Une nje dhimbje pa fund zgjodha…
qe ty kurre mos te te lendoja
Dhimbjen ne zemer e mbaj…
qe hallin tim me ty s’mund ta ndaj
Une nje dhimbje pa fund zgjodha…
qe ty kurre mos te te lendoja
Dhimbjen ne zemer e mbaj…
qe hallin tim me ty s’mund ta ndaj
Familja eshte problemi me i madh pasi askush nuk na do me shume se ata dhe askend nuk duam me shume se ata, por per fat te keq dashuria e tyre ndonjehere nuk ecen ne menyre paralele me mirekuptimin. Ne shume raste ata thjeshte nuk jane te afte per te na kuptuar pasi jane te rrethuar nga mungesa e informacionit dhe nga presioni konstant. Une jam perballur me familjen time para dy vitesh dhe jam i bindur se qe prej asaj dite ata nuk me duan as me shume e as me pak. Per ata jam ai qe kam qene, me duan sic me kane dashur gjithmone, por raporti jone nuk eshte i njejte.
Ndihem i fyer nga realiteti shqiptar. Jetojme ne nje vend ku injoranca e imponuar nuk lejon persona te ndryshem te jetojne te lumtur. Ne momentin qe ne televizor trasmetoheshin pjese nga “Pedalimi Kunder Homofobise” une rrija me zemer te ngrire se mos me kishin kapur kamerat. Nuk me vjen turp qe isha ne ate pedalim, perkundrazi ndihem krenar. Frika e vetme qe kisha ne ato momente ishte fakti qe shume nga personat qe na rrethojne, ne te tilla situata nderthurin injorancen me ligesine dhe perpiqen te intimodojne familjen time. Mund te them qe gjate atyre pak minutave pedalim kam perjetuar emocionet me te bukura te jetes sime.
Une nuk jam ai tip djali qe kur dikush e shikon ne rruge e etiketon si homoseksual. Sigurisht qe personat qe me rrethojne e dijne pothuajse te gjithe. Kam preferuar mos e mbaj te fshehte kete fakt pasi nuk eshte dicka per te cilen duhet te kem turp. Kam nje orientim seksual ndryshe nga shumica dhe kjo nuk ka asgje te keqe. Me lumturon fakti qe rrethohem nga persona te afte per te menduar dhe nuk kam hasur probleme me shoqerine. Qe perpara se ti tregoja miqve qe jam homoseksual e dija reagimin qe do te kishin, isha shume i sigurte per dashurine e tyre karshi meje dhe e dija qe asgje ne bote nuk do i bente te me donin me pak.
Une e kuptova qe jam homoseksual ne periudhen qe te gjithe femijet fillojne te kene terheqje fizike nga shoket apo shoqet e tyre dhe kuptojne qe mund te kete dicka me shume se shoqeria. Mbaj mend qe kam qene shume i terhequr nga nje djal nje vit me i vogel se une, me te cilin kam patur dhe eksperimentimin e pare fizik qe ne moshe shume te vogel. Sic ndodh pothuajse ne cdo lagje, edhe ne lagjen ku jam rritur une ndodhte shpesh qe te mblidheshim nje grup cunash dhe te masturboheshim bashke. Eshte dicka shume e zakonte per cunat e asaj moshe, sic eshte e zakonshme dhe konkurenca qe krijohet mes shokeve per te treguar kush e ka me te madh. Une ne ate kohe e kisha te qarte qe me pelqenin meshkujt edhe pse, vec djalit me te cilin kisha eksperimentuar qe me pare, nuk kisha interes per asnje nga shoket e tjere. Kam qene gjithmone i afte ta ndaj mire shoqerine nga seksi.
Sot serish pash profilin e tij ne Facebook, tashme profili i tij esht bere kryefaqa ime. Uh cfare ndjesie me dha… Ai ndjen gjithcka qe ndjej dhe une, por qendron i forte, ndersa une jo. Pse vazhdoj akoma te ha veten me dhembe per dicka qe nuk ja vlen?! Oh sa do doja te pakten ta perqafoja vetem nje here e te degjonte rrahjet e zemres sime, zerin e saj e cila i pergjerohet qe te rrije me te e te mos ndahet me kurre. Sa deshire kam ta perqafoj e te nuhas aromen e tij, sa me ka mar malli te zgjohem me ato mesazhe, me ate ze te embel qe fshihte nje person te lig. Sa me mungon ajo kohe kur me thoje “arushi im” apo “zemer te kam xhan”.
Isha 16 vjec kur kuptova qe kisha dicka ndryshe nga te tjeret. Nepermjet internetit kerkoja te njihja me mire veten duke folur me persona te ndryshem ne chat. Por meqenese isha vetem 16 vjec dukesha shume naiv dhe ne perpjekje per te patur pergjigje rrezikova shpesh here qe te klikoja ne tasta shume te rrezikshem… Nuk flisja me moshatare sepse deshiroja te isha ne kontakt me persona me te rritur, me persona me eksperience. Vetem duke u rritur kuptova kush isha ne te vertete, dhe e kuptova vete.
Kam patur disa eksperienca te gabuara por mund te them qe me kane ndihmuar. Sic eshte dhe ajo shprehja “kush gabon, meson”.
Sa e veshtire eshte te shkruash per veten, e megjithate kam kohe qe dua ta bej. Doja te ndaja me ju nje sekret, nje te vertete. Doja qe te pakten ju qe lexoni keto rreshta te perpiqeshit te kuptonit si ndihem. Teksa ulem para kmpjuterit dhe filloj te shkruaj i pranoj vetes qe kam nje problem, nje problem qe nuk e kam ndare me askend.
Gjate 19 viteve te jetes sime jam perpjekur te gjej vetveten. Jam perpjekur me kot duke e kerkuar aty ku e dija qe nuk ishte, une isha fshehur diku tjeter. Une isha aty ku pasqyra e dhomes sime te mbyllur me celes nuk arrinte dot.
Ka zera qe jam i alkolizuar. Ka te tjere qe thone se pi per te shoqeruar miqte e mi pijedashesh. E ka dhe nga ata qe mendojne se pi per te jetuar nje bote akoma me pak reale se ajo e profileve fallco ne facebook.
Gjithsesi ideja eshte e qarte, mua me pelqen alkoli dhe une pi. Vitet e para te adoleshences sime i kalova ne nje nga lokalet e Tiranes ku alkoli konsumohet ne sasi te madhe, ne cilesi te dobet dhe me cmim te ulet. Ne ate kohe nuk them se per mua cmimi ishte problem por dashurija ime per ate lokal nisi krejt rastesisht.
Ndjenja ime per ty ishte thjeshte nje pelqim qe ti e keqinterpretove sepse ashtu te interesonte…
Kur njoha kete djalin (B) ky ishte i lidhur me shokun tim me te mire (F) edhe kishin kohe qe debatonin por une e dija shume mire qe ndjenja ekzistonte nga ana e (F) kurse (B) donte te dukesh SUPERIOR nqs mund ta quaj keshtu !!!
Ditet kalonin une flisja ne tel me te dy keta djemte por bisedat me (B) sa po vinin edhe po shpeshtoheshin dhe mua me pelqente kjo gje. Po shoku im?
Une dhe ajo u njohem krejt rastesisht ne nje party ne Tirane. Ishte nje nga ato netet ku qielli nxinte nga trishtimi i beqareve te cilet duke kerkuar dashurine perfundonin ne shtreter qe mbanin akoma aromen e dkujt tjeter. Te tilla jane shpesh netet ne Tirane, e sapo agon, djelli mbulon kete realitet me nje fasade te rreme, me homofobe te sfrustuar…
E dashur Alma. Jam konfuze nese duhet te te kerkoj ndjese ty apo vetes per veprimin qe bera ate dite buze detit. Do kisha dashur shume te kisha vepruar ndryshe, te mos kisha patrur frike.
Me mbushen syte me lot kur kujtoj buzet e tua te njoma qe afroheshin prane buzeve te mija, e une si nje e marre refuzova. Kujtoj me mall e me mallengjim zerin tend te embel qe persheprinte “te dua” ndersa une drishesha e frikesuar.
Qe ne moshen 10 vjecare une jam distancuar nga shoket e mi sepse e ndjeja perbrenda qe kisha dicka ndryshe nga ata dhe kjo me beri qe te distancohesha duke u shoqeruar vetem me vajzat e lagjes sepse tek ato gjeta vetveten, aty u ndjeja me i lire si nga ana e te shprehurit, lojrat qe benim etj. Nuk e them qe isha nga ata tipat qe duke ndenjur me vajza beja si to, jo kete gje une nuk e beja.
Përshendetje “Ditari i një homoseksuali”. Ka kohë që kam dëshirë të shkruaj tek ju por asnjë faqe e së përditshmes sime nuk më dukej mjaftushëm interesante sa ta ndaja me të tjerët.
Unë jam “djali i bankës së dytë”, jam ai i cili ulet gjithnjë vetëm. Edhe pse jam i pari që hyn në klasë, e di që të gjitha bankak e tjera do të mbushen dhe karrigia ngjitur me mua do të mbetet bosh… Kam vënë re se personat e klasës sime mendojnë se unë jam “ai që mëson”.
Jam një djalë 17 vjeçar nga Tirana. Ndryshe nga shumica e moshatarëve të mi, unë nuk po e përjetoj aspak mirë faktin që shkolla po mbaron. Djemtë e vajzat në klasën time shprehen të lumtur që po mbaron edhe ky vit dhe më në fund do të shkojmë në universitet, por unë e shoh me një sy tjetër.
Gjithçka filloi pasi kalova me vështirësi etapën e pranimit të vetvetes si homoseksual, një vit më parë. Them homoseksual sepse do të ngelem anonim, por personave të cilët i kam treguar që më pëlqejnë meshkujt i kam thënë që jam biseksual. Nuk është se më vjen turp që jam homoseksual por më duket sikur të tjerët e kanë më të thjeshtë të më pranojnë kur them se jam biseksual.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.