Gjimnazistët pranojnë që njohin një shok ose shoqe që është përdorues droge, ose së paku kanë takuar një tillë. Kështu kanë pohuar liceistët e “Jordan Misjes” që ishin dje kampioni i parë ndër të rinjtë e Tiranës, pjesëmarrës në trajnimin me një punonjës social, me një psikolog dhe një oficer të policisë së anti-drogës.


