Shoqëria civile duhet të ushtrojë më tepër presion ndaj klasës politike për anagzhimin më të madh të gruas në strukturat vendimarrëse politike.
Ky ka qenë mesazhi që ka dhënë shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, gjatë punimeve të konferencës “1990+20- Lëvizja e gruas – Arritje, Sfida, Rruga përpara”. Duke iu drejtuar grave të pranishmë në këtë tryezë, Sequi apeloi që gratë të dinë të tregojnë rolin e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri.