këtë (some people are gay get over it).
Shoferi nisi që të grindej me pasagjerët, por edhe me shoferët e tjerë, duke thënë se është i krishterë dhe nuk pranon të ngasë atë autobus. Një pasagjere tha se ai është një shofer autobusi dhe në mjetin e tij mund të hipin edhe gej. Dikush tjetër i tha se kjo gjë që po bën ai është e padrejtë.
Por britaniku ishte këmbëngulës. Ai priti derisa erdhi një autobus tjetër dhe mori atë për ta ngarë. Kjo u shkaktoi vonesa shumë pasagjerëve për punët e përditshme. Një zëdhënës i kompanisë kërkoi falje për incidentin ndaj pasagjerëve, por nuk sqaroi nëse do të merren masa ndaj shoferit.
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Faqet e para të shtypit të shkruar sot i kanë dedikuar të gjitha vëmendje konfliktit të djeshëm mes kompanisë së energjisë private CEZ dhe qeverisë.
Panorama e sjell raportimin e këtij konflikti me titullin “Qytetet pa ujë”. Qeveria përplaset me CEZ, rezulton në 16 të arrestuar. Cekët heqin energjinë për ujësjellësit në të gjithë vendin.
Njerëzit t’i kujtojnë njerëzit
Libër Kujtimi i Kosovës është një përmendore e viktimave të krimeve të luftës, njerëzve që kanë rënë gjatë luftimeve dhe atyre të cilët në mënyrë të dhunshme janë zhdukur gjatë vitit 1998 në Kosovë.
Kjo përmendore është e gjallë por e pashkatërrueshme. Thirrja që t’i dilet përballë, të lexohet çdo emër, që të dihet kush janë këta njerëz, si kanë rënë dhe që njerëzit t’i kujtojnë njerëzit. Me kalimin e kohës Libër Kujtimi i Kosovës do të bëhet dëshmitari më i besueshëm i të kaluarës jo të largët.
Nga: Silvi Halili
(në foto më poshte)
Në cfarë gjendje janë shkollat e jugut, në rrethet Gjirokastër, Tepelenë, Përmet? Le ta pasqyrojme realiteitn nëpërmjet një vëzhgimi të përgjithshëm, duke ballafaqaur realitetin me kerkesat e kohes dhe nevojat funksionale, për një mësim normal në këto shkolla.
Asnjëherë çështjet dhe rrethanat e tipit dhe rasteve të tilla që ekzistojnë në shkollate tre rretheve të jugut, nuk kanë gjetur përkrahjen dhe mbështetjen e duhur prej institucioneve të detyrueshme për mbarvajtjen e kushteve dhe procesit mësimdhenës në to. Ky institucion është Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Rajonale Arsimore e Qarkut Gjirokastër.
Sa i kanë përmbushur këto dy institucione ndërvarëse të njeri-tjetrit, këto detyrime, që shkollat e jugut të jenë institucione të kompeltuar me të gjithë funksionet që i duhet një mesimdhenjeje të plotë, cilësore, konformë standarteve metodike, si për nxënësit që mësojnë dhe për trupën pedagogjike që jep mësim, me qëllim që të dy palët partnere në këtë proces mësimdhënes të ndihen të qartë, të kompletuar në përmbushje të detyrimeve të tyre reciproke e kontrolluese.
Ky institucion kaq i rëndësishëm siç është shkolla, të vazhdojë i qetë dhe i lehtësuar programin e tij edukativ, kulturor dhe informdhënës. E megjithatë askush nuk ka shfaqur interesin për të bërë një hap përpara dhe për ta ndrequr gjithë linjën funksionale të shkollës si veprimtari dhe të mësidhenies si proces. Sepse siç dihet cështjet dhe problematikat që ndjekin atë janë të kudo-ndodhura e jo vetëm në shkollat e jugut. Por mbetet vetëm një gjë për t’u shqyrtuar dhe për t’i dhënë një drejtim përfundimtar që të mund të ndihmojë sadopak dhe t’i jap avantazhe gjithë këtyre institucioneve që kanë të gdhendura fjalen e çmuar ‘’dije’’.
Prandaj rrethanat e një ndërgjegjësimi dhe solidarizimimi dhe jo vetëm do të ishin baza, për të arritur një nivel me koefiçent vërtet për t’u admiruar, jo vetëm në strukturën e shkollës në tërrësi, por edhe në aspektin gjithpërfshirës, që mund ta përkufizojmë fare thjeshtë: ‘’portat e dijes’’.
Por po të hyjmë e të shohim më në brendësi të tyre, do të ishte shumë më e thjesht për t’a përcaktuar se sa të vështirëa janë kushtet dhe rrethanat në to.
Lexo më shumë në kategorinë Edukimi: http://historiaime.al/en/edukimi/item/824-shkollat-e-jugut,-mjedise-primitive.html
Nga: Silvi Halili
(në foto më poshte)
Në cfarë gjendje janë shkollat e jugut, në rrethet Gjirokastër, Tepelenë, Përmet? Le ta pasqyrojme realiteitn nëpërmjet një vëzhgimi të përgjithshëm, duke ballafaqaur realitetin me kerkesat e kohes dhe nevojat funksionale, për një mësim normal në këto shkolla.
Parlamenti Shqiptar ratifikoi dje (16 Nëntor) Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK). Me këtë ratifikim, Shqipëria i bashkohet 126 shteteve, ku përfshihet edhe Bashkimi Evropian. Kjo Konventë trajton çështjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut.
Filluam të dilnim shpesh bashkë, dhe jeta nisi të merrte ngjyra të tjera, ylberi po niste të shfaqej drejt nesh me nuancat e tij më të bukura, dhe unë ndihesha plot jetë, e lumtur, zgjohesha më një arsye çdo mëngjes, flija me plane në mëndje çdo darkë.
Një ditë të nxehtë gushti, ajo më fton në realizimin e dëshirës time të parë: “Do ikim të fluturojme bashkë më në fund “- tha ajo e lumtur dhe e buzëqeshur si gjithnjë. Në fillim u habita dhe s’po kuptoja c’donte të thoshte me këtë, por kuptova sapo arritem në Vlorë në majën e një mali të lartë, ku njerzit shijonin ndjesi të forta teksa hidheshin me parashutë e vallezonin nëpër qiell.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.