Blendi Salaj e komenton keshtu kete foto qe boton te Peshku Pa Uje: “Ndoshta TIKO-ja e ka gdhendur me thonj emrin e tij të përjetshëm në Portën e Luanit, sepse në imagjinatën time, Tiko i ka thonjtë të paprerë.
Blendi Salaj e komenton keshtu kete foto qe boton te Peshku Pa Uje: “Ndoshta TIKO-ja e ka gdhendur me thonj emrin e tij të përjetshëm në Portën e Luanit, sepse në imagjinatën time, Tiko i ka thonjtë të paprerë.
Në përgjigje të akteve në rritje kriminale nga të rinjtë, ka reaguar sot edhe Parlamenti Rinor që përmes një deklarate ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të ngrejnë qëndra sociale për të rinjtë, të shndërrojnë burgjet në qendra rehabilitimi e jo në ring boksi, si dhe të zgjidhin problemin e papunësisë. Ndërsa vetë të rinjve, Parlamenti rinor u është drejtuar me fjalët: “Kushdo që shkakton viktima hap dy gropa, njërën për vete.
DEBATI I SE DIELES
Gazetarja Desada Metaj ka patur mundësinë të ishte prezente në paradën gej të Stokholmit pak ditë më parë. Ajo sjell për “Historia Ime” impresionet e saj në një reportazh të detajuar mbi atë që konsiderohet sot si një ndër festat më të mëdha në Suedi: paradës gej.
Më poshtë reportazhi nga Desada Metaj.
Christer, nënkryetar i Bashkisë së Stokholmit, ka një pamje të qetë megjithëse e ka të vështirë të fshehë emocionet kur tregon se pas një martese 12 vjeçare është divorcuar dhe më tej ka vijuar normalisht jetën në një bashkëjetesë homoseksuale.
K. Pinderi
Kandidati republikan për President të SHBA Mitt Romney shpalli si garues për postin e zëvendës Presidentit, përkrah tij, kongresmenin e ri Paul Ryan. Siç pritej, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe sidomos aktivistë për të drejtat e LGBT nisën menjëherë të skanonin këtë kandidaturë që duket karizmatike sidomos për faktin se Ryan është shumë i ri në moshë. Madje edhe shumë tërheqës, për votues të moshës së re, siç rezulton nga komentet e shumta në blogje të ndryshme amerikane.
Titulli mund të duket pak i tepruar, e di! Nuk ka të bëjë me nënkuptime të mundshme, ka të bëjë pikërisht me një përvojë të jashtëzakonshme që pata në muajin qershor në Pentagon, teksa dëgjonim në sallën e konferencave (atje ku sekretarët e mbrojtjes apo vetë Presidenti japin deklarata të lidhura me luftën), dëshminë e një oficereje të lartë lezbike dhe të një oficeri vartës së saj, gjithashtu gej.
SHEN PJETERBURG – Ylli i muzikës pop Madonna foli në mbështetje të të drejtave të komunitetit LGBT gjatë një koncerti në Shën Pjetërburg, vendlindja e Presidentit Vladimir Putin. Me këtë veprim Madona mbajti premtimin që kishte bërë herët gjatë këtij viti, kur mësoi për ligjin absurd që e ndalon aktivizmin LGBT duke e konsideruar atë si propagandë.
Sipërmarrësit të cilët shfrytëzojnë punëtorët e tyre të cilët nuk kanë leje qëndrimi , që tani e tutje do të jenë gjithnjë të kërcënuar sepse emigrantët, edhe pse të paligjshëm, mund t’i denoncojnë ata e madje nga ky denoncim të përfitojnë edhe lejen e qëndrimit.
Paolo Borgna, prokuror dhe titullar i Sigurisë Urbane, shpjegon këtë rregull të ri që hyri në fuqi pardje, datë 9.8.2012, me të cilin qeveria ka implementuar një direktivë evropiane të vitit 2009.
Faqja e Ambasadës Amerikane në Facebook njoftoi se për të shuar kuriozitetin e publikut apo dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi tema të ndryshme, vetë Ambasadori Aleksandër Arvizu ka pranuar që të bisedojë online (chat) me fansat e faqes së Ambasadës. “Duke qenë se është detyra jonë të krijojmë një komunikim më të mirë dhe më të drejtëpërdrejtë midis Ambasadës Amerikane dhe miqve tanë shqiptarë, ne jemi shumë të lumtur t’ju lajmërojmë për rubrikën tonë më të re, “Pyet Ambasadorin”.
Plazhi i Pasqyrës ndodhet midis Sarandës dhe Ksamilit, dhe është një pamje e rrallë edhe për ata që e frekuentojnë rivieren rregullisht. Pranë tij ndodhet edhe plazhi “Pulëbardha” një tjetër mrekulli e rrallë. (Peshkupauje.com)
Just before the new school year begins, human rights activists made an alarm for the absence of the texts in Braille writings. These texts books are the only way and the system that gives the opportunity to the children who are not able to see to use their right to education.
During a conversation with the director of the National Center of Rehabilitation for these people Mrs. Rovena Ismolli , we found out that besides the lack of job opportunities, the biggest problem that they are facing is education.
They have only a few small printers that can print these special texts, and they don’t have financial possibilities to purchase other printers. Some of the technical tools like the typing that is needed for the Braille system are made in parts from diamonds but they are easily worn out and need to be replaced. Logically this has a large cost that comes with it. On the other side, the paper material also comes with a high cost.
(Ne foto Matthew Shepard, nje student amerikan qe u rrah per vdekje ne Laramie per shkak te orientimit te tij seksual. Historia tronditese e tij detyroi Presidentin Obama te nenshkruante ligjin federal per Krimet e urrejtjes ndaj komunitetit LGBT ne SHBA)
Në një raport mbi punën gjatë këtij viti, Avokati i Popullit, sugjeron ndër të tjera që Kodi Penal i vendit të përmirësohet në atë mënyrë që të përmbajë në të edhe aspekte të një legjislacioni për krimet për shkak të urrejtjes, ndaj komunitetit LGBT.
Të vdekurit, sidomos artistët e vdekur, nuk e kanë kollaj të ikin nga kjo botë. Gjurmët e tyre janë më të forta se ato të vdekatarëve të thjeshtë, të cilët, përjashto trashëgiminë biologjike, nuk ia dolën sa ishin gjallë të prodhonin vepra që do ta transhendonin unin e tyre. Ndoshta janë më me fat, po të kesh parasysh faktin se të vdekurit vazhdojnë të mbeten plotësisht nën pushtetin e të gjallëve, të cilët mund të bëjnë gjithçka me ta. Harresa dhe indiferenca është gjëja më pakët që mund t’u ndodhë. Dhe ndoshta më e dëshirueshmja!
Giornaletissimo ka bërë një vlerësim të veçantë për… të pasmet më të bukura në Lojërat Olimpike 2012! Sipas tyre ndër sportistët me të pasmet më të bukura rezultojnë: Tom Daley, Peter Waterfield, Kristian Ipsen, Nick McCrory, David Boudia, Danell Leyva, Sam Mikulak, Michael Phelps dhe Matthew Mitcham. Jeni dakort me vlerësimin e tyre?
Dy ngjarje do shënjonin jetën e tij, humbja e bashkëshortes e njohja me aktoren Mirjana Deti. Libri “Bashkëjetesë me kohën” i shkrimtarit dhe politikanit Teodor Laço, botim i “Tirana Times”, nuk është vetëm një libër i pasioneve politike. Në 400 faqet e këtij libri, i cili sapo është hedhur në treg, autori përshkruan një 10-vjetësh të mbushur me ngjarje të mëdha, që do të shënjonin jetën e çdo shqiptari, siç ishin vitet e fundit të mijëvjeçarit që lamë pas, por që do të linin gjurmë edhe në jetën e tij personale, shkruan sot në Panorama Alma Mile, e cila i bën një hyrje këtij libri.
Bashkia deklaron se e kishte hetuar për disa ditë kryepolicin e vet, Florenc Hoxha, sidomos për shkak të problemeve me komunitetin rom. Sot ai është shkarkuar, ashtu sic ishte deklaruar para pak ditësh, por është e çuditshme që Bashkia paska nevojë për ta hetuar për diçka që dihet botërisht. Po ashtu, media ka lënë të kuptohet se ky “monstër urbane”, siç ne e kemi quajtur, me siguri do t’i shërbejë pushtetit në funksione të tjera që kanë për “detyrë” të rrahin, të abuzojnë, të vjedhin siç ky njeri vjedh komunitetin rom, etj.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.