Fiori, një shitëse lulesh, në një vend të vogël turistik, krijon një ndjenjë të veçantë me Eran, punonjëse librarie që ka ardhur të kaloj disa ditë pushimi, e ndalon krejt rastësisht në dyqani i saj. Miqësia e tyre rritet, kur Fiori e ndihmon të zbulojë bukuritë e rivierës. Kjo është fabula e ‘’Aroma e Trëndafilit Të Kuq’’, filmit romancë/ dramë nga Aurel Naqi që ka hyrë në garën e festivaleve ndërkombëtare. Regjizori thotë se ata kanë disa kualifikime të rëndësishme që do të bëhen publike në vazhdim nga festivalet, sipas rregullit të tyre, dhe në një prej festivaleve jemi zgjedhur finalist, dhe kandidojmë për çmim. Nuk dihet nga festivalet e tjera çdo të ndodhë, disa i mbajnë sekrete kandidatët, gjer në natën e finales, e disa të tjerë i bëjnë publike. Naqi shprehet i vlerësuar për punën e bërë dhe që energjia e hedhur në bërjen e një filmi po merr vëmendjen duhur. Kur e pyetëm se:’’Si u prit filmi nga publiku?’’, pohon se pjesa e madhe janë femra, të cilat më shkruajnë për të mësuar më shumë për rrugëtimin e filmit deri në këtë pikë. Dhe po, ka kërkesë nga publiku shqiptar për ta parë filmin në ekranet e kinemave. Por filmi do të shfaqet dhe në Shqipëri, pas përfundimit të ciklit të festivaleve, gjer atëherë, do ti përjetojmë emocionet e garës së bashku! – Sipas jush, çfarë roli luan ky film në perceptimin e publikut për komunitetin LGBT+? Aurel Naqi: Nuk e di, se çmendon publiku për komunitetin LGBTQ, por di që arti i ka portat e hapura për ç’do lloj teme, dhe bukuria e saj është larmishmëria. Puna ime si regjisor është të sjell në ekran atë që njerëzit shohin në botën e përditshme, dhe ky film është reflektim i asaj që ndodh rreth nesh në një mënyrë apo tjetër. Regjizori gjithashtu thotë se është krenar që filmi shqiptar po prek festivale të njohura, dhe tashmë ka ardhur koha që ne regjisorët e rinj, të sjellim për publikun tonë atë që iu servir Netflix nga kinematografitë e huaja. Ne kemi mundësi të prekim tema të ndryshme, dhe ti kalojmë barrierat e mentalitetit shoqëror që shpesh bëhet pengesë për artin. Më pëlqen të sjell diçka ndryshe për publikun, si në letërsi ashtu dhe në kinematografi. Një trajler të filmit mund ta shihni këtu: Mbi autorin: Aurel Naqi u lind në qytetin e Korçës më 23 Qershor 1985. Eshtë autor i tre librave, një me prozë “ Në krahët e mbrëmjes fshihet puthja” dhe vëllimet me poezi “ Tango e Natës” dhe “ Në Buzët e një gruaje. Autor i tre teksteve të këngëve: ‘’Takim i Fundit, Sytë që len pas kujtime’’, dhe ‘’Të dua ashtu siç je’’. Pas largimit në shtetet e bashkuara ka punuar si asistent producent në filmin dokumentar historik Amerikan “ Who killed Hazel Drew”, është skenarist dhe regjisor i tre filmave me metrazh të shkurtër në zhanre të ndryshme artistike ‘’Your Turn, Last kiss’’ dhe së fundmi “Aroma e Trëndafilit të Kuq’’ Ne jemi krenarë që kinematografia dhe kineastët shqiptarë po shkojnë përtej kufinjve, me një përfaqësi të denjë edhe për artin shqiptar.